9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6535

Dekriminalizimi i politikës prek “kokat” e pushtetit

0

Që nga java e parë e marrjes së mandatit të presidentit të vendit nga Hashim Thaçi, në paraqitjet e tij publike, nuk kalon pothuajse as edhe një rast i vetëm, në të cilin ai nuk flet për qëllimin e tij që me legjislacion të ri, me ndryshime edhe në Kushtetutë, të ndikojë që edhe Kosova të bëhet pjesë e familjes së shteteve që kanë dekriminalizuar skenën politike dhe institucionet e tjera, qoftë ato të zgjedhura me votën e qytetarëve apo të emëruara në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës. Tani korit të presidentit për nevojën e dekriminalizimit të politikës po i bashkëngjitet edhe kryeministri Mustafa.

Përfaqësues të partive politikë, analistë të pavarur edhe ekspertë, janë të mendimit se deklarimet e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa për dekriminalizimin e politikës nuk janë shenja të vullnetit të tyre personal, si lidership serioz, por janë shenja që flasin se pas këtij presioni qëndrojnë fuqi të rëndësishme vendimmarrëse BE-ja dhe SHBA-ja, dy aleatë të fuqishëm të shtetit të Kosovës që duan të shohin një sundim të fortë të ligjit në Kosovë, pavarësisht që procesi i dekriminalizimit mund të prekë edhe vetë kokat e larta të shtetit.

Kurteshi: Disa politikanëve u është zënë bishti me derë

Deputeti Ismail Kurteshi, nga lëvizja ‘Vetëvendosje’, nuk e sheh si shumë serioz deklarimin e njërit dhe zyrtarit tjetër të shtetit rreth këtij procesi. Ai beson se përtej vullnetit real të jetësimit të këtij premtimi qëndron angazhimi formal sa për të marrë poenë pozitivë, por është pak e pritshme se do të realizohet, nëse ndërkombëtarët mashtrohen me deklarime të tilla që mbeten në ajër.

“Angazhimi formal për dekriminalizim, vetëm përmes deklaratave, është farsë. Është iluzion të presim që vetë ata që janë të involvuar në veprimtari të ndryshme, të dëmshme e ilegale, t’i luftojnë këto dukuri. Ky lloj deklarimi mund të jetë edhe përpjekje për t’u distancuar nga lloji. Ndërkombëtarët i kanë shfrytëzuar politikanët, që, siç thotë populli, e kanë pasur bishtin e zënë me derë, për realizimin e agjendave të tyre, e që i kanë kushtuar shtrenjtë Kosovës. Ata kanë bashkëpunuar me pushtetarët e korruptuar pa asnjë problem. Natyrisht që kur të mos u nevojiten më tutje, ndërkombëtarët do t’ua kthejnë shpinën këtyre politikanëve të mjerë. Se a ka ardhur tani ajo ditë nuk e di, por jam i sigurt që ajo ditë do të vijë shpejt, e dekriminalizimi do të ndodhë nga ata që vetë janë të pastër”, u shpreh Kurteshi për “Kosova Sot”.

Salihaj: Nga retorika të kalohet në vepra konkrete

Pro dekriminalizimit të politikës, me ligj dhe Kushtetutë, pavarësisht se prej nga vijnë rekomandimet a presionet, por duke vepruar dhe duke u shmangur nga retorika për konsum ditor, është edhe deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

“Ligji për dekriminalizimin e institucioneve do ta bënte të mundur që institucionet tona të pastrohen nga elementet kriminale, të cilat janë bërë pengesë serioze që Kosova të ecë përpara. Asnjë institucion i Kosovës nuk mund ta kryejë rolin e tij, e as të vendoset sundimi i ligjit, përderisa në institucione janë të instaluara strukturat kriminale. Ne duhet sa më parë ta ndjekim shembullin e vendeve të rajonit. Nuk mund të luftohet krimi dhe korrupsioni e as të vendoset sundimi i ligjit me strukturat kriminale brenda institucioneve shtetërore. Është koha tani që nga retorika e deklarimeve të kalohet në veprime konkrete”, thotë Salihaj për “Kosova Sot”.

Ndryshe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani, thotë të jetë shumë i sigurt që deklaratat e të parit të vendit, Hashim Thaçit, dhe kryeministrit Mustafa rreth dekriminalizimit të politikës pa dyshim se janë si shkas i presioneve ndërkombëtare, kjo për faktin se skena politike kosovare thuajse ka pësuar kolaps si pasojë e atyre që nuk janë të aftë të udhëheqin dikastere shtetërore, të cilat në fund po dalin me raporte negative, duke dëmtuar madje edhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

“Prandaj, dekriminalizimi i politikës dhe ligji pa dyshim se nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt, qoftë ndaj ministrave, deputetëve apo edhe vetë krerëve të shtetit, pasi që e kaluara e tyre kriminale nuk mund të shmanget dhe përgjegjësinë duhet ta mbajë dikush. Kjo nismë pa dyshim se do të hapë shtegun për frymë të re politike, e cila mundë t’ua kthejë shpresën e humbur qytetarëve, të cilët asnjëherë nuk u përfaqësuan denjësisht nga ata të cilët i zgjodhën”, u shpreh analisti Adlum Ramadani.

