10.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6547

Kosova sot dhe synimi i saj për të ardhmen

0

Shkruan: Zafir Berisha

Si produkt i abuzimit me pushtetin, i keqqeverisjes, i kriminalitetit dhe i monopoleve, Kosova sot radhitet ndër shtetet me : demokraci të brishtë, institucione të pabesueshme, ekonomi në vendnumërim,vend potencial për trafikim të qenieve njerëzore, drogave dhe kontrabandim të mallrave, papunësi në
rritje, administratë të politizuar dhe joefikase, arsim dhe shëndetësi jo cilësore, rrjedhimisht shumë larg përmbushjes së standardeve për liberalizim të vizave , integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Partitë dhe elitat politike të cilat kanë “udhëhequr” me Kosovën nga viti 2000 e në vazhdim, në mungesë të dijeve, vizionit dhe vullnetit politik:

• Nuk arritën të ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe të konsolidojnë demokracinë në Kosovë,
•Nuk arritën të garantojnë zgjedhje të lira e demokratike,
• Nuk arritën të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,
• Nuk arritën të ndërtojnë administratë efikase dhe profesionale,
• Nuk arritën të zhvillojnë sistem arsimor, shëndetësor dhe shërbime të tjera primare cilësore
• Nuk arritën të krijojnë mjedise ekologjike…

Kosova shtet demokratik parlamentar, e cila reflekton energji pozitive, jeton në paqe me vetveten dhe të tjerët, e zhvilluar ekonomikisht, me administratë funksionale, mjedise urbane dhe rurale të avancuara,arsim dhe shërbime shëndetësore cilësore, ambiente ekologjike dhe tërheqëse për investime e integruarnë Bashkimin Evropian dhe në NATO. .

Kosova, sot ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm të cilët nuk I nënshtrohen presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar në pushtet dhe për këtë duhet guxim qytetarë sepse fati I vendit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk guxon të mbetet në duart e matrapazëve dhe profiterëve të cilët e kanë kapur shtetin.
Kosova synon ndërtimin e një sistemi te mirëfilltë funksional dhe transparent të qeverisjesdhe administrimit në nivel qendror dhe lokal, një qeverisje e cila garanton autonominë dhe ndarjen e pushtetit në atë ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Mbi ketë bazë synon funksionalizimin e plotë te jetëspublike, politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj. ne nivel vendi dhe atë lokal. Për materializimin e kësaj politike synojmë rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të administratës publike në kontekstinprofesional dhe të teknologjisë – informative me qëllim që e njëjta të jetë efektive, efikase dhe e përgjegjshme duke synuar:

• Krijimin e një rrjeti institucional efektiv ,
• Ofrimin e shërbimeve për qytetarët,
• Ndërtimin e partneritetit dhe krijimin e besimit,
• Përmirësimin e menaxhimit të resurseve njerëzore,
• Ngritjen e nivelit të organizimit, të aftësive, të kapaciteteve institucionale dhe individuale të
punëtorëve të administratës publike, duke inkorporuar edhe përpjekjet për rritjen e mundësive
buxhetore për të krijuar më shumë dinjitet dhe cilësi në këto shërbime,
• Transparencë dhe llogaridhënie
• Zhvillimin e teknologjisë informative dhe kompetencave të komunikimit.

Vataj hapi punimet e Simpoziumit Ndërkombëtar

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka nisë punimet Simpoziumi Ndërkombëtar me temë “Rëndësia e Arsimit Profesional në Botë”, ku po marrin pjesë studiues të shumtë të fushës.

Hapjen e punimeve të këtij simpoziumi e ka bërë Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, në cilësinë e nikoqirit. Në fjalën e tij Rektori Vataj theksoi se ka nderin dhe privilegjin që të bënë hapjen e punimeve të simpoziumit, duke i falënderuar partnerin e UPZ-së, Universitetin e Yalovës së Turqisë gjithashtu dhe këshillin organizativ. Ai theksoi se serioziteti i këtij simpoziumi vërehet edhe me pjesëmarrjen e 300 studiuesve kryesisht nga universitetet turke, të disa vendeve të tjera evropiane në mesin e tyre edhe nga Kosova.

Vataj theksoi se arsimi profesional është mundësi e mirë për rritjen e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Ne si universitet me shumë kënaqësi kemi pranuar ofertën që ky simpozium të mbahet në hapësirat e kampusit tonë, që njëherë ia mundëson qindra profesorëve dhe hulumtuesve nga vendet e ndryshme, përveç që të shkëmbejnë përvojat e tyre, të njihen edhe me kushtet të cila ne punojmë, të njihen me kulturën dhe traditen e pasura që ofron qyteti i lashtë dhe historik i Prizrenit”, theksoi Rektori Vataj duke shtuar se në Prizren do të gjejnë mikpritjen, kulturën dhe llojet e ushqimit që nuk dallojnë shumë nga Turqia.

Në fund Rektori Vataj uroi që nga ky Simpozium të dalin konkluzione të dobishme në mënyrë që ekspertët e arsimit profesional të përfitojnë nga këto përvoja dhe pastaj të hartojnë dokumente të rëndësishme për Ministrinë e Arsimit, që të përmirësohen kurrikulat dhe të rritet cilësia e programeve që mund të ofrojnë shkollat profesionale te ne në Kosovë.

Zv. Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drita Statovci, e cilësoi si shumë të qëlluar organizimin e këtij simpoziumi me këtë temë mjaft të rëndësishme. Ajo shtoi se Kosovës i duhet të rritë kapacitet për të ofruar arsimim cilësor në këtë fushë për të siguruar kapital njerëzor të arsimuar për të zhvilluar vendin në të gjitha aspektet.

Edhe Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj konference në UPZ, duke i dëshiruar suksese të gjithë pjesëmarrësve.

Kryetari i Këshillit të UMYOS-it dhe Prorektori i Universitetit të Yalovës, Rexhep Hayri Eren, e falënderoi Rektori e UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj për mundësinë e dhënë për bashkë organizim të këtij simpoziumi të rëndësishëm dhe shprehi besimin e tij se participuesit do të japin kontribut me punimet e tyre në këtë fushë. Simpoziumi do të vazhdoj punimet edhe në dy ditët në vijim.

Prokurori Hamitaga dyshohet se kërkoi ryshfet nga i akuzuari

0

Prokurori i krimeve të rënda nga Prizreni, Bajram Hamitaga, tashmë është suspenduar dhe ndaj tij është ngritur hetim penal, pas pretendimeve nga një i akuzuar se zyrtari i ka kërkuar ryshfet

Dyshimet për korrupsion në Prokurorinë e Prizrenit, të ngritura nga i akuzuari Granit Paqarrizi dhe familjarët e tij, bënë që prokurori i krimeve të rënda Bajram Hamitaga të suspendohet nga detyra nën dyshimet se kishte kërkuar 5 mijë euro ryshfet.

E tëra kishte nisur më 2013-ën, kur Granit Paqarrizi ishte përfshirë në një përleshje masive ku pati edhe të plagosur nga armët e zjarrit. Granit Paqarrizi fillimisht u akuzua për armëmbajtje pa leje, për çka edhe ishte shpallur fajtor.

Mirëpo, pas kësaj në rrjetin social Facebook, prokurori Hamitaga ishte akuzuar nga pala tjetër se i kishte ndihmuar të akuzuarit Granit Paqarrizi. Pas këtyre akuzave, prokurori e kishte rihapur rastin duke e akuzuar për të dytën herë Granit Paqarrizin, mirëpo, kësaj radhe për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Pas akuzës së dytë, reaguan familjarët e Paqarrizit duke e akuzuar prokurorin Hamitaga se këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj tyre, pasi që ata nuk kishin pranuar t’i jepnin pesë mijë euro të cilat ata thonë se prokurori ua ka kërkuar borxh, pasi djalin e kishte të sëmurë.

Sipas Granitit, Hamitaga ia kishte kërkuar të hollat babait të tij, Sadri Paqarrizit, pasi prokurori e kishte dërguar një kositëse bari për ta ndrequr te Sadriu./Kallxo.com/

 

Nxënës të shkollave fillore vizituan kryetarin e Rahovecit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka pritur në takim nxënësit e katër shkollave fillore të Rahovecit, të cilët kanë marrë pjesë në njw kurs për avancimin e gjuhës angleze në qytetin e Sauth Devon në Angli, ku për një javë kanë ndjekur kurs dhe kanë vizituar disa qytete dhe fshatrat në pjesën e Devonit veror.

