13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6530

Digjitalizohet kompleti veprave të Naim Frashërit

0

Me rastin e 170-vjetorit të lindjes së një nga figurave më të rëndësishme të rilindjes kombëtare shqiptare, Naim Frashërit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të publikojë më datë 25 maj editimin digjital të veprave të tij, të cilat mund të shfletohen dhe shkarkohen në faqen zyrtare të BKSH-së (www.bksh.al).

Pas përvojës së suksesshme me tragjedinë shekspiriane, “Othello – Arapi i Venedikut”, Arkivi Digjital i BKSH-së pasurohet me veprën e plotë të rilindësit Naim Frashëri, e cila mund të lexohet dhe shkarkohet nga të gjithë pajisjet kompjuterike, smartphone dhe tablet, duke pasur kështu mundësinë për ta pasur me vete krijimtarinë naimiane.

Gjashtëmbëdhjetë tituj të rinj çelin shërbimin më të ri online që BKSH ofron për të gjithë përdoruesit e saj. Ata janë “Dëshira e vërtetë e shqipëtarëvet” (1904), “Bagëti e Bujqësija” (1886), “Lulet e verësë” (1890), “Istori e Shqipërisë” (1899). “Fletore e Bektashinjvet” (1908), “Dituritë për mësonjëtoret të para” (1888), “Qerbelaja” (1898), “Shqipëria” (1902), “Istori e përgjitheshme për mësonjëtoret të para” (1886), “Vjersa për mësoiëtoret e para” (1886), “Istori’ e Skënderbeut” (1898) “Mësime” (1894) si dhe “Gjithësija: (1895). Krahas tyre do të publikohen edhe përkthimi nga Naim Frashëri i këngës së parë të “Iliadhë” (1896).

Arkivi Digjital i Bibliotekës Kombëtare së fundmi është pasuruar me shërbimin më të ri, “LIBRA”, në të cilin do të publikohen në format elektronik libra të vyer të fondit arkivor të BKSH, duke i ardhur në ndihmë të gjithë studiuesve dhe përdoruesve të saj.

Si një pjesë e rëndësishme e fondit e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Digjitale Albanologjike të BKSH-së, krahas tyre janë përfshirë edhe tituj të rëndësishëm për historikun e periodikut shqiptar, si “Albania” (1896-1913), “Dituria” (1909-1929), “Hylli i Dritës” (1921-1944), “LEKA” (1929-1944), “Kalendari Kombiar” dhe “Përlindj’e Shqipëniës”.

Në këtë fond janë përfshirë edhe vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare, dorëshkrime, harta dhe periodikë, të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.

Prej 10 vitesh Biblioteka Kombëtare, përmes faqes së saj zyrtare (www.bksh.al), ofron një sërë shërbimesh të rëndësishme online si katalogët online, bibliotekën digjitale, e-Bibliografi, etj., duke pasur vit pas viti rritje shumë të shpejtë të frekuentuesve dhe vizitorëve të saj.

Zbulohen shkaqet e rënies së avionit egjiptian

0

Mbetjet njerëzore të gjetura në detin Mesdhe pas rrëzimit të avionit egjiptian flasin qartë për shkaqet e tragjedisë së të enjtes së shkuar.

Një zyrtar pranë hetimeve, i cili ka dashur të mbetet anonim, është shprehur se pas ekzaminimit të mbetjeve njerëzore në morgun e Kajros, ekspertët mendojnë se shkaku i rrëzimit të avionit ka qenë një shpërthim.

Ky burim i ka thënë agjencisë së lajmeve “Associated Press”se 80 pjesë trupi të rikuperuara deri tani tregojnë se ka pasur një shpërthim në bord.

“Nuk ka asnjë pjesë të tërë trupi, si një krah apo një kokë. Shpjegimi logjik të çon te një shpërthim në bord”, ka shtuar ai.

Shkaqet e aksidentit ajror, në të cilin humbën jetën 66 persona ende nuk janë bërë zyrtarisht publike.

Avioni i rrëzuar ishte një “Airbus A230” i kompanisë “Egyptair”, që fluturonte nga Parisi në Kajro.

Zhvarrosen 116 trupa nga një varr masiv në Meksikë

0

Autoritetet meksikane kanë nisur zhvarrosjen dhe ekzaminimin e 116 trupave të groposur në një varr masiv në shtetin qendror të Morelos.

BBC shkruan se varri, i ndodhur në një zonë rurale, u zbulua nëntorin e kaluar në qytetin Tetelcingo.

Prokurori i shtetit, Javier Perez Duron deklaroi se varri masiv është i thellë të paktën 10 metra.

“Trupat mund të jenë hedhur ilegalisht nga autoritetet e morgut, por hetimet për identifikimin e përgjegjësve janë në zhvillim”, shprehen prokurorët që po merren me këtë çështje.

Sipas BBC-së, hetuesit në Tetelcingo kanë nisur punimet nën një tendë të madhe të ngritur pranë vendit të ngjarjes.

Gjithashtu, aty janë mbledhur edhe shumë familjarë të personave të zhdukur, si dhe përfaqësues të Komitetit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, për të ndjekur procesin.

Morelos është ndër shtetet më të prekura nga dhuna e lidhur me drogën në Meksikë. Rreth 20 mijë persona janë zhdukur në mbarë vendin për shkak të kësaj dhune, vlerëson OKB, ndërkohë që organizata të tjera deklarojnë se shifra është shumë më e lartë.

Xhesika Ndoj “çmend” Italinë

0

Duket se këngëtarja Xhesika Ndoj nuk i është drejtuar Italisë vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar.

Këngëtarja ka publikuar disa video në Instagram ku është duke interpretuar këngën e saj më të fundit “Shoqe Bitch”.

