16.1 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6545

Puseta e Atmaxhës

0

Një puset po rrezikon jetën e banorëve të lagjes së romve në fshatin Atmaxh të Prizrenit. Ajo ka dy muaj që nuk ka kapak.

Një lexues i “PrizrenPress”-it përvec fotografisë ka dërguar edhe njoftimin të cilën e ka dërguar në adresë të drejtorit të Shërbimeve Publike Hasan Hasani.

“Për shkak të punimeve në shtrimin e rrugëve të ndryshme, nga kalimi i kamionëve me peshë të rëndë është dëmtuar një pusetë e cila paraqet rrezik për banorët”, thuhet në njoftimin që lexuesi një javë më parë ia ka dërguar drejtorit Hasani.

“Kërkojmë nga drejtoria e juaj që nëse ka mundësi të dal në terren dhe të shqyrtojë gjendjan”.

Lexuesi ka treguar për “PrizrenPress” se përkundër njoftimit,askush nuk ka marrë masa për vendosjen e kapakut të pusetës./PrizrenPress.com/

Burri që diplomoi në fakultetin në të cilin pastronte gjatë natës

0

Kur kolegët e Micheal Vaudreu ishin në librari duke studiuar gjatë mbrëmjeve, ai ishte duke fshirë dhomat dhe mblidhte mbeturinat që ata lenin pas.

Por, këtë javë, duke veshur kapelën e zezë, ai qendrori së bashku me kolegët e tij, por kësaj radhe jo si punëtor teknik por si i diplomuar.

Ka qenë viti 2008 kur për shkak të problemeve financiare ai u detyrua të largohet edhe nga shtëpia dhe të shesë veturën. Biznesi i tij shumëvjeçar kishte falimentuar.

Dhe, puna e vetme që mundi të gjejë atë kohë ishte punëtor teknik në një kolegj afër vendit ku po jetonte. Ai nuk paguhej shumë aty, por benefitet ishin të mëdha. Atij iu mundësua që të ndjekë studimet pa ndonjë pagesë, shkruan The Independent.

Ai studionte gjatë ditës, kurse në mbrëmje pastronte mbeturinat e kolegëve të tij.

Dhe, gati pas nja dekade mundi, ai diplomoi më 14 maj.

E gjithë familja e tij ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit. Ndërsa, drejtuesja e kolegjit, Laurie Leshin, e përmendi rastin e tij gjatë fjalimit në ceremoni.

“Ai ka mundur të dorëzohet në cdo kohë, por nuk e bëri një gjë të tillë. Dhe sot, në moshën 54 vjecare, ai do të marrë diplomën për inxhinieri”, ka thënë ajo.

Në Spanjë, duke kërkuar Don Kishotin

0

Sokol Thana

Për të kuptuar se si duhet ta shikojmë botën që na rrethon, do të duhet të udhëtojmë. Të mbërrijmë në çdo cep dhe t’i marrim erë, të nuhasim nëse aty ku po vendosim të jetojmë ka të ardhme dhe një vazhdimësi, apo kur është momenti për t’ia këputur vrapit për t’u rehatuar diku gjetkë. Sa e varfër është jeta për ta kuptuar në katër muret e dhomës. Qofsh ti fantazisti më i madh ndonjëherë i parë mbi këtë dhe’, do të duhet të shikosh qoftë për t’i provuar të paktën vetes se ajo që je duke jetuar nuk është një ëndërr a një ide utopike e krijuar në mugëtirën e mjegullës pa pasur një strukturë. Dhe mënyra më e mirë për ta kuptuar këtë ndonjëherë është mënyra Servantiane. Ajo më e thjeshta ndonëse duket më e komplikuara. Ajo që të jep një kujtim të ri, ndonëse je duke kërkuar për një tjetër. Ajo që ndryshon reaksionet e një zinxhiri të madh, e në fund ndoshta për herë të parë ti do të fillosh të shfaqesh jo më si fantazmë e ikur nga qyteti, por si një shpëtimtar i një ideje e pse jo i ndonjë qyteti.

Ky vit ishte viti i 400 i Servantesit dhe qyteti i tij i lindjes, Alcala’ De Henares, u bë epiqendra e festimeve nga ku mund të dëgjoje që nga britmat e para të Migelit si fëmijë, i cili nuk e dinte që një ditë edhe ato do të kujtoheshin, e deri tek orvatjet e Don Kishotit për të shpëtuar Spanjën nga duart e kriminelëve dhe për ta risjellë atë në lavdinë e dikurshme. Ishte ashtu siç e kisha imagjinuar, vetëm se më bukur. Gjithmonë jam i lëkundur kur vjen puna tek ky kolos mendimi dhe idesh, sepse të pretendosh të njohësh Servantesin, do të thotë të jesh në gjendje të mos e kuptosh realitetin dhe të zgjedhësh të bësh, të krijosh diçka tjetër, diçka të re, diçka nga e para. Sa e prekje atë tokë të kuqe, lë që të transmetonte të gjithë fuqinë e saj përrallore dhe magjike, të mbushur vetëm me buzëqeshjen e banorëve, por arrinte të të bekonte pa frikën se do të mund ta tradhtoje, si të ishte tashmë e sigurt se dashuria jote për të, me ta prekur, nuk do të shteronte asnjëherë. Aty gjeje vendin ideal për t’u prehur, sepse dielli thuajse nuk perëndonte dhe ndieje sikur dita nuk mbaronte, për të filluar një e re. Por, magjia e vërtetë ndodhte gjithmonë pas shiut. Mjaftonte një çast i vetëm dhe i vogël për të kuptuar se jeta mbizotëron dhe anashkalon të parëndësishmen për t’i dhënë rëndësi çastit. Ndodheshim rrugës për në Segovia dhe mjegulla kishte mbuluar gjithçka.

Për një moment nuk e dinim se çfarë kishim përpara, mbrapa apo anash. Dhe kur shiu filloi të binte dhe të çante shtresat e mjegullës një nga një, aty në atë çast u shfaq një pyll i stërmadh që na rrethonte dhe rruga jonë që e çante atë mes për mes tregonte kuptimin e vetë jetës së Servantesit. Një mundim për të cilin ia vlejti ta jetonte, sepse nuk kishte pengesa që t’i hiqnin besimin se një ditë do të krijonte një copë parajse dhe që do të bënte që kjo rrugë që ai përshkojë, të shërbente si kryeshembull i një njeriu të thjeshtë. Shtëpia në të cilën Migel de Servantes lindi dhe u rrit nuk kërkonte shumë kohë për t’u parë. Ishte e vogël, e thjeshtë, e mbledhur dhe e hapur mjaftueshëm, e ndonëse këtyre, rëndësinë më të madhe e merrte një kohë që ndoshta nuk perceptohej lehtë dhe ndërhynte në frekuencat e kësaj kohe moderne që po jetojmë dhe më bëri që të qëndroja më shumë seç do të duhej të qëndroja aty. Të dy katet e asaj shtëpie kishin nga tetë dhoma. Tani do të më quani të pavërtetë pse e quajta të vogël shtëpinë dhe që të gjashtëmbëdhjeta dhomat tregonin ndodhitë e rritjes së Servantesit. Aty mund të kuptoje se ku qëndronte ai në më të shumtën e kohës; përpara oborrit të asaj shtëpie duke i bërë rrengje mamasë së tij Leonorit, e cila ishte duke mbajtur ujin e nxjerrë nga pusi i shtëpisë. Ishte objekti i parë që ti hasje sa hyje në atë derë prej druri të mbrojtur nga disa brazda të çelikta. Mund ta imagjinoje vendin ku hante në tryezën e ngrënies, në karrigen e tij, e cila ndoshta mund të ishte dhoma më e madhe e asaj shtëpie. Mund ta shikoje tek admironte punën e babait të tij Rodrigos, në dhomën e projektuar për të ushtruar profesionin e tij të mjekut.

Dhe të mendosh që shtëpia ishte ngjitur me Spitalin e Antezanës, ku babai i tij, Rodrigo de Servantes mundi të punonte. Në të majtë të shtëpisë, në momentin kur kishe kaluar dhomat e sipërpërmendura dalloje me një shikim se çfarë impakti kishin pasur femrat në jetën e Migelit. Predominanca e tyre dallohej ndonëse dhoma ishte e vogël. Ai ishte i rrethuar nga dy motrat e tij Andrea dhe Luisa, tre dhe një vjeç, kur ai lindi në 1547, Nëna e tij Leonor de Cortinas, gjyshja e tij Loenor de Torreblanca, tezja e tij Maria dhe kushërira Martina, vajza e Marias. Pati kaq fat, sepse në atë epokë kur ai lindi, ishin femrat që kujdeseshin për edukimin e fëmijëve, ndërsa marrëdhëniet me babain ndaloheshin tek respekti dhe detyrimet. Histori të vogla të asaj shtëpie, ku lindi njëri prej legjendave letrare botërore janë për të dëshmuar se sa të prekshëm dhe qumështorë janë deri në momentin që ata marrin detyrimin për t’i shërbyer një qëllimi më të lartë, një qëllimi më të drejtë e që të shpie përkundrejt rrëzimit.

Ndoshta rrudhat shtohen me kalimin e kohëve, por shpirti, shpirti mbetet po qumështor si në fillim, sepse për të koha nuk ka rëndësi. E vetmja që është hyjnore është dashuria që i drejtohet të pastrës; të prekshmes dhe të paprekshmes. Në atë shtëpi, vëreje pikturat e shumta të varura në mur, ku secila prej tyre tregonte një personazh të asaj familjeje. Vëreje objektet e besimit të tyre fetar, të vendosura thuajse kudo. Mirëpo ishte shpresëdhënëse për realitetin dhe vërtetësinë e tij, çasti kur u përballa me pikturën e Migelit të varur në dhomën kryesore të katit të dytë, nga e cila mund të shikoje rrugën kryesore nga ku nisi udhëtimi i Don Kishotit. Por, pse shpresëdhënës! Sepse, kuptova pse ai shkroi pa fund gjer në frymën e tij të fundit. Pse ai krijoi një vepër të dytë, vazhdimësinë e kalorësit utopik. Pse ai kërkoi të syrgjynoste librat kalorsiakë, kohëkaluar. Pse zgjodhi Sanço Pançën si shqytar të Don Kishotit dhe pse zgjodhi këtë emblemë kulturore dhe në të njëjtën kohë reaksionare, si Don Kishoti. Pse?! Por, ju tashmë e dini se pyetja më e rëndësishme nuk është pse-ja, por si-ja. Thënë nga Shekspiri. Sepse si-ja zhbirilon se si ka funksionuar mendja e tij dhe ku ai ka dashur të na shpjerë. Nuk mund të mos përdorë shembullin e shqiptarit dhe të Shqipërisë për ta kuptuar më mirë. Më ngjason se ne jemi thuajse të gjithë Don Kishota dhe po të gjithë Sanço Panço. Të gjithë ne mundohemi në të njëjtën kohë të kryejmë rolin si të shpëtimtarit ashtu dhe të shërbëtorit. Ndoshta ky është mësimi i madh që na jep Servantesi; Shërbëtori mund të jetë shpëtimtar, por kur e kupton rëndësinë e tij dhe ky nuk është rasti ynë.

Të gjithë ne fokusohemi dhe rrotullohemi nga një ideal, i cili është një qorrsokak dhe nuk të jep dritë në fund të tunelit. Mundohemi të shpëtojmë ditën me kryeneçësi dhe jo me mençuri. Njësoj si Don Kishoti kur merrte shpatën e tij të pamprehur për të shpëtuar damixhelat a njerëzit e varfër nga rreziku. Të gjitha këto ai i tha për të shpjeguar rëndësinë e punës dhe përpjekjeve për të rrëmuar kudo dhe për të gjetur atë pakëz dritë që Naimi ynë flet tek ‘Fjalët e qiriut’. Ajo pakëz dritë do të mjaftojë sa për të nisur udhëtimin tonë dhe kësaj here për t’ia dalë mbanë. Sepse sado larg tokës tënde, koka vjen e rrotullohet pse kërkimi për të nisur një udhëtim të ri nuk është i mundur për ne. Energjia e këtyre fjalëve merr forcë nga vetë Migel de Servantes, sepse kush më mirë se ai do të ishte bariu i tyre dhe njëkohësisht drejtues i tyre, për të na diktuar rrugën dhe për të na e bërë me gisht se ka ardhur koha që shtresat klasore të pavërteta të bien dhe të tregohen për të vërtetat që përmbajnë.

Ka ardhur koha të deklasojmë ekonominë dhe njerëzit të jetojnë të qetë. Ka ardhur koha që gjendja sociale, kulturore, ekonomike, politike të marrë frymë, ndoshta për herë të parë. Dhe mjaft me kohët kur kalorësit mesjetar ziheshin për një shikim, apo me kohët kur kalorësit utopikë zgjidhnin pasqyrimin në vend të përmirësimit të së vërtetës. Shqipëria është ndoshta shembulli më i mirë pse Servantesi e shkroi veprën “Sojliu mendjemprehtë Don Kishoti i Mançes”, dy vëllime. Sepse, përderisa do të ekzistojnë vende, shtete të tilla si ky i yni, atëherë Servantesit do t’i kujtohet emri dhe vepra dhe për katërqind vjet të tjera e më shumë, sepse gjenialiteti i këtij njeriu, ishte pikërisht ky, vullneti dhe përmirësimi i gjedjes. Në më të mirën e gjendjes, ky njeri do të na bëjë për të qeshur, sepse përpos të gjithave, mundimit dhe punës, pa pak hare e të qeshura nuk do të shtyheshin.

Ka ardhur koha për një ndryshim të madh!

0

Faik KRASNIQI
Ka ardhur koha për një ndryshim të madh, si me ideologji ashtu edhe në veprim. Ka ardhur koha që fryma e re të vijë dhe të kontribuojnë për këtë vend, me të rinj dhe të reja, pasi shpresa e tyre është buzë gremine. Ka ardhur koha që në krye të këtij vendi të vijnë njerëz me duart të pastra, me frymë evropiane që ta ndërtojnë këtë vend si vendet e tjera në Evropë.

Edhe ne mund të renditemi me shtetet evropiane. Edhe ne kemi aftësinë ta bëjmë këtë nëse punojmë me disiplinë me zell, duke i shikuar interesat e popullit dhe të vendit. Unë jam për ndryshime! Jam për një frymë të re! Për një Kosovë ndryshe, për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Për një Kosovë me cilësi në arsim. Edhe ne e gëzojmë këtë të drejtë, prandaj duhet ta zgjedhim këtë problem, sepse edhe ne jemi njerëz dhe të aftë të zgjidhim probleme që na dalin përpara. Jam për një shëndetësi të besueshëm, me mjekë profesionistë.

Është koha të vetëdijesohemi dhe ta marrim timonin në dorë për rrugëtimin e këtij shteti me ndershmëri dhe me punë drejt BE-së dhe zgjidhjen e sfidave që do na dalin përpara. Edhe ne kemi aftësi intelektuale për zbatimin e tyre në veprim. Ka ardhur koha e ndryshimit. Ka ardhur koha e shkelmimit të figurave të vjetra të korruptuara dhe të konsumuara, të cilët janë shndërruar në një depo të gënjeshtarëve dhe të të korruptuarve, me lloj-lloj akuza për korrupsion dhe krim të organizuar.

Prandaj, ka ardhur koha që ky vend të udhëhiqet nga politikanët parimorë, nga profesionistët dhe nga njerëzit të cilët ia duan të mirën këtij vendi. Nga të rinjtë me vizione të qarta për zhvillimin e shtetit, nga njerëzit e dijes me integritet të lartë profesional dhe njerëzor, nga njerëzit që duan, dinë dhe e dërgojnë Kosovën përpara!

