10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6515

Në Prizren mbahet festivali “40 BunarFest”

0

Për herë të 12 në Prizren u organizua “40 BunarFest”, i njohur si festival jo – tradicional i lëshimit me goma përgjatë shtratit të lumit Lumbardh.

Festivali i njohur tashmë për qytetin e Prizrenit, filloi më 28 maj, me pastrimin e lumit “Lumbardh”, ndërsa të nesërmen duke filluar nga ora 13:00 shumë qytetarë u lëshuan me goma nga Vendi i quajtur Centrali.

Gara e lëshimit me goma të mëdha zgjati dy orë dhe më pas, si çdo vit tjetër, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve ku Mirlinda Shigjeqi zuri vendin e parë.

Po ashtu gjatë festivalit janë organizuar party, derisa përveç qytetarëve të Kosovës, ka pasur edhe ndërkombëtarë. /Express/

Prizren-40 BunarFest Prizren-40 BunarFest3 Prizren-40 BunarFest2

Demarkacioni ribashkon opozitën

0

Pavarësisht mospajtimeve dhe ndarjes së rrugëve, tri subjektet opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – janë të gatshme të ribashkohen për ta parandaluar në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Aida Dërguti nga VV, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma kanë thënë për “Epokën e re” se me të gjitha mjetet politike do ta pamundësojnë kalimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të tjera, nëse Qeveria insiston në ratifikimin e demarkacionit.

Celina: S’jam norvegjez, por shqiptar

0

Bersant Celina ua ka bërë me dije norvegjezëve se nuk është ndier asnjëherë komplet norvegjez, për atë vendosi ta refuzonte këtë Përfaqësuese, duke iu bashkuar Kosovës.

“Ndihem shqiptar i Kosovës. Ky vend më donte dhe shfaqi interesim më të madh. Dhe, kështu ndodhi”, ka thënë 19-vjeçari për mediet norvegjeze.

“Unë e kam familjen në Kosovë dhe kjo ndoshta është arsyeja më madhe. Ata kanë kaluar periudhë të vështirë. Unë kam nënshtetësi norvegjeze, por kurrë nuk jam ndier komplet norvegjez”, vazhdoi talenti i Manchester Cityt.

Rrëfimi ekskluziv i transgjinorit të parë në Kosovë (Video)

0

Sonte në emisionin Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është transmetuar dokumentari ekskluziv “Mallkimi LGBTI” kushtuar jetës së fshehtë të homoseksualëve kosovarë.

Në këtë dokumentar, për herë të parë, del publikisht transgjinori i parë në Kosovë.

Kush është ky njeri dhe pse dëshiron ta ndërrojë gjininë?

Shikojeni rrëfimin e tij prekës në videon e mëposhtme.

Shkëlqen Shqipëria

0

Shqipëria ka mposhtur Katarin 3 me 1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Austri.

Kuqezinjtë ishin në disavantazh që në minutën e dytë, por kjo doli të ishte vetëm një gafë pasi futbollistët shqiptarë përmbysën gjithçka dhe shënuan fitore.

Shifrat i barazoi mbrojtësi Arlind Ajeti në minutën e 23 duke u pasuar nga Ermir Lenjani pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Qershinë mbi tortë e vendosi Armando Sadiku me një super gol nga distanca në minutën e 60-të.

Kjo fitore vjen pak para fillimit të kampionatit evropian që do mbahet në Francë dhe ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë në histori.

“Qukapiku rus”, vjen në DocuTIFF

0

DocuTIFF, një nga eventet më të rëndësishme të filmit dokumentar që realizohet në Ballkan, rikthehet në edicionin e tij të dytë nga datat 1 deri më 8 qershor. Emra të njohur të kinemasë rrëfimtare, ashtu siç konsiderohet gjinia e dokumentarit, do të jenë të pranishëm këto ditë në Tiranë jo thjesht për të prezantuar filmat konkurrues, por dhe për të qenë pjesë e debateve mbi kinemanë që do të realizohen gjatë ditëve të këtij festivali. 180 filma janë përzgjedhur për të konkurruar në këtë festival nga 2000 aplikime që ka pasur nga 102 vende të botës, nga të cilët 100 në konkurrim dhe 80 filma në programet dhe projeksionet speciale.

Sipas drejtorit të DocuTIFF, Agron Domi, “përveç zbulimeve interesante të autorëve të rinj janë përzgjedhur për publikun edhe filma dokumentarë të vlerësuar e seleksionuar në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, si Sundance, Cannes, Berlinale, Venezia apo të nominuar e me çmime në Oscar, Golden Globe, etj”.

Përveç konkurrimit ndërkombëtar në kategoritë e filmit me metrazh të gjatë, të mesëm dhe të shkurtër, një hapësirë e veçantë do t’i lihet edhe filmit në shqip që vjen me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe kudo ku ata ndodhen. Për të interesuarit, kineastët dhe studentët e filmit do të mbahen edhe tre masterclass nga autorë e studiues të rëndësishëm nga Gjermania dhe Izraeli, Noemi Schory, Andreas Voigt dhe Ira Kormannshaus.

Katër juri do të vlerësojnë filmat në konkurrim: juria ndërkombëtare e metrazhit të gjatë, juria ndërkombëtare e metrazhit të mesëm e të shkurtër, juria ndërkombëtare e filmit në shqip, si dhe juria e medias. Juritë përkatëse përbëhen nga emra të njohur në fushën e kritikës dhe kinematografisë. Në programin special do të shfaqen filma të prodhuar nga viti 1935 deri në 2015. Festivali do të shtrihet në hapësira të ndryshme në kryeqytet duke nisur nga salla kryesore e Muzeut Historik Kombëtar, Teatri i Metropolit, COD dhe TULLA Culture Center.

Sipas Domit, “qëllimi i këtij festivali është inkurajimi i prodhimit të filmit dokumentar në Shqipëri dhe për t’iu dhënë më shumë shanse kineastëve shqiptarë për të gjetur bashkëpunim dhe duke bërë të mundur kontakte reciproke me kolegët e tyre në rajonin tonë dhe më gjerë”.

Mes filmave të njohur pjesë e këtij festivali është dhe filmi dokumentar i cili ka tërhequr vëmendjen e kritikës së kinemasë “Qukapiku rus” i regjisorit Chad Gracia. Fitues i çmimit të madh të jurisë në Sundance Film Festival, ai është një rrëfim për katastrofën bërthamore të Çernobilit duke zbuluar sekretet e errëta të një revolucioni që ende ka pikëpyetje. Kritika e ka quajtur këtë një film të guximshëm i cili bën një udhëtim në një nga kohët më të errëta të Ukrainës në një dokumentar provokues. Chad Gracia e ndërton historinë në këtë film, duke u fokusuar te kërkimet e Fedor Aleksandroviç lidhur me shkakun e katastrofës bërthamore të Çernobilit në Ukrainë, duke aluduar me një lidhje me kohën e Luftës së Ftohtë sovjetike. Hetimi është ndërprerë pas kryengritjeve të vitit 2014, që sollën dhe rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç.

“Sonita”, një tjetër prodhim kinematografik i vlerësuar vitet e fundit si një nga rrëfimet më emocionale në ekranin e kinemasë nga regjisorja nga Teherani, Rokhsareh Ghaemmaghami, do të jetë pjesë e DocuTIFF. Filmi tregon për Sonitën, një 18-vjeçare emigrante pa dokumente afgane, e cila në mënyrë ilegale jeton në periferi të Teheranit. Ajo lufton për të jetuar në mënyrën që dëshiron, duke u përballur me familjen e saj konservatore. Ndryshe nga ëndrrat e Sonitës, familja kishte të tjera plane për të, duke e shitur nuse me një çmim prej $ 9,000.

