8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6514

E dua, më do, por nuk puthemi!

0

Jam magjepsur pas një burri të cilin e kam njohur në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar (në punë). Unë jam 26 vjeçe, ndërsa ai ka më shumë se 40. Filluam të punonim bashkë dhe nuk njiheshim. Pak kohë më vonë ai filloi t’më drejtohej mua për çdo gjë. Ai dukej sikur bënte të pamundurën që të qëndronte me mua. Por, unë nuk i kisha shumë dëshirë që t’i përgjigjesha dhe aq më pak të qëndroja me të. Mirëpo, shumë shpejt gjërat ndryshuan”, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, lexuesja D. H.

Një ditë ai më kërkoi që ta ndihmoja në kompjuter, t’ia mësoja disa gjëra pas punës, por unë iu përgjigja me një batutë, që lija të nënkuptohej jo. Ai më pëlqente, por problemi qëndronte se edhe unë edhe ai ishim në lidhje dashurie. Kolegët tanë e kishin kuptuar se sjellja e tij kundrejt meje nuk ishte normale dhe e pyesnin nëse ishte dashuruar me mua, por ai nuk përgjigjej dhe skuqej në fytyrë. Një ditë kolegët e pyetën, ndërkohë që isha edhe unë prezent dhe atij i ranë fletët nga duart dhe u përgjigj duke murmuritur: “Kjo që po thoni mos të dalë nga kjo zyrë, ndryshe jam i vdekur!”. Ishte shumë i sjellshëm me mua dhe gjithmonë përpiqej që të kishim kofidencë bashkë. Nëse unë nuk shkoja në punë në orën e zakonshme ai telefononte shoqen time për ta pyetur se çfarë më kishte ndodhur. Ndërkohë, nëse unë ikja më herët nga puna, ai priste që të ishim larg kolegëve të tjerë dhe më pyeste nëse isha mirë.

Një ditë i thash se duhet të shkoja të bëja një vizitë te mjeku dhe të nesërmen që në mëngjes më telefonoi për të ditur nëse vizita te mjeku kishte shkuar mirë. Ai më bënte shpesh batuta dhe më thoshte se nuk duhet t’u flisja keq familjareve të mi për të, pasi ndoshta një ditë mund të bëhej edhe ai i familjes. Veç të tjerave, ai fliste me shoqen time për mua dhe i kishte thënë se mes nesh kishte një simpati të ndërsjellë. Ai i kishte treguar shoqes sime se ishte i fejuar, por do të ndahej, pasi nuk po e duronte më të fejuarën e tij.

Ika prej tij pa e përshëndetur fare!

Kaluan kështu disa muaj dhe mua më mbaroi kontrata. Ata të punës nuk ma vazhduan kontratën dhe unë ika pa u përshëndetur me askënd. Të nesërmen iu dërgova nga një e-mail të gjithë kolegëve të mi për t’i përshëndetur dhe në atë listë ishte edhe ai. Një javë më vonë shkova në zyrë për të tërhequr disa dokumente, e pash që ai po më shikonte dhe po më buzëqeshte, por nuk e di pse u tregova aq budallaqe dhe as që e përshëndeta. Pak kohë më vonë unë fillova punë në një filial të firmës ku kisha punuar më parë dhe një ditë erdhi dhe ai te puna ime e re, për të tërhequr disa porosi. Një koleg yni i përbashkët i kishte thënë që të vinte t’më përshëndeste, por ai i kishte thënë se nuk mundej dhe kishte ikur. E kisha kuptuar arsyen, por gjithsesi ndihesha keq. Përpiqesha gjithmonë ta shmangia, por ishte e pamundur, pasi ai vinte shpesh për të sjellë dhe për të marrë porosi, meqenëse ishim punonjës të së njëjtës kompani, por në filiale të ndryshme.
Pak muaj më vonë unë u riktheva te puna e mëparshme, ku ishte edhe ai, por këtë herë me zor përshëndeteshim. Gjërat nuk shkuan aq mirë me rikthimin tim në punë, sepse brenda pak javësh më transferuan në të njëjtën zyrë me të, do të punonim bashkë. Ishte pak e rëndë situata, pasi ai më përshëndeste me zor dhe thuajse nuk flisnim gjatë orarit të punës, më fliste vetëm kur ishte e domosdoshme. Por, kur flet me mua dhe kur qëllon rasti ai është shumë i sjellshëm me mua. Ndërkohë që herë të tjera më shmang dhe nuk më përshëndet fare.