Nxënësit e njoftuan kryetarin me qëllimin e kësaj vizite, ku sipas tyre qëllimi i vizitës ka qenë avancimi i gjuhës angleze përmes një kursi intensiv me mësimdhënës Anglez, i cili ka zgjatur një jave.

Në kuadër te kursitkanë zhvilluar edhe vizita të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave në pjesën e Devonit verior.

Qytetet të cilat janë vizituar janë: Barnstaple, Infracoombe, Woolacombe, Toorbay, fshatrat Lynton dhe Lynmuth dhe fshati i peshkatarëve Clovelly. Poashtu nxënësit kanë vizituar edhe oqeanin atlantik, muzeun e qytetit ne Barnstaple dhe muzeun e fshatit Clovelly.

Vehapi, i përgëzoj për vizitën e bërë në qytetin Sauth Devon të Anglisë dhe i premtoj se edhe në të ardhmen, Komuna do të i ndihmoj me mjete financiare për vizita të ngjashme apo edhe të tjera të cilat janë në interes të nxënëseve.

Në kursin i cili është ndjekur në qytetin Sauth Devon, kanë marrë pjesë 22 nxënës të moshave 13 dhe 14 vjeç të katër shkollave fillore si ShFMU“Bekim Sylka”, “Isa Boletini”, “7 Shtatori” dhe “Ardhmeria”, në qytetin e Rahovecit.

Për realizimin e vizitës së nxënëseve në Angli, ka ndihmuar edhe Komuna e Rahovecit e cila ka ndarë mjete financiare për realizimin e kësaj vizite

Sonte finalja e Europa League

0

Sonte në Basel, do të luhet finalja e madhe e Europa League-s.

Liverpooli i Anglisë dhe Sevilla e Spanjës, synojnë ta fitojnë trofeun e kësaj gare të madhe evropiane.

Skuadra spanjolle, e cila për të tretën herë radhazi është në finalen e kësaj gare, do të përballët me Liverpoolin e Jurgen Klopp, në një ndeshje që pritet të prodhojë lojë të fortë dhe dramatike.

Atmosfera në Basel duket se do të jetë fantastike, madje sipas mediave të huaja, tashmë tifozët e “Reds” janë duke krijuar atmosferë të zjarrtë në rrugët e Baselit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij ka mundësi të bëjë diçka të madhe në këtë sezon të garave.

“Kur erdha këtu ka pasur shumë dyshime rreth këtyre lojtarëve. Tani ata e kanë mundësinë të arrijnë diçka te madhe. Ta provojmë”, ka thënë Klopp.

Finalja mes Liverpoolit dhe Sevillës nis në orën 20:45.

Parandalohet vrasja, arrestohet 50-vjeçari

0

Policia e Dibrës ka njoftuar se ka parandaluar përshkallzimin e një konfikti të hershëm për motive të dobëta.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkëlqim Murrja, 50 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lishan i Epërm, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin djalin e tij 16-vjeçar.

Arrestimi në flagrancë dhe procedimi penal filloi për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim. Babë e bir kanë goditur me sende të forta shtetasin Rr.S., 22 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Mes këtyre dy familjeve, Murrja dhe Skuka, vazhdon një konflikt i hershëm për të cilin shtetasi Shkëlqim Murrja më datën 10.01.2016 është arrestuar nga Policia e Dibrës si i dyshuar për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes së shtetases A.S. e cila është dhe motra e shtetasit Rr. S.

Shtetasi Shkëlqim Murrja po hetohet në lidhje me këtë vepër penale dhe ndaj tij ka një masë sigurimi personal, ajo e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore./TCH/

Universiteti Veror fillon më 4 korrik

0

Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UP, Lumnije Bajrami, ka bërë me dije se edicioni XVI i Universitetit Veror Ndërkombëtar mbahet më 4 deri më 15 korrik në Prishtinë.

