16.1 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6546

Vëllezërit Xhaka ndezin sfidën

0

Taulant dhe Granit Xhaka në një konferencë të përbashkët për shtyp të improvizuar në muzeun e FIFA-s në Zyrih treguan se kanë vendosur që të vënë bast kundër njëri-tjetrit për ndeshjen Shqipëri-Zvicër, në të cilën dy vëllezërit do të jenë kundërshtarë.

“Do të vëmë bast me njëri-tjetrin, por nuk e kemi vendosur ende se çfarë”, tha Taulanti, ndërsa batuta e Granitit ishte se “do të dalim nga fusha e lojës me karton të kuq që në minutën e dytë” kur u pyetën nëse kanë përgatitur ndonjë gjë.

Graniti u duk pak i ngrysur kur vëllai i tij deklaroi se Shqipëria kishte shanse të dilte fituese meqë Zvicra kishte “probleme në mbrojtje”, megjithatë nxitoi të ulte “tensionin”.

“Gjëja e fundit që dëshironim ishte të luanim kundër njëri-tjetrit. Por do të jetë një ndeshje shumë speciale. Ne jemi jo vetëm vëllezër, por edhe shokët më të mirë të njëri-tjetrit. Asgjë në botë nuk mund të na ndajë, aq më pak një ndeshje futbolli”, tha Graniti.

Ndërkohë, mesfushori i kombëtares shqiptare u ngacmua nga gazetarët edhe për lojën e tij të ashpër.

“A do t’i thyej këmbët vëllait? Unë dëshiroj të luaj fort, por jo në mënyrë josportive”, tha Taulanti.

Graniti komentoi edhe një herë mundësinë për të ndryshuar kombëtare, duke iu bashkuar Kosovës.

“Në familjen tonë, ndryshimi i kombëtareve nuk ka qenë asnjëherë një çështje. Nuk e kuptoj se pse u kthye në çështje për të gjithë të tjerët”, ishin fjalët e futbollistit që luan për Zvicrën.

I qetë në këtë aspekt dukej edhe Taulanti, i cili vesh fanellën kuqezi dhe është i përqendruar vetëm te paraqitja sa më e mirë me të. “Unë dua të luaj një Europian sa më të mirë, çdo gjë tjetër nuk më intereson”, theksoi ai.

Isni Kilaj: Po lëkundet fuqishëm koalicioni PDK-LDK (Video)

0

Isni Kilaj, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të partnerit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ka thënë se nëse vazhdohet me këtë qeverisje, atëherë po rrezikohet seriozisht koalicioni.

“Partneri ynë qeverisës (LDK) po sillet sikur t’i kishte fituar vet zgjedhjet, që nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat tjerë të LDK-së”, ka deklaruar Kilaj.

Ai ka kritikuar ministrin e financave, Avdullah Hotin për largimet masive të njerëzve nga puna.

“Që nga koha e ardhjes së ministrit Avdullah Hoti në Ministrinë e Financave, ai ka nisur një fushatë të spastrimit të njerëzve që nuk kanë menduar si ai, përkatësisht si Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Kilaj, duke përmendur edhe emra konkretë të të larguarve.

Që nga formimi i këtij koalicioni, sipas Kilajt, ministri i financave, por edhe disa ministra të tjera kanë keqpërdorur pozitat e fituara.

“Kanë larguar njerëz nga puna për t’i vendosur militantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Zv/ministri Kilaj ka folur në detaje edhe për problemet tjera nëpër ministri, ka folur për marrëveshjen e demarkacionit, reformat në PDK, por edhe për riformatimin e ekzekutivit dhe qeverisjen lokale në komunën e Malishevës nga vjen edhe Kilaj.

Evropa rrezikohet nga Zika

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Evropa është një nga kontinentet e rrezikuara nga përhapja e virusit Zika gjatë sezonit të verës.

Zonat më të rrezikuara janë ato ku ekziston mushkonja Aedes, si brigjet e Detit të Zi në Rusi, Gjeorgji dhe ishulli Madeira.

Sipas OBSH-së, zonat me rrezik të reduktuar janë Franca, Spanja, Italia dhe Greqia, ndërsa në Britani të Madhe rreziku është minimal.

Nga OBSH-ja bënë thirrje për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e mushkonjës që po e shkakton këtë virus, dhe informimin e banorëve në vendet e tyre, sidomos gratë shtatzëna, për rrezikun që u kanoset.

Ata thonë se shumica e vendeve që rrezikohen në masë të lartë, janë të përgatitura mirë, por vendet e tjera duhet të forcojnë aftësitë e tyre për të diagnostikuar virusin, shkruan BBC

Ngritet aktakuzë kundër 14 personave në rastin ‘Kristal’

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë për rastin “Kristal” kundër 14-të të pandehurve për disa vepra penale.

Siç bën me dije Prokuroria të pandehurit T.K., K. K., Gj. K., M. K., B. B., Gj. K. dhe G. K., akuzohen për veprën penale Krimi i organizuar 274 të KPK, lidhur me veprën penale Detyrimi 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 23 të KPK, ndërsa nga viti 2013 edhe në lidhje me veprën penale Fajdeja nga neni 343 paragrafi 3 të KPRK.

Po ashtu, të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale Shpëlarja e parave nga neni 308 të KPRK lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1. të Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK.

Sipas Prokurorisë, T. K dhe Gj. K., akuzohen edhe për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 3oo paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Prokuroria thotë se të pandehurit tjerë janë sekondarë.

E sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale, në atë mënyrë që i pandehuri T. K., i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, i cili grup ka vepruar duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtarëve të ndryshëm duke e kontraktuar me të njëjtit huazimin e shumave të ndryshme financiare dhe pastaj, si grup, duke përdorur kërcënimet e rënda, me c’rast të dëmtuarit janë detyruar që të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale, në formë të pasurisë materiale, ose shuma të shumëfishta të të hollave në këmbim me shumën e huazuar.

Gjate fazës së hetimeve nga të pandehurit janë konfiskuar pronat e paluajtshme në vlerë shumë të madhe, si rezultat i kryerjes së veprave penale.

Prokuroria thotë se aktakuza është ngritur nga prokuror vendorë i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Vlen të theksohet se ky rast është i shenjëstruar për liberalizimin e vizave. /PrizrenPress.com/

Europa e Sevillas

0

Sevilla ka arritur të fitojë për herë të tretë rresht titullin e Europa League, pasi ka mposhtur Liverpoolin në finale me rezultat 3 me 1.

Liverpooli kaloi i pari në epërsi përmes Daniel Sturridget në minutën e 35-të, por Sevilla tregoi fuqinë në pjesën e dytë duke realizuar tre herë me Kevin Gameiro në minutën e 46-të, si dhe me Coke në minutat 64 dhe 70-të.

Në total ky ishte titulli i pestë i Sevillës në Europa League dhe njëkohësisht u bë ekipi i parë që ka arritur ta fitojë tre vjet rresht.

Malishevë, drogohet nxënësi

0

Një 14 vjeçar nga Malisheva për pak sa nuk pësoi nga substanca që iu dha nga tre persona, deri sa ai kishte ikur nga orët e mësimit, njofton Klan Kosova.

Dyshohet se ajo që konsumoi i riu, përmbante substanca narkotike.

Drejtoria e shkollës kërkoi nga komuna që të rriten masat e sigurisë tek objekti i kësaj shkolle.

Ndërmarrje masash paralajmëruan edhe në komunën e Malishevës.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Halil Morina, komandant i Policisë në Malishevë.

 

Wenger përsëri mendon për Benzeman

0

Arsenali sërish ka kthyer kah sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzeman.

Sipas mediave angleze, menaxheri i “Topçinjve”, Arsene Wenger do të provoj që gjatë kësaj verë ta bind lojtarin të transferohet në ‘Emiratës’.

Raportohet se Real Madridi është i gatshëm ta shes Benzeman, në mënyrë që më pas ta blejë një sulmues të ri.

Londinezët janë duke përgatitur ofertën për ish-yllin e Lyonit, të cilin prej janë duke e vëzhguar.

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Shukri Xhelilin

0

Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, i shkarkuar nga detyra pak ditë më parë pasi dyshohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Xhelili u denoncua nga një 20-vjeçare, e cila pretendon se ai i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Pas video-skandalit, që u transmetua në televizionin Ora News, qeveria shqiptare mori vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Në filmimet e transmetuara, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.

Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën kryesimin e Prokurorit të rrethit Gjyqësor Dibër.

Seks në Eurovision, këngëtarja serbe në shtrat me këngëtarin britanik

0

Pjesëmarrjet e Serbisë në Eurovision tash e disa herë po përfundojnë në mënyrë skandaloze. Kësaj radhe, këngëtarja Sanja Vuçiç, thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me përfaqësuesin e Britanisë së Madhe në këtë festival

Ballkani tash e shumë vite është pjesë e këtij festivali të madh europian. Mirëpo, kësaj radhe sipas mediave britanike, thuhet se pjesëmarrësja në Eurovision nga Serbia, Sanja Vuçiç, ka kryer marrëdhënie seksuale me britanikun Joe Woolford, i cili gjithashtu ishte pjesëmarrës në këtë festival duke përfaqësuar Britaninë e Madhe.

Mediat britanike thonë se këngëtarja serbe ka flirtuar me britanikun në ceremoninë e hapjes në Stokholm, ku më pas kishin përfunduar në dhomën e hotelit.

Këngëtari britanik Joe Woolford ka përformuar me këngën “You’re not alone”, duke përfaqësuar kështu Britaninë e Madhe.

Megjithatë, kujtojmë skandalin e fundit nga pjesëmarrësja e Serbisë në Eurovision në vitin 2007, Marija Sherifoviç, e cila në vitin 2007 e kishte fituar vendin e parë në këtë festival, por zyrtarët e Eurovisionit, e kishin kuptuar se ajo e ka vjedhur këngën nga këngëtarja shqiptare Soni Malaj.

Pas këtij zbulimi se kënga e Sherifoviç u vodh nga këngëtarja shqiptare, Eurovision vendosë që t’ia heq titullin e vendit të parë të këngës fituese./GazetaExpress/

Eqrem Kryeziu kujton Ukshin Hotin

0

Ish-nënkryetari i LDK-së Eqrem Kryeziu ka kujtuar veprimtarin çështjes kombëtare, Ukshin Hotin.

Ai në llogarinë Facebook, ka treguar edhe për vizitat që Hoti ia kishte bërë gjatë studimeve në Beograd,transmeton PrizrenPress.

Postim në Facebook

Tubimet për Ukshin Hotin i përcjell me emocion të theksuar. Më nderonte me vizita të herëpashershme kur isha student në Beograd, ndërkaq ai ishte në studime pasuniversitare aty. Edhe i them vetes: E sheh? Nuk ishin të gjithë kuislingë!