5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6551

Geti uron Marinën për ditëlindje

0

Marina Vjollca ka sot ditëlindjen dhe sigurisht që urimi parë do ti vinte nga i dashuri Getoar Selimi.

Ai ka pritur orën 00:00 për ti shprehur gjithë dashurinë në ditën më të veçantë të jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime dhe gjithçka e imja”, shkruan Geti në foton e postuar me Marinën në ambientet e shtëpisë ku jetojnë së bashku në Tiranë.

‘Jam larg për të qenë lider i Juventusit’

0

Paulo Dybala ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Juventusit këtë edicion, ku ka shkëlqyer me golat deh asistimet e tij.

Por, pavarësisht kësaj, ai nuk mendon se është lider i Juventusit, madje e sheh vetën shumë larg kësaj.

“Unë jam larg për të qenë lider i një skuadre si Juventus. Ka lojtarë këtu që kanë fituar gjithçka dhe vazhdojnë të përmirësohen çdo ditë”, tha Dybala për El Pais.

“Buffon është lider. Ai është 38 vjeçar dhe po bëhet më i mirë çdo ditë. Ai më ka ndihmuar shumë që prej kur jam në Juventus”.

Dybala këtë edicion me Juventusin ka luajtur në 45 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.

De Gea kërcënon Unitedin

0

Portieri spanjoll, David De Gea pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes edhe gjatë këtij afati kalimtar.

Spanjolli është i zhgënjyer me jetën nën menaxherin e Louis Van Gaalit, derisa është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, pavarësisht pse ka vazhduar kontratën.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, David De Gea do të largohet nga Unitedi nëse Louis Van Gaal nuk largohet nga Old Trafford

De Gea ishte shumë pran kalimit te Reali, gjatë verës së kaluar, por në çastet e fundit transferimi dështoi.

Dialogu të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

0

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti-Kasumi, ka kërkuar që bisedimet Kosovë – Serbi në Bruksel të kushtëzohen me zbardhjen e fatit të vëllait të saj.

Në 17-vjetorin e zhdukjes së profesorit të shquar, ajo ka thënë se pala serbe edhe më herët zbardhjen e fatit të tij ka tentuar ta kushtëzojë. Në një intervistë për “Epokën e re”, Kasumi ka deklaruar se ka mundur të bëhet më tepër në zbardhjen e kësaj çështje.

“Bisedimet duhet të kushtëzohen. Më vjen keq prej familjareve të tjerë mirëpo, meqenëse më herët këtë çështje serbët kanë dashur ta kushtëzojnë, tani mendoj se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel duhet të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit”, ka thënë Kasumi.

Ajo është shprehur shumë e zhgënjyer me punën e institucioneve në zbardhjen e fatit të të pagjeturave, në këtë rast edhe të Ukshin Hotit.

“Thellësisht jam e prekur dhe e zhgënjyer në institucionet tona, të cilat nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të këtij personaliteti. Kurrë nuk e kam menduar se pas luftës do të kalojnë 17 vjet dhe Ukshini do të konsiderohet i zhdukur”, është shprehur Kasumi.

Duke treguar për përpjekjet që ka bërë gjatë këtyre 17 vjetëve për ta zbardhur fatin e vëllait të saj, Myrvete Hoti-Kasumi ka thënë se derisa të vërtetohet e kundërta, ajo beson se Ukshin Hoti është gjallë. Sipas saj, deri më tani askush nuk i ka ofruar argumente se profesor Hoti ka vdekur apo është vrarë. Përkundrazi, Kasumi ka bërë me dije se shumë burime të informacionit i kanë thënë asaj se Hoti është gjallë.

“Derisa nuk është vërtetuar e kundërta, pra që ai ka vdekur apo është vrarë, unë shpresoj dhe besoj se ai është gjallë. Prandaj, po them se shteti serb duhet të japë përgjegjësi për këtë çështje, sepse ka qenë në duar të tij”, ka thënë ajo.

Më tutje, motra e Ukshin Hotit ka treguar se shpeshherë i është bërë me dije se fatin e vëllait nuk mund ta zbardhë në mënyrë individuale.

“Prej Serbisë nëpërmjet shqiptarëve më ka ardhur edhe një lajm, me të cilin më bëjnë me dije që mos të vrapoj kot, sepse nuk do të mund ta gjej kurrë atë individualisht, sepse ky është problem ndërqeveritar ndërmjet dy vendeve”, është shprehur Kasumi. /Epoka e Re/

Xhaka lojtar i Arsenalit

0

Arsenal raportohet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka.

