10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6517

Thaçi: Mund të përsëritet ‘Lagjja e Trimave’

0

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi në një intervistë për “Al Jazeera Balkans”, ka vlerësuar se është e mundur të përsëriten ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Sipas tij, në këtë situatë të turbullt politike gjithçka është e mundur, por shqiptarët nuk guxojnë që të bien pre dhe të zgjedhin një rrugë të tillë fatale për veten e tyre.

“Në një situatë të këtillë të paqartë, gjithçka është e mundur. Por, në mënyrë të përgjegjshme them se partia ime dhe unë personalisht asnjëherë nuk do të marrim pjesë në një skenar të këtillë. Jo pse jam altruist i madh dhe e dua Maqedoninë, por nga përvoja politike them se kjo gjë do të ishte një rrugë fatale për shqiptarët.

Unë flas për shqiptarët, pasi që jemi parti etnike. Do të ishte një rrugë fatale. Duhet që të mësojmë nga kjo përvojë serioze dhe të zgjedhim një rrugë paqësore dhe precize. Rruga jonë është NATO dhe Bashkimi Evropian”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Më pëlqen dashnorja e burrit

0

Kur ishim të rinj, unë 25 e ai 23, u njohëm në punë. U dashuruam, edhe pse unë isha më e madhe. Në atë kohë më mbanin si femër shumë e bukur dhe, mbi të gjitha, rridhja nga një familje e pasur. Arsyet e vërteta se pse burri im u martua me mua as nuk i di dhe as nuk jam kurioze t’i di, por në atë kohë, ne ishim çifti më i bukur i qytetit. Nuk dukej se isha më e madhe pasi unë jam trupvogël dhe ai ka një fizik prej atleti. Është i gjatë, edhe sot që ka mbushur të 48-at. Mes nesh gjithmonë ka pasur mirëkuptim dhe nga ana ime, një dashuri të pafundme, që besoj se do të vazhdojë deri në përjetësi. Nga kjo dashuri e madhe lindën rresht njëri pas tjetrit katër fëmijët tanë. Kjo ishte gjëja më e bukur në botë dhe njëkohësisht, ajo që do të bënte që mes nesh ndryshimi i moshës të dukej e, madje kohë pas kohe, të binte shumë në sy.

Meqenëse e dashuroja shumë dhe fëmijët që kisha me të ishin pasuria më e madhe për mua, ua kushtova jetën fëmijëve. E di se të gjitha nënat kështu bëjnë, por unë po e them në kuptimin se e harrova veten fare. Harrova se duhej t’i kushtoja rëndësi bukurisë së jashtme. Nga ana ekonomike ishim shumë mirë.

Mirëpo, nga ai bollëk “pësova unë”, që do të thotë, edhe pse lodhesha shumë, kisha shumë oreks dhe u trasha shumë, me mbi peshë normale, ndërsa burri im nuk kishte ndryshuar aspak. Madje, koha kalonte e ai zbukurohej. Fëmijët u rritën dhe morën drejtime të ndryshme, secili me fat të vetin…

Ah, mesazhi në telefon!

Por, historia ime fillon kur i gjeta një mesazh në telefon. Ishte një pasdite e qetë teksa rrinim bashkë. Ai u ngrit për të bërë një dush dhe harroi telefonin në tavolinë. I erdhi një mesazh. E hapa pa të keq që ta lexoja.

“Po të pres te vendi. Eja shpejt se nuk kam shumë kohë”. Nuk e kishte shkruar emrin dhe mesazhi ishte me numër, pa ndonjë emër. Nuk e dija në ishte femër apo ndoshta ndonjë shok, kështu që nuk u nxitova. E shënova numrin dhe mendova se po veproja gabim, por ky mendim u këput në mes nga prania e burrit.

“Uh, si e harroj edhe unë vend e pavend këtë telefon! Më mori njeri?”, më tha.

“Nuk e di! Sa u ula edhe unë se isha në dhomën e gjumit”, e gënjeva për herë të parë në jetën time.

E hapi telefonin dhe sa pa mesazhin tha se i duhej të dilte se po e kërkonte një shok.

“Po ne sikur do të kalonim pasditen bashkë”, ia ktheva.

“Eh, ku të lënë shokët! Po ja se nuk vonohem zemër”, më tha me butësi.

Dhe, butësia e tij më bënte të harroja se si isha. Më bënte të harroja se ndoshta ai më tradhtonte dhe, madje, nuk më shkonte në mendje se do të kishte sy për ndonjë tjetër.

E kisha numrin, por nuk mund t’i telefonoja. Më dukej se po të ishte, me të vërtetë, ndonjë shok, do të isha unë ajo që po bëja gabim e nuk po e besoja. Nejse, kurioziteti ishte më i fortë se unë. Nuk e mora atë ditë, por nja dy ditë më pas dhe ashtu, siç mund ta kuptoni, në telefon më doli një femër. Ajo, sa e mora, u përgjigj. E mbylla telefonin pa folur dhe menjëherë para meje u shemb ajo lumturi shumëvjeçare. Tani nuk e dija në duhej t’i thosha apo jo tim shoqi për çfarë kisha zbuluar. Vendosa të zbuloja se cila ishte ajo femër e më pas të ndërmerrja ndonjë veprim.

Dashnorja e burrit i kishte të gjitha që unë nuk i kisha

Pas shumë mendimeve, thura një “plan”. E mora në telefon dhe i thash:
“Alo, mirëdita!”

“Mirëdita! Kush jeni ju?”.

“Oh, më fal, i paskam rënë gabim. Ju, kush jeni?”.

Për çudi, ajo ma tha emrin. Ndoshta nuk do ta mendonte kurrë kush isha dhe për këtë u tregua shumë naive. Nga emri e zbulova se kush ishte. Ishte një vajzë që punonte parukiere.

Ditën e parë kur e mora vesh, nuk bëra gjë. Të nesërmen, vendosa të shkoja ta shihja se si ishte. Hyra në parukeri dhe kërkova të bëja një krehje. Ndonjëherë mendoja se ajo do t’më njihte, por jo, ajo as që kishte idenë se kush isha. Ishte një vajzë shumë e bukur dhe e re, nja 25 vjeçe. Kishte çdo gjë që unë nuk e kisha. Kishte trup të përsosur dhe për më tepër, ishte shumë e bukur. Kur shikoja ndryshimin tonë në pasqyrën e parukerisë, më zihej fryma.

“Qenkeni shumë e bukur!”, i thash.

“Faleminderit! Edhe ju jeni shumë e bukur!”, ma ktheu.

Por, e dija se këtë ma tha kot…

Dhe, që nga ajo ditë unë shkoja shumë shpesh në atë parukeri. Nuk i thash burrit asgjë. Një ditë shkova pak më herët dhe ende nuk ishte hapur parukeria. Ajo po priste jashtë se ende nuk kishte ardhur pronarja. Unë, si gjithmonë, duke ndjekur nga pas atë. Bëra sikur më duhej një krehje.

“Ua, qenka mbyllur!”, i thash.

“Është vonuar pronarja në trafik. Po ju, do të prisni?”.

“Mezi po rri në këmbë, do hyj në kafe. Do të vish dhe ti?”, ia ktheva.

U ulëm të dyja në një tavolinë dhe brenda kisha frikën se mund t’më shihte im shoq. Në fakt, unë nuk e kisha problem se para meje në tavolinë ishte femra me të cilën burri im më tradhtonte. Duke biseduar, po e pyesnim njëra-tjetrën për familjen.

“Sa fëmijë ke?”, më pyeti.

“I kam katër fëmijë”, i thash, por ndryshova vitet e tyre, që të mos e kuptonte, sepse mendoja se e dinte moshën e fëmijëve tanë.

“Po ti, a je e fejuar a e martuar?”, i thash.

“Jo, jam e dashuruar, por ai nuk do të fejohet. Është pak më i vjetër se unë me moshë”.

“Pak?”, e pyeta unë.

“Edhe pak nuk është, por nuk ngjan me moshën që ka”.

“Po, ai nuk ka qenë asnjëherë i martuar, meqë qenka i vjetër?”, bëja unë rolin e zbulueses.

“Ka qenë më përpara, por tani jeton me prindërit dhe nuk po vendos të martohet me mua. Po unë edhe kështu jam mirë. Nga dashuria që kam për të mund të pranoj gjithçka”.

Më tërheq dashnorja e burrit

Çdo fjalë e saj ishte si shigjetë për mua. E, si mund të durojë një femër që t’i thotë e dashura e burrit këto fjalë? Ja që unë e durova…

“Ti mbahesh mirë, je një nga klientet që vijnë më shpesh. Kushedi sa krenar duhet të jetë yt shoq që ka një grua që mbahet kaq mirë.

