11.2 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6537

Rexhaj: Lulëzim Kabashi e AAK-ja nuk dallojnë nga Ramadan Muja e PDK-ja

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj nuk është habitur me qëndrimin e kryetarit të AAK-së Lulëzim Kabashi, për qeverisjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. Ai thotë se Kabashi dhe AAK-ja nuk dallojnë nga Muja e PDK-ja në Pizren.

“Fillimisht PDK dhe AAK në Prizren bashkëqeverisin,pasi që janë në koalicion dhe japin përgjegjësi para qytetarëve, njëjtë pa kurrfarë dallimi. Nuk mund të jesh kundërshtar me PDK-në në nivel qendror kur në të njëjtën kohë bashkëqeverisje me ta në nivel lokal”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Lulëzim Kabashi, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Prizrenit, ka deklaruar se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, po akuzohet për vepra që nuk janë të vërteta.

“Nuk ka të drejtë askush ta akuzojë për këto vepra që po flitet. Kjo është një propagandë armiqësore”, ka thënë Kabashi.
Ai ka folur edhe për koalicionin në nivel lokal mes PDK-së dhe AAK-së.

“Koalicioni që ekziston në nivel lokal mes, PDK-së dhe AAK-së është në nivel teknik dhe nuk bëhen politika të nivelit qendror”.
Ndërkaq, kuvendari i VV-së, Arbër Rexhaj thotë se nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kabashi ia ka huqur krejt kur thotë se qeverisja lokale është qeverisje teknike.

“Ose nuk merr vesh nga politika, ose qëllimisht e relativizon dhe minimizon rolin e politikës. Udhëheqja e Komunës bëhet sipas parimeve politike, të programeve dhe alternativave politike. Secili subjekt udhëheq mbi diskurset e saja politike në komunë. Si shembull kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti është i koncentruar më shumë nga politikat publike, ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit më shumë është i koncentruar në politikat e pronave komunale të cilat ua jep me kohë afatgjatë bizneseve, pra nga sektori privat, gjë që për këtë ka një mal akuzash”, thotë Rexhaj.

“Dhe natyrisht që niveli qendror anashkalon Prizrenin, sepse qendrori dhe lokali kanë politika të njëjta, udhëheqin duke mos pasur parasysh interesat e qytetarëve, por ato personale. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është veti që i karakterizon të dy instancat e qeverisjes”.

“Komuna e Prizrenit është komuna e cila ka përfituar më së paku donacione nga jashtë nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, dhe arsyeja për këtë është korrupsioni që ka kapluar çdo segment të jetës shoqërore që e udhëheqin ata”.

“Sa i përket Qendrës Historike të Prizrenit mjafton të shohim djegien e qëllimshme që po I bëhet trashëgimisë historike dhe kulturore të Prizrenit, duke pasur parasysh kaosin dhe mbindërtimet në këtë zonë. Kompleksi i Kishës Katolike u kall për së katërti herë para syve të Policisë së Kosovës dhe para hundëve të udhëheqjes kriminale të PDK-së!”

“Nuk mund të thuash, unë dalloj nga PDK-ja, siç po bën nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Lulzim Kabashi kur po bashkëqeverisë me këtë qeveri lokale kriminale. Detyrimisht bashkëqeverisja të bën bashkëpërgjegjës. Prandaj edhe Lulëzimi dhe AAK-ja në Prizren janë bashkëfajtore në krejt këtë keq-qeverisje tre vjeçare”./PrizrenPress.com

Kush janë vrasësit e Elvis Pistës?

0

Në natën mes 14 dhe 15 qershorit të vitit 2014, rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec ishte vrarë kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nga kjo komunë, Elvis Pista.

Që nga ajo kohë kanë kaluar gati dy vite dhe ende nuk janë zbardhur detaje sa i përket vrasjes misterioze të Pistës.

Teleskopi.net ka kontaktuar me zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mirëpo siç kanë thënë ata nuk mund të japin detaje rreth kësaj lënde, përderisa hetimet edhe më tutje janë duke vazhduar.

“Sa i përket informative lidhur me lëndën e të ndjerit Elvis Pista nuk mundemi të iu japim asnjë informata, e arsyeja është se akoma janë duke u zhvilluar hetimet rreth kësaj lënde”, thuhet në përgjigjen e tyre me shkrim, duke na sugjeruar që për këtë të bisedojmë me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

Është kontaktuar edhe Selimaj, mirëpo ai është shprehur se është shumë i zënë dhe se nuk mund të përgjigjet.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu ka thënëse nuk mund të japin detaje, përderisa lënda është në fazën e hetimeve.

“Lëndë në fjalë ende është në fazën e hetimeve, andaj nuk mund të japim më tepër të dhëna”, thuhet në përgjigjen e Lutfiut.

Rikujtojmë se muaj më parë, motra e Elvisit, Beatrisa Pista ka thënë se familja do të shpërblejë me 200 mijë euro personin që e jep informacionin që çon deri në zbulimin e vrasjes së Elvisit.

Po ashtu, ajo ka thënë se dëshmitari do të ketë mbrojtje nga autoritetet e policisë.

Elvis Pista ishte vrarë një javë pas zgjedhjeve, në të cilat kishte marrë numër të konsiderueshëm të votave, megjithatë vrasja nuk është cilësuar asnjëherë si vrasje politike.

Por, familjarët, miqtë dhe qytetarët e Kosovës pyesin se kush e varaku Pisën dhe kur do të dalin para drejtësisë vrasësit e tij?

Vlashent Sata sjell ‘Hanën e plotë’

0

Artisti i mirënjohur, Vlashent Sata do të performojë live “jetën e tij” në një koncert recital, të realizuar nga Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol).

“Hana e plotë” është një koncert, ku do të promovohet dhe albumi me të njëjtin titull, këngët e të cilit flasin për fëmijërinë, shokët e parë, lojërat, familjen, dashurinë dhe sfidat e së ardhmes. Janë himn për kohën e bukur që ikën dhe gjithashtu për vlerat e një vendi, duke reflektuar jetën me ngjyrat e saj.

“Ndihem i privilegjuar që Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) më bëri ftesën për të dhënë këtë koncert që do të shoqërohet edhe me albumin “Hana”, për dy net me radhë në sallën “Shekspir”. Më pëlqen, që do të jap koncert aty, pasi teatri dhe salla prej druri të krijojnë një atmosferë ku ndihesh si në shtëpi. Kontakti i publikut me artistin dhe i artistit me publikun është kaq i afërt, madje unë adhuroj sallat e vogla dhe të rrumbullakëta”, tha Sata.

Ky koncert që do të organizohet në datat 25 – 26 maj në sallën “Shekspir”, vjen në vazhdën e strategjisë dhe projekteve që QKT ka për të promovuar vlerat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare, pas koncertit “JalbaniaZZ Society” të Gent Rushit dhe koncertit “Ritual Moods” nga poliinstrumentisti Robert Bisha.

“Kam rendur shumë, para se të regjistroja albumin dhe në mendjen time, të gjitha komponentët përbërës, vargjet, instrumentet, muzika ishin të plotësuara. Tani erdhi dita që më fund ky album u regjistrua. Është, albumi im i parë, i cili flet për të gjithë etapat e jetës sime, duke nisur që nga fëmijëria e deri aktualisht. Në të gjitha këngët ndihet njëlloj ndjeshmërie për të treguar historitë e mia, e më pas t’i ndajë ato me njerëzit. Është bukuria e epokës sime”, thotë Vlashent Sata.

Zëri dhe timbrika e veçantë e kantautorit stili i tij, poezia e teksteve e tingulli shumë i zgjedhur i muzikës, që në të njëjtën kohë ruajnë thjeshtësinë, çelësin për të arritur deri te dëgjuesi natyrshëm, bëjnë që ky projekt të jetë bashkësia e shumë elementeve të një niveli të lartë artistik e me vlera të rralla.

Ky album na bën të besojmë për një frymë të re në muzikën shqiptare me risitë dhe ndjeshmëritë që sjell për dëgjuesin.

Arda Turan drejt Anglisë?

0

E ardhmja e mesfushorit te Barcelonës, Arda Turan duket se do të jetë Premier League.

Mediat britanike shkruajnë se Manchester United dhe Arsenal janë të interesuara për mesfushorin turko-gjermanin.

Turan në sezonin e fundit nuk ka mundur të sigurojë një vend titullari tek skuadra e Luis Enriques, dhe thuhet se Barcelona është gati të pres ofertat për ish-mesfushorin e Atletico Madridit.

Turan, i cili verën e kaluar iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madrid për çmimin 26 milionë euro, kërkohet edhe nga Kina e Turqia.

