11.2 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6536

Zafir Berisha: Kushtetuesja edhe luftën e UÇK-së, do të shpallte të padrejt !

0

Deputeti i partisë opozitare Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka shkruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me pronat e falura pa të drejtë të Manastirit të Deçanit jo që bën padrejtësi, por sipas tij ky vendim legjitimon edhe masat e dhunshme dhe gjenocidin serb mbi qytetarët e Kosovës si dhe ligjet diskriminuese që janë përdorur ndaj Kosovës.

Në një postim në facebook, ai ka shkruar se sipas logjikës së këtij vendimi edhe lufta e UÇK mundë të shpallet e padrejtë sepse ka ra ndeshë me ligjet e regjimit okupues të viteve 90 të Serbisë.

Ja postimi i plotë i Berishës në facebook:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të njohtë vendimet e regjimit fashist të Milosheviqit të viteve 1993 dhe 1997 lidhur me pronat e falura pa të drejtë të Manastirit të Deçanit jo që bën padrejtësi por ky vendim legjitimon edhe masat e dhunshme dhe gjenocidin serbe mbi qytetarët e Kosovës si dhe ligjet diskriminuese qe ka përdor ky regjim ndaj Kosovës.

Sipas logjikës së këtij vendimi edhe lufta e UÇK mundë të shpallet e padrejtë sepse ka ra ndeshë me ligjet e regjimit okupues të viteve 90 të Serbisë millosheviqjane. Politikanët e shantazhuar edhe i kuptoi sepse Kosovën në ankande e kanë ven për ta shpëtuar kokën e vet, por s’po muj me i kuptu juristët që bëjnë këto gabime trashanike ku me vendimet e veta vënë në pikëpyetje funksionalitetin e vendit.

Shkarkohet shefi i Sigurisë së Farkës, fluturonte me një helikopter privat

0

Kur Prokuroria e Shkodrës ka ripyetur për të disatën herë të mbijetuarin Gerald Baramuça, pa marrë ende një përgjigje se çfarë ndodhi para aksidentit ajror të Grizhës, Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar hetimin administrativ për këtë ngjarje.

Burime pranë kësaj ministrie, jozyrtarisht pohuan se është shkarkuar nga detyra shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Farkë. Nënkolonel Altin Lame – thanë burimet, – duhej të ishte në detyrë ditën e 6 prillit, kur edhe ndodhi aksidenti ajror. Largimi i tij nga Forcat Ajrore është bërë me motivacionin “për shkelje të rëndë të disiplinës”.

Sipas listës së miratuar, ai ishte zyrtari i fundit në bazën e Farkës, që firmoste lejen e fluturimit dhe konfirmonte kontrollin e pilotëve që do të niseshin me mision trajnues. Por prania e tij ka qenë fiktive në detyrë, pasi nënkoloneli në fakt atë ditë rezulton të ketë qenë i angazhuar si pilot në një agjenci private fluturimi.

Nga ana e saj, Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar fletëthirrje shtetasit Altin Vrapi, me detyrë drejtor i Sigurisë Ajrore të Licencave, në Autoritetin e Aviacionit Civil. Prokuroria thotë se thirrja e tij është bërë pasi shikohen të dyshimta licencat e lëshuara ndaj kompanisë private për fluturimet, në një kohë që një piloti ushtarak nuk i lejohet të jetë i angazhuar.

Aktualisht Prokuroria e Shkodrës është në pritje të ekspertizës së kartës së memories së helikopterit “EC 145”, nga rrëzimi i të cilit humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu. Ndërkohë i mbijetuari Baramuça, në të gjitha seancat e pyetjeve këmbëngul se nuk mban mend asgjë nga dita e aksidentit.

Ja kush po i dezinformon qytetarët e Prizrenit (Video)

0

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren Hasan Hasani, ka akuzuar mediat se kanë dezinformuar opinionin për kohën e punimeve në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Remzi Ademaj” në këtë qytet. Ai thotë se data e përfundimit të punimeve në këtë rrugë është përcaktuar nga mediat. Sipas tij, askush nuk ka deklaruar se punimet në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza, do të përfundojnë brenda një muaj, përkatësisht me 25 prill të muajt të kaluar.

