16.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kërkohet shkarkimi i Haxhi Avdylit

Kryetarit të LDK-së në Prizren Haxhi Avdylit, po i kërkohet sërish dorëheqja. Ai tash akuzohet për përbaltjen e liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Grupi iniciues i delegatëve të Kuvendit dhe nëndegëve të LDK-së në Prizren vlerësojnë se është koha e fundit për të ndryshuar LDK-në në Prizren

“Këto ditë ishim dëshmitar të një reagimi me tepër propagandistik të Kryetarit në detyrë të LDK-se, Dega ne Prizren, kundër lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se sa për të dhënë ndonjë zgjidhje për të ecur përpara. Tendenca e Kryetarit të degës së LDK-së, që sa ma shumë të përbaltë lidershipin e LDK-se, nuk është e re, ai që kur ka ardhur ne krye të LDK-së, së Prizrenit në mënyrë manipulative, nuk ka pushuar se punuari kundër vijës programore të LDK-së”, thuhet në reagimin e delegatëve të LDK-së, transmeton PrizrenPress.

“I gjithë opinioni publik është i njohur me degradimin e pushtetit komunal në Prizren, pasojat e te cilit po i vuajnë qytetaret, e Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, heshtë, asnjë reagim, asnjë denoncim publik për keq qeverisjen dhe aferat e shumta korruptive te pushtetarëve lokal dhe demit te madh qe ata po i bëjne qytetit dhe qytetareve të Prizrenit”.

“Përkundrazi, Kryetari në detyrë i LDK-se ne Prizren, ka zgjedhur rrugën e bashkëjetesës politike me pushtetin e inkriminuar të Ramadan Mujes, nëpërmes sekserëve të tij që përfitojnë të mira materiale nga ky pushtet korruptiv. Haxhi Avdyli me veprimet e tij po tregon se është në mision të prejardhjes politike e tij, është e vërtetuar tani më, se ai vjen nga struktura e nëndegëve të PDK-se, së Prizrenit”.

“Ndërkohë qe se bashku me sekserët e tij bashkëjetojnë ne harmoni me pushtetin korruptiv ne Prizren, nuk rresht se tentuari qe të përbaltë qeverinë qendrore te udhëhequr nga kryeministri Isa MUSTAFA e cila po i shënon sukseset e njëpasnjëshme si: ngritja e pensioneve, rregullimi i skenave sociale, rritjen ekonomike ne vend, mbështetjen e pa rezerve te luftimit te krimit te organizuar dhe korrupsionit, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, etj, suksese këto te shumëpritura nga qytetaret e vendit”.

“Është për keqardhje se si Kryetari ne detyre, Avdyli, në vend që të merret me problemet që i takojnë ne drejtimin e degës dhe politikave te saj ne nivel lokal, ai ka shkëputur kontaktin me nëndegë të LDK-se, duke e zëvendësuar atë me self-ije që i bënë pa ndërprerje me nje grup te “bashkëmendimtarëve” te tij neper rrjetet sociale…”.

“I braktisur nga veprimtaret shumëvjeçare, te devotshëm dhe te dëshmuar të degës se LDK-se ne Prizren, për shkak te politikes se tij destruktive brenda partisë, ai se fundi ka filluar te rekrutoj individë për ti përdorur ata kundër lidershipit të LDK-së në qendër, duke e rritur në mënyre antistatuare kryesine e degës ne Prizren”.

“Të bindur që vazhdimi i kësaj situate në Degën e LDK-së në Prizren po vazhdon të degradojë edhe më thellë, duke humbur kështu vullnetin dhe shpresën e aktivistëve, dhe duke zbehur shpresat e pritjet e qytetareve të Prizrenit per te pare LDK –ne si nje alternative serioze per zgjedhjet lokale, kërkojmë me ngulm nga Kryetari Isa Mustafa dhe nga Kryesia e LDK-se, që përfundimisht të ndërmerren masat e nevojshme bazuar ne statutin e partisë, statut te cilin Haxhiu po e shkel me te dyja këmbët çdo dite”.

“Është koha e fundit qe te reagohet fuqishëm dhe te ndalohet trendi i demit qe ky njeri i ka shkaktuar degës se Prizrenit, duke e shndërruar atë pothuajse ne një ‘filiale te rivaleve tone politik’ .

“Kërkojmë qe te iniciohen ndryshimet e nevojshme, te cilat do te mundësonin që LDK-ja në Prizren të bëhet parti e cila ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te mund te konkurroi për ta marre primatin e partisë kryesore në Prizren, fitore e cila rrjedhimisht do ta bënte LDK-ne parti fituese në tëre Kosovën”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Ballkani mban kreun

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit