10.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6548

De Niro në Kanë

0

Aktori veteran, Robert de Niro, parakaloi në tapetin e kuq të Kanës për ekranizimin e filmit të tij të fundit “Hands of Stone”.

De Niro dha autografe për adhuruesit e tij para se të hynte në sallën ku do të shfaqej premiera, i shoqëruar nga regjisori Jonathan Jakubowicz dhe producenti Harvey Weinstein.

“Hands of Stone” e rikthen De Niron tek rolet klasike, nën petkun e menaxherit të legjendës së boksit Roberto Duran. Filmi tregon historinë e boksierit panamez teksa ky i fundit përgatitet për t’u ndeshur me Sugar Ray Leonard, i interpretuar nga ylli i muzikës R&B, Usher.

De Niro është një emër familjar në Festivalin e Kanës, duke qenë se ka qenë pjesë e panelit të jurisë dhe gjithashtu protagonist i 2 filmave që kanë fituar çmime, “Taxi Driver” më 1976 dhe “The Mission”, një dekadë më vonë.

Martohen Geti dhe Marina

0

Ishte njëra ndër lidhjet me të përfolura në showbizin shqiptar, njofton Klan Kosova.

Geti dhe Marina ishin pothuajse çdo ditë pjesë e shtypit rozë për lidhjen e tyre që me kohë të gjatë e mbajtën të fshehur.

Mirëpo, tani çdo gjë është e hapur – çifti i famshëm që tash e sa kohë jetojnë bashkë në Tiranë, dashurinë e tyre kanë vendosur që ta kurorëzojnë me martesë.

Burime brenda familjes së reperit kanë treguar për klankosova.tv se Getoar Selimi dhe Marina Vjollca do të martohen së shpejti.

Po ashtu, klankosova.tv merr vesh se çifti do të bëjë dasmë me rreth 800 të ftuar, por akoma nuk është vendosur se a do të jetë Prishtina apo Tirana lokacioni ku do të mbahet ceremonia.

Rrahje e paparë mes grave në Laprakë (Video)

0

Të shikosh sherr meshkujsh është bërë shumë monotone. Në videon që ka ardhur në redaksinë e “Jetaoshqef.al” jemi tronditur nga pamjet e rënda. Dy gra rreth të 40-tave janë përleshur në Laprakë, Tiranë, për motive qesharake.

Njëra prej tyre i thotë fëmijës që nuk duhet të rrijë me vajzën e gruas tjetër.

“Të shof edhe iher me kte un’ ty, e di ça të bëj pastaj”,- i drejtohet vajzës njëra nga nënat.

Më pas ato fillojnë të kapen me fjalë të rënda dhe të pista: “Mbylle gojën, idiote, ordinere femër. Ik mi ka*e!” Debati ka kaluar kufirin kur sherri filloi fizikisht. Madje një prej grave mori një shkop druri për të goditur tjetrën.

Ato që na prekin më shumë janë ulërimat e fëmijëve që të traumatizuar përpiqen të ndajnë prindërit që rrihen.

Tragjikia qëndron që fëmijët shikojnë këto skena nga prindërit të cilët duhet të jenë shembull i mirë për t’u ndjekur.

Nëna në fjalë duke dashur të mbrojë fëmijën nga qëndrimi me persona që asaj nuk i pëlqejnë, jep një shembull akoma më negative, duke kaluar në dhunë verbale dhe fizike./JOQ/

https://youtu.be/FwCTzFNhc1k

Daphne mezi i përmban asetet e saj seksi

0

Ajo është një nga femrat më seksi në planet dhe disa thonë se këngëtari Jason Derulo është me fat që e ka në krah.

Bëhet fjalë për modelen 29-vjeçare, Daphne Joy.

Sa herë fotografohet, ajo thyen rrjetin.

Këtë herë ajo u fotografua në LA.

Emily Sears mahnit me trupin dhe gjoksin e saj

0

Ajo është femër super seksi – dhe fotografitë që i publikon gati çdo ditë në rrjetet sociale e dëshmojnë këtë më së miri.

Bukuroshja bombastike australiane, Emily Sears, ka realizuar një set të ri fotografish mjaft seksi, dhe disa prej tyre tashmë i ka publikuar në Instagram.

Modelja bionde duket tejet tërheqëse në fotot e reja. E, gjoksi i saj bombastik nuk do shumë fjalë.

Propaganda më e re e ISIS-it: Ftojnë vajzat të martohen me ta!

0

Fanatikët e grupit terrorist ISIS janë duke përdorur faqe online që të joshin vajzat xhihadiste për të shkuar drejt Sirisë dhe Irakut.

Terroristët kanë ndërtuar një propagandë nëpërmjet platformave sociale përfshirë Telegramin, Twitter dhe Facebook.

Rekrutët e ISIS-it tashmë janë duke mirëmbajtur faqe në gjuhën arabe për t’i inkurajuar vajzat myslimane që të martohen me ushtarët e tyre, shkruan Express.co.

Faqja, e cila ende nuk është identifikuar, besohet që të jetë përdorur nga myslimanet e devotshëm përgjatë Lindjes së Mesme, për të gjetur dashurinë.Fanatikët e grupit terrorist ISIS janë duke përdorur faqe online që të joshin vajzat xhihadiste për të shkuar drejt Sirisë dhe Irakut.

Terroristët kanë ndërtuar një propagandë nëpërmjet platformave sociale përfshirë Telegramin, Twitter dhe Facebook.

Rekrutët e ISIS-it tashmë janë duke mirëmbajtur faqe në gjuhën arabe për t’i inkurajuar vajzat myslimane që të martohen me ushtarët e tyre, shkruan Express.co.

Faqja, e cila ende nuk është identifikuar, besohet që të jetë përdorur nga myslimanet e devotshëm përgjatë Lindjes së Mesme, për të gjetur dashurinë.

Qytetari nga Suhareka: AAK-ja më thirri në telefon për protestë

0

Besfort Shala një banor i Komunës së Suharekës u ankua në KALLXO.com se të premten pranoi një telefonatë në të cilën AAK-ja e ftonte për pjesëmarrje në protestë.

Shala tha se thirrja i erdhi nga Forumi Rinor i AAK-së në këtë komunë.

Ai tregoi se telefonuesit i ofruan transport drejt Prishtinës dhe ushqim në këmbim të shkuarjes në protestën e AAK-së dhe Nismës.

“Me datën 13 kam marrë një telefonatë prej aleancave të të rinjve të Komunës së Suharekës që më kanë bë thirrje a vjen për protestë për nesër me datën 14, ta kena rezervua edhe autobusin edhe ushqimin,” shpjegoi Besfort Shala.

Ai tha se u kërkoi shpjegime telefonuesve se ku e kishin marrë numrin e tij.

“Unë i kam pyetur ku e keni marrë numrin tem, ata thjesht m’u kanë përgjigj që e kemi një listë që tre vjet, kurse numri jem është që një vit i vjetër edhe kurrë s’e kam shënuar numrin nëpër lista,” tregon Shala.

Ai vetëm sivjet ka mbushur 18 vjet dhe e ka fituar të drejtën e votës. Thotë se telefonata e shqetësoi shumë.

“Unë jam ndier shumë i shqetësuar dhe s’kam pasë ku mu drejtua veç në KALLXO.com,” tha Shala.

KALLXO.com kontaktoi Bali Muharremajn, kryetarin e degës së AAK-së në Suharekë për ta pyetur rreth ankesave për telefonatë të Besfort Shalës.

Muharremaj mohoi thirrjet telefonike drejtuar qytetarëve

“Nuk ka të keqe nëse është thirrur dikush për protestë, por ju garantoj se prej AAK-së nuk është thirrur askush ditën e protestës, por mobilizimet janë bërë më herët dhe prej Suharekës ka qenë numri më i madh prej qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë ndonjëherë,” tha Muharremaj.

Privatësia, apo e drejta për privatësi mbrohet me Kushtetutën e Kosovës.

“Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera,” thuhet në nenin 36 të kushtetutës. /Kallxo.com/

Opozita refuzon komisionin e Thaçit

0

Hapi i parë i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në përpjekje për të marrë rol ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës politike në vend, duke propozuar një komision me gjithëpërfshirje politike për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është kundërshtuar fuqishëm nga subjektet politike opozitare,shkruan gazeta Kosova Sot.

Opozita konsideron se pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka nxjerrë pikat më të rëndësishme të Marrëveshjes për Asociacionin në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të shtetit, çdo përpjekje tjetër për të kërkuar bashkëpunim, sidomos për riparimin e asaj marrëveshjeje, është edhe një shkelje e re e Kushtetutës, prandaj nuk dëshiron të bëhet pjesë e një maskarade të tillë në dëm të sovranitetit dhe integritetit të shtetit. “Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë komision që pretendon të miratojë marrëveshjen e gushtit të vitit të kaluar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe- Zajednicën”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Aleanca nuk do të jetë pjesë e asnjë komisioni

Në këtë drejtim, ne jemi shumë të vendosur dhe nuk kemi se çfarë të humbim më shumë kohë. Për këtë qëndrim tonin është e njoftuar edhe Qeveria edhe opinioni publik i Kosovës – qytetarët, se AAK-ja nuk merr pjesë në asnjë komision për të vendosur diçka që është në dëm të interesit të shtetit të Kosovës, që dëmton sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, e që në këtë rast i jep ekskluzivitetin për të qeverisur qeveria e Beogradit me atë pjesë të territorit të shtetit të Kosovës”, është shprehur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lekaj thotë se me vendimin- interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja konsiderohet krejtësisht e anuluar dhe tani çfarëdo përpjekje për ringjalljen e saj do të ishte veprim akoma më i rëndë kundërkushtetues, madje i njëanshëm nga vetë zyrtarët e shtetit.

“Unë nuk besoj që ajo mund të bëhet, ju e dini që edhe Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin e saj të njohur, që është shkelur Kushtetuta, ashtu duhet të kuptohet, madje hiç më pak se në 23 nene dhe unë nuk di që mund të ketë asi trimash që mund të bëjnë një statut, i cili do të jetë në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Lekaj për “Kosova Sot”

Arrestimet e para të Speciales, në vjeshtë

0

Ndonëse po mbushen gati 10 muaj nga votimi i Kuvendit të Kosovës për amendamentet kushtetuese, që hapën rrugën e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila konsiderohet e themeluar nga gjysma e janarit të këtij viti, Bashkimi Evropian akoma nuk ka arritur që ta kompletojë me staf adekuat këtë institucion të drejtësisë, i cili pritet të merret me krimet e supozuara të luftës në Kosovë, bazuar në raportin e Dik Martit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Zyrtarët kosovarë kanë deklaruar për “Kosova Sot” se për sa i takon përgjegjë- sisë së shtetit të Kosovës janë kryer të gjitha obligimet ligjore. “Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të Dhomave të veçanta, tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, pa u lëshuar në detaje të tjera të këtyre përgatitjeve. Njohës të sundimit të ligjit theksojnë se nga vetë fakti që BE-ja ka hapur me vonesë një konkurs ndërkombëtar për kompletimin e stafit të punës së Gjykatës Speciale, gjasat janë që fillimi praktik i punës, arrestimet e para, të mos ndodhin para vjeshtës së këtij viti.

Disa aktakuza janë të gatshme

Avokati Tomë Gashi ka pohuar se pas hapjes së këtij konkursi procesi i aktivizimit të kësaj gjykate nuk do të mund të vonohet gjatë, por është e paparashikueshme koha se kur mund të fillojnë arrestimet e para.”Konkursi i BE-së për këtë gjykatë tashmë është publikuar dhe pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve, një pjesë e të cilëve tashmë janë intervistuar dhe mund të jenë gjyqtarë dhe prokurorë edhe të EULEXit”, tha avokati Gashi për ‘Kosova Sot’.

Ai ka pohuar se do të ishte një veprim i mirë që në këtë proces të drejtësisë ndërkombëtare, edhe ashtu të padrejtë, të mos përfshihen gjykatës dhe prokurorë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, për shkak të mundë- sisë së ndikimit politik edhe në ndarjen e drejtësisë. Gashi thotë se arrestimet që do t’i bëjë Gjykata ka gjasa që ta trazojnë edhe skenën politike në vend. “Skena politike do të trazohet shumë me fillimin e arrestimeve të para për Gjykatën Speciale, e që përafërsisht mund të ndodhë në tetor të këtij viti, por këtë më së miri e dinë vetëm prokurorët që i kanë veçse disa akuza të përgatitura për Gjykatën Speciale. Këtë sikur që dimë e ka thënë edhe prokurori i forcës speciale për hetimin, e që ka qenë Clint Viliamson”, tha avokati Gashi për “Kosova Sot”..

Alternativa Studentore fiton zgjedhjet në UPZ

0

Alternativa Studentore (AS) ka fituar zgjedhjet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rezultatet preleminare

1. Alternativa Studentore -AS
76% për Parlament Studentor
74% për Këshilla të Fakulteteve

2. Unioni Studentor “Ukshin Hoti” – USUH
14% për Parlament Studentor
14% për Këshilla të Fakulteteve

3. Unioni i Studentëve Shqiptar – USSH
9% për Parlament Studentor
9% për Këshilla të Fakulteteve