Ajo ka thënë për “Epokën e re” se, sikurse edhe në edicionet e tjera, edhe këtë vit ka pasur një interesim të madh të studentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Kryeziu: Opozita duhet t’i kthehet jetës parlamentare

0

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë të martën se paaftësia e klasës politike aktuale për dialog dhe konsensus më të gjerë politik dhe shoqëror tani është bartur në stagnim dhe pengesë të zhvillimeve dhe nevojave urgjente si në planin e brendshëm ashtu dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka vlerësuar se partitë politike, ato në pushtet dhe ato në opozitë, duhet të reflektojnë përgjegjësi për veprimet dhe obligimet shtetërore jo në bazë të agjendave partiake.

“Nevoja për përmbushjen e aspiratave evropiane të qytetarëve të Kosovës duhet t’i bëjë subjektet politike të përkushtuara dhe udhëheqëse të fuqishme në këtë proces, e jo penguese për shkak të interesave të ngushta të liderëve institucionalë e partiakë. Opozita, edhe pse e ushtron të drejtën politike të bojkotit si veprim politik, duhet dhe mund t’i kthehet jetës parlamentare në çështjet shtetërore në të cilat vlerëson se kontributi i saj do të ndihmonte që Kosova të përmbushte vlera të synuara europerëndimore”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka thënë se kushtëzimet për përmbylljen e demarkacionit me Malin e Zi dhe përdorimi i tij si kusht për liberalizimin e vizave nuk janë të vullnetit të BE-së, por instrumente trysnie, ngaqë institucionet e Kosovës dhe partitë politike po dështojnë t’i japin një epilog transparent dhe gjithëpërfshirës këtij procesi.

“Mendoj se Bashkimi Evropian, edhe pse me vonesë, më në fund u është rikthyer për mbështetje më të fuqishme kërkesave të qytetarëve të Kosovës, duke ushtruar presion dhe ndikim në efikasitetin e institucioneve të Kosovës, të cilat në masë të madhe kanë qenë injoruese dhe joefikase për t’i adresuar kërkesat e shoqërisë sonë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka theksuar ai.

Kryeziu ka folur edhe për reformat në partitë politike si dhe për krijimin e një subjekti politik. Ai ka vlerësuar se mbyllja e secilit subjekt politik dhe rezistenca ndaj reformës, rrezikojnë që partitë të shndërrohen në grupe jopërfaqësuese dhe jokonkurruese në skenën politike. Kryeziu ka mirëpritur paralajmërimin për krijimin e një subjekti politik, duke thënë se është një numër i madh i qytetarëve të cilët nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në partitë politike aktuale.

“Kjo jo vetëm se e bën të nevojshme lindjen e një subjekti politik, por është premtues edhe për ndikimin në reformimin e partive aktuale”, ka theksuar Kryeziu. /Epoka e re/

Lamtumirë Liverpool

0

Adam Lallana mund të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. Transferimi i mundshëm i Mario Gotzes dhe Marco Reusit në Anfield pritet t’ia hap rrugën Lallanas që të gjej një klub të ri.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, interesim për reprezentuesin e Anglisë ka shfaqur Tottenhami.

Trajneri i kësaj të fundit, Mauricio Pochettino e njeh shumë mirë lojtarin pasi ka punuar me të te skuadra e Southamptonit.

Pochettino është i gatshëm t’i ofroj Liverpoolit 20 milion funte (25 milion euro) për Lallanan.

Juve refuzon Realin për Dybalan

0

Juventusi flitet se ka refuzuar ofertën e Real Madridit për Paulo Dybalan.

Argjentinasi që erdhi vetëm këtë verë te Juve, shkëlqeu në kampionatin e tij të parë me bardhëezinjtë duke shënuar 19 gola në 34 ndeshje.

Tuttosport shkruan se gjigantët e La Ligas, Real Madrid, kaun ofruar 70 deri në 80 milionë euro për 22 vjeçarin.

Burime brenda klubit bardhezi të kësaj gazete bëjnë të ditur oferta është refuzuar.

Juve kishe paguar 32 milionë euro te Palermo për lojtarin.