Marrëveshja pritet që shpejt të zyrtarizohet, para se të fillojë Kampionati Evropian, Franca 2016.

Xhaka ka qenë cak i Wenger, tash e disa muaj, por edhe i Manchetser City. Vet Xhaka raporton Goal.com se ka parapëlqyer një kalim në Emirates Stadium.

Vlera e marrëveshjes sillet të jetë afro 43 milionë euro.

Një libër emblemë e dëshmive të kohës

0

Nehat Islami “Një adresë në Bukuresht”, botues “Faik Konica”, Prishtinë – 2016

Pas librit “Hotel Bejruti”, botim i Grupit Koha, me shkrime mjaft atraktive nga përvoja e kaluar në cilësinë e korrespodentit të “Rilindjes” në Bejrut, njëri nga doajenët e gazetarisë në Kosovë, Nehat Islami, këto ditë u prezantohet lexuesve me një tjetër libër, “Një adresë në Bukuresht”, botim i “Faik Konicës” në Prishtinë

“Një adresë në Bukuresht” është vepër me vlerë të rrallë në fushën e publicistikës, një dëshmi për kohën dhe përkushtimin e Nehat Islamit me kontributet shkrimore të përzgjedhura në të, nga periudhat kohore prej pesëdhjetë vjetëve.

Si një letërnjoftim për ngjarje dhe figura autoritetesh, libri “Një adresë në Bukuresht” ka rëndësi të veçantë pikërisht për shkak se është sajuar me përmbajtje të tilla që shënojnë kohët, ecjet dhe ngecjet e atyre kohëve, të barasvlershme me dëshmitë që sot, vërtet, i atribuohen faqeve të historisë. Të tillat shkrime, gjithnjë me emblemat e konotacionit kombëtar, janë shembujt tipikë që bëjnë me dije përkushtimin e gazetarëve shqiptarë (në ato kohë plot sfida e shqetësime) për zbardhjen e realiteteve edhe kur ato ishin të hidhura, përmes gazetarisë hulumtuese si qasje, dhe përmes reportazheve dhe intervistave, si lloje shkrimesh.

Që në fillim autori u drejtohet lexuesve me idenë, përkatësisht qëllimin e publikimit të librit, se “me këtë libër u përpoqa të nxjerr nga hija e harresës disa nga shkrimet e mia të botuara në kohë të ndryshme.”

Në ato kohë gazetarit Nehat Islami i ka ndodhur të ndeshet me anomali të burokracisë së kohës ndaj të cilave nuk ka mundur të jetë indiferent, ka përshkruar ngjarje dhe kundërthënie. Kësisoj na dalin shkrimet “A na jepni nxënës hua”, “Shkëlqimi trishtues i një ore dore të artë”, mbi tretjen e fitimeve të “Trepçës” në llogaritë jashtë Kosovës, “Variola vera, diversion apo rastësi”, e të tjera të ngjashme. Në këtë vazhdë janë temat e tjera, të politikës ndërkombëtare me fokusim mbi realitetin represiv në Kosovë, siç janë shkrimet: “Faji dhe kujtesa, OKB-ja dhe Kosova”, “Libri i bardhë me faqe të zezë”, me dokumente të falsifikuara antishqiptare, “Faktori rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së” dhe shkrime të tjera në formën e intervistash me personalitetet më të njohura të kohës, nga fusha e politikës (ndërkombëtare), po ashtu edhe nga fusha e artit. Është intervista me Sir Reginald Hibbert-in, me mendimet e tij mbi shqiptarët, mbi Kosovën, Shqipërinë… mandej intervista me Prof. dr. Bogdan Deniq, i cili që në atë kohë të intervistimit (më 1991) shprehej se Republika e Kosovës do të ishte gati një zgjidhje optimale; intervista me Eva Brendlin, që ishte njëra nga ekspertet më të shquara botërore për të drejtat e njeriut dhe anëtare e shumë forumeve ndërkombëtare të kësaj fushe.

E kësaj natyre, domethënë të politikës ndërkombëtare, është edhe intervista me liderin kurd Xhalal Tallabanin të zhvilluar më 1974, nga i cili mësojmë për fatin e kurdëve, për shkatërrimin e 5000 fshatrave të tyre nga ana e ushtrisë irakiane të Sadam Hyseinit. Në mesin e intervistave, të personaliteteve me famë botërore, është edhe ajo e zhvilluar me ndjekësin më të madh të nazistëve, Simon Wiesenthal.

