5.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6550

Një gjeneratë xhaz e shkrimtarëve

0

(Shkrimtarët e pasluftës së Dytë Botërore)

Ballsor Hoxha

Asnjëherë muzika xhaz nuk do të kishte qenë aq e thellë, aq e saktë dhe aq depërtuese po të ishte zhvilluar në fushën e racionales. Kjo muzikë ka lindur si ikje nga racionalja skllavëruese për të shprehur, komunikuar dhe përbashkuar të robëruarit e Amerikës Veriore, pra ata që sot quhen afrikano-amerikanë. As kjo gjuhë e quajtur xhaz nuk do të kishte pasur një kumt kaq të saktë po të mos kishte buruar nga instinkti për jetë njerëzore. Nga intuita është lehtë të harrohet, qoftë edhe katastrofa e të qenët njeri. Dhe nga ankthi dhe frustrimi të besosh në megalomaninë tënde. Të jetosh në këtë botë në kohën e fëmijërisë së Gabriel Garcia Marquez, John Updike, Philip Roth, Salman Rushdie, Umberto Eco, Ismail Kadare, e deri te Haruki Murakami si më i riu nga kjo gjeneratë, ka qenë shkëmbim i përditshëm dhe i përhershëm me humnerën e errësirës. Bota në kohën e a pasluftës së Dytë Botërore, pra në fëmijërinë e tyre ka qenë një prej zonave më të errëta që ka njohur njerëzimi. Në kohën e pasluftës, nën gërmadhat e njerëzimit dhe të botës sonë që e kishin shkatërruar vetë njerëzit, shoqëria njerëzore ka qenë e izoluar brenda instinktit për të vazhduar llojin e vet, për të mbijetuar. Kjo ka qenë kohë shumë më afër miteve dhe fenomeneve biblike. Tanimë kjo gjeneratë ka filluar të shuhet fizikisht. Pavarësisht asaj që kanë bërë, ata përfaqësojnë një gjeneratë të njerëzimit. Në të vërtetë, shtjellimi dhe zhvillimi i botës, i mirë, i keq, janë vetë ata. Bota është drejtpërdrejt e lidhur me zhvillimin e këtyre shkrimtarëve dhe gjeneratës së tyre. Megjithëse nuk është në kulturën tonë – me arsye shumë fisnike – që të flitet në mënyrë kritike për personat e vdekur, në raport me këtë gjeneratë shpërfaqet dija, intuitive, shumë më shumë intuitive dhe më pak racionale. Ka kundërthënie, përgjithësime të pafalshme dhe pozicionime të panatyrshme të tyre (Marquez ishte kritikues i madh i bombardimeve të NATO-së). Por mirënjohja dhe shpërndarja e veprës së tyre, tronditja dhe konotimi (gati se) mitik në njerëzimin e veprës së njerëzimit, japin të vërtetën e plotë të kësaj gjenerate, punës dhe bindjeve të tyre. Nënkuptimi i tërë kësaj letërsie, qoftë edhe i gabueshëm herë pas here, janë drithërima e një “ere” prej nga kishte ardhur, mitet dhe katastrofa e Luftës së Dytë Botërore. Aftësia përbashkuese e kësaj letërsie është jo vetëm shpirti, por edhe ajo që sot mbetet si enigmë për secilin që nuk e ka arritur botën e pasluftës, dhe ajo është përbashkimi i forcës njerëzore jo vetëm në racion e tij, por sidomos në nivel intuitiv. Dhe e vetmja arsye pse motivi, zemra dhe vetëdija jonë, vjen nga mitet është se njerëzimi ka pasur drama, përjetime dhe humbje mitike në këtë botë, paraprakisht, gjatë formimit, dhe në botën që po e lënë kjo gjeneratë. Lehtë mund të dekonstruktojmë çdo përpjekje kolektive dhe individuale të kësaj gjenerate në arritje qesharake dhe fjalime patetike, lehtë mund të gjejmë një tradhtar në mesin e secilit, lehtë mund të gjejmë se kanë mundur të bëjnë më shumë. Se nuk na kanë lënë asgjë. Por, së paku na kanë udhërrëfyes jashtë ferrit, dhe ne mund të krijojmë njerëz të rinj dhe një botë tjetër nga bota e pasluftës së Dytë Botërore. Intuita e veprës së kësaj gjenerate nga përballja e njerëzimit me tronditjen më të thellë që e kishte pësuar ndonjëherë kolektivisht, kishte marrë përmasa të të shenjtës. Ka qenë xhazi i njerëzimit, dhe metaforat e saj që janë zhvilluar në një gjuhë tërësisht unike sikur përmes xhazit ndërmjet afrikano-amerikanëve të kohës së skllavërisë. Çdo vepër e tyre ka qenë pararojë e kësaj shoqërie, udhëzuese dhe udhërrëfyese pikërisht përmes xhazit të saj. Gjuha, mjetet sipërfaqësore dhe dija sistematike, racionale kanë qenë të ndaluara dhe të kobshme për gati secilin prej tyre, ajo që kanë ndier këta, kanë qenë tej asaj që pushtetet dinin dhe mund të kapnin. Për më shumë disa prej tyre, si Kertesh, Kadare dhe Kundera etj., kanë pasur ndalesë të shkruarit të lirshëm, dhe vepra e tyre është ndaluar nga sistemi. Pikërisht për shkak të kësaj letërsia e këtyre shkrimtarëve është shoshitur nga lexuesit, derisa ka arritur të reflektojë, shpirtërisht, të vërtetën vazhduese të jetës së po të njëjtëve, të vetë njerëzimit. Intuita e kësaj letërsie, e këtyre udhërrëfyesve nëpër ferrin e pasluftës, është drejtpërdrejt e lidhur me dhembjen dhe vuajtjen, me mbrojtjen nga rreziku i pakalueshëm. Sa më intuitive vepra, aq më e madhe duhet të ketë qenë jeta.