Edhe analisti Islam Krasniqi pohon se nuk ka asnjë dilemë që deklarimet e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa lidhur me dekriminalizimin nxjerrin në sipërfaqe tërthorazi të vërtetën e presionit ndërkombëtar, që ka kohë që ka filluar të rritet mbi liderët tanë, lidhur me sundimin e ligjit në Kosovë, sepse ata kanë investuar shumë në ketë drejtim, për shtetndërtimin, dhe dëshirojnë që edhe puna e tyre të sjellë rezultat.

“SHBA-ja edhe një herë tregoi se do ta mbështesë dhe ndihmojë Republikën e Kosovës, ku Kongresi votoi mbështetjen amerikane në fushën ushtarake Kosovën, mirëpo atyre asgjë nuk u bëhet vonë, sepse ata shkojnë ‘step by step’. BE-ja dhe SHBA-ja janë të interesuara që në Kosovë të sundojë ligji dhe e drejta, sepse paqja dhe stabiliteti në Ballkan vijnë përmes Kosovës, dhe ato duan që edhe Republika e Kosovës të jetë e barabartë me fqinjët tanë. Dekriminalizimi i politikës do t’i prekte më së shumti partitë në pushtet, sepse janë të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar, mirëpo kjo nuk do të thotë së do të jenë të paprekura edhe partitë opozitare, sepse të gjitha në një mënyrë apo në tjetër janë lidhura në biznese të pista, nëse mund t’i quaj ashtu”, thotë Islam Krasniqi për “Kosova Sot”. /Kosova Sot/

Mjeku: Kim po e tepron duke bërë seks, nga 15 here në ditë

0

Mjeku personal i Kim Kardashian mësohet t’i ketë thënë asaj se po kryen më shumë seks se që është normale.

Siç kanë deklaruar ata vetë, kryejnë marrëdhënie seksuale mbi 15 herë në ditë.Por duke folur për portalin E! News, 34 – vjeçarja tha se specialistët e kanë këshilluar të kryejë më pak marrëdhënie, pasi mund të jetë duke ulur shanset për të mbetur shtatzënë.

“Mjeku mendon se po bëj më shumë seks se që duhet. Ai më tha se një herë e vetme seks në ditë mjafton”, deklaroi Kim për portalin.

Adele publikon këngën më të re (Video)

0

Këngëtarja britanike Adele ka publikuar këngën e saj më të re “Send My Love (To Your New Lover)”.

Kjo është kënga e tretë, që është pjesë e albumit të tretë “25”, i cili ishte publikuar në tetorin e vitit të kaluar, raporton NME.

“Send My Love (To Your New Lover)” vjen pas dy hiteve të saj “Hello” dhe “When We Were Young”. Kënga ishte premier në ndarjen e çmimeve ‘Billboard Music Awards’.

Videoklipi është bërë në Londër me regji të Patrick Daughters.

Obama konfirmon: Lideri i talibanëve është vrarë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se udhëheqësi i talibanëve, Mullah Akthar Mansur, është vrarë.

Obama ka thënë se vdekja e tij është një moment i rëndësishëm në përpjekjet për të sjellë paqe në Afganistan.

“Kemi hequr liderin e një organizate që ka vazhduar të bëjë komplote kundër nesh, të kryejë sulme kundër forcave amerikane dhe atyre të koalicionit, si dhe të luftojë kundër popullit afgan”, ka thënë Obama.

Autoritetet afgane kanë thënë se Mansur është vrarë më 21 maj në një sulm të telekomanduar të SHBA-së, në provincën Baluçistan të Pakistanit, trasmeton Rel.

Mansur është shpallur lider i talibanëve në korrik të vitit 2015, disa ditë pasi Qeveria afgane ka konfirmuar se udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Mohammad Omar, ka vdekur në Karaçi të Pakistanit, dy vjet më herët.

Kontrata Speciale

0

Jose Mourinho është paguar 4 milionë funte nga Manchester United, në mënyrë që ta refuzojë çdo ofertë nga rivalët derisa klubi të vendoste për largimin e Louis van Gaal.

E përditshmja britanike Daily Mail shkruan se një marrëveshje ishte arritur kah mesi i sezonit, për t’ia lënë të hapur mundësinë United që ta emëronte atë në rast se Louis van Gaal do të dështonte t’i arrinte objektivat.

Portugezi, sipas gazetës, pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, në vlerë prej 75 milionë funtesh.