“Po, është e vërtetë që më do shumë. Edhe pse jam e trashë, ai asnjëherë nuk ma thotë këtë”.

“Ti vetëm e trashë je, përndryshe në fytyrë je shumë mirë. Me pak palestër mund të jesh shumë në formë. Po deshe, eja atje ku shkoj unë”, ma ktheu.

“Mirë thua. Por, a do të mund të dobësohem?”.

“Sigurisht! Kam parë më të trasha se ti që janë bërë elegante”.

Dhe, vendosa të shkoja në palestër. Tani shkojmë bashkë dhe e pimë edhe kafen bashkë. Në fakt, nuk ndjehem aspak keq. Nuk e di pse, por ndoshta ngaqë ajo është një vajzë shumë e dashur e shumë e sinqertë.

Pas palestrës, trupi im është më në formë, por ende do shumë punë. Tani unë kam edhe hallin se po më pa im shoq me të do t’më keqkuptoj, por nejse, ai do të mendojë se jemi njohur rastësisht në parukeri. Nganjëherë mendoj që të mos shkoj më te parukeria e saj dhe as në palestër, por seç më tërheq as unë nuk e di. Tani për tani, jam në këtë pikë dhe nuk e di për më tej… /D.“Kosovarja”/

Dalin foto të Dua Lipës në momente intime me të dashurin

0

Me udhëtime të shpeshta nëpër botë e kohë shumë të mirë të kaluar së bashku, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac janë çift për lakmi.

E një foto e nxehtë e dyshes është publikuar nga vetë Isaac sot në rrjete sociale.

Aty, ai shihet ‘ngjitur’ me Duan./prive/

Pse Meda e hoqi nga gishti unazën e martesës?

0

Dikur të gjithë e mbanin në gisht unazën e martesës, e nuk e hiqnin asnjëherë, mirëpo tani gjërat kanë filluar të ndryshojnë, pasi meshkujt unazën që e tregon statusin e tyre kanë filluar ta “tradhtojnë”, shkruan “Kosovarja”.

Një numër i madh këngëtaresh janë të martuar, por të rrallë janë ata që e mbajnë rrethin në dorë dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht.

Ndër këta këngëtar është edhe Meda, që dikur e mbante, por jo më, shkruan “Kosovarja”

Ronaldo: E dija që do të shënoja penalltinë e fitores

0

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të tretë në karrierën trofeun e Champions League, pasi Real Madrid mposhti Atletico Madrid me 11-metërsha në “San Siro”.

Portugezi, që u shpall golashënuesi më i mirë i këtij edicioni me 16 gola, shënoi penalltinë e pestë për “Los Blancos”, atë që vulosi triumfin, pasi Juanfran gaboi për “Los Colchoneros”. Për herë të 11-të, Real Madrid u shpall kampion i Europës.

“Ky Champions i 11-të është shumë special. E meritojmë ne futbollistët, stafi teknik dhe e meritojnë tifozët që kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, – deklaroi Ronaldo. – Kisha një vegim. Unë do të shënoja golin e fitores. Kjo ishte arsyeja përse e godita penalltinë e pestë dhe jo të parën, sipas planit. Ia kërkova trajnerit Zidane dhe ai ishte dakord. Ashtu shkoi, e dija që do të shënoja golin e fitores.”

Eqrem Kryeziu e krahason Isa Mustafën me ministrin e Stalinit

0

Ish-deputeti i LDK-së Eqrem Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kryeminstrit Isa Mustafa, i cili gjatë ditës së sotme e qujati demokraci votimin “kundër” të pjesëtarëve të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Kryeziu e ka krahasuar Mustafën me ministrin e Stalinit, i cili për ta bërë sa më konkret, ka sjellë një shembull të një deklarate të tij.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e Kryeziut, bashkë me dy shembujt krahasues:

Pas fitores së bolshevizmit në Rusi, prona Jasnaja Poljana e Tolstoit, ku jetonte e vepronte shkrimtari, u shndërrua në një koloni shkrimtarësh bolshevikë.
Ministri i kulturës i Stalinit u ngrit në foltoren e Konventës /edhe ata kishin konventë/ së shkrimtarëve të Bashkimit Sovjetik:
– Është turp ajo që dëgjohet e flitet jo vetëm në botën e degjeneruar borgjeze të Perëndimit, besa aty-këtu edhe nën diellin tonë të Stalinit. Dhe flitet me adhurim për atë plak të sëmurë – Leon Tolstoin. Por le ta dijë bota mbarë se pikërisht në Jasnaja Poljana jetojnë e shkruajnë veprat e mrekullueshme për parajsën staliniste hiç më pak se 60 autorë të rinj.

Kështu foli dhe shoku Isë pas Konventës private: “Një Konventë e suksesshme e LDK-së. Vendime me përkrahje unanime. E padrejtë është që fokusimi të jetë në më së shumti pesë njerëz që votojnë kundër. Nuk mashtrohet as opinioni e aq më pak LDK-ja. Pesë vota kunër flet për demokraci te ne…”.

Misteri i frikshëm: Si u zhduk natën vajza 16 vjeçe e pas saj, edhe i ati

0

Një taksi parkoi në mesnatë para shtëpisë, dyshime që vajza u largua me taksixhiun dhe një person të paidentifikuar

Nëna dorëzon në polici gjithçka të së bijës, ndërsa i ati kthehet nga Greqia dhe rreh taksistin. Shpallet në kërkim, ndërsa policia nuk ka informacion për vajzën.

Një histori tjetër e frikshme është shënuar në fshatin Sukth të Durrësit, ku një minorene 16-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht është dukur si një histori e zakonshme humbje, por, për “Shekullin”, familjarët e vajzës kanë dhënë detaje të ngjarjes, që kanë hedhur dritë mbi rrethana të tjera të ngjarjes, që mund të çojnë në pista tepër të dyshimta. Zhdukja e minorenes është bërë në mesnatë, ndërsa familja flinte. Policia raporton për një humbje, por dëshmitë e familjarëve flasim për një rrëmbim të mundshëm përmes mashtrimit nga persona ende të paidentifikuar. Ajo që e intrigon akoma dhe më shumë këtë histori jo të pazakontë në realitetin shqiptar, është fakti se familja ka siguruar të dhëna dhe fakte që çojnë në pista më të errëta investigimi. Të pakënaqur me atë që kanë bërë deri tani organet përkatëse, familjarët tregojnë të dhëna që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pavarësisht këtyre të dhënave, jo vetëm që vajza minorene Gazie Kazia nuk është gjetur, por tashmë është zhdukur pa lënë gjurmë dhe i ati i saj!

Ora 24.00,17 maj

Vajza zhduket në errësirë duke lënë kompjuterin ndezur. Kjo është gjithçka ka kuptuar familja që si zakonisht ulet të hajë darkë rreth orës 20.30. Nëna së bashku me 2 vajzat dhe djalin e vogël qëndrojnë së bashku në tavolinë, në një kohë që në krevatin e vogël fle foshnja. Një mbrëmje e qetë familjarë, ku dy vajzat dhe djali kanë bërë detyrat dhe më pas shohin televizor. 16-vjeçarja Gazie Kazia si zakonisht shkon në kompjuterin e saj që ndodhet në dhomën tjetër të shtëpisë, ku ajo qëndron së bashku me motrën. Rreth orës 22.00 bien në gjumë dhe dritat fiken në shtëpi. Nëna me tre fëmijët bien në gjumë, në një kohë që babai i tyre prej disa muajsh ndodhet në Greqi, për t`i siguruar më shumë të ardhura familjes së tyre. Rreth orës 23.30, nëna çohet për të parë foshnjën e vogël dhe hap derën e dhomës së vajzës. Ajo qëndron ende në kompjuter duke shkruar.

Nëna i thotë të flejë dhe shtrihet përsëri. Instikti i nënës bën që ajo të çohet përsëri rreth orës 24.00 për të parë nëse vajza e saj ka rënë në gjumë apo jo. Çuditërisht ajo nuk është. Nëna kontrollon në dhomën tjetër, por dhe atje nuk është. Shikon dhe në katin e dytë, por vajza mungon. E tmerruar del në oborr për të parë nëse vajza është atje, por dhe në oborr nuk ka njeri. Gruaja rikthehet në dhomën e vajzës dhe shikon në tavolinën e kompjuterit ku gjen 2 numra të regjistruar. Urgjentisht telefonon te këta dy numra të cilët i thonë se po i shqetëson në këtë orë të vonë të natës. Ul telefonin dhe kërkon në rrugë, por asgjë. Shkon dhe te kunati, që banon ngjitur me atë, por edhe atje nuk gjen gjë. Vajza është zhdukur. Me vete ka marrë dhe celularin e saj. E vetmja shpresë e saj është që vajza të ketë shkuar te ndonjë shoqe. Me këtë shpresë e gdhin ditën tjetër. Në orën 10.00 të ditës tjetër, nëna e vajzës denoncon në polici zhdukjen e minorenes. Policia e Durrësit i thotë se duhet të mbushen 24 orë që vajza të shpallet e zhdukur. Në orën 24.00 të ditës tjetër vajza është zyrtarisht e humbur. Gruaja njofton burrin emigrant në Greqi,që niset urgjentisht drejt Shqipërisë.