Libri “Një adresë në Bukuresht” shquhet edhe për faktin se në të Nehat Islami sjell portretet përmes intervistave të shkrimtarëve dhe intelektualëve më të njohur të kohës, të krijuesve me përmasa ndërkombëtare, siç janë Zhak Prever (Jacques Prevert), Naguib Mahfouz, nobelist egjiptian. Ky i fundit shfaq përshtypjet e tij për shqiptarët, duke madhëruar emrin e themeluesit të Egjiptit, të shqiptarit Mehmet Ali Pashës, të cilin e cilëson si vizionar e mendjendritur.

Nga dy takimet me Mirosllav Kërlezhën, Nehat Islami sjell të dhëna interesante përmes të cilave dëshmohet interesimi i Mirosllav Kërlezhës për shqiptarët, takimi i tij me aktorët (dhe shfaqjen e tyre) në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Shkrimi tjetër portretues është dhënë përmes përshtypjeve që Nehat Islami i kishte nga qëndrimi në Bukuresht, ku ishte takuar dhe kishte bërë intervistë të gjatë me Viktor Eftimiun, që llogaritet si shkrimtari më i madh rumun, me prejardhje shqiptare. Ai ishte nga Boboshtica e Korçës, autor i mbi 125 veprave – drama, romane dhe kishte mbi 60 mijë vargje.

Nga shkrimet e tjera në këtë libër, me vlerë e domethënie të veçantë, janë intervistat me këngëtaren e famshme Marije Kraja dhe ajo me ilirologun Aleksander Stipçeviqin, e sidomos intervista me piktorin e madh Ibrahim Kodrën. Kjo intervistë ishte e para (më 1966) që një gazetar shqiptar kishte zhvilluar me piktorin shqiptar, i cili ishte bashkëkohës i Ernest Koliqit, Pikasos dhe shumë emrave të tjerë të famshëm të artit e të letërsisë, të cilët edhe i kishte miq.

“Një adresë në Bukuresht”, me këto shkrime që përjetësojnë ngjarje e njerëz nga një kohë tashmë e largët, ia vlen të jetë në fondin e librave të secilit dashamir të fjalës së shkruar, sidomos literaturë për shkollat e gazetarisë.

Lotët e Nehat Gashit

0

Kryetari i Parlamentit Studentor, Nehat Gashi ka marrë shumë urime për punën që ka bërë për studentët e UPZ-së. Ai ka treguar se nga urimet e shumta që ka marrë i kanë shpëtuar edhe lotët.

Postimi i plotë në Facebuk

Te nderuar studente,
E konsideroj nje privilegj qe ju njoh dhe punoj me ju. Dy vjet eshte nje periudhe domethenese, gjate se ciles eshte ndertuar nje marredhenie e sinqerte dhe produktive mes nesh.

Ju falenderoj nga zemra per konsideraten dhe respektin qe keni shprehur per personalitetin tim, pranoj se me kane shpetuar lotet nga komentet e mira qe kam marre ditet e fundit. Une si Kryetar i Parlamentit Studentor ne UPZ jam mundur t’i perkushtohem me seriozitet detyres qe pata pergjate ketyre dy viteve te fundit. E pranoj qe mund te kem gabuar gjate punes sime por jam munduar me cdo force t’i mbroj te drejtat e studenteve, pa u ndikuar nga askush. Por ka nje mendim te arte: “Bejne pune te pagabueshme, vetem ata qe nuk punojne”.

Ne vazhdim, ne do te punojme se bashku per te zhvilluar mundesite e ndryshme qe do te na jepen per partneritetet tona dhe per fuqite qe kemi se bashku per te bere Universitetin nje vend me te mire. Ne do te punojme per te gjithe, ashtu sic kemi punuar gjithnje, madje fare pa u ndikur nga rivalet tane te cilet me shpifjet e tyre provuan te mohojne punen tone. Por une kam bindjen e thelle, qe ju te nderuar studente nuk do te manipuloheni nga organizatat, te cilet dikur perkrahnin unanimisht punen e Parlamentit Studentor, ndersa tani ne prag te zgjedhjeve shpifin per t’i permbushur interesat personale te tyre.

