32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6514

Haradinaj tregon kërkesat që do t’ia paraqesë opozita Jahjagës

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë para takimit me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur qëndrimet që ai dhe kolegët e tij opozitarë do t’i mbajnë brenda në takim

Duke folur nga Peja, Haradinaj tha se ka marrë ftesë nga Presidentja e vendit për të biseduar për situatën politike në vend, mirëpo, ka shtuar së qëndrimet e opozitës karshi marrëveshjeve të arritura mbesin të njëjta.

“Qëndrimi ynë është mos-thirrja e seancës dhe tërheqja e marrëveshjeve të qeverisë. Pra mos të thirret seanca para tërheqjes së marrëveshjeve të qeverisë. Ky është qëndrimi dhe do të jemi bashkë nesër”, tha Haradinaj për KALLXO.com.

Kreu i AAK-së këto komenti i bëri gjatë vizitës që i ka bërë pasdite gjatë vizitës që i ka bërë strukturave partiake në Pejë.

Gjatë ditës së sotme, Presidentja Jahjaga u takua me dy liderët e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar- Isa Mustafën e LDK-së dhe Hashim Thaçin e PDK-së- të cilët dolën nga takimi me qëndrimin se “nuk ka krizë politike në vend dhe se opozita duhet të heq dorë nga aktet e dhunshme”.

Gani Elshani akuzon Ramadan Mujën

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalive në Prizren Gani Elshani, ka akuzuar kryetarin e Komunës Ramadan Mujën për moskrijim të hapësirës në vendimmarrje të komunitetit “REA”.

“Duhet punuar më shumë në këtë drejtim për t’i siguruar të drejtat ekzistenciale, të shkollimit dhe të avancimit të komunitetit ashkali”, tha Elshani.
Organizata “Caritas Kosova” në Prizren, ka organizuar sot tryezë të diskutimi për të drejtat komuniteteve romë, ashkali, egjiptas.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimit të aksioneve që janë paraparë nga kjo organizatë për komunitetin RAE. Temë diskutimi ishin edhe të drejtat dhe hapësira që po i jepet këtij komuniteti në shoqëri dhe në instucionet vendimmarrëse.

Kryesuesi i zyrës rajonale “Caritas Kosova” në Prizren ,Orhan Myftari ,tha se kjo organizatë po mundohet që me anë të organizimeve të ndryshme të ngrit zërin e komunitetit RAE për të drejtat e tyre, duke pasur parasysh sfidat e shumta me të cilat po përballet ky komunitet./TVPZ/

Kanë filluar vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Malishevës

0

Duke filluar nga sot, mjekët dhe stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevës, kanë filluar me vizitat sistematike, shëndetësore, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, me qëllim të rritjes së kujdesit shëndetësor, identifikimi dhe parandalimi i anomalive të ndryshme te fëmijët.

Për këtë qëllim, drejtori Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z.Hajdin Berisha, i shoqëruara edhe nga drejtori i QKMF-së në Malishevë, Besim Zogaj, i kanë vizituar ekipet mjekësore në SHFMU “I.Mazreku” në Malishevë, ku edhe ka filluar realizimi i këtij projekti.

Drejtori Berisha, pas vizitës në këtë shkollë, tha se “projektin e vizitave sistematike-shëndetësore, në shkollat e Komunës së Malishevës, e financon Komuna e Malishevës dhe e mbështetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyra në Prishtinë”.

“Ne si komunë, në kuadër të përpjekjeve tona, në të gjitha fushat, edhe shëndetësia, vazhdon të mbetet prioritet me rëndësi të veçantë, dhe ne do ta mbështesim çdo formë të tillë të kujdesit shëndetësor, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, e në veçanti fëmijëve tanë”, tha Berisha.

Drejtori i QKMF-së, z.Besim Zogaj i cili ka angazhuar një staf të mjaftueshëm në numër, me qëllim të realizimit të vizitave sistematike shëndetësore, tha se “në projekt, janë përfshirë tët gjitha shkollat dhe nxënësit që do t’ju nënshtrohen këtyre kontrolleve, janë paraparë nxënësit e klasave të nënta, të pesta dhe klasat e para, ndërsa kontrolli bëhet nga mjekët e praktikës së përgjithshme dhe stomatologu”.

Ragip Begaj, priti anëtarin e Kuvendit të Morges së Zvicrës

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, anëtarin e Kuvendit të Komunës së Morges në Zvicër, kantoni i Vaud-it, Izajedin Retkoceri, i cili është edhe përfaqësues si kësaj komune në kantonin Vaud, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, mes Malishevës dhe Morges.

