23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6527

Haxhi Avdyli: AAK-ja bashkëfajtore e keqqeverisjes në Prizren

0

Kryetar i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së Lulëzim Kabashi, për qeverisjen e Prizrenit.

Ai thotë se deklarata e Kabashit se koalicioni që ekziston në nivel lokal mes, PDK-së dhe AAK-së është në nivel teknik është një zbulim terminologjik.

“Koalicioni në qeverisje është vetëm politik. Koalicioni teknik qenka një zbulim terminologjik i ri që fare s’ka kuptim”, vlerëson Avdyli,shkruan PrizrenPress.

“Ose është në koalicion ose është në opozitë”.

Lulëzim Kabashi, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Prizrenit, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Prizrenit, duke thënë se Ramadan Muja po akuzohet për vepra që nuk janë të vërteta.

“Nuk ka të drejtë askush ta akuzojë për këto vepra që po flitet. Kjo është një propagandë armiqësore”, ka thënë Kabashi.

Ai ka folur edhe për koalicionin në nivel lokal mes PDK-së dhe AAK-së.

“Koalicioni që ekziston në nivel lokal mes, PDK-së dhe AAK-së është në nivel teknik dhe nuk bëhen politika të nivelit qendror”, ka thënë ai.

Avdyli thotë se AAK-ja, gjatë këtyre viteve ka qenë pjesë e qeverisjes me PDK-në në Prizren.

“AAK-ja ka qenë pjesë e kësaj qeverisje dhe do ta marrë barrën e kësaj keqqeverisje në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet Avdyli.

“ Është votuesi që do të vlerëson secilin, sipas peshës së përgjegjësisë”.

“Si duket AAK, po e din që kjo qeverisje ishte e keqe, prandaj edhe me këto deklarata po mundohen të minimizojnë koalicionin në formë teknike dhe t’i ikë përgjegjësisë”./PrizrenPress.com/

Vetëvendosje! tubim publik në Gjonaj të Hasit

0

Lëvizja Vetëvendosje! nesër ( e enjte ) do të mbajë tubim publik me banorët e fshatit Gjonaj të Hasit.

Tubimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Reshat Çoçaj”, në ora 20:00.

Pjesëmarrës do të jenë deputetët, Rexhep Selimi dhe Mytaher Haskuka/PrizrenPress.com/

Dy vëllezërit Orllati u dënuan me 27 vjet burgim për vrasjen e vëllezërve Elshani

0

Dy vëllezërit, Nazim dhe Shpëtim Orllati, nga Brestovci i Rahovecit, u dënuan sot me 27 vjet burgim për vrasjen e dy vëllezërve, Petrit e Pajtim Elshani, nga po i njëjti fshat.

Gjykata Themelore në Gjakovë e gjeti fajtor të pandehurin Nazim Orllati për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 20 vitesh, ndërsa të pandehurin Shpëtim Orllati e shpalli fajtor për veprën penale “ndihmë në vrasje” dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie.

“Gjykata të akuzuarit i ka gjykuar veç e veç dhe dhe i ka gjetur fajtorë. Të akuzuarin Nazim Orllati Gjykata, gjykata e dënon me burgim në kohzgjatje prej 20 viteve, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 8.10.2010, ndërsa të akuzuarin Shpëtim Orllati e dënon me burgim në kohzgjatje prej 7 viteve, në të cilin denim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 8.10.2010 e deri më 11.11.2015”, tha kryetari i trupit gjykues, Nikollë Komani.

Sipas prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më 8 tetor 2010 në marketin “Lumi” të vëllezërve tashmë të dënuar.

Vrasjes së dyfishtë i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme.

Ky rast është kthyer dy herë në rigjykim.

Vëllezërit Orllati ishin dënuar me 42 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Prizren, për tu kthyer më pas në rigjykim.

Nga një trup gjykues i përbërë nga EULEX-i dhe vendorët, vëllezërit Orllati shpallen fajtorë për vrasje të rëndë dhe bashkëkryerje në vrasje dhe dënohen me 28 vjet burgim.

Allegri flet për të ardhmen e Moratas

0

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegria ka kërkuar nga sulmuesi Alvaro MOrata që të qëndrojë edhe me tutje në Torino.

Ai tha se kjo është për të mirën e lojtarit, i cili vetëm në Juventus do të mund të arrinte potencialin e tij.

“Morata ka nevojë që të qëndrojë edhe më shumë. Për të mirën e tij, për rritjen e tij si lojtarë, për të arritur potencialin e tij”, tha Allegri për Tuttosport.

Ai tha kujtojnë Moratan para dy viteve ishte vetëm një fëmijë në Real dhe tashmë është një lojtar i pjekur.

“Juventusi është vendi ideal për zhvillimin e tij. Unë i kam treguar dhe ai më ka thënë se e kupton”.

Real Madridi ka opsionin e kthimit të tij në Santiago Bernabeu për 30 milionë euro, ndërsa skuadrat e interesuara për të janë Arsenal, Manchester United dhe PSG.

San Siro, makth i Realit

0

“San Siro” njihet si një stadium i vështirë për Realin e Madridit, pasi skuadra nga kryeqyteti spanjoll nuk ka regjistruar asnjë fitore në të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë fushë.

Ne te shumtën e rasteve ka qenë Milan dhe disa here Inter, ekipet që e kane nxjerrë Realin pa tre pikësh nga kjo fushë. Të shtunën, Galaktiket rikthehen ne stadium, por këtë herë jo për t’u ndeshur ne fazën e grupeve, por për të diskutuar ngritjen e trofeut.

