22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6515

Sulmohet në podium Bernie Sanders (Video)

0

Fushata e kandidati presidencial Bernie Sanders në Kaliforni u ndërpre ditën e së hënës, kur një grup për të drejtat e kafshëve kërcyen mbi barrikadë dhe provuan të nxitojnë drejtë skenës, para se të ndaloheshin nga agjentët e shërbimit sekret.

Kandidati demokrat për president po i drejtohej turmës, një numër prej mbi 60 mijë personave jashtë bashkisë së qytetit të Oaklandas, në kohën kur ndodhi kjo ndërhyje dramatike.

Grupi i cili më vonë mori përgjegjësinë për aksionin, tha se ishin duke protestuar rreth kushteve për kafshët e fermave në vend që të protestojnë veçanërisht kundër kandidatit.

Pamjet nga incidenti tregojnë momentin kur dy agjentët e shërbimit sekret u mblodhën rreth Sanders dhe kërkuan nga ai që të largohej nga podiumi teksa personeli tjetër nga sigurimi filluan largimin e protestuesve.

https://youtu.be/LxCYvGaODGQ

Zafir Berisha ambicioz, synon të bëhet kryetar i Prizrenit

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka treguar për vendimin që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik (BD) për t’iu bashkuar Nismës për Kosovën.

Ai, në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se efekti i parë i këtij bashkimi në strukturat e Nismës do të shihet në qytetin e Prizrenit.

Berisha është shprehur i bindur se me këtë bashkim Nisma do të dalë fituese në Prizren në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij, fitorja në këtë komunë do të ndikojë që alternativa e Nismës të fuqizohet në të gjithë Kosovën.

Zafir Berisha nuk e ka fshehur ambicien e tij për të qenë kandidat i koalicionit AAK-Nisma për kryetar të Prizrenit.

“Natyrisht se nuk e fsheh ambicien për ta menaxhuar qytetin e Prizrenit”, ka thënë Berisha për ‘Epokën e re’.

Burgoset modelja turke, ofendoi Erdoganin

0

Merve Buyuksaraç e cila ka qenë miss Turqia, është dënuar për ofendim ndaj presidentit, pasi ajo kishte shpërndarë në Instagram një poezi satirike kundër Erdoganit.

Modelja kishte thënë që i ishte dukur për të qeshur ajo poezi, prandaj e kishte shpërndarë.

Ylli televiziv pozon krejtësisht nudo (Foto+16)

0

Zënka ndërmjet Marnie Simpson dhe Jasmine Lennard ka nisur prej momentit kur kjo e fundit e ka akuzuar atë se ka flirtuar me të dashurin e saj.

Dy yjet televizive kanë vazhduar me akuzat ndaj njëra-tjetrës, ndërsa më e reja është kur modelja 30-vjeçare Jasmine ka thënë se ylli i “Geordie Shore” ka “prapanicë të trashë”.

Dhe reagimi i 24-vjeçares ishte publikimi i një fotografie krejtësisht nudo.

Marnie Simpson nudo

Moratti: Po shesim aksionet e Interit

0

Massimo Moratti ka thënë për mediumet italiane se 20 për qind e klubit është në shitje.

Në kohën e fundit është folur shumë se Moratti mund të shes 30 për qind të aksioneve të tij, ndërsa 30% tjera do të shiteshin nga Erick Thohir drejt një kompanie kineze.

“Besoj që jemi duke biseduar dhe nuk kam lajme të reja dhe mbetemi në vendimin që t’i shesim 20 për qind”.

Interi ka hasur në vështirësi financiare në vitet e fundit për këtë duan që të fusin edhe investitor kinez në klub.

Xhaka ndërron mendje

0

Granit Xhaka ka ndërruar mendje sa i përket numrit të fanellës te Arsenal.

Ai tash do të bartë numrin 29 në shpinën e tij, shkruan Goal.com.

Mesfushori është bashkuar me klubin për vlerën prej 35 milionë funtave një javë më parë.

Ai u tha se në Emirates do të bartë numrin 16, numër që deri tash e ka bartur Aaron Ramsey, i cili tash ka 8-shin te skuadra londineze.

Bayern refuzon Realin për Alaban

0

Këtë të martë është raportuar se Real Madrid ka përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.

Por është klubi gjerman që është përgjigjur menjëherë ndaj Los Blancos për austriakun.