Një prodhim kinematografik interesant që do të jetë pjesë e filmave të DocuTIFF është dhe dokumentari “Ekzotika, Erotika” nga regjisorja Evangelia Kranioti. Imazhet detare të porteve dhe prostitutave të turizmit është në qendër të këtij rrëfimi i cili vazhdon të shfaqet në shumë festivale botë. “Zoti Gaga” i Tomer Heymann nga Izraeli do të sjell një udhëtim në jetën e një prej artistëve të njohur izraelit Ohad Naharin. Kërcimtar dhe koreograf, ai do të tregojë rrugëtimin artistik nga Japonia, Holanda, Suedia dhe Izraeli përmes pasazheve të kujtimeve që kanë mbetur në kujtesën e tij tashmë në moshën 60-vjeçare.

Nuk do të mungojë as dokumentari i fundit i regjisorëve Erinnisse Heuer, Patryk Rebisz, të cilët sjellin një perceptim mbi mënyrën sesi arti shumë herë është shpëtimi në tragjeditë më të mëdha. Arti në kohërat e sotme, ndryshimet që ka pësuar të menduarit për të dhe çfarë do të thotë të krijosh në një botë e cila gjithnjë e më shumë po humb drejt komercialitetit është në fokusin e dy regjisorëve që sjellin një prodhim në kufijtë e filozofisë.

Retrospektiva

Udhëtim në kinemanë shqiptare

Kujtesa historike e kinematografisë shqiptare në gjininë e dokumentarit do të zërë një vend të veçantë gjatë ditëve të festivalit. Një udhëtim përmes zërave më përfaqësues të kësaj kinemaje do të vijnë në ekranin e madh nga viti 1955 deri në prodhime pas viteve 1970.

“Urime student”, një film dokumentar i Viktor Stratobërdha, 1955, do të hapë serinë e retrospektivës për të vijuar sërish me një tjetër prodhim të këtij autori “Ne qeshim pasi nuk mund të qajmë”, i vitit 1956. Viktor Stratobërdha është një ndër kineastët e parë shqiptarë të viteve të para të pasluftës, si dhe regjisori i parë i filmit shqiptar. Ai lindi më 15 maj 1925 në Korçë. Studimet e larta i kreu në Moskë për regji filmi në vitin 1953 kur mbrojti diplomën si as.regjisor i filmit Skënderbeu. Në vitin 1945 u emërua në Kinostudio ku realizoi dy filma dokumentare.

Filmi “Qeshim se nuk qajmë dot” që do të prezantohet në DocuTIFF është tentativa e parë për të xhiruar një film me metrazh të shkurtër, një film që s’do t’i shpëtonte dot censurimit. Në vitin 1956 u dënua pas Konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat. Për disa vite punoi si regjisor i estradës e më pas në punë të rënda në prodhim bonifikim. Në vitin 1979, u arrestua dhe me pas u dënua me 8 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1988.

Një tjetër artist që do të kujtohet në këtë sesion është Mit’hat Fagu, me një prodhim të vitit 1971. Regjisori Dhimitër Anagnosti do të shfaqet në ekranin e këtij festivali me dy dokumentare të vitit 1973. Ndërsa një udhëtim në Shqipërinë turistike të vitit 1974 do ta sjellë regjisori Mark Topallaj.

Ky sesion mbyllet me prezantimin e dokumentarit “Pranvera në zemrat tona” nga Kujtim Çashku, prodhim i vitit 1977. Interesante do të jetë dhe prezantimi i dokumentarëve të autorëve të huaj mbi Shqipërinë, duke filluar nga Walter Frentz në vitin 1935. /Shqip/

Gjendet varri i Aristotelit?

0

Një arkeolog grek beson se ka gjetur varrin e Aristotelit, një prej filozofëve më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.

Në një konferencë që shënon 2400 vjetorin e vdekjes së filozofit, Konstantinos Sismanidis, arkeologu që ka punuar për 20 vjet në këtë cështje, tha se ka dëshmi të forta se varreza e filozofit gjendet në fshatin antik Stagira, aty ku Aristoteli ka lindur.

Sot protestohet në Prizren

0

Organizata jo-qeveritare “EC Ma Ndryshe” ka bërë të ditur se sot do të organizohet protestë në Prizren, pasi që banorët e lagjes “Bazhadarhane” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes.

Në një komunikatë për media, thuhet se përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit, ky problem ende nuk është zgjidhur.

