10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6516

Ofendon policët derisa ia shkruanin gjobën, arrestohet prizrenasi

0

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë ofenduar dhe penguar të kryen punën e tyre në Prizren, derisa po i shqiptonin një gjobë trafiku një personi i cili kishte kryer shkelje.

Më pas, Policët kanë arrestuar personin në fjalë i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Gazeta Express.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas shqiptimit te një gjobe për kundërvajtje ne trafiku ka ofenduar dhe penguar zyrtaret policor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orës. /GazetaExpress/

Aksident në Grazhdanik, lëndohen nëntë persona

0

Nëntë persona janë lënduar në një aksident në fshatin Grazhdanik. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave për shkak mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari, duke lëvizur me veturë “Golf 2”, si pasoj e mospërshtatjes se shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës dhe mosrespektimit të përparësisë së kalimit ndeshet me veturën ‘Golf 3’ që drejtohej nga viktima”, njofton Policia e Kosovës.

“Sipasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona, pesë meshkuj dhe katër femra të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”./PrizrenPress.com/

Të shtëna me armë në Prevallë

0

Policia ka njoftuar se gjatë një ahengu, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në Prevallë.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpizë pronë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 36 copë gëzhoja, raporton PrizrenPress.

Në konsultim me prokuronin rasti vazhdon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Blero dhe Teuta ende me ‘pasoja të dashurisë’ së tyre ‘Duan pa kufi’

0

Ndoshta mund të jetë e tepërt por edhe vetë artistet tanë po ngacmojnë mediat rozë në vend.

Ish të martuarit e tani të ndarë Blero dhe Teuta dy fytyra shumë të njohura për publikun mbarë shqiptar dje patën edhe një rast nga i cili qenë ndier tejet krenar, shkruan Gazeta Blic.

Krenaria dhe dashuria e përbashkët e tyre është vajza Tara, e cila dje pati festën e parë në shkollë.

Të dy prindërit nuk lanë pa ia uruar edhe në rrjetet sociale vajzës këtë ditë dhe pa treguar se sa të kënaqur janë me ‘evladin’.

Fotografitë që dyshja publikuan kishin dicka të njejtë në shkrimin e bahskangjitur me foto e ajo ishte ‘Pa kufi’

“Ti me ben babin ma krenar ne bote zemra jem ???. Te dua pa kufi”, ishin keto fjalët e Bleros i cili tha së ndijehet babai më i lumtur në botë.”

“Çika jem, dielli jem, krenaria jem ? Festa e shkollës Elc, për ditën e fëmijëve ??? Të don mami pa kufi” , ndërsa këto ishin fjalët e Tutës e cila po ashtu e don vajzën e saj ‘Pa kufi’ “.

Xhaka: Kam ëndërruar të luaj për Arsenalin

0

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, që këtë javë zyrtarizoi transferimin tek Arsenali, ka thënë se gjithherë e ka pasur ëndërr që të luaj për klubin londinez.

Transferi i 23 vjeçarit i kushtoi Arsenalit 33 milion funte. Ai është krahasuar me mesfushorin e njohur italian, Andrea Pirlo.

“Po ndjehem mirë, dhe jam shumë i lumtur të bëhem pjesë e Arsenalit”, ka thënë ai, njofton Goal.com

“Ka qenë një javë e madhe për mua, por tani që është zyrtare jam shumë i lumtur. Arsenali është ekip i madh. E kam parë fushën atje, është e pabesueshme. Kjo për mua ka qenë një ëndërr,” ka thënë ai.

16 të vdekur nga zjarri në një shtëpi të pleqve

0

Së paku 16 vetë kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në një shtëpi të pleqve në një fshat afër kryeqytetit Kiev, ka njoftuar shërbimi shtetëror i emergjencave i Ukrainës.

“Njësitë e shërbimeve të emergjencës i kanë shpëtuar 18 vetë, 5 prej tyre janë dërguar në spital me djegie të shkallës së ndryshme”, tha Ministria e emergjencave e Ukrainës.

Një person konsiderohet i zhdukur.

Në njoftim, mëtutje, theksohet se zjarri kishte shpërthyer sot herët në mëngjes në ndërtesën dykatëshe, që është pronë private, në fshatin Litoçky, 37 kilometra në veri të Kievit.

Në këtë shtëpi ishin të vendosur 35 vetë.

 

Chloe Goodman kthen të gjithë sytë te vetja

0

Chloe Goodman ka shërbyer më parë si dublante e aktores së njohur Cameron Diaz dhe juristes së X Factor Cheryl.

Ylli i “Ex On The Beach” ka kthyer të gjithë sytë te vetja e saj, teksa ka treguar format perfekte trupore e veshur me një kostum banje ngjyrë të kuqe.

22 vjeçarja është fotografuar në plazhin e Miami këtë të enjte

Komuna e Prizrenit nuk ndërhyn në Korishë

0

Drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bedri Bytyçi, ka thënë se nuk do të ndërhyjë në ndalimin e rrëshqitjes së dheut në fshatin Korishë të Prizrenit.

“Kjo ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve të dorës së njeriut. Duhët të presim derisa vet banoret t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes vete”, thotë Bytyçi.

Dy familjet Rexhaj në këtë fshat kanë probleme me pronën, ku është duke u shembur dheu.

Labinoti, i biri i kryefamiljarit Avdi Rexhaj, thotë se familja e tij po rrezikohet nga shembja e dheut në pronën e Selim Rexhajt

Ndërkaq, Selim Rexhaj, thotë se prona është e tij dhe se nuk i interesojnë organet shtetërore.

“Nuk do të lejoj të kryhen punime në vendin ku flitet për rrëshqitje të dheut”, thotë ai.

Drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bedri Bytyçi thotë ndërkaq se problemet ndërmjet këtyre familjeve janë tejet të thella.
“Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen edhe nga organet tjera, përfshirë ato gjyqësore”.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka alarmuar për gjendjen në fshatin Korishë, ku nga shembja e dheut po rrezikohet jeta e banorëve atje.
Arbër Rexhaj, kryetar i degës së VV-së në Prizren, kërkon nga institucionet përkatëse, që të reagojnë sa më shpejt, për të evituar ndonjë katastrofë të mundshme.
Rexhaj ka thënë se banorët e këtij fshati rrezikojnë që të mbulohen nga dheu, i cili rrezikon t’i përpijë disa lagje. Ndërsa thotë se nëse komuna e Prizrenit, nuk ndërhynë për sanimin e kësaj gjendje, jeta dhe prona e këtij fshati, do të zhduket dhe pashmangshëm do të ketë viktima.

Ndërsa kërkoi nga mekanizmat e duhur që të marrin masa, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve të këtij fshati. Rexhaj thotë se Komuna e Prizrenit dhe drejtoritë përkatëse, duhet ta kuptojnë me seriozitet këtë gjendje dhe të intervenojnë, sepse tani është koha e fundit, për të shmangur ndonjë fatkeqësi dhe përsëritje të Restelicës, ku përveç dëmeve materiale, mund të ketë dhe viktima në njerëz.

“Që një vit në fshatin Korishë të Prizrenit, shembjet e dheut janë duke rrezikuar qytetarët e këtij fshati. Që një vit qytetarët e fshatin Korishë nuk kanë lënë dyer pa trokitur në të gjitha instancat komunale dhe ato shtetërore. Në pjesën e sipërme të fshatit Korishë javëve të fundit dheu ka përbirë disa objekte ndërsa ka prekur edhe shtëpitë. Prona dhe sidomos jeta e qytetarëve është në rrezik. Nëse nuk intervenohet brenda një jave Korisha rrezikon ta pësojë fatin e njëjtë siç e pat pësuar Restelica, me ç’rast pat pasur edhe viktima pos dëmtimit të pronave të qytetarëve. Meqë bjeshka po shembet dheu po lëviz me shpejtësi, shumë shpejtë nëse nuk ndërmerren masa adekuate nga drejtoria e emergjencës për evakuimin e dy lagjeve përnjëherësh të fshatit Korishë, jo vetëm që do të përsëritet Restelica, por dhe do të ia kaloj asaj”, thotë Rexhaj./PrizrenPress.com/

Behrami: Unë nuk do të luaj për Kosovën

0

Mesfushori Valon Behrami sërish ka folur për kritikat ndaj tij se pse nuk e këndon himnin e Zvicrës dhe ka tatu shqiponjën dykrenore. Behrami në një intervistë për “Tribune de Geneve” ka folur edhe për rrugëtimin në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Futbollisti Valon Behrami ka treguar rrugëtimin e tij deri në Zvicërr dhe lidhjet e tij me Kosovën. Ka thënë se do të jetë mirënjohës ndaj Zvicrrës për mundësitë që ia ka ofruar.