Asamblisti i PDK-së nga Rahoveci, paguhet nga shteti në burg

0

Këshilltari komunal i Rahovecit nga PDK, Ejup Kabashi, i arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, dhe menjëherë ishte dërguar në burg për ta vuajtur një dënim për krime të luftës.

Ejup Kabashi, për gjashtë muaj ka marrë rrogë në komunën e Rahovecit edhe pse është duke qëndruar në burgun e Dubravës.

Që nga momenti kur është arrestuar, Kabashi është paguar nga 92 euro në muaj, sa është paga e këshilltarit komunal, pa mëditje.

Këshilltari komunal i Rahovecit nga PDK, i arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, dhe menjëherë ishte dërguar në burg për ta vuajtur një dënim për krime të luftës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmoi për KALLXO.com se Kabashi do lirohet nga burgu në fillim të vitit të ardhshëm.

“Konfirmojmë se personi i quajtur Ejup Kabashi, i lindur në Rahovec, gjendet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Personi ne fjalë është arrestuar me datën 15.10.2015 për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës” dhe është dënuar me dy vite heqje lirie. Data e lirimit është 20.02.2017”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues.

Por për gjashtë muaj që Kabashi po vuan dënimin në burg, atij i i ka dalë paga si këshilltar komunal, por pa mëditje.

Madje sipas zyrtarëve të Asamblesë Komunale të Rahovecit, as subjekti i tij politik, PDK, që e drejton këtë komunë, nuk ka reaguar edhe pse e ka pasur një asamblist me pak në kuvend.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Nahit Elshani, tha për KALLXO.com se ai nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar që Ejup Kabashi gjendet në burg dhe nuk është dhënë asnjë arsyeje zyrtare për mungesë të tij.

Elshani tha për KALLXO.com se disa here i është drejtuar KQZ-së se çfarë duhet vepruar për shkak të mungesës së një asamblisti disa mbledhje me radhë.

“Unë ju kam dërguar KQZ-së përmes KKZ-së (Komisionit Komunal të Zgjedhjeve) dhe kam kërkuar sqarime për hapat që duhet t’i ndërmarr si Kryesues i Kuvendit të Komunës”, ka thënë Elshani për KALLXO.com

Ai thotë që përgjigja nga KQZ-ja është vonuar disa muaj.

Kryesuesi i Kuvendit ka konfirmuar për KALLXO.com se KQZ-ja i kishte kthyer përgjigje para pak kohe për zëvendësimin e Ejup Kabashit si këshilltar komunal.

“KQZ e ka kthyer vendimin se çfarë duhet vepruar për zëvendësimin e asamblistit në fjalë. Mbledhjen e ardhshme kandidati Xhafer Bytyçi ka për të bërë betimin si këshilltar komunal në vend të Ejup Kabashit”, u shpreh Elshani për KALLXO.com.

Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhje

Diploma fals, arrestohet drejtori i një shkolle private

0

Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë bëri të mërkurë ndalimin e Bardhyl Mastorit me detyrë drejtor i Shkollës së Mesme Jopublike ”Dituria” dhe Vath Gjylshenit me detyrë president i kësaj shkolle.

Gjylsheni dhe Mastori akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore”.

Sipas policisë, të dy drejtuesit e shkollës pajisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shkollore”.

Përdhunohen tre fëmijë të mitur në jetimore

0

Prokuroria urdhëroi arrestimin e ish-drejtoreshës së Jetimores Shkodër, Albana Llazani dhe të katër punonjëseve të kësaj qendre, pas zbulimit të abuzimeve seksuale dhe fizike me jetimët e mitur. Avokati i Popullit zbuloi skandalin në jetimore dhe denoncoi rastin në prokurori. Ministria e Mirëqenies: Qendra nuk është në varësinë tonë.