San Siro nuk drithëron, por emocionon, pasi Simeone do të rikthehet në shtëpinë e tij të dikurshme në të cilën zhvilloi dy sezone dhe fitoi Kupën UEFA së bashku me fenomenin Ronaldo.

Çfarë dite për Bruce Willis

0

Ylli i filmit “Die Hard”, Bruce Willis, tashmë në moshën 61 vjeçare, duket se ka kaluar një ditë të “lodhshme” nën shoqërinë e femrave në Miami.

Aktori ka marrë pjesë të martën në realizimin e një reklame të një kompanie Italiane në Majami.

Ai është shoqëruar i fotografuar nga femra seksi. Edhe nëse do të ketë qenë me të vërtetë një ditë e lodhshme për Bruce, me siguri nuk e ndjerë pranë këtyre bukurosheve.

Bruce Willis1

Dhimbja e ndarjes

0

Ushtria e admiruesve nuk ishte e vetmja që e vuajti ndarjen e The Beatles.

Në një rrëfim të çiltër për shpërbërjen e grupit legjendar, Paul McCartney tregon se si kishte kaluar pas atij momenti në depresion, e madje kishte menduar edhe të hiqte dorë krejtësisht nga muzika.

Në programin “Mastertapes” të Radio BBC, artisti kujtoi sesa i humbur ishte ndierë pas asaj shkëputjeje të hidhur në 1970.

“Ishte e vështirë të dije se çfarë do të bëje pas The Beatles. Si mund të vazhdohej më tej. Isha i dëshpëruar. Po largohesha nga shokët e një jete”, tha Sir Paul McCartney.

Ai moment i vështirë, siç pohon më tej, e shtyu drejt alkoolit.

Zyrtarisht, The Beatles u ndanë në 1970, pasi publikut iu ofrua edhe kënga e tyre e famshme “Let it be”, por fara e përçarjes ishte hedhur që një vit më parë, kur përkundër dëshirës së Sir Paulit, grupi caktoi Allen Kleinin si menaxher të tij.

Edhe pse Klein ndihmoi në ristrukturimin e biznesit të “Apple Corps”, që i kishte sjellë bandës sa fitime, aq edhe humbje, ai mori një pjesë të bëshme të fitimeve të tyre dhe i kaloi kompanisë së vet të drejtat e regjistrimit të The Beatles në Amerikë.

Për t’u shkëputur nga influenca e menaxherit përfitues, McCartneyt iu desh të hidhte në gjyq shokët e grupit, çfarë dëmtoi përfundimisht lidhjen e tij të ngushtë me John Lennonin.

Tensione në fushatën e Trumpit

0

Një fushatë e shoqëruar nga gurët, flakët e gazi lotjellës ishte ajo Donald Trump në Albuquerque, New Mexico.

Protestuesit u përplasën me policinë jashtë sallës ku miliarderi amerikan po mbante fjalim. Ata mbanin në duar pankarta kundër Trump dhe kundër politikave, sipas tyre fashiste, e që ngallin urretje.

Dhuna vijoi edhe brenda ambienteve, ku Donald Trump po mbante fjalimin e tij. Disa protestues arrtën të hyjnë e të ndërpresin fjalën e 70 – vjeçarit, i cili nuk humbi kohë t’i kundër përgjigjej.

I nominuari i mundshëm i republikanëve për president, ka zhvilluar një fushatë kundër pakicave etnike në SHBA. Një nga premtimet më të debatueshme të Trump ishte ngritja e një muri në kufi me Meksikën.

New Mexico është shteti me shumicën më të madhe hispanike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shtet që pritet të votojë kundër Trump në garën finale për Shtëpinë e Bardhë. /tv klan/

Erdogan kërcënon Merkel: Na hiqni vizat, ose…

0

Me rastin e Samitit Botëror Humanitar të mbajtur në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan shfrytëzoi rastin të mbajë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u diskutua pakti i shumëpërfolur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Presidenti turk kërcënoi se nëse nuk hiqen vizat për shtetasit turq, marrëveshja marsit për sistemimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Turqi, do të prishet.

“Ministri ynë i Punëve të Jashtme po zhvillon bisedime me ministrat e BE-së. Nëse nga këto bisedime nuk arrihet një marrëveshje, atëherë më vjen keq por ne nuk do të miratojmë në parlament paktin për emigrantët”, deklaroi Erdogan.

Kjo është hera e tretë që Turqia kërcënon se nuk do t’i përmbahet marrëveshjes me Brukselin për emigrantët, nëse nuk përfiton liberalizimin e vizave.

Bashkimi Europian i ofroi Ankarasë një ujdi ku përfshihej një fond prej 3 miliardë eurosh si edhe heqja e vizave për shtetasit turq, në këmbim të strehimit të refugjatëve.

Por nga ana tjetër krerët më të lartë në Bruksel, kanë nënvizuar vazhdimisht se Turqia duhet të përmbushë kriteret, një prej të cilëve është heqja e ligjit anti-terror, që kundërshtohet me forcë nga Erdogan. /tv klan/

Sinan Hoxha bëhet baba

0

Një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, Sinan Hoxha është bërë sot baba.

Bashkëshortja e tij, Andrra Destanin, ka sjellë në jetë një djalë, i cili është pagëzuar emrin Ansi.

Një emër domethënës dhe i menduar shumë mirë, që simbolizon bashkimin inicialeve të Andrrës dhe Sinanit.

Bebushi ka lindur në orët e para të mëngjesit dhe peshon plot 4kg e 800gram.

Një foto shumë emociononuese të familjes së re e ka postuar bashkështortja e Sinanit, në Instagram dhe ku shumë prej fansave i kanë uruar Ansit të vogël, jetë të gjatë.