Mbrëmjet e maturantëve, Suhareka bëhet ‘lokaliste’

Për shkaqe sigurie, të transportit dhe pas kërkesës së prindërve, Komuna e Suharekës ka marrë vendim që maturantët e këtushëm mbrëmjen e maturës nuk mund ta organizojnë jashtë qytetit.

Ky vendim është marrë në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, që kryesohet nga kryetarit i Komunës dhe përbëhet edhe nga Policia, FSK-ja, shoqëria civile, mediat e organizata të ndryshme.

Për këtë vendim ka treguar zëdhënësi i Komunës së Suharekës, Reshat Reshitaj.

“Sivjet kemi vendosur që kjo të mbahet në qytet në restorantin ‘Rozafa’, me kërkesën e prindërve edhe më kërkesën e këshillit të arsimtarëve, për shkak se ata po e ndien veten më të sigurt këtu dhe prindërit po kanë dëshirë që të shohin defileun e maturantëve teksa hynë e teksa dalin”, tha ai.

Viteve të kaluara, maturantët suharekas mbrëmjet e tyre i kanë mbajtur në restorante jashtë Suharekës, kryesisht në Prizren.

Komuna e Suharekës i ka tri shkolla të mesme: Gjimnazin “Jeta e Re”, shkollën e mesme teknike “Skender Luarasi” dhe shkollën profesionale “Avdyl Rama”.

Në takimin e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi është diskutuar edhe për angazhimin e Policisë për çështje të sigurisë gjatë sezonit të dasmave, parapërgatitjet dhe mobilizimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror si dhe për vetëdijesimin e qytetarëve për minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera që kanë mbetur nga koha e luftës. /Kallxo.com/

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit