20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6529

Lamtumirë Real

0

Borja Mayoral do të largohet nga Real Madrid. Sulmuesi mund të transferohet në Juventus.

Alvaro Morata pritet të kthehet në Real Madrid nga Juventus, por vetëm për t’u shitur tek një skuadër tjetër.

Kurse, një tjetër futbollist i “Los Blancos” mund të përfundojë tek kampioni i Italisë.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Borja Mayoral mund të jetë “Morata i ri” që do të nënshkruajë me Juventusin.

Sulmuesi ka kontratë në Santiago Bernabeu deri më 2021 por nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në ekipin e Zinedine Zidane.

Mbrëmjet e maturantëve, Suhareka bëhet ‘lokaliste’

0

Për shkaqe sigurie, të transportit dhe pas kërkesës së prindërve, Komuna e Suharekës ka marrë vendim që maturantët e këtushëm mbrëmjen e maturës nuk mund ta organizojnë jashtë qytetit.

Ky vendim është marrë në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, që kryesohet nga kryetarit i Komunës dhe përbëhet edhe nga Policia, FSK-ja, shoqëria civile, mediat e organizata të ndryshme.

Për këtë vendim ka treguar zëdhënësi i Komunës së Suharekës, Reshat Reshitaj.

“Sivjet kemi vendosur që kjo të mbahet në qytet në restorantin ‘Rozafa’, me kërkesën e prindërve edhe më kërkesën e këshillit të arsimtarëve, për shkak se ata po e ndien veten më të sigurt këtu dhe prindërit po kanë dëshirë që të shohin defileun e maturantëve teksa hynë e teksa dalin”, tha ai.

Viteve të kaluara, maturantët suharekas mbrëmjet e tyre i kanë mbajtur në restorante jashtë Suharekës, kryesisht në Prizren.

Komuna e Suharekës i ka tri shkolla të mesme: Gjimnazin “Jeta e Re”, shkollën e mesme teknike “Skender Luarasi” dhe shkollën profesionale “Avdyl Rama”.

Në takimin e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi është diskutuar edhe për angazhimin e Policisë për çështje të sigurisë gjatë sezonit të dasmave, parapërgatitjet dhe mobilizimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror si dhe për vetëdijesimin e qytetarëve për minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera që kanë mbetur nga koha e luftës. /Kallxo.com/

Sali Asllanaj jep dëshmi në gjyq

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka dëshmuar në gjykimin e drejtorit të Shërbimeve Pronësore-Juridike, Sylejman Hoxha, i cili akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme nënshkroi kontratë për dhënien e tokës së Komunës në shfrytëzim të përkohshëm me qira.

Asllanaj tha se pronën në fjalë drejtori Hoxha e ka gjetur duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, në periudhë prej 1 viti.

“Pastaj, drejtori ka bërë një veprim të mirë në interes të Komunës me lidhjen e kësaj kontrate, pa u cenuar të drejtat e askujt”, tha kryetari i Komunës së Suharekës, i cili ishte dëshmitar i thirrur nga Prokuroria.

Megjithatë, kur u pyet nga prokurorja Ervehe Gashi nëse i akuzuari ka pasur autorizim për ta nënshkruar kontratën në fjalë, dëshmitari Asllanaj tha se nuk ka pasur autorizim.

“A ka pasur autorizim me shkrim nga ju si kryetar i komunës së Suharekës, për të nënshkruar kontratën. Jo, nuk ka pasur, por ka pasur konsultime me mua”, tha Asllanaj

Sipas Asllanajt, zbrazëtirat ligjore kanë ndikuar që të nënshkruhet kjo kontratë.

“Ligji e rregullon vetëm dhënien në shfrytëzim të tokës prej 1 deri 15 vite dhe prej 1 deri në 99 vite, por jo edhe deri në një vit, pasi kjo periudhë nuk është e rregulluar me ligj”, tha kryetari Asllanaj.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja, drejtori i Shërbimeve Pronësore-Juridike, tha se ndihet i pafajshëm.

Në këtë shqyrtim u dëgjuan edhe dëshmitarët Muharrem Kuqi, ish-zyrtar i Sportit në Komunën e Suharekës, i cili tha se uzurpimi i pjesës së stadiumit ka filluar me nisjen e ndërtimit të objektit nga ndërtuesi.

“Me fillimin e ndërtimit të objektit ka filluar edhe uzurpimi i një pjese të stadiumit për nevojat e kompanisë, por tani kjo pjesë është liruar”, tha ai.

Po ashtu, në këtë seancë u dëgjua edhe Saranda Kuqi, zyrtare për uzurpime pranë Drejtorisë për Shërbime Pronësore-Juridike, e cila tha se vetëm e ka arkivuar kontratën dhe nuk ka pasur tjetër përgjegjësi në këtë rast.

Sipas aktakuzës, Sylejman Hoxha akuzohet se më 12 mars të vitit 2014, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrat zyrtare i tejkalon kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie pasurore për personin tjetër dhe më këtë rast shkel me dashje ligjin duke lidhur kontratë mbi dhënien e tokës së Komunës në shfrytëzim të përkohshëm me qira me ndërmarrjen “UNICOM” për vendosjen e përkohshme të mjeteve të punës, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar.

Seanca do të vazhdojë edhe nesër, ku do të dëgjohen edhe tre dëshmitarë. /Kallxo.com/

27.600 agjentë në mbrojtje të samitit të G7-ës

0

Do të jenë të paktën 23.000 trupa policore në gatishmëri për zhvillimin e samitit të G7-ës në Ise-Shima, në Japoninë Qendrore, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e policisë japoneze.

Rreth 4.600 policë të tjerë do të vendosen në Hiroshima, qyteti ku presidenti amerikan, Barack Obama do të shkojë pas përfundimit të samitit.

Një shërbim i zgjeruar sigurie është vendosur në aeroportin e Chubus dhe në ishullin e Kashikojimas, ku do të zhvillohen takimet mes delegacioneve.Forcat speciale, në bashkëpunim me rojat bregdetare do të jenë në gatishmëri për të mënjanuar përpjekjet për sulme terroriste nga deti.

Pas atentateve në Francë dhe Belgjikë, autoritetet lokale kanë rritur sigurinë edhe në stadiumet, teatrot dhe ambientet e tjera publike të vendit.

Samiti i G7-ës do të zhvillohet në datat 26-27 maj.

Vëllezërit që u bënë motra (Foto)

0

Jamie dhe Cloe O’Herlihy, nga Dublini, tani duken si dy motra. Por historia e tyre është e gjatë. Kishin kaluar vite duke u ballafaquar me seksualitetin e tyre, por asnjëherë nuk kishin folur me asnjë, për shqetësimin e tyre.

Vetëm vitin e kaluar ata e shprehën hapur dëshirën për të bërë operacion për tu shndërruar në vajza.

“Fillova të bëjë disa shfaqje natën e veshur si femër dhe kuptova se sa rehat ndihesha. Një mëngjes nuk doja më që t’i ndërroja rrobat e të vishesha si mashkull”, ka thënë Jamie për “Mirror”

Ndërsa për Cloe, ndryshimi ishte më i butë, pasi ai (ajo) prej kohësh vishte rrobat e femrave.

“Unë gjithmonë kam vënë grim dhe kam pasur flokë të gjatë. Asnjëherë nuk jam konsideruar si djalë, por gjithmonë si vajza”, ka thënë Cloe.

Jamie e Cloe OHerlihy1

Vajza e dhunuar në Shkodër i shkruan Ramës: Na rrihnin me hekur

0

Njëra prej vajzave të dhunuara në jetimoren e Shkodrës i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama. K. B., vajza 12 vjeçare që jeton së bashku me 2 motrat e saj prej shumë vitesh nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit rrëfen dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj dhe motrave brenda këtij institucioni.

Ajo sqaron se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopin që ishte në raft.

“Shkopi ishte prej hekuri dhe na rrihnin pa mëshirë. Çunat më të mëdhenj na detyronin të thoshim fjalë të pista dhe të bënim veprime që donin ata, pasi nëse nuk pranonim ata na rrihnin”, shkruan vajza.

Ajo ka deklaruar në letër se në dijeni të këtyre ngjarjeve ka qenë edhe ish-drejtoresha Albana Llazani, apo siç ajo e quan zysh Albana, por që asnjëherë nuk ka reaguar.

“Kur mami na merrte në shtëpi, ne i tregonim mamit dhe mami shkonte te zysh Albana. Por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Dhe sa ikte mami na kërcënonte të mos tregonim për çfarë ndodh në shtëpi”, vijon rrëfimin 12 vjeçarja.