“Po më vjen keq për një dezinformatë që ka dalë në media. Ne e kemi pas një leje deri për 24 prill, kurse mediat e kanë marrë si datë përfundimtare”, ka thënë Hasani në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, raporton “PrizrenPress”.

Dinamika e punimeve në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës.

Një pjesë e të zgjedhurve lokalë kanë kërkuar informata nga Ekzekutivi komunal për afatin e kryerjes së punimeve, por ka pas dhe të tillë që e kanë cilësuar si kaotike gjendjen aktuale në këtë segment rrugor.

I revoltuar me kritikat e këshilltarëve të Kuvendit, drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, ndërkaq fajtor i ka bërë mediat. Pavarësisht se zyrtari i drejtorisë, të cilën e drejton, Përparim Shala, ka deklaruar se punimet në rrugën “Remzi Ademaj”, do të përfundojnë brenda një muaj, përkatësisht deri me 25 prill, Hasani këtë informacion e ka quajtur dezinformatë të sajuar nga mediat.

“Është paraparë që të përfundoj brenda një muaj, përkatësisht deri me 25 prill. Shpresojmë se do t’i përmbahen dinamikës së punës”, kishte thënë Shala, në një konferencë për shtyp, një ditë para fillimit të punimeve në këtë rrugë.

Videot e siguruar nga kronikat e lajmeve të TV Prizrenit dhe RTV Besa, vërehet qartë kontradikta që drejtori Hasan Hasani ka me zyrtarin e tij, Përparim Shala, por jo edhe me raportimin e mediave. Ai, madje del të jetë kontradiktor edhe me vetëvetën.

“Puna është dashur të kryhet në muajin prill, por është shtyrë pak”,ka thënë Hasani ditë më parë për Klan Kosovën.

Ky projekt është më i madhi që nga paslufta në Prizren.

“Ky është investimi më i madh që nga paslufta dhe lajmi më i mirë për qytetin e Prizrenit. Kolektori ka filluar të ndërtohet që nga viti i kaluar,” ka thënë Hasani.

Projekti është duke u realizuar në bashkëpunim me bankën gjermane./PrizrenPress.com/

 

 

Kërcënim përmes SMS-së, arrestohet një person në Malishevë

0

Policia ka arrestuar një person në fshatin Drenoc të Malishevës. Ai dyshohet se ka kërcënuar me SMS një person tjetër për motive deri më tash të panjohur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Liria e mbyll me fitore

0

Skuadra e Lirisë e ka mbyllur me fitore edicionin e sivjetëm duke e mposhtur para tifozëve të vet skuadrën e Llapit.

Dueli ndërmjet dy skuadrave që nuk kishin ambicie fare, filloi me golin e Blendi Memajt që dha epërsinë vendasve në minutën e shtatë.

Më pas Llapi u kundërpërgjigj me dy gola me anë të Visar Zenelit dhe Egzon Sinanit.

Megjithatë skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit të barabartë 2-2, falë golit të Qëndrim Gashit (43’), derisa në pjesën e dytë Liridon Fetahaj e vulosi rezultatin përfundimtar të takimit./borozani/

Testi për maturantët mbahet më 4 e 18 qershor

0

Nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë të shkollës se fillore dhe ata të cilët përfundojnë klasën e 12-të, të shkollës së mesme, sipas ligjit, e kanë obligim t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, respektivisht testit shtetëror të maturës.

Përgatitjet për mbajtjen e këtyre testeve tashmë kanë përfunduar. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë treguar se testi i arritshmërisë, i cili do të mbahet më 21 maj, do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë nxënës në gjithë Kosovën, kurse rezultatet pritet të publikohen më 30 maj.

Ndërsa, testit shtetëror të maturës, më 4 dhe 18 qershor, do t’i nënshtrohen 36 mijë nxënës, të cilët e kanë përfunduar klasën e 12-të.

Përfundimi më sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.

Kryetari i Komisionit shtetëror të maturës, Azem Guri, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se risi gjatë këtij viti, është se nxënësit do t’i kenë 100 pyetje nga lëndët e përgjithshme dhe profesionale dhe jo 120 sa kanë qenë vitin e kaluar.