II

Një prej shenjave që paradoksalisht, më së miri tregon hapërimin e njerëzimit në një fazë të re, është edhe shuarja, qoftë fizike, qoftë në krijimtarinë e tyre, të gjeneratës së shkrimtarëve të pasluftës së Dytë Botërore. Gabriel Garcia Marquez, Umberto Eco, John Updike, Philip Roth, Milan Kundera e shumë të tjerë dhe bashkë me ta edhe Ismail Kadare, janë, apo thënë më saktësisht, kanë qenë ndër bartësit kryesor të shpirtit të njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore, pasi që po i njëjti njerëzim kishte masakruar çfarëdo kuptimi dhe qëllimi të jetës në këtë vend që e quajmë tokë. Sigurisht e tëra kishte filluar me Jean Paul Satre dhe Albert Kamy, dy figurat më të zëshme, më të shquara dhe më të guximshme që kishin shkruar mbi gërmadhat e jetës sonë kolektive si njerëzim. Këta të dy kishin vënë themelet e një bote të re, ndërtuar nga gërmadhat e mbetura të Luftës së Dytë botërore dhe kishin krijuar njëlloj udhërrëfimi të njeriut të ri, post luftës globale, për të jetuar jetën e tij. Sartre dhe Kamy kishin qenë sikur dy nga hermitë që kishin ngritur kokat prej gërmadhave.

