5.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6549

Promovohet libri “Infermieria në Prizren 1945 – 2012”

0

Libri monografik “ Infermieria në Prizren 1945 – 2012”, i autorit Selajdin Krasniqi është promovuar sot në Prizren. Recensentët e kanë vlerësuar lartë librin.
Recensenti Sabit Bajçinovci, tha se ky libër ka vlera kolosale.

“Ky libër ka vlera të jashtëzakonshme profesionale dhe shoqërore, prandaj duhet të shërbejë si udhërrëfyes i shëndetësisë jo vetëm në Prizren”, tha ai.

VV –BD: Prizreni nuk do të bëhet Gore

0

Grupi opozitar VV-BD në Prizren, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të parë pas arritjes së marrëveshjes për të vepruar si një trup i përbashkët në Kuvendin e Prizrenit, ku janë shpalosur qëndrimet që do t’i kenë ata në mbledhjen e së enjtes të Kuvendit të Prizrenit.

Një pjesë e grupimit opozitar, sot para mediave ka folur rreth pikave që do të debatohen në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Prizrenit. Njëra ndër pikat që është veçuar si më interesante është ajo që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit të Strategjisë për Komunitete dhe Kthim për periudhën 2016-2020,

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në bazë të vlerësimeve të para paraqiti vërejtjen rreth asaj se në këtë strategji kërkohet ndërtimi i objekteve të veçanta për të rikthyerit e komunitetit serb.

Ndërkaq, Skender Susuri nga Bashkimi Demokratik, rreth kësaj çështje tha se nuk do të lejojmë assesi që edhe në Prizren të punohet me planprograme të Serbisë sikurse është duke ndodhur në zonën e Gorës së Dragashit.

Arbër Rexhaj, nga Lëvizja Vetëvendosje tha se mbajtja e këtyre takimeve para zhvillimit të seancave tashmë do të bëhet praktikë, në shërbim të transparencës së qëndrimeve që do t’i kemi si grupim i përbashkët në seancat e Kuvendit.

Rreth pikave të tjera të parapara për seancën e së enjtes, ata thanë se do t’i shqyrtojnë me përpikëri dhe do të debatojnë për to si dhe do të bëhen publike miratimet e tyre ose jo. /TV Prizreni/

“Puthja” e Putinit dhe Trumpit

0

Në murin e një restorani amerikan në Vilnius të Lituanisë, dizajneri grafik, Mindaudas Bonanu, 34 vjeç, ka vizatuar një murale, e cila tregon duke u puthur presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Incizimet e këtij vizatimi janë shpërndarë shpejt në internet. Titulli i tij është “T’i ribëjmë gjërat mirë” dhe është referencë për sloganin e Trumpit “Ta bëjmë Amerikën të suksesshme përsëri”.

Vizatimi është po ashtu parafrazim i murales së famshme të Dmitri Vrubelit, në Murin e Berlinit, e cila mban titullin: “Zot, më ndihmo ta mbijetoj këtë dashuri vdekjeprurëse”. Kjo murale tregon një puthje të zjarrtë midis Leonid Brezhnjevit dhe Erich Honeckerit, udhëheqësve të dikurshëm të Bashkimit Sovjetik dhe të Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Bonanu tregon për Radion Evropa e Lirë arsyet e veprës së tij artistike:

“Edhe Trump, edhe Putin janë jashtëzakonisht personalitete egocentrike. Ne nuk mendojmë për politikë; e kemi njëjtë. Por, kemi menduar se janë egoistë dhe do ta kishin më mirë sikur të ishin bashkë. Sikur të ishin bashkë, do të arrinin më shumë në jetë dhe do ta kishin më bukur”.

“Street-art, apo arti në rrugë, u lejohet të gjithëve”, thotë Bonanu.

Vendi ku ndodhet muralja është një restoran i njohur në Vilnius, me kuzhinë amerikane.

“Atje, zakonisht, grumbullohen të rinj, që e duan Amerikën. Është shumë mirë që ka një kënd të tillë amerikan, jo larg kufirit me Rusinë”, thotë Bonanu.

Muralja e Vrubelit ka shënuar në të vërtetë fundin e Republikës Demokratike të Gjermanisë dhe të Bashkimit Sovjetik. Bonanu nuk dëshiron të supozojë nëse heronjtë e tij do të jenë, ose jo, edhe kohë të gjatë në skenë.

“Nuk më pëlqen të flas për këtë, nuk jam politolog. Por, të dy personazhet janë shumë qesharakë. Ata janë të dashuruar në veten e tyre dhe nuk mendojnë për të tjerët. Ata janë njerëz që do ta kishin më mirë pjesëmarrjen në ndonjë show-program dhe të mos luajnë me jetët e njerëzve, nga pozita e politikanit”, thotë Bonanu.

Rusia, viteve të fundit, ka ndërhyrë në Ukrainë. Jo rrallë është përmendur mundësia e ndërhyrjes së saj edhe në vendet e Baltikut.