Duket se shqiptarët në Itali e kanë mirëpritur këtë perfomancë provokuese të Ndojit.

Këta janë ministrat e rinj të PDK-së në Qeverinë ‘Mustafa’

0

Partia Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës emrat e ministrave të rinj, që do të emërohen shumë shpejt. Gazeta Express ka siguruar emrat e tyre.

Siç merr vesh Express, në ministrinë e Integrimeve Evropianë do të jetë Gani Koci. Derisa ministër i jashtëm do të jetë Enver Hoxhaj.

Gazeta Express ka mësuar po ashtu se në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Hajredin Kuçi, që deri më tash ka qenë ministri i Drejtësisë.

E në vend të Kuçit, në Ministri të Drejtësisë do të emërohet Anila Statovci./Gazeta Express/

Nicki Minajt i shpërthen gjoksi

0

Nicki Minaj nuk është një tip që e ka problem të ekspozohet.

Por këtë herë këngëtarja ka vendosur të thyejë rrjetin me një foto të gjoksit të saj.

Duket se ia ka dalë.

Lëndohet Ronaldo (Foto)

0

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është parë duke çaluar në fund të seancës stërvitore të kësaj së marte, duke rritur spekulimet rreth fituesit të tij për ndeshjen finale të Champions League, shkruan BBC.

Ish-fituesi i Topit të Artë ka pasur problem me një lëndim në kofshë që e pati detyruar atë të mungojë tre ndeshje në prill.

Po ashtu ai u zëvendësua në ndeshjen e fundit kampionate në La Liga.

Real Madrid përballet këtë fundjavë me Atletico Madridin në Milan, për të përsëritur ndeshjen vitit 2014, ku kishte fituar Reali.

Portugezi ka shënuar 51 gola për Real Madridin këtë sezonë.

Ronaldo lendohet1

Ronaldo lendohet2

Cana godet keq Kosovën

0

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, është i mendimit që Shqipëria duhet të jetë parësore për të gjithë futbollistët shqiptarë.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar në qendrën stërvitore të kuqezinjve në Austri, kapiteni ka bërë të qartë se për të, vetëm Shqipëria përfaqëson të gjitha trevat shqiptare dhe kualifikimi në Europian ishte meritë e “bashkimit” të tyre.

“Të gjithë e dinë mendimin tim dhe kam vite që e them. Që nga krijimi i FSHF-së, Shqipëria ka pasur gjithmonë përfaqësuese dhe asnjëherë kombëtare. Kemi vetëm 4 vite që kemi një kombëtare mbarëshqiptare, me lojtarë nga Kumanova, Presheva, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Është hera e parë që e kemi këtë kombëtare të bashkuar dhe shihet që të bashkuar arrijmë gjëra të mëdha”, tha Cana.

“Kombëtarja e Kosovës? Kam qenë me mendimin që elita duhet të qëndrojë me Kombëtaren shqiptare. Kam qenë i mendimit që lojtarët më të mirë të rrinë me kombëtaren shqiptare. Ndoshta në të ardhmen mund të bashkohen Federatat, por kjo nuk i takon brezit tonë”, ishte sugjerimi i Canës.

Kapiteni ka folur edhe për fillimin e përgatitjeve të Europianit dhe përqendrimin maksimal që kanë lojtarët, të cilët duan të japin maksimumin që në ndeshjen e parë kundër Zvicrës.

“Ndeshja e parë është më e rëndësishmja dhe ajo e para është ajo ku ne jemi përqendruar, me një kundërshtar të vështirë. Ne jemi rritur dhe ajo përballje do të jetë ndeshja më e rëndësishme e kompeticionit tonë”, deklaroi kapiteni i përfaqësueses, i cili konfirmoi se kishte lënë plotësisht pas problemet me dëmtimin në mes dhe do të ishte në formën më të mirë gjatë Euro 2016.

Themeluesi i “REPLAY” ligjëroi në Universitetin e Prizrenit

0

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Fakultetin Ekonomik mbajti një ligjeratë themeluesi i ndërmarrjes ndërkombëtare “REPLAY”, Luigino Buziol.

Para studentëve të ekonomikut, ai tregoi se si e nisi biznesin e tij me veshje të këtij brendi dhe si arriti të ekzistojë në treg për 38 vite me radhë.

Buizol, këtyre studentëve u tregoi se pika kryesore me të cilën firma e tij i ka bërë ballë të gjithë është, cilësia dhe kreativiteti.

Në këtë universitet pritet që të vijnë biznesmen dhe themelues të tjerë të suksesshëm evropian me qëllim që studentët të përfitojnë nga përvoja e tyre.

Zafir Berisha: Demarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend

0

Në pjesën e parë të qershorit pritet dërgimi në Kuvend për ratifikim i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës pritet të kthehen në Kuvendin e Kosovës për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, e cila sipas tyre, i humb vendit mijëra hektarë tokë. E në partinë Nisma për Kosovën thonë se do ta rikthejnë në skenë gazin lotsjellës, vetëm e vetëm që ta pengojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se për kundër bojkotit çështjet që janë të rëndësishme dhe rrezikojnë sovranitetin e vendit Nismën do ta kthejnë në Kuvend.

“Do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje tepër të dëmshme. Ne do ta kundërshtojmë në forma demokratike Demarkacionin me Malin e Zi dhe në gjuhën e argumenteve”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Ai tha se do të punojnë që të koordinohen si opozitë në aktivitetet për kundërshtimin e Demarkacionit, si me AAK-në, ashtu edhe me Vetëvendosjen.

“Ne do ta bëjmë një kundërshtim të organizuar për mos me pas mundësi që marrëveshja të kalojë Kuvend. Nëse është e nevojshme edhe gaz do të gjuajmë vetëm e vetëm ta pengojmë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Berisha. /lajmi.net/