Kështu ata kanë refuzuar ofertën e Kampionit të Evropës, edhe pse ajo në vete barte vlerën prej 50 milionë euro, shkruan AS.

Njeriu Florence (Video)

0

Vokalistja e grupit të famshëm britanik Florence and the Machine bëri një ditë tejet të lumtur për njërën nga fanset e saj më të mëdha.

Florence Welsh performoi për Karinya Chen pranë shtratit në spitalin e Teksasit ku 15-vjeçarja prej muajsh është e shtruar pasi vuan nga kanceri.

E shoqëruar në kitare nga Rob Ackroyd, Florence këndoi për fansen e saj disa nga hitet si “Shake it out” dhe “Dogs days are over”.

Karinya Chen kishte prerë biletën për të ndjekur nga afër koncertin e idhullit të saj në Austin, por fatkeqësisht mjekët i thanë se ishte tepër e sëmurë për të shkuar atje. Ishte vetë stafi i spitalit që organizoi këtë surprizë të veçantë për vajzën.

“Përjetuam emocione të bukura, muzikë të mirë dhe lot pikëllimi e gëzimi, shpresë dhe dashurie bashkë, ku një gjest kaq i thjeshtë dhe i vogël i bëri gjërat të duken më mirë”, ka thënë Chen.

Ne budallenjtë

0

Edison Ypi

Ne budallenjtë kemi bindjen se toka rrotullohet rreth diellit. Ju të squtët thoni të kundërtën, se dielli rrotullohet rreth tokës. S’do mend që keni të drejtë ju që u besoni më tepër syve se librave, dhe jo ne budallenjtë, që u besojmë më tepër librave se syve, që ju dalshin.

Ne budallenjtë në takim me ju inteligjentët, vijmë gjithmonë disa minuta para. Ju qerratenjtë, në takim me ne budallenjtë, vini gjithmonë me vonesë. Ky problem me budallenj gjithmonë korrektë dhe të squtë gjithmonë të vonuar, si problem i përbotshëm dhe i përjetshëm që kurrë s’ka për t’u zgjidhur, nuk na mërzit aspak. Përkundrazi, na jep zemër që, si budallenj që jemi, të vazhdojmë t’ju presim të vini në orën e caktuar për të bërë atë që ju të squtët e keni më për zemër, një vërë në ajër.

Ne budallenjtë themi atë që mendojmë dhe besojmë atë që na thoni. Ju skilet tjetër mendoni, tjetër thoni, dhe nuk e besoni atë që ne budallenjtë ju themi. Për këtë meritoni me ua nxjerr sytë me pirunët që përdorni për të ngrënë imambajalldinë e trillimit, sajuar me copa dhjami deliri, kripë intrige, vaj pabesie.

Ne budallenjtë kemi bindjen se Laçi është më afër se Lezha. Ju thoni se Lezha është më afër se Laçi. Meqenëse ne nisemi nga Tirana, ju niseni nga Shkodra, habia është e jona, e drejta është e juaja. S’ka problem pse dredhoni. Veç aman, ngado që të niseni, mos na thoni se Turqia është më afër se Italia.
Ne budallenjtë e dimë se media që bën vetëm propagandë, partisë që e ysht, jo vetëm nuk i shton asnjë, por i rrezikon edhe ata që ka. Mirëpo, përderisa këtë e themi ne budallenjtë, ju me të drejtë nuk e besoni. Vazhdoni të mos besoni, por mos u ankoni kur të humbni.

Ne budallenjtë kemi bindjen e patundur se biznesmenët, ata që mbajnë në këmbë ekonominë dhe nuk na lënë të ngordhim, janë kocka, palca e kombit, janë ata që duhen favorizuar, ndihmuar, ruajtur si sytë e ballit, ndërsa proletarët janë turma që duhet ta gjejë vetë mënyrën për të mbijetuar. Ju vazhdoni të mendoni të kundërtën. Veç mos u habisni kur proletarët, sipas përvojës së kurvit, pasi të kenë vënë pas muri biznesmenët, të zbresin në shesh të zhvatin gjithçka pa bërë asgjë.

