13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6531

Dorëhiqen 400 pjesëtarë të FSK-së

0

Për gjashtë vite rreth 400 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja.

Nga ky numër 29 prej tyre janë femra dhe 371 janë meshkuj, shkruan Gazeta Fjala.

Në pyetësorin e siguruar nga Gazeta Fjala, Njësia për të Drejtat e Njeriut, ka përdorë një pyetësorë të veçantë duke bërë një analizë për të hetuar shkaktarët e dorëheqjes së femrave nga FSK, nga viti 2009-2015.

Të dhënat janë të mbështetura në dosjet e femrave pjesëtare të FSK-së të cilat me rastin e dorëheqjes kanë plotësuar formularin me arsyetimin e dorëheqjes. Për këtë periudhë numri i femrave që kanë dhënë dorëheqje është 29 femra.

Arsyet e dorëheqjeve të këtyre pjesëtarëve po dalin të jenë për shkak të kushteve të punës, arsye personale, ndërrimi i statusit që nënkupton martesën./GazetaFjala/

Studentët e UPZ-së mbrojnë Bekim Gashin, kërkojnë shkarkimin e Rexhep Osmanit

0

Parlamenti Studentor e ka cilësuar skandaloz dhe kundër zhvillimit të UPZ-së, vendimin e Ministrit të Arsimit Arsim Bajrami, për shkarkimin e Bekim Gashit.

Bekim Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit, është shkarkuar të hënën nga posti me vendim të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

“Në vend se Ministria e Arsimit të merret me skandalin e shkaktuar nga ish-ministri Rexhep Osmani i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht studenten e vetë, Ministri i Arsimit me një raport tendencioz e skandaloz të Inspektoratit të inskenuar nga Rexhep Osmani dhe nga njerëz shkelës të ligjit dhe me aktakuza brenda UPZ , ka marr vendim për shkarkimin nga anëtari i KD-së të Dr. Sc. Bekim Gashi gjoja se paska bërë shkelje që punon në këtë universitet si mësimdhënës i angazhuar, edhe pse në shumicën e universitet publike anëtarët e KD punojnë si mësimdhënës me angazhim”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor të UPZ-së, raporton PrizrenPress.

“Parlamenti Studentor i UPZ-së është tejet i shqetësuar me këtë vendim të Ministrit dhe kërkon urgjentisht që të rishqyrtohet dhe të tërhiqet vendimi për shkarkimin e Gashit në të kundërtën studentët nuk do të rrinë te qetë”.

“Bekim Gashi me punën e tij ka bërë që Këshilli Drejtues i UPZ të jetë në kulmin e punës. Gjatë kohës sa ka qenë duke u drejtuar nga Gashi KD është treguar shumë i suksesshëm duke nxjerrë një sërë rregulloresh dhe duke ndikua në uljen të shpenzimeve të pa nevojshme. Parlamenti Studentor është i shqetësuar se Ministri i MASHT ka ra pre e ndikimeve dhe lojërave të parapolitikës që kanë për planë ta marrin në duar UPZ-në dhe në këtë mënyrë ta shkatërrojnë atë”. /PrizrenPress.com/

“Ibrahim Rugova” mbushet me misër (Foto)

0

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në fshatin Arllat, janë aksidentuar një autobus me një kamion.

Për pasojë është derdhur sasi e madhe misri nga kamioni i cili po e transportonte.

Nuk është raportuar për lëndime, përveç dëmtimeve të vogla të mjeteve transportuese si dhe misrit të derdhur në rrugë.

Autostrada me miser1

Arrestohet hajni serik i Rahovecit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Boraqka” në Rahovec, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer një seri vjedhjesh.

“Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprat penale të vjedhjes”, njofton PK-ja, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Çfarë po ndodh me vizat?

0

Shumë kosovarë vazhdojnë të qëndrojnë para dyerve të ambasadave të Bashkimit Evropian (BE) për t’u pajisur me viza Schengen, pavarësisht paralajmërimeve se heqja e vizave pritet të ndodhë shumë shpejt.

Madje, disa qytetarë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se së fundmi kanë marrë viza për periudha kohore prej 6 muajsh apo edhe një vit. “Para disa ditëve kam marrë vizë gjashtëmujore në njërën nga ambasadat e Bashkimit Evropian”, thotë një qytetar, i cili nuk dëshiron të flasë publikisht për “Zërin”.

