5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6552

Fatmir Limaj kërkon kompensim për paraburgimin

0

Gjykata e Apelit javën e kaluar ka marrë vendim lirues ndaj Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për rastin “Kleçka”.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj konfirmoi për KALLXO.com se do të kërkojnë kompensim të dëmit material dhe jo-material për kohën e kaluar në paraburgim të Fatmir Limajt, i cili u lirua nga çdo akuzë që e ngarkonte për rastin “Kleçka” që lidhet me krimet e luftës.
“Ne sot e kemi pranuar edhe fizikisht vendimin e Apelit, dhe do të kërkojmë kompensim për kohën e kaluar në paraburgim edhe pse ende nuk i kemi llogaritur saktësisht kohën gjatë së cilës Limaj u privua nga liria”,tha Rrecaj për KALLXO.com

Rrecaj tha se në ditët në vijim do të llogarisin saktë kohën e kaluar në paraburgim për të cilën do të kërkojnë kompensim të dëmit.

Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij akuzoheshin për krime të luftës nga prokuroria e EULEX-it por Gjykata e Apelit përfundimisht e shpalli të pafajshëm.

Sipas aktgjykimit të datës 26 janar 2016, Gjykata e Apelit refuzoi si të pabazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe konfirmon aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 17 shtator 2013.

Gjykata e Apelit ka marrë vendim lirues ndaj Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për rastin “Kleçka”.

Sipas aktgjykimit të datës 26 janar 2016 është refuzuar si e pabazuar ankesa e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe është konfirmuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës i datës 17 shtator 2013.

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorisë Speciale të datës 25 korrik 2011, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij akuzoheshin për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Më 29 nëntor 2013, prokurori i Prokurorisë Speciale kishte parashtruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 17 shtator 2013, përmes të cilit të dhjetë të akuzuarit ishin shpallur të pafajshëm.

Përveç Limajt, pjesë e aktakuzës ishin edhe Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.

Ky nuk është procesi i vetëm gjyqësor për krime lufte i zhvilluar kundër Fatmir Limajt.

Ish-komandant “Çeliku” ishte shpallur i pafajshëm edhe nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

I arrestuar më 18 shkurt 2003, Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm rreth akuzave për krime lufte në të ashtuquajturin kamp-burg i Llapushnikut në nëntor të vitit 2005. Gjykata e Apelit në Hagë e kishte shpallur po ashtu të pafajshëm në shtator 2007.

Aktualisht, Fatmir Limaj është duke u gjykuar për akuzat shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Ndërsa, të enjten e javës së kaluar, Limaj është parë të paraqitet në Prokurorinë Speciale, ku, sipas tij, kishte dhënë një deklaratë me të cilën shpresonte se do t’u ndihmojë organeve të drejtësisë rreth një krimi të kryer në kohën e luftës.

Ymeri kritikon Thaçin e Veselin për Hotin

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka fajësuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin se nuk kanë bërë asgjë për profesor Ukshin Hotin.
Këto komente Ymeri i ka bërë me rastin e 17-vjetorit të zhdukjes se profesor Hotit.

“Politikanë të ndryshëm po derdhin lot të rrejshëm për të. Posaçërisht kryeparlamentari Kadri Veseli. Edhe në negociatat në Rambuje në vitin 1999, edhe në negociatat në Vjenë në vitin 2006, këta politikanë kanë mundur ta bëjnë dhe ta shpallin prof. Ukshin Hoti kryetar të delegacionit negociator të Kosovës. Kjo gjë pa dyshim se do ta detyronte Serbinë që në vitin 2006 të jap përgjegjësi dhe ta tregojë të vërtetën, ndërkaq në dimrin e vitit 1999 edhe do ta lironte Bacën Ukë nga burgu. Mirëpo Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk e bënë këtë. Kushedi, ndoshta e dinin mirë që Baca Ukë nuk i len përfaqësuesit e UÇK-së t’i bëjnë koncesione Serbisë, sepse, dihet që Baca Ukë nuk u nënshtrua as në burg se lëre më në liri! Hashim e Kadri, nuk keni bërë asgjë për lirimin e prof. Ukshin Hotit dhe as për zbardhjen e fatit të tij. Prandaj, aman sot na kurseni nga këta lot të rrejshëm”, ka shkruar Ymeri në profilin e vet në “Facebook”.

Po, bashkë për çështje evropiane

0

Nga Jakup Krasniqi

‘’Është me rëndësi që edhe parlamentarët nga opozita kur kanë të bëjnë me çështje evropiane të jenë përkrahës të tyre. Është me rëndësi po ashtu t’i bindim këta të fundit të marrin pjesë në vendimet parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit.’’ Mediat sot po shkruajnë se kështu ka thënë deputetja (nënkryetarja) e PE-së, Lunaçek.

