8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6513

Kujtim Shala e Haxhi Avdyli, flasin për kulturën dhe sportin e Prizrenit

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala është takuar me kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylin.

Shala e Avdyli kanë biseduar zhvillimin e kulturës dhe sportit në këtë qytet.

“Shala pranoi sugjerimet dhe kërkesat e ndryshme të LDK-së për çështjet e kulturës dhe sportit”, njofton LDK-ja në Prizren.

“U kërkua po ashtu një vëmendje më e madhe për sportin prizrenas përmes investimeve më të mëdha infrastrukturore në fusha e stadiume t? reja”.

Ministri Shala ka vizituar edhe stadiumin “Përparim Thaci”, ku është mirëpritur nga kryetari i Klubit të Lirisë Mirsad Çollaku./PrizrenPress.com/

Banorët e Bazhdarhanes në Prizren kërkojnë furnizim të rregullt me ujë

0

Banorët e një pjese të lagjes Bazhdarhane kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes duke protestuar në mënyrë paqësore para objektit të Komunës së Prizrenit.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se protestuesit kanë theksuar se furnizimi me ujë është e drejtë elementare njerëzore nga e cila ata janë të privuar çdo gjysmë ditë, për më shumë se një dekadë, përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit për zgjidhjen e këtij problemi.

Një delegacion i përfaqësuesve të protestuesve janë takuar me drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, Hasan Hasani, i cili ka shprehur gatishmërinë që ta diskutojë këtë shqetësim me banorët e lagjes. Sipas tij edhe pse furnizimi me ujë të pijes nuk është kompetencë e drejtpërdrejtë e Komunës së Prizrenit, megjithatë pushteti lokal do të organizojë një takim të përbashkët me banorët dhe zyrtarët e KRU Hidroregjionit Jugor për ta shqyrtuar këtë çështje.

Përfaqësuesit e protestuesve dhe të Komunës janë pajtuar që takimi i përbashkët me zyrtarët e Hidroregjionit Jugor të zhvillohet të enjten. Pas dakordimit për mbajtjen e një takimi të përbashkët, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë./PrizrenPress.com/

Shkrimtari Shkëlqim Çela fiton çmimin ‘Kadare’

0

-Motivacioni i çmimit: Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe.
Mes shtatë pretendentëve për Çmimin letrar të prozës shqipe, konkurruan autorë si Bardhyl Londo, Vera Bekteshi e Mustafa Nano, fitues u shpall shkrimtari i ri

Shkëlqim Çela, me librin me novela ‘Embriologji’

Vitin e kaluar, ai ra në sy si një talent i ri në letrat shqipe me dorëshkrimin me tregime, të cilin e paraqiti për konkurrim në edicionin e parë të Çmimit letrar “Kadare 2015”, ku fitues u shpall shkrimtari Rudolf Marku, ndërsa këtë vit, juria e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë, e gjykuan prozën e Shkëlqim Çelës si më të mirën nga prurjet, duke i dhënë Çmimin që mban emrin e shkrimtarit më të njohur të letrave shqipe.

Autori, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fiton kështu, së bashku me çmimin, të drejtën e botimit të veprës nga Botimet Mapo, si edhe shpërblimin prej 10 mijë eurosh, që Fondacioni Mapo si organizator i këtij konkursi, kanë vendosur për fituesin.

Interesi për emrin e këtij shkrimtari pak të njohur në Shqipëri është i natyrshëm dhe në fakt dhe historia e tij është e veçantë. Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave kompjuterike, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra si “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”. Këtë edicion, juria e përbërë nga: Diana Çuli, Ylljet Aliçka, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Baçi, Gilman Bakalli dhe Alfred Lela, e ka vlerësuar si prozën më të mirë shqipe për këtë vit. Me këtë çmim, juria ka vendosur të nxisë letërsinë e të rinjve.