“Po, familja ime është dashur të pres katër vjetër për të marrë azil. Kisha presion dhe frikë për prindërit e mi. Ishim të frikësuar nga ajo që po ndodhte në Kosovë. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Zvicrës. Unë gjithmonë do të respektoj këtë vend. Sot unë jam një futbollist profesionist, kam të holla dhe gjithçka çfarë dua. Kam punuar shumë dhe kam sakrifikuar për të arritur, megjithatë, Zvicra ishte pikënisja e çdo gjëje dhe këtë e kam thënë gjithmonë”, deklaroi Behrami.

Ai ka folur se pse nuk e këndon himnin, ka tatu shqiponjën dykrenore dhe flamurin e Kosovës. “Por çfarë do të ndryshojë nëse këndohet ose jo himni i Zvicrës. Unë nuk e ndjej se kam nevojë të bëhem patriot brenda kampit të Zvicrës. Është fusha vendi ku unë jap gjithçka. Unë vij nga një vend që ka pasur një luftë me shumë të vdekur, përfshirë edhe disa anëtarë të familjes time, të afërm të tjerë kanë mbetur pa shtëpi. Unë nuk e lejoj askënd të më gjykoj mua për mos këndimin e himnit apo tatuazhet që kam”, theksoi më tutje Behrami, i cili shtoi se në fillim e ka pasur shumë vështirë të integrohet, derisa tani është zëvendëskapiten.

Mesfushori i Ëatfordit foli edhe për ndeshjen me Shqipërinë më 11 qershor. “Është një ndeshje speciale, si dy herë më parë. Atmosfera do të jetë e nxehtë dhe nëse emocionet fitojnë, atëherë kemi bërë gabim të madh. Duhet të kontrollojmë lojën tonë, t’i kontrollojmë nervat tona. Unë flas me ata, që si unë, mund të jenë të ndejshëm ndaj origjinës së tyre”.

Në fund nuk ka sesi të mungojë pyetja nëse do të përfaqësojë Kosovën. “Unë kam 31 vjet dhe nuk do të luaj për Kosovën. Ndoshta do të kem ndonjë rol tjetër në federatën kosovare ose për të rinjtë, por në ekipin e parë jo”, përfundoi Valon Behrami. (Albinfo.ch)

Raporti sekret për Rexhep Qosjen në ’70-n në Tiranë

0

“Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht raportin sekret të ish­drejtorit të Institutit të Gjuhës dhe Historisë,

profesor Androkli Kostallarit, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH­së, lidhur me vizitën që bëri në

Shqipëri, profesori i Universitetit të Prishtinës, Rexhep Qosja. Sipas dokumentit, i cili publikohet për herë

të parë dhe i plotë, akademiku i njohur nga Prishtina, i cili asokohe mbronte disertacionin me një punim

shkencor mbi figurën e Asdrenit, i ka deklaruar kolegut të tij shqiptar, Androkli Kostallarit, se “studionte

marksizëm­leninizmin dhe nuk kishte botëkuptim tjetër përpos atij marksist­leninist”, se “vetëm socializmi

do ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja e madhe”, “transformimi dhe krijimi i njeriut të ri, vepra kuptimplote”, “shumë domethënëse që Shqipëria vendi i parë në botë pa kisha e xhami” etj…

Qasjet e herëpashershme me qarqet politike të së majtës shqiptare, duket se nuk kanë qenë koniunkturale apo veprime të çastit, por të paramenduara dhe me bindje të plotë ndaj idealeve të tij të formësuara që nga koha e rinisë së hershme.

Kjo përshtypje të krijohet menjëherë ndërsa lexon raportin sekret me deklarime mjaft të indoktrinuara, madje tipike të një komunisti fanatik, ato që ka bërë akademiku Rexhep Qosja, gjatë vizitës disajavore që ai ka bërë në Shqipëri në vitin 1970, kur erdhi për të grumbulluar materiale dhe dokumente arkivore për disertacionin e tij mbi figurën e Asdrenit.

Deklarimet e prof. Rexhep Qosjes, të cilat gjenden në raportin që ka bërë për Komitetin Qendror të PPSH­së, kolegu i tij nga Tirana, Androkli Kostallari, duken tejet befasuese dhe gati­gati të pabesueshme.