Zonja Lunaçek, e vlerësojmë lartë angazhimin tuaj të sinqertë për Kosovën në PE dhe vet qasjen që ka PE-ja për Kosovën, sidomos, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Opozita ka marr pjesë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më çështjet evropiane, por problemi nuk është të opozita, por të pozita (koalicioni qeverisës) i cili ka kohë që nuk është marrë seriozisht me asnjë çështje evropiane.

Opozita, mundet për disa muaj të ketë bërë veprime jo demokratike në Kuvend e jashtë tij, por kjo ka ardhur si pasojë e arrogancës së numrave që e ka pozita në Kuvendin e Kosovës, por assesi opozita nuk ka qenë e as është pengesë për rrugën evropiane të Kosovës. Çështjen evropiane e kanë penguar dy koalicionet e fundit, madje edhe partia qeverisëse (LDK) kur ishte në opozitë e ka ndihmuar koalicionin paraprak që të pengoj rrugëtimin e Kosovës në integrimet evropiane, duke qenë pjesë e madhe në qeverisjen lokale. Madje, Kryeministri i qeverisë, i ka të “fjetura” 70 padi në Prokurorinë e Kosovës. Opozita, nëse kemi parasysh numrat, qeverisë nuk mund t’ia bëjë asnjë pengesë të vetme, pasi as edhe një votë e saj nuk e pengon në vendimmarrje. Ajo që kemi parë deri më sot nga koalicioni qeverisës, ata i kanë pasur dhe i kanë numrat për të marrë vendime në dëm të interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Për shkak të votës së dyfishtë, opozita edhe po të dojë, nuk mund t’i ndihmoj koalicionit qeverisës.

Ta saktësojmë: Me Presidentin dhe Kryeministrin, që mbajnë përgjegjësi të mëdha për krimin ekonomik e korrupsionin e papengueshëm, për kapjen e institucioneve të pa varura të shtetit, që kanë akuza jo vetëm publike, nuk mund të shkoj përpara agjenda evropiane e Kosovës. Është mirë të evidentohet saktë diagnoza se ku ka ngecur dhe pse çështja evropiane e Kosovës?! E gjithë çështja është, për çka duhet të bëhemi bashkë, ta ndihmojmë apo ta pengojmë çështjen evropiane?! Ata që e kanë marrë me entuziazëm (Presidenti e Kryeministri), ratifikimin e Demarkacionit më Malin e Zi dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe, pa opozitën, janë penguesit e rrugës evropiane të Kosovës.

Opozita nuk mund ta ndihmojë pozitën në rrugën jo evropiane të lartë përmendurve!

Noizy vjen me një hit të ri, që po çmend rrjetin (Video)

0

Reperi i famshëm shqiptar Noizy, duket se ka qëlluar në shenjë me këngën e tij të re, të cilën e ka publikuar në orët e vonë të mbrëmjes së të dielës.

Bëhet fjalë për një këngë të shumritur nga fansat. Ajo mban titullin “The baddest” dhe është shoqëruar edhe me një videoklip interesant.

Ky videoklipi përmban skena të ndryshme, duke filluar nga plazhi dhe aeroplani privat, ndërkohë që nuk mungon një bukuroshe protagoniste.

Publikimi i këngës së re nga Noizy është pritur shumë mirë nga fansat e tij, duke u dëgjuar më shumë se sa 300 mijë herë për më pak se 12 orë nga momenti i publikimit, duke u shndërruar kështu menjëherë në një superhit.

Nexhat Çoçaj: Sot u vërtetua pafajësia ime

0

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, ka thënë se me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prizren, u vërtetua pafajësia e tij.

“Kam deklaru edhe në fillim se jam i pafajshëm. Besoj në drejtësi sepse asnjëherë nuk kam vepruar kundër ligjit dhe çdo herë kam vepruar konform ligjeve të Ministrisë së Arsimit, përkatësisht ligjeve të Republikës së Kosovës dhe jam i bindur se pafajësia është vërtetuar ashtu siç kam deklaruar edhe në fillim”, tha ai, transmeton Kallxo.com

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Shaip Buduri akuzohej se si drejtor i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i mundësuar profesorit B.K. (vëlla i bashkëshortes së tij) që në gjimnazin “Gjon Buzuku” nga fillimi i vitit shkollor 2013/2014 deri më datë 04.02.2014 t’i mbajë orët e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ndërsa i pandehuri Nexhat Çoçaj akuzohej se derisa kryente detyrën zyrtare si drejtor ne Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit po ashtu kishte keqpërdorur detyrën zyrtare duke e nënshkruar kontratën për punësim, nga data 04.02.2014 në vendin e punës profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe personit B.K. nga Prizreni, pa shpallur konkurs për vendin e punës duke shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër.

