23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6504

Rita Ora dhe Justin Bieber kapen në lokal nate (Foto)

0

Rita Ora ka vazhduar takimet në orët e vona me meshkujt e famshëm.

Këngëtarja shqiptare është fotografuar me Justin Bieber teksa largoheshin nga një lokal nate në orën dy të mëngjesit.

Burime të revistës People kanë treguar se Bieber ka pritur një orë i vetëm Ritën dhe megjithëse ata u përqafuan dhe qëndruan shumë kohë bashkë nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurie.

Nuk dihet nëse nga ky takim do të dalë ndonjë bashkëpunim muzikor apo dyshja e famshme u takuan thjesht për t’u argëtuar.

Rita Ora dhe Justin Bieber1

Talenti shqiptar, finalist në “The Voice of Austria” (Video)

0

Djaloshi nga Mitrovica, Visar Kasa është finalist i garës për zërin më të mirë në Austri, “The Voice of Austria”.

Ai ka marrë votat e nevojshme për të qenë deri më tash pjesë e 9-të finalistëve të kësaj gare muzikore.

Visari studion për muzikë në Vjenë të Austrisë.

Para se të shpërngulej për në Austri, si 17 vjeçar, Visari ishte pjesë e të njëjtit format televiz në Shqipëri “The Voice of Albania”.

Rita për serbët është ndër femrat më seksi në botë

0

Rita Ora sërish ka marrë vëmendjen e mediave serbe.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare veç sukseseve në muzikë pjesë e medias bëhet shpesh edhe për format dhe dukjen e saj, shkruan GazetaExpress.

Kësaj radhe për shqiptaren ka shkruar edhe gazeta serbe, Blic, e cila Ritën e ka përshkruar si njërën nga femrat më seksi në botë.

Mes tjerash kanë shkruar se këngëtarja ka hobi selfiet dhe publikimin e tyre në rrjetet sociale.

Ditëlindja e Bekim Fehmiut

0

Në 80-vjetorin e lindjes, u përkujtua në kryeqytetin serb nga Ambasada e Shqipërisë dhe miqtë e tij të afërt. Një njoftim të përbashkët e dhanë dhe kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, duke nderuar figurën e tij.

“Nuk gjen figurë më të pranueshme sesa Bekim Fehmiu në këtë hapësirë. E pranojnë të gjithë veprën e tij, kontributin e tij, atë që ka bërë”, thotë ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka.

Botuesi dhe drejtuesi i televizionit B92, Veran Matiç, tha se fatkeqësisht përkujtimi për të nuk është i institucioneve të vendit.

“Tani është e rëndësishme që ne të flasim në një nivel institucional dhe komunikimi të jetë i natyrshëm dhe jo i sforcuar politikisht. Njerëzit tjerë mund të vazhdojnë procesin më pas”, thotë Matiç.

E veja e Fehmiut, aktorja e famshme Branka Petriç, në një përvjetor të vështirë për të duke kujtuar mesazhet e tij të para shumë vitesh se arti bashkon njerëzit, thotë se fatkeqësisht Bekim Fehmiu ishte largëpamës, por jo të tjerët.

“Që në fillim ai kishte krijuar ura më tërë botën dhe pavarësisht se ne nuk ishim për perde të hekurta edhe në atë kohë konsiderohej si aktori i parë i bllokut lindor që kishte kaluar edhe në anën e Perëndimit dhe ai ndjehej sikur e gjithë bota ishte e tij. Por, fatëkeqësisht këta janë vetëm hapa të vegjël minjsh dhe ne ende nuk e kemi kuptuar porosinë e tij”, thotë ajo.

Bekim Femiu është larguar nga skena e artit për shkak të tensioneve politike në shenjë revolte për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Para kohës së tij jetoi dhe para kohës u largua në vitin 2010 duke i dhënë fund jetës së tij.

Të hetohen veteranët e rrejshëm

0

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të “konvertuar” në politikë, e konsiderojnë skandaloz numrin e veteranëve të UÇK-së që ka nxjerrë Komisioni Qeveritar për Verifikimin e tyre.