Avokati i Popullit dhe Prokuroria e Shkodrës zbuluan një rast skandaloz abuzimi seksual dhe fizik me fëmijët e mitur jetimë, në qendrën rezidenciale Shkodër.

Tre fëmijë të mitur janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht nga persona ende të paidentifikuar nga prokuroria, e cila në mungesë të autorit urdhëroi arrestimin e pesë personave.

Ish-drejtoresha e jetimores Shkodër Albana Llazani dhe katër punonjëse të kësaj qendre u arrestuan dje, me kërkesë të prokurorisë, për abuzime me detyrën dhe dhunim të të miturve.

Në prangat e policisë përfunduan R. Camaj, Sh. Nishani, N. Rramolli dhe V. Marku, punonjëse të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër.

Të ndaluarat nga prokuroria dyshohet se jo vetëm kanë neglizhuar kujdesin e detyrueshëm ndaj jetimëve të mitur, por i kanë dhunuar ata dhe i urdhëruar të kryejnë punë të detyrueshme.

Sipas prokurorisë, fëmijët e dhunuar seksualisht janë të moshës 6, 7 dhe 12 vjeç, ndërsa abuzimet kanë ndodhur përpara tre muajsh.

Nuk dihet ende arsyeja e shkarkimit nga detyra të ish-drejtoreshës Llazani, por pavarësisht se ajo nuk ishte më drejtuese e qendrës, vijonte të punonte në jetimore.

Pas arrestimit të punonjëseve, reagoi Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila nxitoi të tregonte se kjo qendër është në varësi të Bashkisë Shkodër.

Por pavarësisht këtij qëndrimi zyrtar, janë të paktën tri struktura që duhet të monitorojnë qendrat rezidenciale të jetimëve, që në këtë rast kanë dështuar pasi abuzimi u zbulua nga Avokati i Popullit.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion.

“Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli. Prokuroria e Shkodrës ndërmori menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas hetimeve të deritanishme, veç dhunës dhe punës së detyrueshme, prokuroria ka zbuluar edhe abuzime seksuale me jetimët e mitur.

“Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra, janë abuzuar seksualisht dhe defloruar”, thotë prokuroria.

Sipas të dhënave të deritanishme të prokurorisë, ka dyshime të fortë se dhuna seksuale ndaj jetimëve të mitur ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Të arrestuarit, sipas prokurorisë, dyshohen për konsumimin e elementeve të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “keqtrajtimit të të miturve”.

Në një reagim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, theksoi se kjo qendër rezidenciale është në varësi të Bashkisë së Shkodrës.

“Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qendrën Rezidenciale të fëmijëve, pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti t’i kujtoj çdo bashkie, përgjegjësinë prioritare për sigurimin e standardeve më të larta për trajtimin e fëmijëve”, tha Klosi.

Edhe pse vetë ministri dhe Ministria që ai drejton nxituan të shmangin përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë, janë të paktën dy struktura në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, që kanë dështuar në parandalimin dhe zbulimin e këtyre abuzimeve.

Shërbimi Social Shtetëror është një strukturë që kontrollon qendrat rezidenciale jo vetëm për të miturit, pavarësisht varësisë së tyre dhe po ashtu Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve është një tjetër strukturë e posaçme, që duhet të kontrollonte jetimoren e Shkodrës.

Vokshi: Historia tronditëse, Shërbimi social ka dështuar

Kryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, reagoi mbrëmjen e djeshme pas skandalit të zbuluar nga Avokati i Popullit dhe Prokuroria në Shkodër.

Ajo e quan tronditëse historinë e abuzimeve fizike dhe seksuale me fëmijët në qendrën Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, por thotë se punonjësit e kësaj qendre kanë kaluar testin e ministrisë.

“U emëruan si Kujdestarë për fëmijët, por ata vetëm njerëz nuk mund të jenë”, thotë Vokshi.

Ajo përshëndet punën e Avokatit të Popullit, që denoncoi këtë abuzim skandaloz dhe institucionet që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje çnjerëzore.