“Banorët kanë vendosur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për protestë, për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike, lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tash e disa vite”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se protesta e banorëve do të mbahet nesër, nga ora 08:30, para ndërtesës së Komunës së Prizrenit.

Neymar i thotë JO mega-ofertës nga PSG-ja

0

Ylli i Barcelonës, Neymar ka refuzuar mega-ofertën nga PSG-ja.

Sipas mediave të huaja, kampionët e Francës i kanë ofruar një super ofertë brazilianit, por lojtari nuk dëshiron të largohet nga “Blaugranat”.

Ish-ylli i Santosit, ka refuzuar mega-ofertën joshëse nga parisienet, duke i qëndruar besnik Barcelonës.
Ndryshe, Neymar vëzhgohet edhe nga Manchester City, por thuhet se lojtari është i vendosur të mos largohet nga “Camp Nou”

Amerika vazhdon që të jetë e madhe

0

Shkruan: Fareed Zakaria

Gjatë viteve të fundit ka forcuar pozitën e saj

Vendi praktikisht dominon në të gjitha industritë kryesore

Realiteti është se Amerika vazhdon që të mbetet fuqia kryesore botërore, por ajo mund të arrijë qëllimet e veta, vetëm duke i definuar interesat gjerësisht, duke punuar me të tjerët për krijimin e një rrjeti të bashkëpunimit

Qëndrimet e Trump-it rreth politikës publike kanë ndryshuar përgjatë viteve, muajve, bile edhe ditëve. Të dielën, ai ia doli që t’i shprehte dy mendime kontradiktore në një fjali të vetme: “Nuk dua që të ketë armë në shkolla edhe pse, në disa shkolla, mësuesit duhet të kenë armë, thënë sinqerisht”. Por, në lidhje me një çështje, ai ka qenë tepër konsistent: “Ky është një vend i padurueshëm. Jemi duke marrë me të shpejtë teposhtën”. Kjo shprehje e një vendi në rënie e sipër, është në qendër të kampanjës së Trump-it dhe, mesazhi i tij është – ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore.

Në fakt, gjithnjë e më shumë është duke u bërë e qartë se SHBA-ja gjatë viteve të fundit ka forcuar pozitën e saj si fuqia kryesore ekonomike, teknologjike, ushtarake dhe politike. Vendi praktikisht dominon në të gjitha industritë kryesore – duke filluar nga rrjetet sociale, e deri te telefonia mobile, apo nano-bioteknologjia – sikur kurrë më parë. Ajo e ka transformuar veten në një superfuqi energjetike – prodhuesin më të madh në botë të naftës dhe gazit – derisa po ashtu shkon kah një revolucion i teknologjisë ekologjike.

Kina gjendet tepër prapa SHBA-së sa i përket aftësisë së saj

SHBA-ja është e gjallë edhe në aspektin demografik, derisa vendet e tjera me ekonomi të madhe (Japonia, Evropa bile edhe Kina) janë duke u ballafaquar me një rënie demografike.

Joshua Cooper Ramo, autor i një libri të ri, të mençur, “The Seventh Sense”, thotë se, në epokën e rrjeteve, fituesi shpesh i merr të gjitha. Ai thekson se ekzistojnë nëntë platforma globale teknologjike (‘Google Chrome’, ‘Microsoft Office’, ‘Facebook’, etj.), të cilat janë duke u përdorur nga më shumë se 1 miliard njerëz. Që të gjitha dominojnë në tregjet e tyre dhe që të gjitha janë amerikane. Dollari është duke u përdorur me të madhe për transaksione ndërkombëtare financiare, sot më shumë sesa 20 vjet më parë.