Vepra e Kadaresë, në Ditët Letrare të Razmës

Çmimi “Kadare” u shpall gjatë Ditëve Letrare të Razmës, që ashtu si vitin e kaluar, u organizua në mjediset e “Natyral Razma Resort”. Ky aktivitet, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi në javën e fundit të muajit maj, synon të kthehet në një traditë të mirë ku diskutohen tema, fenomene dhe problematika të letërsisë shqipe. Në fokusin e organizatorëve është nxitja e prozës së mirë shqipe. Në këtë edicion të dytë të Ditëve të Letërsisë, fokusi ishte në letërsinë e Kadaresë, në kuadër edhe të 80-vjetorit të shkrimtarit.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, shkrimtarë, studiues dhe dashamirës të letërsisë, si: Ylljet Akiçka, Diana Çuli, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Flutura Açka, Diana

Kastrati, Ermir Nika, Gilman Bakalli, Agim Baçi, Vincens Marku, Viola Isufaj etj., diskutuan mbi studimet e bëra mbi veprën e Kadaresë dhe Kadare si studiues me veprat e tij eseistike.

Studiuesja Viola Isufaj, e cila ka botuar disa studime mbi letërsinë e Kadaresë, e fundit e botuar nga Shtëpia botuese UET Press, me titull “Kadare në letrat e sotme franceze”, u fokusua në rimarrjen e mitit në veprën e Kadaresë. Ajo u shpreh se Kadare është treguar i kujdesshëm në risjelljen e këtyre miteve, të cilat i gjejmë në vepra si “E penguara”, “Kush e solli Doruntinën”, “Aksidenti”, “Pallati i ëndrrave”, “Përbindëshi”, “Ura me tri harqe”, “Vajza e Agamemnonit” etj.
Ndërsa shkrimtarja Diana Çuli tha se Kadare nuk krijoi një shkollë të letërsisë, duke qenë i pakopjueshën dhe i paimitueshëm, por vendosi një stekë të lartë për të gjithë shkrimtarët e rinj. E bëri letërsinë serioze dhe pas viteve ‘80 e çliroi, si letërsinë, ashtu edhe kinematografinë shqiptare, nga skematizmi dhe të ashtuquajtura tema të mëdha. Studiuesja e re Irena Myzeqari diskutoi mbi figurën e gruas në letërsinë e Kadaresë, temë mbi të cilën ajo po mbron doktoraturën.
-10 mijë euro është vlera e çmimit “Kadare”, që akordohet nga Fondacioni Mapo, duke shënuar një nga çmimet me vlerën më të lartë që jepet në fushën e letrave shqipe

-Motivacioni i çmimit: Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe.

-Gara për çmimin, 33 autorë në garë: Gjatë 3 muajve që ishte hapur thirrja, konkurruan 33 autorë, nga të cilët u kualifikuan 11 autorë, në shortlistën e fundit ishin 7 autorë, të cilët janë: Ada Çapi me “morPhina”, Arb Elo me “Ursa Major”, Bardhyl Londo me “Qyteti i pandehmave”, Grigor Banushi me “Simfonia e pambaruar”, Mustafa Nano me “Selam aleikum, baba”, Pranvera Bekteshi me “Ora me rërë” dhe Shkëlqim Çela me “Embriologji”.

-Kush është Shkëlqim Çela: Interesi për emrin e këtij shkrimtari, pak të njohur në Shqipëri, është i natyrshëm, e në fakt dhe historia e tij është e veçantë. Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave kompjuterike, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra, si: “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”.

Djathi i Veleçikut dhe Shqipëria që bëhet

0

Nga Rudina Xhunga

Në Shqipëri, ka njerëz që punojnë dhe që e jetojnë jetën në tërë plotninë e saj, pavarësisht zhurmës së modernitetit, vanitetit që krijon bota e televizionit dhe internetit, e pavarësisht përtacisë apo dembelisë. Xhunga shkruan për një familje në Han të Hotit, që ka ngritur një baxho të mrekullueshme

Xhovalini, bashkë me të atin, kanë një punishte djathi në Han të Hotit. E kanë quajtur Veleçiku, si mali. E nisi babai me dy dele, një lopë, pak djathë, pak gjalpë për shtëpinë dhe bujrum, kush donte dhe vinte.

Derisa Xhovalini mbaroi Universitetin. U kthye në fshat dhe nuk iu duk pa kuptim puna e babait. Nuk u ul te kafja e fshatit të qante hallet me shokët, për malësinë që nuk bëhej.

Ai vrau pak mendjen, si i bëhej të përfitohej më shumë nga puna e babait, se e shikonte që lodhej, po fitimi nuk ia vlente lodhjen.