Ai ka treguar se broshurat apo fletëpalosjet janë dërguar në të gjitha shkollat e mesme në Kosovë.

“Matura shtetërore ka prag të kalueshmërisë, që nënkupton se nxënësit përkatësisht kandidatët, të cilët arrijnë 40 për qind të pikëve nga testi i maturës, e kalojnë maturën dhe në këtë rast, Këshilli shtetëror i maturës i pajis me certifikatë. Që do të thotë, maturantët me diplomë dhe certifikatë kanë të drejtë të aplikojnë në Universitet, përkatësisht në njësi akademike”, ka thënë Guri.

Sidoqoftë, ekspertë për çështje të arsimit jo gjithmonë kanë qenë të kënaqur me nivelin e kalueshmërisë të testit të maturës.

Dukagjin Pupovci, udhëheqës në Qendrën për Arsim të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë këtij viti, në testin e maturës, pret administrim më të mirë, por jo rezultate në cilësi.

Ai, madje, është shprehur se duhet të bëhen publike rajonet dhe shkollat ku nxënësit tregojnë më pak rezultate, në mënyrë që të rritet angazhimi në ato vende.

“Cilësi më të mirë nuk pres, por administrim po. Nëse do të ketë administrim më të mirë të testit, atëherë mendoj se do të kemi një pasqyrë reale të cilësisë së arsimit. Pra, rezultati do të mund të jetë më i dobët se sa ka qenë viteve të kaluara. Dhe është me rëndësi qëkjo mos të shihet në nivel të Kosovës, por të shihet në nivel të komunave dhe në nivel të shkollave”, ka theksuar Pupovci.

Këshilli shtetëror i maturës, është fokusuar në administrimin e maturës, ka thënë Azem Guri, duke shtuar se gjatë këtij viti pret rezultate më të mira, pasi, siç është shprehur ai, një nga objektivat e Ministrisë është rritja e cilësisë së arsimit në nivelin parauniversitar.

“Edhe në programin qeverisës të MASHT-it të prezantuar në Qeverinë e Kosovës, një nga objektivat kryesor është cilësia në arsim dhe mu për këtë, kjo ministri ka përgatitur Strategjinë e Sigurimit të Cilësisë, dokument që vitin e kaluar është miratuar në Qeveri. Tani do të thotë është një bazë e mirë ligjore për avancimin e cilësisë”, ka deklaruar Guri.

Ndryshe, përveç testit të maturës dhe atij të arritshmërisë, për cilësi të arsimit Kosova vitin e kaluar i është nënshtruar një vlerësimi ndërkombëtar, i njohur me emrin “PISA”, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në fund të këtij viti.

Vlerësimi i radhës i këtij vlerësimi ndërkombëtar do të jetë në vitin 2018.

Pesë persona përfshihen në rrahje në fshatin Krajk të Hasit

0

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Krajk të Hasiti. Policia njofton se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Pas një mosmarrëveshje pesë persona janë përfshirë në rrahje mes veti, ku si pasojë katër nga kanë pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy prej tyre të cilët janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Akuza e Bajram Rexhepit ndaj BE-së për “lejimin e ISIS-it në Kosovë”

0

Ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se një intervistë për “The New York Times” se ai qysh në vitin 2004 sa ka qenë kryeministër ka dashur ta bëjë një ligj për ndalimin e sekteve ekstremiste, por që kanë qenë autoritet e Bashkimit Evropian në Kosovë që e kanë ndaluar atë ligj. “Ata thjesht nuk kanë bërë kurrgjë”, ka thënë Rexhepi për gazetën amerikane.

Në një shkrim të gjatë për krijimin e një baze të ISIS-it në Kosovë, gazeta amerikane “The New York Times”, merret edhe me historinë e organizatave islamiste të cilat dyshohet se kanë indoktrinuar të rinj në frymën vehabiste dhe dërgimin e tyre në luftëra në Siri dhe Irak.

Gazeta amerikane pyet sesi është e mundur që një vend sikur Kosova, me një prani të madhe të Amerikës dhe OKB-së është shndërruar në një vend ku ISIS është rritur gradualisht duke e bërë edhe si bazë në Ballkan.