Mesazhi për ditëlindje

Ai e kishte ditëlindjen dhe unë i bëra një e-mail, ku e uroja, por ai nuk m’u përgjigj fare. Unë nuk arrij ta kuptoj sjelljen e tij, herë të afërt dhe herë të largët. Ka shprehur më shumë se një herë simpati për mua, por nuk bën asgjë për t’i çuar gjërat më tej. Ndoshta edhe unë kam gabuar, por ai më pëlqen shumë, aq sa jam fiksuar keq pas tij. Nuk di çfarë të bëj, jemi në të njëjtën zyrë dhe herë flasim e herë jo… Ai më flet vetëm për punë…

Nuk di se si duhet të veproj që t’i tregoj se jam e interesuar për të. Ka pak kohë që jam ndarë nga i dashuri, pasi nuk mund të vazhdoja me të, por nuk jam e sigurt nëse ai është ndarë nga e fejuara e tij. Ai nuk më ka thënë gjë, por as shoqes sime nuk i thotë më gjë për mua.

Kam mbet keq, a? /D. H.“Kosovarja”/

Mehmeti: Qelbësira nuk pastrohet me një qelbësirë tjetër

0

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, thotë se një bashkim opozitar i shqiptarëve në Maqedoni sipas modelit të Kosovës nuk është i frytshëm.

Në një kohë kur kriza politike në Maqedoni është thelluar për shkak të mospajtimeve të spektrit politik të shtetit, por edhe brenda vetë dy komuniteteve më të mëdha në vend, maqedonëve dhe shqiptarëve, Mehmeti thotë që formula më e mirë që fqinji lindor i Kosovës të mbijetojë është që ai të bëhet shtet dyetnik.

Një ndër analistët më në zë nga Shkupi, ka folur për këtë në një intervistë për KALLXO.com.

“Për mua personalisht është më mirë nëse Maqedonia bëhet shtet dyetnik, i cili ndërtohet në bazë të demokracisë konsensuale ku asgjë nuk mund të vendoset përmes majorizimit etnik, sepse këtu qëndron problemi i Maqedonisë. Maqedonia deri tash veç edhe një formulë nuk e ka provuar, e të cilën duhet ta provojë -demokracinë dyetnike konsensuale. E nëse as kjo nuk funksionin, atëherë Maqedonia nuk do të ekzistojë”, u shpreh Mehmeti.

Ai ka folur edhe për përçarjen dhe mosbashkëpunimin e partive shqiptare në Maqedoni duke renditur disa arsye.

“Nuk bashkëpunojnë sepse interesi nuk shkon përtej asaj se kush do t’i marrë tenderët. Pra nuk është ajo që flitet se është interesi i popullit. Shpeshherë këto partitë tona i ngjajnë asaj lopës, të cilën e ushqenin i tërë populli por në fund e mjelin vetëm kryesuesit e saj. E deri sa janë të tilla edhe interesi ka të bëje me atë se unë nuk bashkohem me askënd nëse mund që tërë fitimin ta marr për vete, pse atëherë të bëhet aleancë”, tha Mehmeti në lidhje me partitë shqiptare në Maqedoni.

Mirëpo, sipas tij, gati se e njëjta ndodhë edhe me partitë politike në Kosovë.

Ai bën edhe krahasime mes opozitës e cila është bërë bashkë në Maqedoni dhe opozitës kosovare që deri para pak kohe ishte e bashkuar në kauzën për ta rrëzuar qeverinë e koalicionit PDK- LDK.

“Unë kurrë nuk do të doja bashkim të partive opozitare siç ka ndodhur në Kosovë apo ajo logjika që ka ndodhur në Shqipëri: le të mblidhemi të gjithë qelbësirat që të largojmë qelbësirën tjetër. Nuk pastrohet qelbësira me qelbësirë. Pra, Këshilli opozitar në Maqedoni ka një logjikë tjetër, që nuk fillon dhe përfundon opozita me partitë”, deklaroi ai.

Publicisti Mehmeti ka folur edhe për takimet e përbashkëta të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, kjo është thjesht një paradë.