Dhe sigurisht, është krejtësisht e qartë, si në shkrimet, bindjet, e po ashtu edhe mënyrën e jetës së gjeneratës së shkrimtarëve të pasluftës së Dytë Botërore, prej Marquez e deri te Murakami (si më i riu), se ato kishin qenë bindje dhe shtjellim i “gjetjeve” dhe përballjeve të njerëzimit inspiruar nga dy udhërrëfyesit e Luftës së Dytë botërore, Albert Kamy dhe Sartre. Tërë vepra e shkrimtarëve të pasluftës ka qenë dhe është përtypje dhe të kuptuar e jetës pas shkatërrimit të Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë të gjithë këta, prej Philip Roth e deri tek Ismail Kadare janë fëmijë dhe të lindur pikërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Janë të goditur përjetë nga po ajo. Janë të strukturuar shpirtërisht brenda shkretëtirës së pas luftës dhe halucinacioneve të njerëzimit. Dhe në të vërtetë ajo që kanë bërë kjo gjeneratë e shkrimtarëve është se kanë bluar dhe ka shtjelluar këtë dhembje, dhembjen e të qenët të lindur në shkretëtirën e pasluftës. Pikërisht në fund të jetës së tij, apo në fund të karrierës së tij, Philip Roth i është kthyer jetës së tmerrshme të pasluftës së Dytë Botërore dhe kumtit që ka bartur ajo gjendje dhe fikje shpirtërore. Roth, në katër novelat e fundit, artikulon një lamentë (thirravajë) që e nxjerrë nga po kjo periudhë kohore dhe të zhvillimit të njerëzimit. Ajo që e përfundon këtë tetralogji të Roth është novela “Everyman” e cila është një përshkrim dhe theksim i turrit dhe pandashmërisë së njeriut drejt vdekjes. Por jo vetëm kaq, kjo novelë flet edhe për absurdin e njeriut në këtë tokë, vetminë e tij pikërisht në kohën më të rëndë dhe paqëllimësinë e të jetuarit. Është në të vërtetë vepër e cila zhvesh çdo motiv, çdo lidhje dhe çdo njohuri përballë jetës së jetuar që shkon tatëpjetës së vdekjes. Pastaj Marquez, në vitet e tij të fundit kishte shkruar për jetën e tij deri para marrjes së çmimit “Nobel” në librin “Rrno vetëm për të treguar” (çuditërisht ngjashëm me librin e Atë Zef Pëllumbit) sipas tij ishte fati individual dhe asgjë tjetër. Megjithëse Marquez ka qenë shkrimtar, i cili ka besuar dhe ia ka kushtuar tërë veprën e tij raportit ndërnjerëzor, ai po ashtu është fëmijë i ekzistencializmit (lexo: shkretëtirës) së pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithëse surealja dhe e ashtuquajtura magjike e veprës së tij janë me burim në ndërshkëmbimin njerëzor, kulturor dhe të besimit, përjetimi i katastrofës së njerëzimit në veprën e tij është i pashmangshëm. Dhe pikërisht kjo katastrofë e shkaktuar nga njeriu është udhërrëfyese e veprës së tij. Po ashtu edhe në novelën e tij “Erëndira… “(dhe edhe në të tjerat, herë në mënyrë episodike dhe herë të tjera në tërë veprën e caktuar) ku shtjellohet kolonializmi, ai e vendos njeriun përballë natyrës dhe tjetrit, strukturë e zhveshur ekzistencialiste.

Sa i përket raportit të kësaj gjenerate me religjionin, apo thënë ndryshe pavarësimit të njeriut dhe njerëzimit nga besimi religjioz siç edhe kishin udhëzuar dyshja e hermitëve (Sartre dhe Kamy), Salman Rushdie, e shpjegon këtë më së miri, ai thotë: “në vitet gjashtëdhjetë derisa ishim në universitetet tona, religjioni kishte marrë teposhtëzën, si qëllim dhe kuptim, dhe askush nuk e merrte seriozisht. Për më shumë, vazhdonte Rushdie, askush në vitet gjashtëdhjetë nuk do të kishte mundur ta paramendonte religjionin me rëndësinë që e ka marrë sot etj… Tërë gjenerata e pasluftës së Dytë Botërore kanë pasur një pavarësim nga religjioni. Qoftë edhe Updike, shkrimtari amerikan, i cili ka qenë i njohur për besimin e tij në fe, ka pasur pavarësinë ekzistencialiste për ta trajtuar sipas bindjeve personale. Në të vërtetë në romanin e tij “Nën bukurinë e lule lilave”, ai e trajton krejtësisht subjektivisht religjionin, dhe personazhin e tij kryesor një prift protestant, i cili e humb besimin, dhe më tutje heq dorë tërësisht nga të qenët klerik. Kadare në tërë veprën e tij ka një debat me religjionin. Në disa nga veprat e tij ai del si një mburojë e shqiptarit (është fjala për religjionin e krishterë) dhe herë të tjera e sheh edhe si mekanizëm shtypës dhe asimilues i përdorur nga pushtuesit. Mirëpo Kadare asnjëherë nuk e merr religjionin për tjetër përpos si metaforë e pushtetit dhe marrjes së pushtetit. Në dy veprat e tij, Muri i Madh kinez, dhe në veprën tjetër “Piramida”, ai ikën nga çfarëdo gjurme dhe shenje të religjionit, ikën tej lindjes së tij për të gjetur përsëritjen e luftës për pushtet të njeriut si me dhe si pa religjion. Sidoqoftë, vepra e Kadaresë e mbrujtun nga ecejaket e ushtrive në qytetin e tij, po ashtu është efekt i përballjes së tij me shkatërrimin pas Luftës së Dytë Botërore, dhe me gjendjen ekzistenciale (lexo: shkretëtirë). Milan Kundera në anën tjetër ka një shtresë krejtësisht agresive dhe të theksuar të ekzistencializmit në veprën e tij. E tërë vepra e tij është një revoltë ndaj njerëzimit, i cili jepet pas mashtrimeve të religjionit dhe të besimeve të tjera, duke e harruar pikërisht Luftën e Dytë Botërore dhe pasojat e tij, dhe sidomos të keqen brenda njeriut. Në veprën më të njohur të tij, Kundera shfaq dhembjen e tij kur në debat e sipër me religjionin, pyet: si është e mundur që Zoti thotë se ne jemi engjëj të ardhur, dhe në të njëjtën kohë bartim me vete stomakun me tërë fëlliqësinë tonë?