Sipas tyre, numri prej 46,230 është tepër i fryrë, dhe se në luftë kanë qenë vetëm gjysma e tyre.

Disa nga ta kërkojnë nga Prokuroria të merret me këto raste, ka të tjerë që kërkojnë kategorizimin e tyre, kush sa ka luftuar.

Të pyetur rreth një hetimi të mundshëm të Prokurorisë në lidhje me këto lista, Prokuroria e Shtetit nuk i mohon këto lista dhe manipulimet e mundshme.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetës “Zëri”.

Rrustem Berisha, deputet i AAK-së, si dhe ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka thënë se secili komandant e ka përgjegjësinë për ushtarët e vet dhe në rast se i ka evidentuar të gjithë në mënyrë të saktë ose nëse nuk i ka evidentuar si duhet. /Zëri/

Aksion si në filma, arrestohet 38- vjeçari armë me vete(Video)

0

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38-vjeçar me precedent penalë, i cili po udhëtonte së bashku me një person tjetër me motoçikletë. Aksioni i policisë i bërë në rrugën nacionale “Vlorë – Trevllazër”, ka vënë në pranga Etmont Lamaj, 38 vjeç, banues në fshatin Trevllazër – Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar, policia ka gjetur të fshehur në çantën e tij të shpinës, një armë zjarri “Pistoletë me mulli”,  e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas uniformave blu, shtetasi Etmont Lamaj, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”./tvklan.al

Vdiq në ‘71, por figuron “gjallë” për institucionet

0

Në emisionin investigativ “STOP” ka ardhur një denoncim i pazakontë. Vitori Truja 83 vjeç, nga qyteti i Vlorës, i është drejtuar Televizionit Klan për të rrëfyer një problematikë që lidhet me vjehrrën e saj, Kristina Truja. Kjo e fundit, ka lindur me 02 Mars të vitit 1894 dhe ka ndërruar jetë me 31 Mars të vitit 1971. E çuditshmja në këtë histori është se për institucionet shtetërore ajo vijon të figurojë e “gjallë” dhe është plot 122 vjeç.

Vitori Truja: “Jam një grua e moshuar 83 vjeçe, me gjithë hallet e mija që më kanë rënë, më kanë ikur dy djem, më del edhe vjehrra e gjallë që më ka vdekur me 31 Mars të vitit 1971. Shkojmë në gjendje civile për të marrë çertifikatë, Kristina del e gjallë.”

Gazetarja: Në momentin që ka vdekur, keni dërguar në Gjendjen Civile aktin e vdekjes?

Vitori Truja: “Kemi dorëzuar pasaportën se po të mos e dorëzoje pasaportën nuk e bëjnë ç’regjistrimin. Ato e bënë të gjitha, morëm fletat edhe shpërblimin, se atëherë jepnin edhe shpërblim. Këto janë hallet që nuk i zgjidhim dot. E kemi Kristinën, vetëm se nuk e kemi në tavolinë.”

Lidhur me këtë denoncim të bërë, stafi i emisionit ka siguruar edhe disa dokumente ku e vërtetojnë këtë fakt. Në këto dokumente figuron ende emri i Kristina Trujës: Çertifikatë personale, e marrë me 23. 01. 2015, çertifikatë familjare, e marrë me 11. 02. 2014.

Edhe pse një rast i pazakontë, gazetarja ka udhëtuar drejt Vlorës, pikërisht tek varri ku prehet trupi i të ndjerës, ku edhe pse kanë kaluar më shumë se 45 vjet që ajo ka ndërruar jetë, ajo figuron e “gjallë

Për të hedhur dritë mbi të vërtetën, stafi i është drejtuar Gjendjes Civile në Vlorë. Por, punonjëset e këtij institucioni u shprehën se familja nuk ka marrë masa për ta ç’regjistruar dhe se nuk u takon atyre kjo kompetencë për të bërë ç’regjistrimin. Sipas tyre, ky veprim i takon Arkivës së Qarkut të Vlorës.

