17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6509

Portreti i grisur

0

Shkruan: Skender Berisha

Copeza te grisura kuturu
hamenden me c’ngjau
kerkojne njera-tjetren
nje ze i cjerre se c’shau
u prene lidhjet e vjetra
damaret e blerimit u prene
nje lot i lodhur u nda ne mes
cepi i buzes ruan shkelqimin e vet
nje kujtim i vjeter vret veten
vetmi e ngadalte merr pushtetin
erresohet pamja mbi copezat
shndrisin ne dridhje vec fluturzat
ne mes blerimit te copezuar
uthullzat uthulojne vecmas
nje grerez e re fluturoi ultazi
nje trimosh fshau heshtazi
3 qershor 2016,Prizren

Xhesika Ndoja çmendet pas Kadri Veselit dhe Lulëzim Bashës

0

Super bomba e showbizit Xhesika Ndoja, ka lëshuar një deklarate bombastike.

Personazhi me i përfoluar i showbizit shqiptar Xhesika Ndoja e pyetur nga Gazeta Blic, se cilët janë dy politikanët favorit te saj në skenën poltike shqiptare, ajo ka

thënë se në Shqipëri, e pëlqen më shumë nga politikanët Lulzim Bashën.

“Në Shqipëri si politikan me pëlqen më shumë Lulzim Basha. Në Kosovë përshtypje pozitve më ka lënë kryetari i PDK-së z. Kadri Vesli, ate e kam takuar rastësisht në një panair dhe më ka lënë pershtypje pozitive” tha Ndoja per Gazeten Blic.

Xhesika përndryshe akoma nuk e ka bërë të ditur emrin e deputetit i cili ka muaj që i shkruan dhe e ndjekë pas./Gazeta Blic/

Nderohet shqiptari Zeqir Rexhaj nga Prizreni, shpëtoi pilotin zviceran

0

Shqiptari Zeqir Rexhaj nga Korisha e Prizrenit me vendbanim në Wohlen të Argaut është nderuar nga Konfederata e Zvicrës- Fondacioni për kërkim shpëtim të jetës të pilotit zviceran.

Rexhaj vitin e kaluar ka shpëtuar pilotin zviceran i cili ishte rrëzuar me një avion të vogël dhe kishte tërhequr pilotin nga avioni që po digjej.

“Konfederata e Zvicrës- Fondacioni për kërkim shpëtim të jetës në Bern e nderon Z. Zeqir Rexhaj nga Korisha e Prizrenit me vendbanim në Ëohlen të Argaut me Diplomë nderi për humanizmin, trimërin dhe guximin e treguar në shpëtimin e pilotit zvicerar.

Siq dihet vitin e kaluar z.Zeqir Rexhaj shpëtoi pilotin zviceran i cili ishte rrëzuar me një avion të vogël.

Ngjarja kishte ndodhur në komunën Muhen të kantonit Aargau në të cilën ishte rrëzuar një avion i vogël, pas rrëzimit avioni është përplasur me një veturë dhe me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda piloti dhe drejtuesja e veturës. Për heroizmin e z. Rexhaj patën shkruar dhe raportuar edhe mediumet zvicerane.

Shqiptari Zeqir Rexhaj nga qyteti Ëohlen, kishte tërhequr pilotin nga avioni që po digjej. Pa ndihmën e tij piloti ndoshta nuk do të kishte mbijetuar. Z. Zeqir Rexhaj tregon se ishte duke shkuar nga puna në shtëpi, kur ndodhi tragjedia. «Befas në anën e djathtë pashë një avion duke fluturuar shumë ulët. M’u duk e çuditshme, sepse aty afër nuk kishte pistë”, tregon për ngjarjen. Gjatë rrëzimit avioni u përplas me një veturë, duke e rrokullisur atë.

“E ndala menjëherë veturën dhe vrapova te vendi i aksidentit. Pasi pashë që avioni po digjej dhe gruaja në veturë nuk ishte drejtpërdrejtë në rrezik, vendosa t’i ndihmoj pilotit. Z. Rexhaj duke kujtuar këtë ngjarje tregon “se piloti nuk kishte më forcë të dilte nga avioni dhe flakët kishin përfshirë edhe trupin e tij.

Unë thjesht reagova dhe e kapa për koke duke e tërhequr nga avioni”.

Për fat të keq piloti pas një dite nuk mund të mbijetoj plagëve të marrura nga djegiet”, thuhet në njoftimin për media.