Ne budallenjtë e kemi të qartë se analistët televizivë të së enjtes mbrëma, nuk janë asgjë tjetër përpos pararoja e dallavereve dhe hajdutllëkut, muret rrethues, bedenat, ledhet, kazanët e ziftit, katapultat e kështjellës së politikës, që bëjnë çmos ta bëjnë atë kështjellë të pamposhtur. Ju këtë bëni sikur nuk e kuptoni. Ju raftë pika. Juve dhe atyre.

Neve budallenjve, po pamë një fshat pa tym mbi oxhakë, na vete mendja se ai fshat nuk ndez zjarr sepse nuk ka mish për ta pjekur. Ju thoni se një fshat i tillë, mish ka, por nuk ka dru për të ndezur zjarr. Meqenëse ne budallenjtë çeku vemi nëpër fshatra, ndërsa ju çfarë ndodh nëpër fshatra e keni me të dëgjuar, rebusin me mish e zjarr nuk e zgjidhim dot, këtë muhabet po e lëmë këtu.

Ne budallenjtë përdorim nja treqind fjalë kur flasim dhe nja dy mijë kur shkruajmë. Ju as flisni, as shkruani. Nuk është problem. Derisa të mësoni ca fjalë ju të squtët, do vazhdojmë të dërdëllisim ne budallenjtë.

Ne budallenjtë që nuk kemi asgjë, nuk prodhojmë asgjë, nuk fitojmë asgjë, dhe rrjedhimisht s’kemi çfarë fature tatimore të japim, faturën tatimore që na jepet për çikërrimat që blejmë, gjithmonë e marrim. Ju që keni gjithçka, faturë tatimore as nuk merrni, as nuk e jepni. Zoti ju ruajt.
Ne budallenjtë nuk vjedhim. Ju vidhni. As kësaj s’kemi ç’i bëjmë. Po të vidhnim ne, budallenj do ishit ju.

Ne budallenjtë lexojmë poezi. Madje ka ndër ne budallenjtë, ca super budallenj që poezitë i dinë përmendësh. Kjo tablo nuk është aq dramatike sa duket. Poezitë më të bukura për ne, janë ato që flasin për dallimin kolosal mes jush dhe nesh. Kurrë mos u prishtë kjo magji.
Ne budallenjtë ju bëjmë femrave komplimente, pra fillimisht u vijmë rrotull e rrotull, dhe goditjen e qejfit e bëjmë të plotë. Ju të plotë bëni fillimin e heshtur, qejfit i vini rrotull e rrotull.

Ne budallenjtë nuk ikim nga Shqipëria. Ju ikni. Mirë bëni që ikni. Veç një gjë duhet të dini, nëse do vazhdoni të ikni, shpejt vjen një ditë kur ne budallenjtë që tashpërtash jemi pakicë, do bëhemi shumicë.

Kur të ndodhi kjo, meqenëse shumicë budallaqe s’ka, të squtë do bëhemi ne budallenjtë që rrimë, ndërsa budallenj do bëheni ju të squtët që ikni.
Ne budallenjtë e dimë që era, shiu, breshëri, toka, qielli, malet, kodrat, lumenjtë, përrenjtë, të gjitha janë të inteligjentëve, por bota është e budallenjve.

 

Kundërkorrupsioni ia prish planet Ramadan Mujës

0

Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i ka dështuar tenderi që e kishte kurdisur për të favorizuar një kompani të caktuar në kundërshtim me ligjin.

Në tenderin për “Renovimin e shtëpisë së malorëve në Kopanovadë”, Agjencia Kundërkorrupsionit i ka kërkuar Komunës së udhëhequr nga Muja, anulimin e tenderit për shkak të shkeljeve ligjore.

“Agjencia KundërKorrupsion ka identifikuar, këtë aktivitet si lëndë për trajtim. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit në dispozicion për këtë procedurë, të prokurimit në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit Agjencia ka hasur në kritere që janë në kundërshtim me ligjin për Prokurimin Publik”, thuhet në vendimin e AKK-së.

Derisa në shqiptimin e vërejteve ndaj komunës, thuhet se janë gjetur një varg shkeljesh, si ajo që materialet e ndërtimit duhet të jenë të të njejtit prodhues, furnizimi transportimi dhe montimi i dritareve prej drurit duhet të jetë prodhim slloven.

E për këtë shkelje AKK, thotë se Komuna e Prizrenit, duhet ti ndërpres praktikat e tilla në të ardhmen. /Gazeta Fjala/