Bonanu thotë se njerëzit atje nuk i tremben më Rusisë. Ai po ashtu thotë se nuk frikësohen për humbjen e mbështetjes së SHBA-së nëse vizatojnë Trumpin. Sipas tij, Trump është karakter qesharak, sikurse Miki Maus. /REL/

Na kënaqe sytë, Vildane! (Foto)

0

Vildane Zeneli është një ndër modelet që nuk heziton të ekspozojë trupin e zhveshur lakuriq.

Por, kësaj radhe bukuroshja shqiptare ka publikuar në llogarinë personale në Intagram teksa duket tejet seksi edhe veshur.

Vildane Zeneli

Mbyllet votimi për zgjedhjet studentore në Universitetin e Prizrenit

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në orën 18:00, janë mbyllur të gjitha vendvotimet në zgjedhjet studentore.

“Procesi i votimit është zhvilluar pa probleme. Rezultatet preliminare të daljes së votuesve në zgjedhje është rreth 35%”, bën me dije Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet Studentore në UPZ.

“Komisioni Zgjedhor është kujdesur që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë. KQZ-ja i falënderon të gjithë mbështetësit e procesit zgjedhor. Njëkohësisht i falënderojmë të gjitha organizatat studentore për konstruktivitet që kanë treguar deri tani”.

“Është me rëndësi që gjatë procesit në vijim secili të kontribuoj që të shkon gjithçka në rregull në mënyrë që në fund të procesit të festojmë të gjithë”. /PrizrenPress.com/

Mourinho s’ka marrëveshje me Unitedin

0

Ish-trajneri i Chelseas dhe Real Madridit, Jose Mourinho ka mohuar spekulimet e fundit të cilat sugjerojnë se ai tashmë ka arritur marrëveshje me gjigandin anglez, Manchester United.

Portugezi thotë se nuk ka marrëveshje me asnjë klub.

“Nuk kam marrëveshje me askënd”, tha Mourinho kur u pyet rreth marrëveshjes së mundshme me Manchester United.

Megjithatë, rikthimi i strategut portugez pritet të ndodhë në sezonin e ardhshëm.

Adele së shpejti me videoklip

0

Pas suksesit të këngës “Hello”, këngëtarja britanike Adele rikthehet me një hit tjetër të titulluar “Send my love” të cilës i bashkëngjitet dhe një videoklip.

Ky projekt i ri pritet të ketë shumë sukses kjo pasi Adele na shfaqet disi ndryshe. E veshur më një fustan “floral” këngëtarja tregon format e saj trupore dhe shumë thjeshtë mund të dallojmë se ajo ka humbur një peshë të konsiderueshme.

Ajo u shfaq krejtësisht ndryshe me albumin e saj të tretë duke na treguar se është rritur profesionalisht. “Look-u” i saj i ri është vërtetë mahnitës ndërsa shikimi dhe qëndrimi në këtë videoklip që publikohet me 22 maj është i rrezikshëm dhe provokues.

Noel Malcolm, qytetar nderi i Prizrenit

0

Histrotiani Noel Malcolm do të shpallet qytetar nderi i Prizrenit.

“Në mbledhjen e së enjtes, Kuvendi i Komunës së Prizrenit, do ta shpall Qytetar Nderi i Qytetit të Prizrenit, historianin, hulumtuesin dhe lobuesin e fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, z. Noel Malcolm”, tha Gashi

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 1956 26 Dhjetor. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit”.

Dekoruar gjithashtu me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu./PrizrenPress.com/
.

Hahn: Qeveria duhet të dëgjojë zërin e opozitës

0

Në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se i është lutur të gjitha partive politike të marrin pjesë në proceset e rëndësishme të vendit.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë, por autorutetet janë ato qe vendosin për këtë”, ka thënë Hahn, raporton Indeksonline.

Poashtu ai ka theksuar se shpreson se do të ketë storie suksesi në të ardhmen duke shpresuar se do të merren vendime të mëdha dhe do të gjinden zgjedhje për krizën politike që po e përfshin Kosovën.

“Qeveria duhet të dëgjojë zërin e opozitës”, ka theksuar Hahn.

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

0

Dy shqiptarë janë arratisur nga ambientet e paraburgimit në Selanik. Ata janë të moshës 33 dhe 42 vjeç, ndërsa ishin transferuar aty për pak ditë.

Shqiptarët kanë përfunduar në burg për vepra të ndryshme penale. Kështu 42-vjeçari ka vrarë në vitin 2009, ngjarje e ndodhur pranë një pike karburanti në Selanik.

Ndërsa 33-vjerçari ka përfunduar në burg për trafik të drogës. Autoritetet greke kanë nisur gjuetinë për dy shqiptarët, megjithëse thonë se nuk mund të jenë shumë larg nga zona e Selanikut.

Ata kanë sharruar hekurat e qendrës së paraburgimit dhe kanë dalë nga dritarja. /tvklan.al/