Dukagjin Gorani, anëtari më i ri i Vetëvendosjes

0

Analisti dhe ish-këshilltari i Hashim Thaçit, kur mbante postin e kryeministrit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është bërë e njohur nga Lëvizja, në postimin “Lëvizja po fuqizohet”, ku paralajmërohet pjesëmarrja e tij, tashmë si njeri i politikës, në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Klesta Qehaja në Junior Eurosong 2016

0

Kënga “Besoj” e autorëve Adi Hila dhe Pandi Laço interpretuar nga Klesta Qehaja, do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong 2016, në muajin nëntor, në Maltë.

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u zhvillua edicioni i 52-të i Festivalit për Fëmijë, ku morën pjesë 14 këngëtarë për garën e madhe të Junior Eurosong.

Në vendin e dytë u rendit kënga “Si fluturim” me muzike te Diana Ziu, teksti Moza Bici, interprtuar nga Jasmina Hako.

Cmimi i tretë iu dha “Music makes my day” me muzikë të Olta Boka dhe Marko Strazmiri, teksti Rovena Rozhani interpretuar nga Marko Strazimiri.

Ndërsa interpretuesi më i mirë u shpall Dario Zela me këngën “We need love” me autorë: muzika Adi Hila dhe tekst Rovena Rozhani.

Godet drejtorin e shkollës, pranga 49 – vjeçarit

0

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi goditi me grusht në fytyrë drejtorin e Shkollës së Mesme në Leskovik.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i ndaluari është Hajri Kardhiqi, banues në këtë qytet.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Ersekë dhe sipas policisë, Kardhiqi dyshohet ta ketë goditur 49 – vjeçarin me iniciale V.N, për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës.

Pas kësaj, Kardhiqi teksa lëvizte me automjet, nuk i është bindur shërbimeve të Patrullës së Policisë, për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit.

Mbi 49 – vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale: “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al

Ish-komandanti i UÇK-së, Selim Krasniqi: Listat e veteranëve të UÇK-së, me njerëz të Serbisë

0

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi thotë se listat e veteranëve të luftës janë manipuluar. Sipas tij, në lista janë futur servilët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë.

“Në këto lista ka kundërshtarë të luftës, të cilët gjatë kësaj kohe janë pasuruar”, shkruan Krasniqi në Facebook,transmeton PrizrenPress.
“Kam bindjen që në këto lista ka edhe servil e bashkëpunëtorë të Serbosë”.

Krasniqi thotë se personalisht do të kishte dëshirë që gjatë luftës numri i luftetarëve të tejkalonte numrin aktual të veteranëve.

“Mirëpo, realiteti është se nuk ishte një numër kaq i madh, edhe pse të gjithë këta persona që kanë hyrë tani në këto lista e kanë pasur mundësinë e të drejtën që të rreshtoheshin në radhët e UCK-së”.

“Si shumë punë e veprime të mbrapshta, besoj fuqishëm që lista e veteranëve është punë e veprim i njerëzve që duan ta denigrojnë figurën e veteranit të vërtetë”.

“Kam bindjen se disa edhe përfituan materialisht, kurse dikush po përpiqet edhe të siguroi sa më shumë vota në këtë mënyrë të mbrapsht etj”.

“Është turp për ata që manipuluan dhe përfituan në këto raste”.

Ish-komandanti i UÇK-së Krasniqi, mendon se listat e veteranëve kanë mundur të përpilohen shumë thjeshtë dhe në mënyrë reale.

“Këto lista ka qenë fare e thjeshte të përpilohen po të kishte dëshirë dhe vullnet”./PrizrenPress.com/

Godet me veturë anësoret e rrugës në Qafë të Dulës

0

Në Qafë të Dulës së Suharekës një person është vetëaksidentuar me veturë duke e goditur anësoret e rrugës.

Si pasojë, është lënduar një pasagjere.

“Një mashkull gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij, humb kontrollin mbi automjetin dhe godet anësoret e rrugës”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress. “Si pasojë lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Vidhet vetura në Prizren

0

Një qytetarit në Prizren i është vjedhur vetura.

Policia raporton se një mashkull ka lajmëruar se persona të panjohur gjatë natës ia kanë vjedhur veturën e tipit VW-Golf, me targa vendore.

“Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Rita Ora dhe Justin Bieber kapen në lokal nate (Foto)

0

Rita Ora ka vazhduar takimet në orët e vona me meshkujt e famshëm.

Këngëtarja shqiptare është fotografuar me Justin Bieber teksa largoheshin nga një lokal nate në orën dy të mëngjesit.

Burime të revistës People kanë treguar se Bieber ka pritur një orë i vetëm Ritën dhe megjithëse ata u përqafuan dhe qëndruan shumë kohë bashkë nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurie.

Nuk dihet nëse nga ky takim do të dalë ndonjë bashkëpunim muzikor apo dyshja e famshme u takuan thjesht për t’u argëtuar.

Rita Ora dhe Justin Bieber1