Ai, po ashtu, do t’i ketë 200 milionë funte në dispozicion për blerjet e reja, në mënyrë që ta kthejë Manchester United në majën e futbollit.

Klubi planifikon që ta kompletojë biznesin e transferimeve kah fundi i Euro 2016, ashtu që Mourinho ta ketë gati skuadrën kur lojtarët të rikthehen për stërvitje.

Barca me Kupë të Mbretit

0

Barcelona rrëmben gjithçka edhe këtë sezon në Spanjë, duke mposhtur në Finalen e Kupës së Mbretit Sevillan me golat e Jordi Alba dhe Neymar në kohën shtesë.

Katalanasit rrezikuan shumë përballë andaluzianëve në “Vincente Calderon” ku luajtën për rreth 50 minuta me 1 lojtar më pak, por arritën të ruanin qetësinë duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë pas 90 minutave pa asnjë gol.

Shkëndijën e parë e dha Messi në minutën e 6, ndërsa Sevilla replikoi me Coke në të 17-ën. Një prej momenteve më delikate të ndeshjes u shënua në minutën e 36 kur Mascherano e la Barcelonën me 10 lojtarë pas ndërhyrjes së gabuar në dëm të Gameiros.

Ndërkohë, Pique ishte shumë pranë golit të avantazhit në minutën e fundit të pjesës së parë. Sevilla u rikthye në fushë e transformuar duke regjistruar një shtyllë me argjentinasin Banega, ndërsa në të 66-ën, Krichoëiak nuk ishte i saktë. Skuadrat u barazuan në numër lojtarësh vetëm në fundin e ndeshjes kur Banega u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes ndaj Messit në hyrje të zonës së rreptësisë por kapiteni katalanas nuk arriti të ekzekutonte saktësisht goditjen e dënimit duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. 9 minuta nga rifillii i ndeshjes, Sevilla reflektoi lodhjen në këmbët e saj pasi linja mbrojtëse u kap në befasi nga asisti i Mesit për Jordi Alban që arriti ta ndalte topin në rrjetë.

Ishte Neymar ai qe dyfishoi pak momente me pas. Minutat deri në fund nuk dhuruan asgjë më shumë. Katalanasit konfirmohen dominues në Spanjë ku edhe Sevilla nuk arriti t’u rrëmbente trofeun e dytë më të rëndësishëm, duke u mjaftuar vetëm me suksesin në Europa League. 28 Kupa Mbreti për Barcelonën që lë pas Athletic Bilbaon me 22 dhe Realin e Madridit me 19.

Gjykimi i dy vëllezërve për vrasje të dyfishtë nga Brestovci i Rahovecit

0

Në gjykimin e Nazim e Shpëtim Orllatit, të akuzuar për vrasje të Petrit e Nazim Elshanit u dha fjala përfundimtare.

Nazim e Shpëtim Orllati nga Brestovci i Rahovecit që mes vete janë vëllezër akuzohen se më 10 tetor 2010 në dyqanin e tyre vranë dy vëllezërit Petrit e Nazim Elshani gjithashtu nga i njëjti fshat pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Në fjalën përfundimtare prokurori Agron Matjani kërkoi dënimin e të akuzuarve.

“Propozoj që i akuzuari Nazim Orllati nga fshati Brestovc të shpallet fajtor për vepër penale të vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Shpëtim Orllati për veprën penale të vrasjes në ndihmë dhe të dënohen sipas ligjit,” tha prokurori Matjani.

Ndërsa Pjetër Përgjoka, avokati i Nazim Orllatit, kërkoi që kienti i tij të mos dënohet për vrasje të rëndë.

“Pra veprimet e të akuzuarve janë marrë në afekt mendor në të cilën gjendje i akuzuari reagon pa fajin e tij, në gjendje të tronditjes mendore të shkaktuar nga sulmi dhe fyerja nga ana e të ndjerit. Nëse gjykata nuk e aprovon tezën e mbrojtjes së nevojshme për veprimin e të akuzuarit, atëherë me padyshim mund të konstatohet se këto veprime janë ndërmarrë në afekt ,” tha avokati Pjetër Përgjoka.

Aktakuzën e kundërshtoi edhe Et’hem Rugova, avokati i Shpëtim Orllatit, me arsyetimin se nuk janë plotësuar elementet e veprës penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej tij.

Sipas prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur në lokalin e vëllezërve të akuzuar, në marketin “Lumi”, kur për shkak të një mosmarrëveshjeje tani i ndjeri Petrit Elshani kishte kërcënuar të akuzuarin Nazim Orllatin.

Orllati më pas kishte lajmëruar policinë, por vëllezërit Elshani ishin futur në lokalin e tash të akuzuarve, duke i thënë Nazim Orllatit: “A po mendon se ka me të mbrojtë gjithmonë policia”.