Por pavarësisht hetimit të deritanishëm, sipas Vokshit, punonjësit e kësaj qendre të arrestuar dje me urdhër të prokurorisë, kanë kaluar testet e ministrisë.

“Për ironi, që të gjithë këta abuzues fëmijësh i kanë kaluar të gjitha testet e Ministrisë. Prej kohësh, nuk po flasim, por po ‘thërrasim me zë të lartë’ se në institucionet e përkujdesjes së fëmijëve duhet të funksionojnë mekanizmat mbrojtës për fëmijët dhe ekipet multidisiplinare”, thotë Vokshi.

Sipas saj, është e vërtetuar tashmë që ky sistem i Shërbimit Social ka dështuar.

“Ka ardhur koha që të gjithë së bashku të punojmë për të ngritur një sistem funksional në mbrojtje të fëmijëve, e sidomos atyre më të pambrojturve, jetimëve. Shkaktarët të shkojnë para drejtësisë e të marrin dënimin maksimal”, thotë Vokshi. /Mapo/

Në fund të dialogut presim njohjen nga Serbia

0

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se është në interes të Kosovës që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhë të gjitha problemet me Serbinë dhe në fund të këtij procesi, ashtu siç parashihet me Kornizën Negociuese, të arrihet marrëveshja, që do ta nënkuptonte njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

Në intervistën dhënë gazetës “Epoka e re”, Ahmetaj ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi i ka hapur rrugë vendit tonë drejt nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave dhe, sipas saj, ky proces do të jetë parametër matës drejt proceseve të mëtutjeshme eurointegruese. Duke folur rreth mundësisë së ndryshimit të formatit të dialogut, ambasadorja Ahmetaj ka bërë me dije se çdoherë ka nevojë për plotësim, ndryshim, adaptim dhe avancim që t’u përshtatet rrethanave dhe temave që trajtohen.

Ajo ka folur edhe për veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, gazi lotsjellës në Kuvend s’ka qenë mesazhi më i mirë për Kosovën. /Epoka e re/

Stewart mbron kinemanë franceze

0

Aktorja Kristen Stewart e gjen më shumë veten tek kultura kinematografike franceze, se sa ajo hollivudiane, e cila sipas saj është më pak e fokusuar tek gjenerimi i parave.

Për këtë kontribuoi subjekti misterioz, mungesa e dialogut dhe finalja e dykuptimtë e filmit. Por Stewart deklaroi për agjencinë e lajmeve “Reuters” se i pëlqen të rrezikojë duke u përfshirë në filma me një kulturë jokomerciale.

“Mund të kuptosh fare qartë dallimin mes arsyeve që shtyjnë francezët dhe amerikanët të prodhojnë filma. Më pëlqen fakti se në Francë producentët nuk vdesin për të mbledhur para dhe për të fituar një konkurs. Ata duan thjesht të tregojnë një histori, prandaj ndihem në shtëpi këtu”, u shpreh ajo.

Stewart u bë aktorja e parë amerikane që në vitin 2015 fitoi çmimin “Cesar”, ekuivalenti i “Oscarit” në Francë, si aktorja më e mirë jo protagoniste për rolin në “Clouds of Sils Maria”, një tjetër prodhim i regjisorit Assayas.

Stewart nuk është një emër i ri i kinemasë së pavarur. Ajo ka aktruar në një sërë filmash të tillë përpara dhe në mes të sagës “Twilight” nga viti 2008 der më 2012. Stewart është gjithashtu protagoniste e filmit të Woody Alen “Cafe Society”, që u shfaq jashtë konkurrimit në hapje të festivalit.

Kallashi mban të pasmet dhe iu bën selfie (Foto)

0

Donjeta Kosumi ka realizuar një set fotografik me të pasmet e saj seksi.

Në të brendshmet e saj shkruan Selfie, derisa Kallashi mban ato me duar.

Express ka siguruar fotot e të pasmeve të Kallashit.

Kallashi-te pasmet Kallashi-te pasmet1