Fillimisht, kryetari e falënderoi për vizitën në Malishevë si dhe e uroi për pozitën e tij politike, si një prej përfaqësuesve shqiptar në Zvicër dhe besimit që populli i kësaj komune i jep një shqiptari. “Mërgimtarët tanë janë inkuadruar mirë në të gjitha vendet dhe ju jeni një prej tyre, ku me punën, angazhimin dhe sinqeritetin tuaj, keni arritur ta merrni besimin e qytetarëve, për ti përfaqësuar”, tha Begaj.

Nga ana tjetër, z.Retkoceri, tha se do të mundohet maksimalisht në krijimin e lidhjeve ndërkomunale, mes Komunës së Malishevës dhe Komunës së Morge-s në Zvicër, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në muajt, në vijim, pritet të ketë edhe vizita të ndërsjella, në mes të dy komunave, të Malishevës dhe Morges dhe shkëmbimi i përvojave në fusha të ndryshme, siç janë zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe të tjera.

Zafir Berisha: Opozita po mbron Kushtetutshmërinë dhe ligjet në Kosovë

0

Këshilli Drejtues i Bashkimit Demokratik në Prizren ka mbajtu mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale ne vend, si dhe për situatën në qytetin e Prizrenit.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha njoftoi Këshillin Drejtues për rrjedhat politike në vend veçanërisht për situatën e rëndë që po mbretëron në Kuvendin e Kosovës e cila vjen si rezultat i marrëveshjeve tepër të dëmshme të cilat i ka nënshkruar Kryeministri i vendit. Ai tha se marrëveshja për Bashkësitë e Komunave Serbe është e patolerueshme dhe për këtë opozita është duke i ndërmarrë të gjitha hapat, që duke kundërshtuar këtë marrëveshje ajo është duke mbrojtur Kushtetutshmërinë dhe ligjet në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë si opozitë konstruktive që t’i përfaqësojmë interesat e qytetarëve të Kosovës për të cilat edhe kemi marrë besimin e tyre, por asnjëherë nuk do të lejojmë që njerëzit të cilët nuk kanë mandate për të vendosur për fatin e Kosovës, të vendosin pa e pyetur sovranin e këtij vendi i cili është qytetar i Kosovës”, tha Berisha.

Skënder Susuri kryetar i Kuvendarëve të BD-së në Komunën e Prizrenit tha se grupi i BD-së në kuvend ka qenë dhe është konstruktiv për të gjitha çështjet të cilat i kanë shërbyer interesave të qytetarëve, të gjitha ato propozime apo nisma të cilat kanë qenë arbitrare dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve i kemi kundërshtuar dhe do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të BD-së u zotuan për fuqizimin e strukturave në teren si dhe për angazhimin e aktivistëve të saj në komunikim me qytetarët; duke filluar nga java e ardhshme e në vazhdim kryetari i BD-së dhe strukturat e tjera do të jenë në bashkëbisedim të vazhdueshëm me qytetarët. /PrizrenPress.com

Nis java e gjuhës dhe kulturës italiane

0

Ambasada e Italisë në Kosovë sot do të hap aktivitetin “Java e gjuhës dhe kulturës italiane në botë”.

Gati “Different Trains”, kryevepra botërore dhe premiera në skenë

0

Festivali “Different Trains” vjen në edicionin e tij të katërt, duke sjellë për publikun artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, si dhe një program të pasur muzikor ku nuk mungojnë veprat premierë.

Festivali zhvillon këtë edicion nga data 19 deri më 26 tetor, ku veç skenave në Tiranë, një koncert do të jetë dhe në qytetin e Korçës. Festivali “Different Trains” mbrëmjen e tij të parë koncertore e zhvillon në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë, ndërsa ka mbledhur në vite artistë brilantë shqiptarë të njohur në skenat e botës dhe artistë të huaj me reputacion ndërkombëtar në skenën shqiptare për të interpretuar së bashku. Miq të rinj e të vjetër bashkohen për të ndarë pasionin ndaj muzikës. Një program mjaft i variuar do të krijojë një atmosferë të veçantë midis artistëve në skenë dhe publikut shqiptar.

Me artistët Ilya Gringolts, Areta Zhulla, Dorian Xhoxhi, Vaclav Petr, Elton Tola, Martin von der Nahmer, Simone Briatore, Leonid Gorokhov, Vlorent Xhafaj dhe Peter Laul do të kalojnë dhe mbrëmjet muzikore të këtij festivali. Nga klasicizmi i një Beethoveni të ri, tek impresionizmi dhe ritmet blues të Ravel, duke kaluar nga romantizmi absolut i Schumann apo lirizmi i Puçinit, për të mbërritur në kryeveprat e pashtershme muzikore, monumente si okteti i Mendelssohn apo kuinteti i Mozart, festivali sjell një program të variuar për të krijuar një urë ndërmjet artistëve dhe auditorit.