“Pse autoritetet kosovare, Amerika dhe Kombet e Bashkuara nuk kanë vepruar më herët për të ndalur shpërndarjen e ekstremizmit, është një pyetje që së fundmi është debatuar shumë”, shkruan gazeta amerikane.

Më pas, “The New York Times” tregon sesi në fillim të vitit 2004, kryeministri i asaj kohe, Bajram Rexhepi, kishte tentuar të prezantojë një ligj që i ndalon sektet ekstremiste, raporton Insajderi.

Por Rexhepi, citohet ti ketë thënë gazetës amerikane gjatë një interviste në veri të Kosovës, se, zyrtarët evropian në Kosovë i kanë thënë atij një ligj i tillë do të cenonte lirinë e religjionit.

“Nuk ka qenë në interesin e tyre, nuk donin ti irritonin vendet islamike”, citohet të ketë thënë Rexhepi, raporton Insajderi.

“Ata thjesht nuk kanë bërë kurrgjë”, ka shtuar ish-kryeministri i Kosovës, që së fundmi iu rikthye profesionit të tij, si mjek, pasi ka mbetur pa rrogë në politikë.

Gazeta amerikane shkruan se megjithatë jo të gjithë kanë qenë të panjohur me rrezikun por askush nuk ka reaguar./Insajderi.com

Sa dashnor i ka pasur Big Mama në Prishtinë?

0

Big Mama është nga ato këngëtare që më shumë mbahet ndërmend për “batutat” dhe stilin e saj sesa për këngët që ka sjellë deri më tani, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja XL, e cila përherë shfaqet pa komplekse dhe interesante, ka një lidhje të fortë me Kosovën dhe posaçërisht me Prishtinën.

Kur është pyetur publikisht se çka i kujton Prishtina, ajo me të qeshur është përgjigjur: “Dashnorët”, transmeton “Kosovarja”.

E, sa të tillë i ka pasur ajo?

Pse qau Guardiola ?

0

Mbase shumë e kanë kritikuar, shumë prej tifozëve mund të kenë mbetur edhe të pakënaqur, por ajo që eshte e sigurt është se Pep është një fitues, nga ata me F të madhe. Pas 3 vjetësh në Mynih, tekniku katalanas, me lot në sy dhe një kupë më shumë në “palmares”, i dha lamtumirën Bajernit. Në fakt, duket si histori e përsëritur, pasi edhe paraardhësi i tij, Heynckes iku me lot në sy, në vitin që fitoi gjithçka. Por, sot është momenti që të bëhen bilance.

Kur ju bashkua Barcelonës në vitin 2008, shumë e panë me skepticizëm, pasi ai trashëgoi një skuadër yjesh nga Riijkard, por atë e ktheu në një superskuadër që në vitin e parë të tij. Pep Guardiola ishte “i përzgjedhuri”. Që nga viti 2008 katalanasi ka fituar plot 21 trofe, në 7 vite trajnim (duke mos llogaritur një vit pushim, pas divorcit me Barcelonën). 7 prej këtyre trofeve Pep i fitoi në drejtimin e Bajernit. Dhe mesatarja është 3 trofe në sezon.

Jo vetëm kaq, i ka fituar të gjitha kupat e mundshme, sigurisht me 2 prej klubeve më të mëdhenj të botës. Destinacioni i radhës është ishulli, Britania e Madhe, te një tjetër skuadër e madhe, në buxhet, para’, te Manchester City. Filozofia e tij për futbollin nuk ndryshon, por me shumë gjasa as trendi i trofeve të fituar. Por, një pyetje të ngacmon gjithsesi: pse qau Pep, kur u largua nga Bajerni, kur dihet që te City do të fitojë më shumë, të paktën para’. Ata që kanë lexuar pak apo kanë dëgjuar nga “brenda”, Bajerni është më shumë se një skuadër, është një familje.

Kupat e fituara nga Pep

Barcelona: 3 tituj kampionë, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa të Spanjës, 2 Champions League, 1 Superkupë e Evropës dhe 1 Botëror pë klube.

Bayern: 3 tituj kampion, 2 Kupa të Gjermanisë, 1 Superkupë të Evropës, 1 Botëror klubesh