13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Erdogan kërcënon Merkel: Na hiqni vizat, ose…

Me rastin e Samitit Botëror Humanitar të mbajtur në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan shfrytëzoi rastin të mbajë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u diskutua pakti i shumëpërfolur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Presidenti turk kërcënoi se nëse nuk hiqen vizat për shtetasit turq, marrëveshja marsit për sistemimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Turqi, do të prishet.

“Ministri ynë i Punëve të Jashtme po zhvillon bisedime me ministrat e BE-së. Nëse nga këto bisedime nuk arrihet një marrëveshje, atëherë më vjen keq por ne nuk do të miratojmë në parlament paktin për emigrantët”, deklaroi Erdogan.

Kjo është hera e tretë që Turqia kërcënon se nuk do t’i përmbahet marrëveshjes me Brukselin për emigrantët, nëse nuk përfiton liberalizimin e vizave.

Bashkimi Europian i ofroi Ankarasë një ujdi ku përfshihej një fond prej 3 miliardë eurosh si edhe heqja e vizave për shtetasit turq, në këmbim të strehimit të refugjatëve.

Por nga ana tjetër krerët më të lartë në Bruksel, kanë nënvizuar vazhdimisht se Turqia duhet të përmbushë kriteret, një prej të cilëve është heqja e ligjit anti-terror, që kundërshtohet me forcë nga Erdogan. /tv klan/

Më Shumë

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Prizren

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën e Tokës përmes një aksioni simbolik pastrimi të mbeturinave, të realizuar në bashkëpunim me nxënës dhe KRM "Eko...

“S’duhen justifikime”, deputeti Gashi kërkon ndërhyrje urgjente për rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, për një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”, mes Prizrenit dhe...

Lajmet e Fundit