“Kjo është më shumë një paradë për publikun se sa që ka ndonjë efekt sepse në fund të fundit ato nuk duhet takuar para kamerave por duhet veprojnë sepse atyre ju ndodhin gjëra qesharake, që patatet e Shqipërisë të hyjnë më vështirë në Kosovë se sa ato të Serbisë”, tha mes tjerash Mehmeti duke shtuar se krejt çka do të ndodhë është një duartrokitje që do të marrin nga ne.

Ndërsa rreth zhvillimeve politike në Maqedoni dhe idesë së federalizmit të shtetit maqedonas para disa ditësh kanë folur për KALLXO.com edhe i pari i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe kreu i Strugës, Ziadin Sela.

Kadare merr titullin “Komandant” nga presidenti francez në ‘Élysée’

0

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 18:00, në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar

Presidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.
Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 18:00, në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Është një ngjarje e rrallë, që vetë presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup. Duket se ky është një nderim i veçantë që i bëhet shkrimtarit shqiptar, ku nesër ai do të jetë i vetmi që do të marrë çmimin.

Burime për Opinion.al, bëjnë me dije se pas ceremonisë, në ambjentet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast I rrallë dhe një respekt që duket se presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar./KultPlus.com

Trump: Migrantët trajtohen më mirë se veteranët e luftës

0

Nuk do të lejojmë më një gjë të tillë”, ka thënë ai në një tubim në Uashington.

Trump nuk ka ofruar asnjë dëshmi për pohimin e tij.

Vitin e kaluar, ai ka shkaktuar zemërim, duke minuar historinë ushtarake të senatorit John McCain.

Trump ka thënë se McCain konsiderohet hero vetëm pse ka qenë i burgosur gjatë Luftës së Vietnamit.

Qysh atëherë, Trump, i cili nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, ka bërë përpjekje të riparojë imazhin, duke nderuar shpesh veteranët dhe duke mbajtur ngjarje për mbledhjen e fondeve për ta.

Ronaldos nuk i interesojnë kritikat për paraqitjen në finalen e Champions

0

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shënoi penaltinë vendimtare në fitoren e Real Madridit ndaj Atleticos në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, dhe ka arritur të shënoje 51 herë gjithsej këtë stinor.

Por, në drejtim të tij ka pasur kritika për paraqitjen e tij në finalen e këtij viti, por edhe në dy finalet e tjera të cilat Ronaldo dhe ekipet e tij i kanë fituar.

Megjithatë, duket se Ronaldos nuk i kanë fare përshtypje kritikat në drejtim të tij, duke thënë se interesohet më shumë për njerëzit e afërt që e rrethojnë.

“Nuk më interesojnë ato kritika. Unë gjithnjë mbaj njerëzit që më duan afër vetës. Dhe ky trofe i kushtohet atyre, njerëzve që më kanë përkrahur gjithnjë, tifozëve në Portugali dhe në tërë botën,” ka thënë ai, njofton Goal.com

Për më tepër, ai thotë se tenton të përmirësohet, pa marrë parasysh një stinor të shkëlqyeshëm që pati./Insajderi.com

Varroset veterani i UÇK-së, Hajdar Hazir Krasniqi

0

Veterani i UÇK -së, Hajdar Hazir Krasniqi është varrosur sot në fshatin Landovicë të Prizrenit. Bashkëluftëtarët e kanë çmuar lartë figurën e Hajdarit.

Bashkëluftëtari Osman Çerreti, tha se lajmi për ndarjen nga jeta e Hajdar Krasniqit, e ka prekur thellë në shpirt.

“Është shumë i dhimbshëm fakti se shumë luftëtarë të lirisë janë duke u larguar nga kjo botë, për shkak të gjendjes së rëndë financiare dhe mungesës së përdorimit të medikamenteve dhe tretmanit të duhur mjekësor”, tha ai.

Hajdari ishte vëllai i veteranit, Xhelalit, i cili një javë më parë ndërroi jetë.

Hajdar Krasniqi, sipas bashkëvendësve dhe miqve të tij ,nuk kishte ndonjë sëmundje që mund të dyshohej si shkaktare të vdekjes së tij. Ai sikurse edhe i vëllai, Xhelali, gjatë luftës në Kosovë ka qenë pjesë e brigadës 125 të UÇK-së të Zonës Operative të Pashtrikut./TV Prizreni/

Ndërron jetë veterani i UÇK -së Hajdar Hazir Krasniqi

Ka ndërruar  jetë veterani i UÇK -së, Hajdar Hazir Krasniqi. Varrimi i tij do të bëhet sot në fshatin Landovicë.