Përfundim

Xhazi ka qenë gjuha nga ka dalë shpirti i të përvuajturve të Amerikës. Dhe pikërisht letërsia e kësaj gjenerate, fëmijë të Luftës së Dytë Botërore, ka qenë vazhdimësi e një xhazi të ri. Xhazi, i cili ka bërë rrugëdalje tej katastrofës së njerëzimit të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht në zonën ekzistenciale në të cilën ishte ndodhur njerëzimi, kjo gjeneratë kishte krijuar nga hiçi një gjuhë të re të një bote të re, të një kuptimi dhe kumti të ri për njerëzimin.

Ekzistencializmi i kësaj gjenerate i lënë amanet brenda letërsisë së tyre mbetet pasqyra jonë, pasqyra e njerëzimit të dalë nga ferri i tij. Jo pa një intuitë të thellë, tej të sistemuarës në dije të njerëzimit, Kadare thotë në një prej intervistave të tij se jeta e njeriut varet nga raporti i tij me vdekjen. Dhe tërë ajo që kishte parë kjo gjeneratë në fëmijërinë e tyre janë shifrat dhe masat e të vdekurve. Për ta, vdekja, në fëmijërinë e tyre, sikur në romanin indinjata të Philip Roth, kishte qenë rastësi e pritshme në çdo hap. Pastaj, po ashtu Kadare flet për shallin e Rugovasit që e ka më të afërt se vdekjen. Pastaj Kundera në romanin e tij “Lehtësia e padurueshme e të qenët” flet për vdekjen sikur një mundësi e krejtësisht e pandjeshme ndaj asaj që e quajmë shkak dhe pasojë, ai e shfaq vdekjen në këtë roman si një paparashikueshmëri tërësisht e kotë dhe e pandjeshme, dhe atë me shembullin e njeriut më të pushtetshëm në botën e Luftës së Dytë botërore, atë të djalit të Stalinit, derisa ky ishte në pushtet. John Updike në anën tjetër kishte përcjellë zhvillimin e shoqërisë amerikane për pesë dekada dhe i kishte regjistruar ato në një seri romanesh dhe një novele, sikur të ruante njerëzimin nga vdekja e tij. Mirëpo, të gjithë këta pjesëtarë të kësaj gjenerate kanë qenë të vërshuar nga shpeshmëria e vdekjes dhe kotësia e saj, pikërisht në fëmijërinë e tyre. Dhe pikërisht kjo i kishte krijuar në shkrimtarë intuitivë dhe të çuditshëm, të çuditshëm pikërisht, sepse kishin pasur një përvojë krejtësisht të ndryshme nga të tjerët që kishin ardhur pas tyre. Përvojë që vdiste çdo gjë. Dhe pikërisht përmes xhazit të tyre kanë dhe krijojnë jetë, jetë për të mundur vdekjen e njerëzimit. /Shqip/

Lëshohet me sukses balona hapësirë

0

NASA ka lëshuar me sukses një balonë presioni nga ishulli jugor i Wanakas në Zelandën e Re për verifikime shkencore në hapësirën e afërt.