Kjo po bën që shumë qytetarë të dyshojnë në liberalizimin e vizave në një afat të shkurtër. Megjithatë, kur Kosova mori rekomandimin e shumëpritur pozitiv për liberalizimin e vizave, më 4 maj 2016, ai u dha me dy kushte. Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe intensifikimin e shënimin e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E edhe njëra, edhe tjetra po dalin të jenë problem për Qeverinë. Në veçanti ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht insistimit të Qeverisë se kjo do të bëhet shumë shpejt.

Këtë po e bën të “pamundur” opozita, e cila me tërë kapacitetin e saj po kundërshton ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se është një kusht i padrejtë i BE-së karshi Kosovës. Në këtë situatë rrjedhimisht lind edhe pyetja se a po rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën?! Jashtë qarqeve politike, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë jo. Megjithatë, nuk mohojnë urgjencën me të cilën duhet të trajtohet përmbyllja e procesit të demarkacionit me Malin e Zi. /Zëri/

Inva Mula interpreton në Beograd

0

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të interpretojë për herë të parë në periudhën paskomuniste në Teatrin Kombëtar të Beogradit.Më datë 25 maj Mula do të luajë rolin Mimit, në kryeveprën operistike “La Boheme” të Puçinit.

Më 24 maj, sopranoja do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç bëjnë me dije media serbe “B 92”.Inva Mula është një e ftuar speciale në këtë shfaqje, e cila do të realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundi mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë dhe atij serb.

“Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula.

13 yjet që kërkohen nga Mourinho

0

Jose Mourinho pritet që gjatë kësaj jave ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, pasi këta të fundit e kanë shkarkuar nga detyra trajnerin Louis Van Gaal.

Kurse, Goal.com ka publikuar një listë të lojtarëve që ‘Special One’ synon t’i transferoj në Manchester United gjatë kësaj vere

Këta janë 13 lojtarët pëlqehen nga Mourinho

Pierre-Emerick Aubameyang | Borussia Dortmund

Gareth Bale | Real Madrid |

Cesc Fabregas | Chelsea |

Andre Gomes | Valencia |

Zlatan Ibrahimovic | Paris Saint-Germain |

Mauro Icardi | Inter |

James Rodriguez | Real Madrid |

Harry Kane | Tottenham |

Joao Mario | Sporting Lisbon |

Marquinhos | Paris Saint-Germain |

Paul Pogba | Juventus |

John Stones | Everton |

Raphael Varane | Real Madrid |

Morata largohet prej Juves

0

Alvaro Morata pritet të largohet prej Juventusit.

Real Madrid do ta shfrytëzojë opsionin për rikthimin e tij në Santiago Bernabeu.

Por, madrilenët duhet të paguajnë rreth 30 milionë euro sipas marrëveshjes së arritur para kalimit të spanjollit te Juventus.

Gjithashtu edhe Arsenal konsiderohet si favorit për transferimi sulmuesit, ndërsa nuk duhet përjashtuar edhe Paris Saint-Germain dhe Chelsean.

Xhaka gëzon Kombëtaren shqiptare

0

Taulant Xhaka, mesfushori i Baselit, është në rrugë të mirë që ta rikuperoi lëndimin e pësuar në ndeshjen ndaj Sionit

Xhaka është një ndër lojtarët kryesorë dhe më energjikë të Kombëtares dhe shihet si lojtari i pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit italian, Gianni De Biasi.

Pas një kampionati fantastik të zhvilluar në Zvicër është e pamundur që muskujt e Xhakës mos kenë nevojë për pushim.

Stafi mjekësor i Baselit ka thënë se është thjesht një tërheqje dhe lojtari ka nevojë për disa ditë pushimi, ndërsa De Biasi ka deklaruar me bindje se Taulant Xhaka do të rikuperohet në kohë dhe do të jetë i gatshëm për ‘Euro 2016’.

“Kam këputur muskulin në masën 3 milimetra por mund të them që më e rënda kaloi”, u shpreh Taulant Xhaka në prag të grumbullimit me Kombëtaren shqiptare.

Xhaka u dëmtua pas 21 minutave lojë në takimin e datës 30 prill ku Baseli fitoi 2-1 përballë Sionit.

Mesfushori i Baselit pritet të bashkohet me Kombëtaren rreth datës 26 maj, i cili do të jetë edhe lojtari i fundit që pritet të jetë nën urdhrat e De Biasit.