Sulmuesi gjuajti drejt turmës në koncert dhe u vetëvra

0

Dy persona mbeten të vdekur, ndërsa 11 të tjerë u plagosën në një koncert në qytetin perëndimor të Austrisë, Nenzing, kur një i ri armatosur hapi zjarr mbi turmën prej 150 personash.

Mediat raportojnë se ngjarja u shënua rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, ndërsa policia bën me dije se 27-vjeçari pas sulmit është vetëvrarë.

Mësohet se agresori para incidentit kishte debatuar me një grua në parking, më pas kishte marrë armën në makinën e tij dhe kishte shtënë mbi turmën.

Pas sulmit, 27 vjeçari është rithyer në parking dhe ka qëlluar veten. Sakaq gruaja që ishte zënë me të ka shpëtuar pa dëmtime.

Të plagosurit po trajtohen në spital dhe ende nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre.

Morata nuk po mendon për Realin

0

Alvaro Morata ka shënuar golin e vetëm për Juventusin në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit, gol ky që u shënua në minutën e 111-të, pasi 90 minutat e kohës shtesë përfunduan 0:0.

Duke folur për të ardhmen pas ndeshjes, Alvaro Morata tha se po tenton të ruajë këtë formë për Euro 2016 dhe se nuk po mendon për asgjë tjetër.

Real Madridi dëshiron ta rikthejë në Santiago Bernabeu spanjollin, derisa ‘Zonja e Vjetër’, këmbëngul për ta mbajtur në ‘Juventus Stadium’.

“Kjo nuk është ndeshja ime e fundit e sezonit pasi do të luaj në Euro 2016. Më duhet të vazhdoj të bëj paraqitje të mira duke mos menduar për të ardhmen”, ka thënë Morata.

“Shokët më thanë se do të shënoj kur të hy në lojë nga banka rezervë, dhe ashtu ndodhi. Jam i lumtur që fituam edhe një trofe”, shtoi spanjolli.

BBC: Mourinho trajner i United

0

Jose Mourinho, i cili ka qenë i papunë që nga shkarkimi nga Chelsea në dhjetor, do të emërohet trajner i Manchester Unitedit, kështu ka raportuar BBC.

Moskualifikimi i Unitedit në Ligën e Kampionëve ka bërë që krerët e Djajve të Kuq të mendojnë seriozisht shkarkimin e Louis van Gaalit, edhe përkundër se fituan titullin e FA Cup.

Sipas BBC klubi anglez planifikon ta zyrtarizojë Mourinhon në fillim të javës së ardhshme, pasi tashmë i ka thënë Van Gaalit që ky është fundi i tij si menaxher i Unitedit.

Holandezi ka edhe një sezon në kontratën e tij tre vjeçare, por përkundër që ka shpenzuar mbi 323 milionë euro nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve të klubit dhe të fansave.

Ana e errët e Delevingne

0

Modelja bukuroshe, që ka provuar edhe aktrimin, Cara Delevingne ka treguar për revistën “W” se ka kaluar një fëmijëri ndryshe nga të tjerët.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël pëlqente gjërat ‘e errëta’ si gjaku apo vdekja. Çdo gjë që lidhej me këto elemente gotike ishte mahnitëse për Cara-n.

“Kur isha e vogël mbaj mend që preva gishtin e dorës duke u përpjekur të depilohesha me makinën depiluese të babait tim. Nuk mbaj mend të kem ndjerë dhimbje, ama isha e mahnitur nga gjaku që derdhej. Mund të them se gati e këputa gishtin. Më ka ngelur akoma shenjë dhe jam e lumtur që e kam akoma. Besoj se nuk kam ndryshuar shumë që atëherë”, ka rrëfyer ajo.

Simons ka fjetur me 4800 femra!

0

Jim Simons, anëtari i grupit legjendar “Kiss”, gjatë një interviste për revistën “The Sun” se ka fjetur me gati 5000 femra dhe se bashkëshortja e tij Shannon Twidd, pak para se të martoheshin, i kishte vënë atij një ultimatum të pazakontë.

Në të vërtetë, Shannon me të cilën këngëtari ishte argëtuar për 28 vite para se të martoheshin, kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj i tanishëm që të djeg të gjitha fotot e ish të dashurave të tij. Ndërsa grumbulli i fotove seksi të ish dashnoreve të këngëtarit, ishte djegur me ditë të tëra, duke marrë parasysh se muzikanti kishte zbuluar se seksi ka qenë diçka që nuk ka mundur t’i rezistojë.

