20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Ditëlindja e Bekim Fehmiut

Në 80-vjetorin e lindjes, u përkujtua në kryeqytetin serb nga Ambasada e Shqipërisë dhe miqtë e tij të afërt. Një njoftim të përbashkët e dhanë dhe kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, duke nderuar figurën e tij.

“Nuk gjen figurë më të pranueshme sesa Bekim Fehmiu në këtë hapësirë. E pranojnë të gjithë veprën e tij, kontributin e tij, atë që ka bërë”, thotë ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka.

Botuesi dhe drejtuesi i televizionit B92, Veran Matiç, tha se fatkeqësisht përkujtimi për të nuk është i institucioneve të vendit.

“Tani është e rëndësishme që ne të flasim në një nivel institucional dhe komunikimi të jetë i natyrshëm dhe jo i sforcuar politikisht. Njerëzit tjerë mund të vazhdojnë procesin më pas”, thotë Matiç.

E veja e Fehmiut, aktorja e famshme Branka Petriç, në një përvjetor të vështirë për të duke kujtuar mesazhet e tij të para shumë vitesh se arti bashkon njerëzit, thotë se fatkeqësisht Bekim Fehmiu ishte largëpamës, por jo të tjerët.

“Që në fillim ai kishte krijuar ura më tërë botën dhe pavarësisht se ne nuk ishim për perde të hekurta edhe në atë kohë konsiderohej si aktori i parë i bllokut lindor që kishte kaluar edhe në anën e Perëndimit dhe ai ndjehej sikur e gjithë bota ishte e tij. Por, fatëkeqësisht këta janë vetëm hapa të vegjël minjsh dhe ne ende nuk e kemi kuptuar porosinë e tij”, thotë ajo.

Bekim Femiu është larguar nga skena e artit për shkak të tensioneve politike në shenjë revolte për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Para kohës së tij jetoi dhe para kohës u largua në vitin 2010 duke i dhënë fund jetës së tij.

Më Shumë

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Lajmet e Fundit