Lëshimi përbën të pestën përpjekje për ngritjen e një balone të përmasave të mëdha. Tentativat e mëparshme janë cenuar që të gjitha nga moti i keq. Këtë herë, gjithçka shkoi sipas rregullave dhe erërat fatmirësisht, kanë ndihmuar ngritjen e balonës në ajër. Balona të tilla të fluturimeve të gjata në lartësi konstante luajnë rol të rëndësishëm në garantimin e një qasjeje pa shpenzime ndaj hapësirës së afërt me informacione që i vlejnë shkencës dhe teknologjisë.

Balona do të fluturojë rreth botës në hemisferën jugore në varësi të shpejtësisë së erërave.

Qëllimi është të qëndrojë në ajër për më shumë se 100 ditë. Sipas NASA-s, ajo do të qëndrojë në një lartësi prej 33.5 kilometrash e do të mund të shihet edhe me sy të lirë.

Xhesika përsëri lakuriq (Foto)

0

Xhesika duket se nuk di të ndalet më lakuriqësinë e saj.

Këtë herë ajo ka sjellë në Instagram një foto ku shfaqet topless nga seti i saj i fundit.

Sigurisht ndjekësit e saj nuk kanë qëndruar indiferent ndaj këtij postimi.

Xhesika Ndoj topless

Xhaka: S’luaj për Kosovën

0

Granit Xhaka ka thënë se nuk do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, pasi është i përkushtuar që të mbrojë ngjyrat e Zvicrës.

Asi i Bourssia Monchengladbach këtë lajm e ka thënë për Blick, duke shuar kështu shpresat e të gjithë atyre tifozëve që shpresonin në një kthim të mundshëm të mesfushorit.

Xhaka ka deklaruar se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë e lidhur me përfaqësuesen helvetike.

“Unë kam kohë që kam vendosur të luajë për Zvicrën. Në atë kohë unë nuk e dija se një ditë do Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj”.

“Ndërrimi i përfaqësueses asnjëherë nuk ka qenë temë në familjen tonë. Unë jam i vendosur të luajë për Zvicrën”.

Shkelen me veturë dy nxënës në Suharekë

0

Dy nxënës janë goditur me veturë nga pakujdesia e një vozitësi.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:40, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

“Raportohet se vozitësi mashkull me veturën të tij nga pakujdesia ka goditur dy nxënës këmbësor njëri mashkull dhe tjetra femër. Pas tretmanit mjekësor në QKMF njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Ukë Rugova akuzohet për krim të organizuar

0

Përfshirja e Ukë Rugovës në shitblerjen e vizave do ta dërgojë atë para gjykatës.Hetimet kundër tij dhe disa personave të tjerë kishin nisur para më shumë se 30 muajsh. Prokurori i rastit , Allen Cansick, kishte kërkuar vazhdimin e hetimeve të jashtëzakonshme edhe për një periudhë gjashtë mujore, duke bërë kështu që hetimet në këtë rast të vazhdojnë deri me 17 maj. Mirëpo, sipas Prokurorisë së Shtetit hetimet në lidhje me këtë rast janë në përfundim dhe brenda kësaj jave pritet të ketë ngritje të aktakuzës ndaj këtij grupi.

Ukë Rugova,Izet Beqiri, Asad Beqiraj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti, dyshohen për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar, si shitblerje-vizash (në Ambasadën Italiane), mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Hetimet për këtë rast kanë filluar më 19 nëntor të vitit 2013, prokurori kishte kërkuar që këto hetime të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndërsa kërkesën e tij e kishte aprovuar Gjykata Themelore e Prishtinës, gjykata këtë vendim e kishte marr për shkak të numrit të madh te të pandehurve, të dëshmitarëve dhe ndihmës juridike ndërkombëtare, duke bërë kështu që hetimet ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve të zgjasin deri me 17 maj.

