13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Dhimbja e ndarjes

Ushtria e admiruesve nuk ishte e vetmja që e vuajti ndarjen e The Beatles.

Në një rrëfim të çiltër për shpërbërjen e grupit legjendar, Paul McCartney tregon se si kishte kaluar pas atij momenti në depresion, e madje kishte menduar edhe të hiqte dorë krejtësisht nga muzika.

Në programin “Mastertapes” të Radio BBC, artisti kujtoi sesa i humbur ishte ndierë pas asaj shkëputjeje të hidhur në 1970.

“Ishte e vështirë të dije se çfarë do të bëje pas The Beatles. Si mund të vazhdohej më tej. Isha i dëshpëruar. Po largohesha nga shokët e një jete”, tha Sir Paul McCartney.

Ai moment i vështirë, siç pohon më tej, e shtyu drejt alkoolit.

Zyrtarisht, The Beatles u ndanë në 1970, pasi publikut iu ofrua edhe kënga e tyre e famshme “Let it be”, por fara e përçarjes ishte hedhur që një vit më parë, kur përkundër dëshirës së Sir Paulit, grupi caktoi Allen Kleinin si menaxher të tij.

Edhe pse Klein ndihmoi në ristrukturimin e biznesit të “Apple Corps”, që i kishte sjellë bandës sa fitime, aq edhe humbje, ai mori një pjesë të bëshme të fitimeve të tyre dhe i kaloi kompanisë së vet të drejtat e regjistrimit të The Beatles në Amerikë.

Për t’u shkëputur nga influenca e menaxherit përfitues, McCartneyt iu desh të hidhte në gjyq shokët e grupit, çfarë dëmtoi përfundimisht lidhjen e tij të ngushtë me John Lennonin.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës,...

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle...

Lajmet e Fundit