Rrëfimi i nënës

Pak a shumë kjo ishte historia e mistershme e zhdukjes së 16-vjeçares Gazie Kazia nga shtëpia e saj. Familja Kazia ja ka lënë në dorë tashmë shtetit që të zbardhë misterin e zhdukjes së vajzës së tyre dhe të gjetjes së saj. Për të ndihmuar organet përkatëse, nëna e vajzës shprehet se i ka vënë në dispozicion policisë 2 numrat e telefonit që u gjetën në tavolinën e kompjuterit. Sipas saj, pas verifikimeve që bëri policia, rezultoi se njëri prej numrave i përkiste një taksisti që banonte një rrugicë larg vendit ku ndodhet familja Kaziaj. Sipas dëshmisë së gruas taksisti është një person i njohur pasi më parë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, pasi ka punuar dhe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve. Po sipas saj ai është një njeri që e njeh familjen. Sipas gruas taksisti ka deklaruar se e ka marrë vajzën natën së bashku me dikë që nuk e njeh dhe e ka dërguar te stacioni i plepave në plazh, ku dhe ka zbritur. Kaq ka deklaruar taksisti sipas saj. Gruaja shprehet se policia vetëm pas disa ditësh i ka dërguar materialet në prokurori, në një kohë që taksisti është lënë i lirë për mungesë provash.

Gruaja shkon dhe më tej në dëshminë e saj duke deklaruar se nga fëmijët e shkollës ka mësuar se personi tjetër që ka shoqëruar vajzën te stacioni i Plepave në plazh, ka qenë një i afërm i taksistit. Policia, shprehet nëna e minorenes, vetëm pas 4 ditësh i ka dërguar materialet në Prokurorinë e Durrësit. Në prokurori tregon nëna e Gazies kam dorëzuar dhe numrin e celularit të vajzës, kutinë e telefonit, numrat e telefonit te blloku i shënimit të vajzës, fotografitë, foto në kompjuter të një djali që dyshohet! “Ne, tregon ajo, i kërkuam Prokurorisë që të merrte dhe kompjuterin e vajzës që të gjente të dhëna të tjera që mund të çonin në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit të dyshuar, por prokurori thotë ajo na tha se në Shqipëri nuk ka ekspertë për të eksploruar në kompjutera. Pritëm nga policia dhe prokuroria të bënte diçka vijon më tej nëna e Gazijes, por kur pamë se nuk po bëhej gjë. Burri i tensionuar shkoi t`i kërkonte sqarime taksistit. Në gjaknxehtësi e sipër u bë sherr. Imagjinoni një baba që i është zhdukur vajza dhe kur nuk ka një sqarim nga shteti se ç`mund të bëjë. Pas sherrit, policia ka kërkuar të arrestojë burrin tim. Mirë që më humbi vajza, por tashmë nuk kam as burrin. Po më shkatërrohet familja”, shkruan Shekulli.

Cila është 16-vjeçarja Gazije Kazija

Duke folur për vajzën e saj, nëna tregon se Gazie është një vajzë e rregullt. Ajo nuk ka munguar kurrë në shkollë, ka nota të mira dhe shoqëri të mirë. Ajo ja njeh shoqet dhe të thotë se të gjitha janë vajza të mira. Gruaja konfirmon se vajza nuk ka pasur ndonjë djalë me të cilin shoqërohej, por kohët e fundit përdorte shumë celularin. Në shkollë shkonte së bashku me vëllanë dhe motrën. Nëse këto që them unë nuk do t`i besoni, shkoni në shkollën e saj dhe pyesni, tregon ajo. Tashmë ajo ka frikë edhe për fëmijët e tjerë. Gruaja që ka mbështetje vetëm kunatin e saj, tregon se ajo që është më e trishtueshme në këtë histori, është fakti se familja Kaziaj ndjehet e kërcënuar edhe për fëmijët e tjerë. Nëna thotë se pas sherrit të burrit ka pasur kërcënime dhe se tashmë ajo nuk di se ç`të bëjë më dhe as ku të mbështetet, ndonëse bën me dije se kërkon ndihmën e shtetit për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