Ndër të tjera në letrën e saj drejtuar kryeministrit Edi Rama vajza 12 vjeçare kërkon të ndihmohet familja e saj dhe ajo së bashku me tre motrat të largohen nga ky institucion pasi nuk mund të durojnë më këto vuajtje.

Bondi i radhës, grua?

0

Fansat e James Bomd u zhgënjyen kur Daniel Craig bëri me dije se kishte vendosur të refuzonte ofertën prej 68 mln paundësh nga studioja MGM, sepse nuk dëshironte ta interpretonte sërish këtë rol.

Kjo, sigurisht që hapi diskutimet se kush do të ishte Bond i radhës, ku përfliten emra të njohur si Tom Hiddleston, Clive Owen, John Boyega, Aidan Turner, Idris Elba, apo Damian Lewis.

Gjithsesi, një nga kandidatët e preferuar për këtë rol ka diçka ndryshe nga të tjerët…është grua. Gillian Anderson i entuziazmoi fansat në rrjetet sociale teksa postoi një poster si Bondi potencial, çka i bëri shumë prej tyre të besonin se ajo dëshiron të jetë një 007.

Gillian Anderson si bondi1

Messi: Dua të kthehem në Argjentinë

0

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi e ka pranuar se do të donte të kthehej në Argjentinë, kur karriera me Barcelonën të marrë fund.

28 vjeçari u largua nga shtëpia e tij në moshën 13 vjeçare, për të kaluar tek skuadra kampione e Spanjës.

Në një intervistë për Sports Illustrated, Messi ka thënë se do të donte të luante si i rritur tek skuadra e tij e fëmijërisë.

“Një ditë dua të kthehem të luaj nër Argjentinë sepse jam larguar nga aty në moshë shumë të re”.

“Nuk kam mundur ta shijoj qytetin tim sa duhet”.

Zona historike e Prizrenit po degradohet (Video)

0

Qyteti i vjetër i Prizrenit dita-ditës po e humb pamjen bizantine. Ky qytet i vjetër po shkatërrohet e në këtë po ndikon më së shumti faktori njeri.

Ishte vetë shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili ditë më parë qortoi ashpër komunën e Prizrenit duke thënë se nuk po parandalohet shkatërrimi i objekteve të karakterit historik.

http://dai.ly/x4cffey

Kërkohen masa shtesë për ruajtën e Qendrës Historike të Prizrenit

0

Sot, në ambientet e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbajtur një takim pune ndërmjet ministrit Kujtim Shala, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, kryetarit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi dhe kryesuesit të Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, Qemajl Hasani.

Ky takim është thirrur me qëllim të identifikimit të sfidave dhe prioriteteve rreth trashëgimisë kulturore të Kosovës, veçmas lidhur me Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe koordinimin e veprimeve për të ruajtur dhe menaxhuar këtë qendër.

Ministri Shala u shpreh se ky takim pune për trashëgiminë kulturore, më saktë rreth dëmtimeve që po bëhen, qoftë për shkak të pakujdesisë, qoftë për shkak të zbrazëtirave ligjore, është në funksion të mobilizimit të gjitha faktorëve të rëndësishëm për të krijuar masa dhe mekanizma shtesë rreth ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, veçmas në Qendrën Historike të Prizrenit.

Më tej ministri Shala u shpreh se trashëgimia kulturore është interes i vendit dhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, masa dhe mekanizma shtesë jo vetëm për Qendrën Historike të Prizrenit, por edhe për objektet tjera më rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kosovës nga dëmtimet dhe shkatërrimet.

Ndërsa ministri Ferid Agani shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me MKRS-në dhe organizmat tjera në funksion të krijimit të këtyre masave shtesë. Ai më tej shpjegoi punën që po bën kjo ministri nëpërmjet Task Forcës së saj për të identifikuar problemet me të cilat ballafaqohet kjo qendër.

Po ashtu, në këtë takim palët shtruan nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore, atyre lokaleve dhe organeve të rendit e drejtësisë, si dhe shoqërisë civileve, në funksion të mbrojtës së trashëgimisë kulturore të Kosovës nga dëmtimet dhe shkatërrimet. /PrizrenPress.com/