Në kuadër të disa eseve, shkencëtarët Stephen Brooks dhe William Wohlforth, theksojnë se Kina është rivali më i përafërt i SHBA-së, por vetëm në një aspekt, në atë të GDP-së. Një masë më e mirë, më e gjerë e fuqisë ekonomike, thonë Brooks dhe Wohlforth, është “pasuria gjithëpërfshirëse”. Kjo është shuma e “kapitalit prodhues të vendit” (rrugëve, ndërtesave, makinave dhe pajisjeve), kapitalit njerëzor (aftësive, edukimit, shëndetit) dhe kapitalit natyror (burimeve të nëndheshme, ekosistemeve, atmosferës)”. “Pasuria gjithëpërfshirëse” e SHBA-së në vitin 2010 ishte rreth 144 trilionë dollarë, katër herë e gjysmë më e madhe sesa ajo e Kinës.

Kina gjendet tepër prapa SHBA-së sa i përket aftësisë së saj për vlerën e shtuar të mallrave dhe për të krijuar produkte të reja. Brooks dhe Wohlforth vërejnë se gjysma e eksporteve të Kinës janë pjesë që importohen në Kinë, kompletohen atje, e më pas eksportohen, kryesisht te kompanitë perëndimore. Autorët në fjalë po ashtu sugjerojnë se pagesat për pronën intelektuale janë një tregues kyç i fuqisë teknologjike. Në vitin 2013, Kina mori më pak se 1 miliard dollarë, derisa SHBA-ja mori 128 miliardë dollarë. Në vitin 2012, Amerika regjistroi shtatëherë më shumë patentë “triadikë” – patentat e lëshuar në SHBA, Evropë dhe Japoni.

Në fushën ushtarake dhe politike, dominimi është edhe më i theksuar. Ka shumë mënyra për ta matur këtë, por ta marrim vetëm njërën prej tyre: forma më e fuqishme e forcës mbrojtëse, bartësit e avionëve. SHBA-ja operon me dhjetë sish, derisa Kina e ka vetëm një, edhe atë jo funksional, të marrë nga Ukraina. Në fushën e luftimit të teknologjisë së lartë – dronëve, spiunimit – përparësia e SHBA-së është edhe më e madhe. Dhe, ndoshta ajo që ka më së shumti rëndësi, SHBA-ja ka një rrjet aleatësh në mbarë botën dhe aktualisht është duke formuar aleanca të reja, të rëndësishme, sikur që janë ato me Indinë dhe Vietnamin. Në ndërkohë, Kina ka vetëm një aleat ushtarak – Korenë Veriore.

Rritja e fuqive regjionale

Kompleksiteti i sistemit të sotshëm ndërkombëtar është se, përkundër dominancës së Amerikës, edhe vendet e tjera kanë zënë vendin e tyre. Në vitin 1990, hisja e Kinës në GDP-në botërore ishte 1.7%. Tani, ajo është 15%. Vendet në zhvillim si tërësi kanë përparuar nga rreth 20%, në 40% , në të njëjtën periudhë. Dhe, derisa GDP nuk është gjithçka, ajo është reflektim i realitetit se asnjë vend si i vetëm – bile as SHBA-ja – nuk mund ta imponojë vullnetin e saj.

Jam përpjekur që ta përshkruaj këtë peizazh në librin tim të vitit 2008, me titull “The Post-American World”, në të cilin them: “Uashingtoni ende nuk ka rival të vërtetë dhe nuk do ta ketë një të tillë për një kohë të gjatë, por ajo përballet me një numër gjithnjë e më të madh pengesash. Kina ka ndikim të madh në botë dhe mund të shihet si e aftë për ta krijuar një bankë investuese për infrastrukturën aziatike, pas vërejtjeve të Uashingtonit. Rritja e fuqive regjionale, sikur që janë Arabia Saudite dhe Turqia, bën që ato t’i vlerësojnë vetë interesat e tyre në Lindjen e Mesme, shpesh duke penguar përpjekjet amerikane. Bile edhe Pakistani, një aleat dhe marrës i ndihmave, thjesht kundërshton Amerikën në mënyrë të heshtur, duke mbështetur talibanët në Afganistan.

Realiteti është se Amerika vazhdon që të mbetet fuqia kryesore botërore, por ajo mund të arrijë qëllimet e veta vetëm duke i definuar interesat gjerësisht, duke punuar me të tjerët për krijimin e një rrjeti të bashkëpunimit. Por, kjo nuk është pjesë e kampanjave.