(Kosova Sot)

Te Kisha në Kabash të Prizrenit për shërim të sëmundjeve

0

Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e mëvonshme historike: në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenaret ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë iliro-dardane dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.

Arkeologu Shafi Gashi thotë se në fshat gjenden themelet e bazilikave. Historiani Qazim Kabashi shprehet se edhe mikrotoponimet në këtë lokalitet janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit,Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj.

“Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i “Shën Pjetrit”, që në popull njihet si “Kisha e Keqe” e periudhës paleokristiane, shekujve IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra”.

Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërtoi në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në “Sveti Petar”. Në dokumentet serbe, ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumente si objekte serbe.

Besimtarët e shumtë joshen nga gurët, ajri dhe uji i pastër

“Unë kam dëgjuar shumë nga familja ime dhe fqinjët se janë shëruar sëmundjet si vesvesja, veremi e besa edhe sëmundjet e lëkurës. Ajo e gëzuemja (Kisha Ilire) është e fortë dhe nezër s’ka nevojë të bëhet. Mjafton ndonjë pulë apo të ziesh hallvë dhe pastaj çdo gjë rregullohet”, tregon për “Kosova Sot” plaka Xhemile Berisha/kosova sot/

Vite të humbura

0

Qeveria “Mustafa”, për një vit e gjysmë të funksionimit të saj, ka dështuar t’i realizojë premtimet parazgjedhore. Përfaqësues të opozitës thonë se partnerët e koalicionit qeverisës nuk e kanë realizuar asnjë premtim të dhënë në fushatë, ndërsa e kanë bërë Marrëveshjen e Asociacionit, atë të Demarkacionit dhe Specialen, të cilat nuk i kishin premtuar

Formimi i Qeverisë në dhjetor të vitit 2014 vlerësohej se do të ndikonte që të evitoheshin pasojat e krizës politike gjashtëmujore paszgjedhore. Megjithatë, vitet 2015 dhe 2016 vlerësohen si vite të humbura për Kosovën, pasi në vend të zhvillimit ekonomik dhe afirmimit ndërkombëtar, vendi është ballafaquar me kriza të shumta politike e institucionale.

Opozita dhe analistët politikë vlerësojnë se koalicioni qeverisës ka dështuar të realizojë premtimet parazgjedhore. Ndër dështimet më të mëdha llogaritet të jenë mungesa e zhvillimit ekonomik, moskrijimi i vendeve të reja të punës, mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare, mungesa e njohjeve të reja, si dhe mosformimi i ushtrisë. Ata gjithashtu vlerësojnë negativisht punën e Kuvendit gjatë këtyre dy viteve, duke e cilësuar këtë legjislaturë si më të dobëtën që nga paslufta./zeri/

Prizren – Shkaku i dasmës në terrasë, mbyllet “DokuKino”

0

Adhuruesit e filmave në Prizren, të shtunën mbrëma nuk kanë pasur shans që të shikojnë ndonjë film në kinemanë e vetme “DokuKino”.

Arsyeja nuk është ndonjë problem teknik në kinema, por dasma që dikush e ka vendosur ta organizoj mbi hapësirën e Kompleksit Europa, në të cilën gjendet kinemaja.

Eroll Bilibani nga “DokuKino” ka postuar një fortografi në të cilën shihen dasmorë duke kërcyer në terrasen që është mbi kinema.

“Live nga Kompleksi Europa. Qender kulturore e kthyme ne sallon dasmash. Sot per shkak te zhurmes u anulu edhe programi i kinemase. Prizreni po lulezon!”, ka shkruar Bilibani.

Për Insajderin, Bilibani ka thënë se janë detyruar t’i kthejnë njerëzit në hyrje të kinemasë sepse nuk ka pasur shans të dëgjohet filmi nga muzika e dasmës.

“Këto ndodhin veç në vende ku s’ka ligj dhe rend”, ka thënë Bilibani.