Që në edicionin e tij të parë “Different Trains” ka qenë në vëmendjen e publikut, ku edhe këtë vit do të gjejë në skenë artistët të njohur dhe muzikën e bukur. /KultPlus.com

Këshilli vendos për rektorin

0

Kryeministri Mustafa dhe ministri i Arsimit u kanë bërë thirrje instancave të UP-së të kenë parasysh interesin institucional gjatë takimit të Këshillit Drejtues dhe Senatit, i cili do të mbahet sot.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” do të debatojë të hënën (sot) lidhur me kërkesën e senatorëve për shkarkimin e rektorit të këtij Universiteti, Ramadan Zejnullahu. Por, ky Këshill nuk do të hedhë në votim këtë kërkesë gjatë paradites. Këshilli Drejtues ka vendosur që të thërrasë së pari në takim Senatin dhe të dëgjojë argumentet pro dhe kundër kërkesës për shkarkim të rektorit.

Një ditë para këtij takimi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar që UP-ja të ruajë stabilitetin e vet institucional, t’i thellojë reformat, të shkëputet nga tendencat për ndikim politik dhe të bëhet një universitet që prodhon kuadro cilësore, të aftë për nevojat e tregut bashkëkohor.

Islamaj: Nuk votohet kërkesa për shkarkimin e rektorit

Kryetarja e këtij Këshilli, Shefkije Islamaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se të hënën nuk do të votohet kërkesa për shkarkimin e rektorit Zejnullahu.

Ajo ka thënë se kjo nuk do të jetë një mbledhje, por një takim i thirrur nga vet Këshilli. Islamaj thotë se takimi do të udhëhiqet nga Kryesia e KD-së.

“Ne kemi thirrur takim në sallën e Senatit prej orës 10:00, pasi në Këshill është dorëzuar kërkesa për shkarkim të rektorit dhe kjo kërkesë nuk mund të hidhet në votim pa u dëgjuar argumentet. Anëtarët e Këshillit duhet t’i dëgjojnë argumentet dhe pastaj mund të shqyrtohet të jetë apo jo rend dite”, ka thënë Islamaj për gazetën. /Zëri

Tahiri: Heqja e barrikadës, rezultat i dialogut

0

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri e ka vlerësuar ngjarje të rëndësishme për vendin fillimin e procesit të rivitalizimit të urës së Ibrit.

Ajo ka thënë se falë dialogut të Brukselit, pas 15 vjetësh bashkimi i Mitrovicës po bëhet në frymë demokratike dhe paqësore.

Tahiri ka bërë me dije se rivitalizimi i urës do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, kur ura do të hapet për të gjithë dhe do të jetë një rrugë nacionale sikur ka qenë përpara. /Epoka e Re

Kriza po thellohet, bë kujdes Qeveri!

0

Nga Fadil Maloku

1. Varfëria është një proces që ka ndodhur me dekada të tëra në Kosovë… Kjo gjendje nuk është alarmuar aq shumë, as në opinionin e brendshëm dhe as në atë të jashtëm…!

2. Në Kosovë, sot janë rreth 35,000 familje me mbi 151,000 anëtarë që përfitojnë ndihmë sociale nga 40 deri në 80 euro në muaj.

3. Gjithashtu, janë edhe 17,800 familje të tjera, të cilat nuk gëzojnë asgjë nga shteti dhe kanë nevojë për gjëra ekzistenciale!

4. Kosova, s’mundet dot ta përballoj gjithë këtë varfëri të skajshme dhe gjithë këtë shpërpjesëtim midis SHUMË të PASURËVE (politikanëve të korruptuar dhe të kriminalizuar) dhe SHUMË të VARFËRVE, midis zemrës të Evropës!

5. Turma e të pakënaqurve me statusin e tyre social po rritet gjithnjë e më shumë! Ajo, gjithë këto vite të pasluftës është mashtruar qëllimshëm me përralla politike (pavarësia, liria, demokracia, shtetësia, sovraniteti, etj.) dhe kompleksin e ndihmës ndërkombëtare!

6. Kosovës i duhen reforma të thella: ekonomike, sociale, e politike të cilat qeveria aktuale s’mund t’i bëjë edhe për shkak të; kriminalizimit dhe korrupsionit të segmenteve kyç shtetëror (policisë, gjyqësisë, arsimit, shëndetësisë…etj.)

7. Ndryshimet…është dëshmuar (nga përvoja e vendeve të tranzicionit) se s’mund t’i bëjnë elitat oligarkëve politik, por elitat e reja që s’janë të ngarkuara me hipotekat e luftës dhe paqes!