Te nderuar studente, ju ftoj te merrni pjese neser me 17 Maj, ne zgjedhjet studentore qe do te organizohen per dy vitet e ardhshme. Ne, organizata Alternativa Studentore do te hyjme ne gare per Parlamentin Studentor dhe Keshillet e Fakulteteve. Nepermjet kesaj ftese publike i ftoj studentet t’i bashkohen karvanit te fitores per te miren e te gjitheve. Alterantiva Studentore si organizata me serioze do te jetë zeri i juaj per perfaqesimin sa me te mire te studenteve pa dallime kombëtare, fetare a politike.

Uroj nga zemra qe ta vazhdojme rrugen qe patem. Vazhdimi i mandatit do të jetë përgjegjësi e aspak privilegj. Votoni neser per ne, per Alternativë Studentore, votoni per te miren e Universitetit.
Duhet te rilindim se bashku…
Perhere i juaji,
Nehat Gashi.

Shikojeni dokumentarin kushtuar Ukshin Hotit (Video)

0

Sot është shënuar 17 vjetori i zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.
Familjarët e Hotit, ende vazhdojnë të besojnë se ai mund të jetë i gjallë.

Ndërsa, po kritikohen institucionet se nuk kanë bërë shumë në zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, njëri ndër veprimtarët me të mëdhenj të Kosovës.
Më poshtë shikojeni dokumentarin e realizuar më herët për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit.

Opozitarizmi më shumë në funksion të Qeverisë se konfrontimi saj

0

Arsim Haziri

Fuqia opozitare në ?do shoqëri përcakton masën e zhvillimit dhe dominimit të shkallës së demokracisë,njëkohësisht ajo përbën edhe arsyen pse përkufizohet si shoqëri demokratike dhe e lirë në kuptimin e shprehjes së kundërshtimeve,kritikave dhe në veqanti korrigjimin e gabimeve për ?do vendim me rëndësi vitale shtetërore.

Kosova ?farë ne po e synojmë për të ndryshuar dhe për të qenë e përshtatshme në kuptimin politik, ekonomik dhe social ,ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë konstruktive dhe kredibile,dhe që përmes kundërshtimeve dhe iniciativave racionale të i’a shtojnë edhe peshën edhe ?mimin e lartë pozitiv vendit, si? iu kërkohet realisht për të qenë në një nivel më të lartë të mirëqenjës së përgjithshme.

Aktualisht shoqëria jonë muajtë e fundit ballafaqohet me një situatë të rënd politike,duke u konfrontuar rreshturazi dy blloqet politike,ku njëra edhe zyrtarisht konstaton se dy vendimet e nënshkruara s’përbëjn shkelje të thelluar kushtetuese si? proklamohet prej opozitës dhe si të tilla duhët proceduar metejshëm.Ndërsa në anën tjetër kemi frontin opozitarë,që me tërë fuqinë e tyre pretendojnë ti kundërshtojnë këto dy kreatura jolegjitime,si? edhe marrin forcë prej gjykimit pikërisht prej kësaj ?ështje nga Gjykata Kushtetuese.Për kohë me radhë,një kundërshtim i tillë ishte i hapur dhe sukseshëm i besuar dhe i zotëruar në trupin e gjërë qytetarë,ku si rezultat i tyre ,organizimi i protestave në lidhje me këto dy kundërshtime suksesshëm kishte gjetë mbështetje të fuqishme popullore.Dhe mbi këtë bazë si analistë politik,opinionistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kishin përfunduar tekstualisht se përmes këtij dakordimi të suksesshëm opozitarë edhe kauzat do të bëhen më të fuqishme për ti kundërshtuar ,si dhe mundësitë për të dërguar vendin drejt një rilegjitimimi qytetarë ishin rritur në masë të konsiderueshme.Ajo mendësi fuqishëm shoqërohej në mendjen e secilit,duke menduar thellësisht se ky orientim qeverisës është i shkurtër në funksionimin e saj, dhe përfundimisht shoqëria jonë do të mund të përfaqëson një progresivitet të kërkuar ekonomik.