“Gjatë ditëve të rinisë, nuk më kanë interesuar drogat por isha i çmendur pas seksit. Por a kam fjetur me të gjitha ato femra? Kështu më kanë thënë. Kam pasur edhe foto të cilat e kanë dëshmuar këtë. Por jam detyruar që t’i djeg të gjitha ato. Ndërsa unë dhe Shannon me këto foto kemi bërë një ri të vogël”, ka sqaruar këngëtari.

Tani, gati katër dekada pasi ka debutuar në skenën muzikore, Simmons zbulon se ditët e ‘egra’ tashmë një kohë i takojnë së kaluarës dhe se familja është gjëja më e rëndësishme që ka arritur.

“Kurrë nuk kam menduar rreth familjes derisa nuk jam bërë me fëmijë. Kur kanë lindur fëmijët e mi, isha secilën herë në spital dhe kam qarë si fëmijë i vogël”, ka përfunduar ai.

Prizren: ‘Çeshmja e Pashait, aty ku të rinjtë vetëvriteshin për dashuri’

0

Në kodrën afër kalasë së Prizrenit gjendet “Pasha Çeshmja”, një krua që edhe sot e kësaj dite banorët e përdorin me shpresë se do t’u ndihmojë në zgjidhjen e hallave.

Banorët e Prizrenit me rrethinë e quajnë si “Pasha Çeshmja”, por që po që se gjurmohet në histori ajo njihet se çezma e Pashait. Ajo duket se ka qenë një çezmë e burgut në periudhën osmane. Atje thuhet se ishte burgu për eprorë e jeniçerë që dënoheshin me ferman nga Perandoria osmane.

Besohet se uji i këtushëm ishte nxitës për dashuri, dhe shumë nga të burgosurit që pinin këtë ujë binin në dashuri.

Ky burim ende shfrytëzohet nga shumë prizrenas.

Për të pasur sukses një familje së pari shkonte për të mbushur enët në “Pasha çeshmen”. Në afërsi të këtij kroi thonë pleqtë dikur kishte një lis që quhej Lisi i Pashës, e ku nga aty rridhte një ujë i bardhë si qumësht që shërbente për shërimin e syve të fëmijëve, pastaj për gratë që nuk lindnin që të bëheshin nëna e kështu me radhë.

Profesor Mejdi Elezi shpjegon se ujit i këtij kroi lidhej ngushtë edhe me kultin e zjarrit e kjo kishte të bënte me ripërtëritjen e natyrës dhe bimësisë. Shumë pleq sidomos të Prizrenit e të rrethinës flasin për këtë krua që e konsiderojnë të shenjtë. Sipas një gojëdhëne, ky krua ka shërbyer edhe për Kalanë e Cucës edhe për kalanë e këtij qyteti.

Banorët e vjetër të Prizrenit tregojnë se ai krua ka jo më pak se shtatë legjenda të ndryshme. Janë shprehur se burimi kësaj çezme ishte ujë për dashuri, se ai që e pinte këtë ujë nuk mund të rrinte pa këtë se ai ishte një lloj ilaçi dhe shëronte një lloj sëmundje që quhej “Ibret”. Ata thonë se uji ka një shije me sulfur, që ndikon edhe në mbylljen e plagëve. Ka të tillë që mendojnë se ky ujë ndihmonte edhe në plleshmëri.

Plaku i mençur i kësaj ane Adem Gashi tregon një histori se si një udhëheqës i lartë turk ishte dënuar në këtë burg -Zindan- siç e quante ai dhe pasi që ai kishte kryer burgun kishte shkuar në Turqi në detyrë të re, mirëpo pas tre muajsh e kishte marrë malli që përsëri të pinte atë ujë.

“Kur mori urdhrin- fermanin se nuk mund të shkonte edhe njëherë në Prizren gjegjësisht në atë burg për ta vizituar ai kishte var vetën”, u shpreh ai.

Gashi shprehet se njerëzit ishin lidhur me këtë krua në mënyrë të ndryshme. Ai thotë se para Luftës së Dytë Botërore, atje ka pasur një vendbanim që kryesisht e kanë pasur banuar banorë nga krahinat e Lumës së Shqipërisë, për shkak të kullosave dhe për ujin e shëndetshëm. /Kosova Sot/