Kërkohet shkarkimi i Haxhi Avdylit

0

Kryetarit të LDK-së në Prizren Haxhi Avdylit, po i kërkohet sërish dorëheqja. Ai tash akuzohet për përbaltjen e liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Grupi iniciues i delegatëve të Kuvendit dhe nëndegëve të LDK-së në Prizren vlerësojnë se është koha e fundit për të ndryshuar LDK-në në Prizren

“Këto ditë ishim dëshmitar të një reagimi me tepër propagandistik të Kryetarit në detyrë të LDK-se, Dega ne Prizren, kundër lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se sa për të dhënë ndonjë zgjidhje për të ecur përpara. Tendenca e Kryetarit të degës së LDK-së, që sa ma shumë të përbaltë lidershipin e LDK-se, nuk është e re, ai që kur ka ardhur ne krye të LDK-së, së Prizrenit në mënyrë manipulative, nuk ka pushuar se punuari kundër vijës programore të LDK-së”, thuhet në reagimin e delegatëve të LDK-së, transmeton PrizrenPress.

“I gjithë opinioni publik është i njohur me degradimin e pushtetit komunal në Prizren, pasojat e te cilit po i vuajnë qytetaret, e Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, heshtë, asnjë reagim, asnjë denoncim publik për keq qeverisjen dhe aferat e shumta korruptive te pushtetarëve lokal dhe demit te madh qe ata po i bëjne qytetit dhe qytetareve të Prizrenit”.

“Përkundrazi, Kryetari në detyrë i LDK-se ne Prizren, ka zgjedhur rrugën e bashkëjetesës politike me pushtetin e inkriminuar të Ramadan Mujes, nëpërmes sekserëve të tij që përfitojnë të mira materiale nga ky pushtet korruptiv. Haxhi Avdyli me veprimet e tij po tregon se është në mision të prejardhjes politike e tij, është e vërtetuar tani më, se ai vjen nga struktura e nëndegëve të PDK-se, së Prizrenit”.

“Ndërkohë qe se bashku me sekserët e tij bashkëjetojnë ne harmoni me pushtetin korruptiv ne Prizren, nuk rresht se tentuari qe të përbaltë qeverinë qendrore te udhëhequr nga kryeministri Isa MUSTAFA e cila po i shënon sukseset e njëpasnjëshme si: ngritja e pensioneve, rregullimi i skenave sociale, rritjen ekonomike ne vend, mbështetjen e pa rezerve te luftimit te krimit te organizuar dhe korrupsionit, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, etj, suksese këto te shumëpritura nga qytetaret e vendit”.

“Është për keqardhje se si Kryetari ne detyre, Avdyli, në vend që të merret me problemet që i takojnë ne drejtimin e degës dhe politikave te saj ne nivel lokal, ai ka shkëputur kontaktin me nëndegë të LDK-se, duke e zëvendësuar atë me self-ije që i bënë pa ndërprerje me nje grup te “bashkëmendimtarëve” te tij neper rrjetet sociale…”.

“I braktisur nga veprimtaret shumëvjeçare, te devotshëm dhe te dëshmuar të degës se LDK-se ne Prizren, për shkak te politikes se tij destruktive brenda partisë, ai se fundi ka filluar te rekrutoj individë për ti përdorur ata kundër lidershipit të LDK-së në qendër, duke e rritur në mënyre antistatuare kryesine e degës ne Prizren”.

“Të bindur që vazhdimi i kësaj situate në Degën e LDK-së në Prizren po vazhdon të degradojë edhe më thellë, duke humbur kështu vullnetin dhe shpresën e aktivistëve, dhe duke zbehur shpresat e pritjet e qytetareve të Prizrenit per te pare LDK –ne si nje alternative serioze per zgjedhjet lokale, kërkojmë me ngulm nga Kryetari Isa Mustafa dhe nga Kryesia e LDK-se, që përfundimisht të ndërmerren masat e nevojshme bazuar ne statutin e partisë, statut te cilin Haxhiu po e shkel me te dyja këmbët çdo dite”.

“Është koha e fundit qe te reagohet fuqishëm dhe te ndalohet trendi i demit qe ky njeri i ka shkaktuar degës se Prizrenit, duke e shndërruar atë pothuajse ne një ‘filiale te rivaleve tone politik’ .

“Kërkojmë qe te iniciohen ndryshimet e nevojshme, te cilat do te mundësonin që LDK-ja në Prizren të bëhet parti e cila ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te mund te konkurroi për ta marre primatin e partisë kryesore në Prizren, fitore e cila rrjedhimisht do ta bënte LDK-ne parti fituese në tëre Kosovën”. /PrizrenPress.com/