Avokati i Shaip Budurit paralajmëron ankesë në Apel

0

Esat Gutaj, avokat mbrojtës i drejtorit të dënuar të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Shaip Buduri ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Prej fillimit e deri sot kam qenë i bindur se Shaip Buduri me asnjë veprim ose mosveprim nuk ka bërë shkelje të ligjit. Por Gjykata e ka mendimin e vet, e shpalli fajtor. Unë do të apeloj në Gjykatën e Apelit me bindjen se ajo do të vendosë ndryshe”, tha  Gutaj,transmeton Kallxo.com

Drejtori i Arsimit në Prizren u shpall i pafajshëm, ndërsa drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku”, Shaip Buduri, u dënua me një vit burgim për punësimin e mikut të tij, Besnik Krasniqit./

Shpërthen dashuria: Nuk përmbahet Orlando Bloom me Katy Perry

0

Para pak ditësh, mediat raportuan se aktori i njohur, Orlando Bloom mund të kishte një aferë me këngëtaren Selena Gomez.

Sipas tyre, kjo ka acaruar të dashurën aktuale të aktorit, këngëtaren tjetër Katy Perry.

Por Bloom dhe Perry duken më të dashuruar se kurrë.

Çifti u fotografua teksa puthej në Kanë, në jahtin e miliarderin rus, Roman Abramoviç.

Kozniku len Zagrebin dhe Cannes për Prishtinën

0

Njohja nga UEFA dhe FIFA kanë çuar Federatën e Futbollit të Kosovës ditët e fundit në qendër të vëmendjes jo vetem ne ballkan, por edhe ne qendratj tejra boterore. Tani besohet të jetë në gjendje për të parë përfaqësitë e shtetit te Kosovës-

Një nga ata eshte edhe ish-perfaqesuesi i kombëtares kroate (Hajduk) dhe francze (Cannes) Ardian Kozniku. i cili deshiron nje ulëse në Kosovë.

“Është budallallëk që unë jam duke ofruar, por unë shkova me një shumë si një lojtar, unë jam edukuar dhe unë jam i gatshëm për të udhëhequr Kosovën. Unë dua të kthehen në Kosovë pergjithmone, unë do të doja të jetë si në Kroaci në këtë drejtim dhe se trajneri kombëtar mund te jete një ish-lojtar, sikur qe ishin këtu Biliç, Stimac, Kovac..” tha Kozniku për mediat kroate.

Në Krushë të Madhe u mbajt tubimi sensibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

0

Në fshatin Krushe e Madhe të Rahovecit, sot u mbajte tubim senzibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit. Në tubim morën pjesë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, familjar të Ukshin Hotit, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtar të komisionit qeveritar për persona të pagjetur.

Në fjalën e tij të mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi u shpreh se të gjithë e dimë se profesor Ukshin Hoti, duke qenë njëri nga intelektualët dhe patriotët , më konsekuent të çështjes kombëtare, ai, nuk ishte i lirë të shprehej dhe të vepronte për të drejtat kombëtare. Për këtë kujdesej vazhdimisht pushteti i atëhershëm, por edhe me argatët e tij , sepse Ukshin Hoti ishte pengesë e madhe kur ishte i lirë, prandaj pushteti e donte Ukshin Hotin ose në burg ose të izoluar. Ukshin Hoti , ishte prej njerëzve të parë i cili kishte paralajmëruar se populli Shqiptar mund të çlirohej vetëm me luftë.

Ibrahim Makolli, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjet e personave të zhdukur i cili tha se edhe 17-vjet, pas përfundimit të luftës për fat të keq përkundër angazhimeve të pandalshme , nuk kemi arritur që të mësojmë edhe për fatin e profesor Ukshin Hotit, por edhe për fatin e mbi 1500 Shqiptarëve , që edhe sot e kësaj dite janë si persona të pagjetur. Ne si institucione natyrisht do të përpiqemi me të gjitha forcat, mekanizmat që të mësojmë për fatin e këtyre personave, që është një proces edhe kompleks dhe që kërkon angazhim të të gjithë neve pavarësisht se nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë.

Në emër të familjes Hoti , fjalën e mori Etrit Hoti i cili kërkoj si nga institucionet lokale po ashtu edhe nga ato qendrore që të ushtojnë trysni shumë serioze që të merren me seriozitet , sepse u bënë 17-vite dhe Ukshin Hoti ende është peng dhe ende është barrë e familjes dhe luti që këtë vit të zbardhët fati i tij.

Në tubim, nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Selami Hoti, kryetar i Fshatit Krushë e Madhe dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi./PrizrenPress.com/

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në Suharekë

0

Në një aksident trafiku dje në Suharekë janë lënduar gjashtë persona.

Policia e Kosovës përmes një komunikate bën të ditur se në fshatin Maqitevë një burrë derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij VW Sharan nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpjetësisë e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës, me ç’rast godet një muri.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar vozitësi dhe pesë pasagjerë, transmeton Koha.net. Katër prej tyre pas tretmanit janë liruar ndërsa njëri prej tyre është dërguar për tretman në spitalin e Prizrenit.