Diku kishte lexuar se ia vlen të lodhesh për gjëra të mëdha, pasi lodhja është njësoj si për të voglat, por kompensimi i ndryshëm.

I tha babait, se kaq të mirë sa e bënte djathin, nuk mund ta mbante formulën për vete, duhej ta ndante me më shumë njerëz, të kërkonin tregun, të formonin kooperativën, të prodhonin varietete djathërash, me ngjyra, erëra, shije të ndryshme. Asokohe, fliste dhe as vetë nuk i besonte, fjalët që i dilnin vetë, jo më të shpresonte ta besonte i ati.

Por ja që babai e besoi. I besuan dhe ata ku shkuan të kërkojnë bashkëpunim, bashkim, zhvillim. Kërkuan e gjetën gjithë çfarë ju duhej për të prodhuar djathin e dhisë, lopës, djathin me dhjetëra shije Alpesh, nga ato që kur i provon njëherë, vështirë të mos iu kthehesh prapë.

Kanë marrë kredi, kanë kërkuar dhe gjetur eksperiencë të huaj, kanë krijuar kooperativë njerëzish që ju sjellin qumështin, siç e kërkojnë ata, apo mbledhin lulet e çajrat e malit, për përzierjet. Qindra njerëz punojnë me ta, tashmë, dhjetëra restorante dhe hotele të veriut, furnizohen vetëm prej tyre. Janë kudo ku ia njohin shijen djathit të mirë të Veleçikut, gjalpit, qumështit, kosit, e shumë produkteve të punishtes së tyre në Han të Hotit.

Xhovalini dhe të tjerë si ai, nga veriu në jug, janë shqiptarët e mirë të këtij vendi, që lodhen, që punojnë, që nuk kërkojnë gjë, që nuk njihen, që nuk duken. Ata janë Shqipëria e bukur që nuk bërtet, që nuk bën fotoshop, që është zhvilluar ndërsa ne shkëmbejmë lajme kronike të zezë. Ata ndërkaq, mundohen e gjejnë hapësirë dhe ecin, marrin rrugën për të bërë veten e tyre dhe pa e kuptuar se duke bërë veten, bëjnë edhe këtë vend, që është plot mundësi. Ata nuk kanë nevojë për medalje, për mediatizim, publicitet, ne kemi nevojë për ata, që të besojmë se ca nga ne, ia dalin të na ndryshojnë bindjen, se që këtej vetëm duhet ikur, se këtu është pis.

Në fakt këtu pis është, plot pamundësi, ka plot të fortë që i vënë syrin gjësë tënde dhe ta marrin, ka pushtetarë që vjedhin, ka injorante që drejtojnë, ka hajdutë, por ka edhe njerëz si Xhovalini, që iu shkëlqejnë sytë kur flasin për punën e tyre dhe të bëjnë të besosh se ata si ai do të shtohen.

Ndoshta jo sot, as mot, po ti jep një dorë të tregosh për ta, kur i ndesh rrugës tënde. Se e mira, të mirën tërheq. Mjaft ndamë lajme ekskluzivisht për jashtëqitjen tonë, se të zë era e saj.

Tani që nisi vera, këtë uroj që të mund të shoh përditë, zyrtarë, gazetarë, ministra, edhe kryeministrin të promovojnë çdo ditë nëpër rrjete sociale, ushqimin tonë, hotelet tona, restorantet tona, veriun tonë, jugun tonë, juglindjen magjike, që po bërtet për një rrugë.

Le ta bëjnë, siç promovojnë fasonët, të promovojnë turizmin, sepse fasonët do të ikin, turizmi do mbetet, prodhimi ynë më i mirë vendës, mrekullia jonë, “made in Albania”.

E nisim që këtë verë, pa reklama globale, mjafton mes nesh, për ne, sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë, prej promovimit të bukurisë dhe mundësive të këtij vendi, që sa më shumë e zbulon, aq më tepër nuk bën dot pa të.

Jasmin tregon format e saj seksi

0

Ajo vazhdimisht pëlqen të ekspozojë format e saj seksi.

Prandaj nuk ishte surprizë kur Jasmin Walia tregoi fizikun e saj në Ibiza të dielën.

26-vjeçarja duket më në formë se kurrë.

Kjo është bukuroshja më seksi që do shihni këtë fillimjavë

0

Ajo i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirugjikale që në moshën 21-vjeçare.