Ndërkaq, i kontaktuar nga “Zëri”, avokati mbrojtës i Ukë Rugovës, Nexhat Shabani, nuk ka dashur që të flas rreth këtij rasti, duke thënë se akoma nuk ka asgjë zyrtare nga ana e prokurorisë.

“Për media nuk kam kurrfarë deklarate, kurrfarë opinioni. Pa e marrë pëlqimin e klientit tim unë nuk do te deklarohem. Unë nuk di as çka ka bërë prokuroria dhe nuk kam asgjë zyrtare, prandaj, unë nuk mund të japë kurrfarë mendimi në lidhje më këtë”, ka thënë Shabani.

Ukë Rugova, ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar, shitblerje-vizash, mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. /Zeri.info/

Prizren: E rrah vëllain, arrestohet nga Policia

0

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një person të komunitetit rom në Prizren, pasi që i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe kanosur vëllain e tij, raporton PrizrenPress.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Malisheva përgatitet për shënimin e festave të qershorit

0

Sot është mbajtur takimi i parë konstituiv i Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Këshilli Organizativ për shënimin e16 Qershorit, është formuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës.

Takimi i parë, është drejtuar nga nënkryetari Rexhep Mazreku, ndërsa anëtarë të këshillit janë: Kryetari i Komunës, Kryesuesi i KK-së, nga një përfaqësues i subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës (IQM (NISMA), PKD, LDK, LVV, AAK dhe AKR) dhe përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë.

Pas konstituimit të Këshillit Organizativ, anëtarët e këtij këshilli, kanë biseduar edhe për fillimin e përgatitjeve për shënimin e datës më të rëndësishme për Komunën e Malishevës, ku të gjithë folësit, u shprehën për bashkëpunim dhe angazhim, në mënyrë që 16 Qershori, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur edhe është rëndësia e kësaj date, ku në të njëjtën ditë shënohet çlirimi i Malishevës dhe shënohet Dita e dëshmorëve, që përkon me datën e rënies së dëshmorit të parë të Komunës së Malishevës, Imer Krasniqi, më 16 Qershor 1998 dhe rënies dëshmorit fundit, Mentor Gashit, më 16 qershor 1999. /PrizrenPress.com/

Në Universitetin e Prizrenit nis votimi për zgjedhjet studentore

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot në orën 08:00 ka filluar pa probleme votimi për zgjedhje studentore, në të gjitha vendvotimiet.

“Komisioni Zgjedhor po kujdeset që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë. Njëkohësisht i falënderojmë të gjitha organizatat studentore për konstruktivitet që kanë treguar deri tani. Është me rëndësi që gjatë ditës secili të kontribuoj që të shkon gjithçka në rregull në mënyrë që në fund të procesit të festojmë të gjithë”, thuhet ne njoftimin e UPZ-se. /PrizrenPress.com/

UPZ-zgjedhjet studentore1

‘Ranieri’ seks me 26 gra!

0

E  quajnë Alan Ashcroft dhe është një elektricist 56-vjeçar në pension dhe sipas “Sunday Sport” ka përfituar nga ngjashmëria me trajnerin roman, por jo në aspektin financiar.

Sipas tabloidit britanik, Ashcroft në këto ditë feste të titullit të Leicesterit rezulton se ka fjetur me 26 femra.

Skocezi ishte i akomoduar në një nga dhomat e hotelit Travelodge në qendër të Leicesterit dhe që nga ai moment ka pasur takime intime me 26 femra, të cilat mendonin se ai ishte Ranieri.

“Ndihem sikur kam fituar lotarinë. Sa herë që dal për të blerë diçka, rrethohem nga femrat. Sigurisht, unë asnjëherë nuk u them se jam Ranieri, por ato nuk duan t’ia dinë dhe unë nuk e zgjas më shumë”, shpjegon Ashcroft.

Megjithatë, ai thotë se pjesërisht ndjehet edhe ne faj, pasi tani anglezet do te mendojnë keq për Ranieri-n, i cili është 64 vjeçar dhe i martuar.

Alan Ashcroft