 

Ligji i ri: Burrat duhet t’i rrahin gratë nëse refuzojnë të bëjnë seks

0

Lideri i një këshilli islamik në Pakistan propozoi një ligj që i lejon burrat të rrahin lehtë gratë e tyre si një formë disipline. Në propozimin prej 75 faqesh, Muhamed Khan Sheerani sugjeron se një rrahje e lehtë është e pranueshme nëse lind nevoja për të ndëshkuar një grua.

Propozimi ndalon rrahjet e dhunshme dhe thotë se një shkop i vogël mjafton për të shkaktuar frikë. Këshilli i Ideologjisë Islamike është një organizëm i fuqishëm kushtetues që këshillon Parlamentin e Pakistanit nëse ligjet janë apo jo në përputhje me mësimet e islamit.

Propozimi i fundit i këtij këshilli shihet si një kundërpërgjigje ndaj një projektligji të mëparshëm që parashikonte mbrojtje për gratë e abuzuara. Por këshilli i hodhi poshtë këtë duke e cilësuar joislamike dhe shkroi propozimin e tij që përfshin edhe rekomandimet për rrahjen e lehtë.

“Një burrë duhet të lejohet të rrahë lehtë gruan e tij, nëse ajo sfidon urdhrat e tij dhe refuzon të vishet sipas dëshirave të burrit, nëse refuzon kërkesat për seks pa justifikime fetare ose nëse nuk lahet pas seksit dhe gjatë periudhës menstruale”, shkruhet në propozim.

Rrahja është e pranueshme sipas këtij këshilli kur gruaja nuk mbulon kokën, nëse bashkëvepron me të panjohur, nëse flet me zë të lartë dhe nëse jep para pa lejen e burrit.

Por propozimi lejon që gratë të marrin pjesë në politikë dhe të bëhen gjykatëse. Propozimet e Këshillit të Ideologjisë Islamike janë rekomandime dhe nuk aplikohen nëse nuk miratohen në Parlament.

Dy vjet të dështuara të Kuvendit dhe Qeverisë

0

Bazuar në ecurinë e deritanishme të procesit ligjvënës, planifikimit nga ana e Qeverisë, dërgimit të ligjeve në Kuvend dhe miratimit të tyre në seanca plenare, legjislatura e tanishme do të mbahen në mend si ndër legjislaturat më të dobëta, që ka pasur Kosova, veçmas në periudhën e paspavarësisë. Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës, del se gjatë vitit të kaluar 2015 ka miratuar vetëm 47 projektligje nga gjithsej 138 të parapara, 16 projektligje kanë mbetur në procedurë të bartura për vitin kalendarik në vijim, vitin 2016. Mirëpo, trendi i procesit ligjvënës në këtë vit është duke shkuar me një dinamikë akoma më të ulët sesa ai i vitit të kaluar,shkruan gazeta Kosova Sot.

Për 5 muajt e parë të këtij viti, ligjvënësit kanë miratuar dhe janë shpallur nga zyra e presidentit të Kosovës vetëm 9 ligje. Ndryshe për këtë 5-mujor janë vetëm 19 projektligje të reja të proceduara nga Qeveria në Kuvend, që mbajnë data të periudhës kohore të dërgimit nga ana e Qeverisë në Kuvend, nga 22 janar deri më 13 maj 2016. Edhe këto të dhëna janë të verifikuara sipas pasqyrës zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Qeveria, një lidhje klienteliste interesash

Analistët politikë dhe ekspertët e fushës së legjislacionit konsiderojnë se ky dështim i madh i Qeverisë, por edhe i Kuvendit të Kosovës në planin legjislativ, qoftë të procedimit të ligjeve në Kuvend apo edhe të miratimit të tyre nga ligjvënësit, pavarësisht faktit që numerikisht koalicioni është më i madhi deri më tash, dhe mund të dëshmohej stabil e funksional, gati dy vite që po mbeten mbrapa, po dëshmojnë se koalicioni është vetëm hije numrash, që nuk po bëjnë punën e tyre për interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Magjistri i shkencave politike, Ali Hertica, thekson për gazetën se duke iu referuar situatës nga viti i kaluar, por edhe të dhënave statistikore të publikuara gjatë këtij viti, për aspektin legjislativ mes Qeverisë dhe Kuvendit, shprehet se Qeveria e Kosovës nuk është duke u marrë me shtetin dhe ligjet e shtetit, për të vazhduar drejt forcimit të një shteti ligjor dhe demokratik, por po mbetet një lidhje klienteliste interesash të caktuara, që më shumë po i bëjnë dëm të ardhmes së qytetarit. Këto klientela politike e mashtruan qytetarin gjatë fushatës zgjedhore.