Ngjarja, sipas përshkrimit të prokurorisë në aktakuzë kishte përfunduar tragjikisht në momentin kur i akuzuari Nazim Orllati kishte nxjerrë revolen duke qëlluar me 3 plumba Petrit Elshanin. Pajtim Elshani pastaj duke dashur ta mbrojë të vëllanë ishte munduar t’ia kapë revolen Nazimit, por ishte goditur me një mjet të fortë nga tash i akuzuari tjetër Shpëtim Orllati.

Kur Pajtim Elshani tashmë ishte shtrirë përtokë nga kjo goditje, Nazim Orllati e kishte qëlluar edhe atë me një plumb, duke ia shkaktuar vdekjen.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 25 maj.

Ky rast është kthyer dy herë në rigjykim. Vëllezërit Orllati ishin dënuar me 42 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Prizren./kallxo.com/

Prokurori Sefer Morina nga Prizreni, përfundon në Komision Disiplinor

0

Zyra e Prokurorit Disiplinor ka ndërmarrë hetime disiplinore ndaj Sefer Morinës, prokurori i rastit të dy fëmijëve të familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët janë mbytur në një gropë me ujë.

Gjetjet e emisionit “Drejtësia në Kosovë” e kanë shtyrë Zyrën e Prokurorit Disiplinor të ndërmarrë hetime disiplinore ndaj prokurorit të rastit ku humbën jetën dy fëmijët e familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit.

Zyra e Prokurorit Disiplinor ka ndërmarrë hetime disiplinore ndaj Sefer Morinës, prokurori i rastit të dy fëmijëve të familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët janë mbytur në një gropë me ujë.

Gjetjet e emisionit “Drejtësia në Kosovë” e kanë shtyrë Zyrën e Prokurorit Disiplinor të ndërmarrë hetime disiplinore ndaj prokurorit të rastit ku humbën jetën dy fëmijët e familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit.

Zyra e Prokurorit Disiplinor ka ndërmarrë hetime disiplinore ndaj Sefer Morinës, prokurori i rastit të dy fëmijëve të familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët janë mbytur në një gropë me ujë.

Gjetjet e emisionit “Drejtësia në Kosovë” e kanë shtyrë Zyrën e Prokurorit Disiplinor të ndërmarrë hetime disiplinore ndaj prokurorit të rastit ku humbën jetën dy fëmijët e familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit./kallxo.com/

Limaj n’Kosovë Show: Kurrë më në PDK

0

Fatmir Limaj ishte mysafiri i radhës n’Kosovë Show.

Ai foli për jetën e tij që nga periudha e paraluftës, kohës kur ishte inkuadruar ne UÇK, kohen e daljes me maska etj. Limaj tregoi edhe për takimin e rastësishëm me Milosevicin në Tribunalin e Hagës.

Limaj u ndal edhe te periudha e kthimit në Kosovë nga Haga dhe mëdyshjen e tij për t’iu rikthyer politikës.

I pyetur se a do të rikthehet në PDK, ai pohoi se kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me partinë e Kadri Veselit.

Liria lidhë marrëdhënie me skuadrën turke Genclerbirligi

0

Një delegacion pesë anëtarësh i KF ‘Liria’, kryesuar nga kryetari Mirsad Çollaku, ka qëndruar për vizitë 4-tër ditore në Turqi, përkatësisht në Ankara dhe në Stamboll.

Fokusi i qëndrimit ka qenë lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me gjigantin turk, Genclerbirligi. Delegacioni i Lirisë është pritur nga n/kryetari i kësaj skuadre Niyazi Aktas dhe kryesia e klubit.

Në takim që publicitet i kanë dhënë edhe mediet turke është folur për bashkëpunimin e ndërsjellë.

‘Pos vëllazërimit të klubeve, jemi dakorduar të vazhdojmë bashkëpunimin ndërmjet klubeve në shumë sfera, përkatësisht në ngritjen sa më profesionale te klubit tonë, tashmë pas pranimit t në UEFA e FIFA.
Shpejt një delegacion nga Genclerbirligi do të vizitojë Lirinë dhe nga afër do të shikojnë nevojat që kemi dhe mundësit për të dhënë ndihmë konkrete.

Ndërkohë, po pas vizitës së drejtuesve të kësaj skuadre, do të nënshkruhet edhe marrëveshje bashkëpunimi’, ka thënë Çollaku, pas kthimit nga Turqia.
Delegacioni i Lirisë, ka ndjekur ndeshjen ndërmjet: Genclerbirligit e Eskishejir. Ndërsa, ka pasur takim edhe me biznesmenë me origjinë nga Kosova që janë duke vepruar në Stamboll, sikurse është Minir Hakcan.

Gjatë këtij takimi është folur për mundësitë që bashkatdhetarët, që kanë biznese atje të ndihmojnë Lirinë.