Sërish stafi i është drejtuar Arkivës së Vlorës, por edhe këtu nuk është dhënë një sqarim i plotë i çështjes. Punonjësa e Arkivës shprehet se për ç’regjistrimin e saj duhet vendimi i gjyqit.

Vitori Truja, nusja e të ndjerës edhe pse 83 vjeç, pas gjithë këtyre peripecive për të bërë një ç’regjistrim, i është drejtuar edhe Gjykatës, ku ka dorëzuar një kërkesë-padi lidhur me këtë çështje, por kërkesa e saj sërish u hodh poshtë me arsyetimin se kërkuesja nuk kishte paraqitur asnjë vërtetim negativ.

Vendimi i Gjykatës:

“Nga ana e kërkueses u pretendua se vjehrra e saj, shtetasja Kristina Truja u pretendua se ka ndërruar jetë dhe se ky fakt nuk është pasqyruar në regjistrin e Gjendjes Civile. Por, në lidhje me këtë rrethanë të kërkuar kërkuesja nuk paraqiti asnjë vërtetim negativ.”

Gjykata vendosi rrëzim të kërkesë-padisë së Vitori Trujës dhe shpenzimet gjyqësore në ngarkim të saj./tvklan.al

Haxhi Avdyli: Zhvillimi i Prizrenit, peng i Ramadan Mujës

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli thotë se Prizreni ka mbetur peng i kryetarit të Komunës Ramadan Muja. Sipas tij, ky qytet nuk është në hartën e asnjë investitori.

“Prizreni nuk vizitohet nga asnjë politikan e investitor, vetëm për shkak se askush nuk dëshiron të ballafaqohet me një kryetar të dënuar”, shkruan Avdyli në Facebook.

Ekonomia e qytetarëve të Prizrenit, sipas Avdylit, është duke humbur nga papërgjegjësia e politikanëve që po udhëheqin me komunën.

“Është koha për të dhënë drejtim zhvillimit ekonomik të Prizrenit, përmes pensionimit të politikanëve të cilët kanë përvetësuar pozitën, e cila nuk po iu shërben qytetarëve”./PrizrenPress.com/

Prince u shua nga mbidoza?

0

Pas hetimesh të shumta dhe të gjata, tashmë është mësuar edhe shkaku real i vdekjes së këngëtarit të famshëm Prince dhe, sipas një zyrtari të autoriteteve ligjzbatuese në vend që ka folur për “Associated Press”, testet tregojnë se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza e opioidit, një përzierje me bazë opiumi që qetëson disa shqisa.

Këngëtari 57-vjeçari u gjet i vdekur më 21 prill në shtëpinë e tij në Minneapolis.

Zyrtari, i cili ka pasur njohuri mbi hetimet, foli gjithsesi në kushtet e anonimitetit sepse nuk ishte i autorizuar të bënte deklarata për mediet.

Hetuesit ishin duke kryer kërkime nëse Princi kishte vdekur prej mbidozës apo, nëse ndonjë mjek e kishte shtyrë atë drejt drogimit në javët e fundit përpara vdekjes.

Ngrihet kallëzim penal ndaj Rexhep Osmanit!

0

Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj ish- ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rexhep Osmani.
Sipas këtyre, burimeve kallëzimi penal është ngritur nën dyshimin se Rexhep Osmani, në cilësinë e ligjëruesit të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës kishte ngacmuar seksualisht një studente.

“Sot, Policia e Kosovës kanë ngritur kallëzim penal ndaj Rexhep Osmanit, nën dyshimin për ngacmim seksual”, kanë thënë këto burime brenda Prokurorisë për Gazetën Blic.

Ishte raportuar se studentja ka qenë e martuar, dhe menjëherë e ka lajmëruar bashkëshortin e saj lidhur me kushtëzimin që i kishte bërë Osmani. Burri i saj ka shkuar në zyrë te profesorit për t’i ‘qëruar’ personalisht hesapet me profesorin Rexhep Osmani.

Policia e kishte marrë në pyetje Rexhep Osmanin për këtë rast, i cili ka thënë se ky rast ka qenë një keqkuptim.
Sidoqoftë, pas këtij skandali, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që ta suspendoj nga puna, Rexhep Osmanin.