Themi kështu, pasi Jugosllavia e Titos së asaj kohe, pra periudha kur është formuar Rexhep Qosja si intelektual, vetëm emrin kishte komuniste. Pa paragjykuar aspak botëkuptimin dhe formimin e prof.

Qosjes, kundrejt bindjeve të tij politike, gjëja e parë që mund të diskutohet është vërtetësia e raportit. Pra, a i ka deklaruar vërtet ato gjëra prof. Qosja, apo janë shtuar a rregulluar nga shkruesi i raportit, i cili ka qenë edhe njeriu që e ka shoqëruar atë gjatë qëndrimit të tij disajavor në Shqipëri?

Po të kihet parasysh koha kur është hartuar ai raport, rregullat strikte që funksiononin në raste të tilla si dhe konsekuencat që mund të binin mbi personin që mund t’i sajonte apo shtrembëronte

thëniet dhe deklaratat e personit që shoqëronte, automatikisht bie versioni se ato deklarata janë të

manipuluara. Një version tjetër që mund të hidhet për diskutim është se, ato deklarata janë bërë nga prof. Qosja, si një haraç i paguar prej tij, për të përfituar lehtësira në punën e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. Por edhe kjo është pak e besueshme, po të kemi parasysh edhe vizitat e mjaft kolegëve të tjerë të prof.

Qosjes në atë periudhë në Shqipëri (Idriz Ajeti, Hajrulla Gorani etj.), ku asnjë prej tyre nuk ka bërë deklarata të tilla, idenë me ato parulla e pllakate që kishte regjimi komunist dhe që gjendeshin kudo në vendin tonë. Po të kemi parasysh edhe raportin e hartuar për aktorin e famshëm nga Kosova, Bekim Fehmiu (botuar në “Gazeta Shqiptare” në muajin gusht 2015), gjatë vizitës së tij në Shqipëri, asgjëkund nuk gjen deklarata të tilla…

Por gjithsesi, bindjet politike janë e drejtë e çdo njeriu dhe askush nuk mund t’i imponohet kurrkujt… Bashkëngjitur raportit të prof. Kostallarit, në dosjen përkatëse që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit (Fondi 14. Komiteti Qendror i PPSH­së, struktura), ndodhet dhe një studim i prof. Rexhep Qosjes, mbi Letërsinë në Kosovë dhe hierarkinë e vlerave të krijuesve kosovarë.

Një gjë tjetër mjaft interesante që vihet re në dosjen ku ndodhet raporti në fjalë, janë edhe disa poezi në dorëshkrim që kanë për autor Jakup Çerajën dhe Agim Vincën, dy intelektualë dhe krijues të njohur të viseve shqiptare në ish­Jugosllavi. Ata ia kanë besuar krijimet e tyre Qosjes, për t’i sjellë në Tiranë dhe për t’i botuar ato në ndonjë gazetë, porosi e cila u krye, pasi poezia e Vincës u botua.

Thamë pak më sipër “interesante”, pasi Agim Vinca në atë kohë është frymëzuar nga “akti heroik” i 14­vjeçares

Shkurte Pal Vata nga Dukagjini, e cila humbi jetën aksidentalisht teksa punonte si vullnetare në ndërtimin

e hekurudhës Rrogozhinë­Fier. Dhe kësisoj, ai ka shkruar një poezi (apo më saktë një poemë), për vajzën e ndjerë së cilës iu akordua titulli “Heroinë e Punës Socialiste”. Për të qenë më korrektë në gjykimin tonë, themi se sot këto poezi duken “jashtë mode”, por në kohën kur janë shkruar ishin më se normale dhe “të modës”, e të tilla krijime gjeje pothuaj te pjesa më e madhe e poetëve tanë.

Por gjëja “interesante” që thamë pak më lart, është indoktrinimi i poetëve shqiptarë përtej kufijve politikë, si rasti në fjalë i Vincës. Gjithsesi, këto gjëra dhe rasti i mësipërm duhen parë e gjykuar për kohën kur janë

shkruar dhe rrethanat në të cilat është ndodhur autori.

Raportin në fjalë të prof. Androkli Kostallarit po e

botojmë të plotë dhe pa asnjë ndryshim apo shkurtim, së bashku me faksimilet përkatëse./GSH/