Për të treguar rezultatet, Chloe Ferry u zhvesh në plazh.

Bukuroshja angleze po pushon në Cape Verde.

Testin e arritshmërisë e kanë kaluar 64.7 për qind e nxënësve

0

Ministria e Arsimit ka publikuar sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta të Kosovës.

Sipas MASHT, arritshmëria në këtë test është 64,7 për qind.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit tha se arritshmëria sivjet është më e lartë se sa vitet e kaluara.

“Testit i janë nënshtruar 33 mijë e 440 nxënës, prej tyre janë 33 mijë e 102 nxënës në gjuhën shqipe të organizuar në 1402 paralele, 334 nxënës me mësim në gjuhën boshnjake në 32 paralele dhe 2512 nxënës me mësim në gjuhën turke të organizuar në 32 paralele. Testi është organizuar në 102 qendra të testimit në 32 komuna. Arritshmëria në test për vitin 2016 është 64,7 për qind, që jep me treguar se e kemi një lëvizje pozitive duke e krahasuar me dy vitet paraprake që kemi pas 63,1 për qind, 62,6 për qin dhe 2016-a është 64 ,7 për qind”, tha Kadriu.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, Alush Istogu, ka deklaruar se MASHT i ka bërë të gjitha përgatitjet që nxënësit me këto pikë të arritura të aplikojnë në shkollimin e mesëm të lartë.
“Duke u bazuar në këto kritere, natyrisht i kemi njoftuar të gjithë drejtorët e DKA-ve dhe besoj të gjithë drejtorët e shkollave të mesme edhe për gjimnaze edhe për shkolla profesionale duke u bazuar në kriteret. Atë që e tha edhe Mustafa natyrisht edhe në bazë të kritereve dhe suksesit të nxënësve deri në klasën e nëntë por edhe testi i arritshmërisë së klasës së nëntë por gjithsesi duke e shtuar edhe suksesin në lëndët e caktuara”, tha Istogu.

Sipas statistikave, në lëndën e gjuhës shqipe rezultati është 64.7 për qind, gjuhë angleze 77.9 për qind, histori 59.4 për qind, gjeografi 62.3 për qind, matematikë 64.9 për qind, informatikë 72.9 për qind, fizikë 66.9 për qind, kimi 64.1 për qind, biologji, 62.1 për qind.

Me mbi 80 pikë janë 17.2 për qind të nxënësve, me mbi 90 pikë janë 1.5 për qind kurse nën 40 pikë janë 7.1 për qind të nxënësve.

Lukaku pasardhës i Ibrës te PSG-ja

0

Klubi francez, PSG është në kërkim të pasardhësit te Zlatan Ibrahimoviçit, i cili pak ditë më parë zyrtarisht është larguar nga kampionët e Francës.

Mediat francez shkruajnë se parisienet janë në duke vëzhguar disa lojtarë, dhe në mesin e disa sulmuesve është edhe Lukaku i Evertonit.

Reprezentuesi i Belgjikës, i cili ka treguar performancë të lartë në sezonin që lamë pas, kërkohet edhe nga Juventusi, por thuhet se PSG-ja mund të jetë destinacioni më u mundshëm për belgun

Lirohet futbollisti i rrëmbyer i Olimpyakosit

0

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se është liruar futbollisti Alan Pulido, i cili të dielën është kidnapuar në shtetin Tamaupilas.

Asociated Press transemton deklaratën e organeve të sigurisë të cilat kanë thënë se lirimi është kryer pak pas mesnate. Në deklaratë thuhet se edhe mjekët po kontrollojnë gjendjen shëndetësore të Pulidos.

Futbollisti që luan për Olimpyakosin e Greqisë është kidnapuar të dielën pasi që ka dalë nga një ndejë.

Sipas organeve të sigurisë atë e kanë kidnapuar gjashtë meshkuj të maskua

Katër të mitur e bëjnë për spital një person në Prizren

0

Një person është sulmuar fizikisht në Prizren. Ai nga lëndimet e rënda që ka marrë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK –Prishtinë.

Policia njofton se në këtë rrahje janë përfshirë katër të mitur.

“Të dyshuarit të moshës së mitur janë shoqëruar në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën”, njofton PK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/