“Tani e gjithë kjo neglizhencë e Kuvendit, si dhe Qeverisë aktuale tregon për institucione të dështuara, me një Kuvend jofunksional, pavarësisht numrave të mjaftueshëm që ka si përbërje koalicioni i “elefantëve”, sikur dinë të mburren partnerët politikë, por që në fakt askush nuk po i jep llogari askujt, për asgjë, madje as për veprime dhe për mosveprime.. Ne po e shohim që shumë deputetë po shkojnë në seanca sa për të hyrë në listën e përfituesve të mëditjeve për pjesëmarrje në seanca plenare, por ata më pastaj mungojnë në kohën, kur diskutohet dhe merren vendimet me vota për miratimin e ligjeve”, është shprehur Hertica. Ai tutje shton se një sjellje e tillë nuk është shembull i funksionimit të shtetit ligjor. “Kjo përbërje e madhe e koalicionit qeverisës do të mbahet në mend si legjislatura më e dështuar dhe më e dobët që ka pasur deri më tani Kosova, duke përfshirë madje edhe periudhën e UNMIK-ut”, thotë Hertica për “Kosova Sot”

Sot publikohen pikët e testit të arritshmërisë

0

32 mijë nxënës të klasave të nënta, të cilët me 21 maj i janë nënshtruar testit të arritshmërisë, sot do të marrin rezultatet të cilat do të publikohen nga Ministria e Arsimit

Në një njoftim për media nga MAShT, bëhet e ditur se Divizioni për Vlerësime Standarde dhe Monitorim organizon konferencë për media me rastin e publikimit të rezultateve të këtij testi.

Konferenca do të mbahet sot, 30 maj 2016, në ora 11:00, në MAShT.

Tradita në Singapor: Seksi i parë në prani të familjes, ja pse

0

Për shumicën e njerëzve në botë seksi është një eksperiencë private dhe tepër personale, sidomos hera e parë. Por kështu nuk mendon kjo familje me tradita të çuditshme nga Singapori.

Ata thonë se akti i parë është një moment shumë i veçantë dhe special, prandaj duhet të mblidhet e gjithë familja që ta shoh marrëdhënien e parë intime mes djalit të tyre dhe nuses.

Derisa qifti i ri bënë dashuri, të tjerët ulën rreth krevatit dhe shikojnë me kujdes.

Disa nga anëtarët më të vjetër që ia japin vetës se janë të zotët në këtë zanatë e kanë të lejueshme edhe të ndërhynë me leksione të drejtpërdrejta që mund t’i duhen dhëndrit.

Kjo foto është bërë nga xhaxhi i dhëndrit. Siç mund të shihet janë të paktën edhe pesë veta të tjerë që janë të pranishëm në dhomë.

“Derisa shumë njerëz mund ta cilësojnë këtë si të çuditshme, për familjen tonë nuk ka krenari më të madhe se sa të festojmë seksin e parë të djalit tonë”, thotë axha, shkruan Asian Tribune, përcjellë Klan Kosova.

“Ne këtë e shohim si hapin e fundit në rrugëtimin e gjatë të rritjes, dhe po ashtu është një moment i veçantë të shohësh se një jetë e re po fillon”.

Ai tregon se kjo është traditë e familjes, derisa ndan disa momente nga eksperienca e tij.

“Ndjehesha nervoz të kisha familjen time të pranishme dhe duke i dëgjuar tek më jepnin këshilla se si duhet të veproja. Në fillim e kisha vështirë të filloja aktin, por nëna ime më tha të qetësohem dhe t’i marrë gjërat më ngadalë, pastaj gjithçka shoi mirë”.

Foton e kam bërë derisa ai po arrinte orgazmën dhe me të vërtetë është një skenë e mrekullueshme”, shpjegon axha, autori i kësaj fotoje që dokumenton traditën e çuditshme.