Duke i parë zhvillimet e fuqishme në terren,koalicioni politik ishte afër një qarje të madhe,gjithnjë duke e rritë probabilitetin për një afatizim të kohshëm për zgjedhje nacionale.Kjo kohë ishte mjaft e papërshtatshme për funksonimin e dy subjekteve politike, që ishin shkrirë në një partneritet politik pa ndonjë vullnetë të madh,dhe frustrimet e mëdha kohën e fundit që kishin kapluar gjithnjë sa vinin e bëheshin më të dukshme.Kjo frymë ishte e lëshuar për muaj,dhe që rënd kishte lëkundër koalicionin aktual ,madje aq i pafuqishëm tregohej sa që kundërshtimi dhe frika ndjehej qysh në palc,sidomos ky element ishte prezent gjatë kohës sa organizohej e zhvillohej protesta masovike në Prishtinë.

Gjatë kohës sa mbizotëronte mendimi i përgjithshëm se kishim të bënim me një opozitë të bashkuar dhe të dedikuar për një ndryshim për të qenë i qasshëm për masën e gjërë popullore,ajo kishte filluar ngushtë të përndiqej prej posteve politike,duke i bërë plotësisht të ndarë dhe të favorshme për Qeverinë aktuale.Veprimet e fundit ndërmjet subjekteve opozitare ngushtë përcjelleshin prej kundërshtimeve dhe kritikave,gjë që për pozitën dhe organizimin e saj të mëtutjeshëm ishin të mirëpritura, ngase fuqizohej edhe më tutje argumenti pozitarë se kemi të bëjmë me një opozitë e cila është e ndarë pas qëllimit dhe aspak nuk qëndron mbrapa kauzave nacionale.Kjo vijë e ?rregulltë ishte di?ka ?ka urgjent e kishte pritë me pa durim pozita,dhe përmes kësaj qasje të kërkuar ajo ka fituar në kohë dhe rastë mundësinë shumëdimensionale,duke e bërë plotësisht inekzistente vazhdimësinë e tyre të mëtutjeshme.

Tashmë i tërë presioni,kritika dhe kundërshtimi politik zhvillohet në nivel të thelluar opozitarë,dhe në këtë rrafsh praktik antagonizmat e sipërfaqësuar kanë nxjerrë në dritë edhe mosseriozitetin e tyre që e kishin pasur gjatë kohës sa ishin bashkërenduar.Dhe në këtë sens,opozitarzmi i “fuqishëm” politik, skajshëm është duke u marrë me tradhëtitë e njëri-tjetrit, se sa kanë fuqizuar edhe më tej qëllimet e kaluara. Konsideroj se pozita aktuale momentalisht është duke u ndjerë në një pozitë komode,dhe pa qenë e pritshme se do të bëhet presion ndaj saj,kjo ka përfituar në kohë kur edhe kanë ndarë rrugët e tyre subjektet opozitare.Nëse mund të themi se efekti opozitarë ka humbër cilësinë e saj,kjo tashmë është mëse e vërtetë-e konfirmuar,madje kjo është di?ka ?ka është duke u dëshmuar edhe përmes fakteve relevante që janë duke i plasuar përditshmërisht partitë që dikur thirreshin në një trup të përbashkët dhe të dedikuara bashkarisht për rrëzimin e kësaj qeverisje si? e konsideronin qeverisje në dëm të shumicës dhe aspak për masën e gjërë popullore,pra kanë humbër në obligimin kushtetues dhe popullorë.Sot për sot,niveli opozitarë përbën peshë minore,për ?ka vështirë ka qenë e pritshme,gjithnjë duke marrë për bazë deklarimet dhe konferencat e tyre para opinionit të gjithmbarshëm shoqëror.

Kohën e fundit kishim një protestë popullore, që më shumë është në vazhdën e praktikës se më hershme,ku thirrrej për ?ështje nacionale e shndërrohej në synim të pastër politik.Përpjekje për një ndryshim të hovshëm dhe të nivelit të përgjithshëm asnjëhere nuk është duke u ndërrmarrë,madje kjo ishte shpërfaqër edhe nga i gjithë spektri politikë,dhe ideja e një qëndrimi më shtetëror e konsolidues aspak nuk është duke u shfaqur.Ai marrsh në terrenin popullore ishte thirrur pikërisht nën kauzat e kaluara,dhe numri që ishte përfaqësuar ajo ishte relativisht i vogël,duke dëshmuar edhe njëhere se mosvazhdimi i tyre deri në krijimin e kushteve për një rilegjitimim të ri qytetarë ka ngjallur paknaqësi shumë të madhe,dhe njëkohësisht ka bër që imazhi dhe përbërja opozitare të vlenë më shumë për interesa grupore se nacionale

Besim Baraliu grushton punëtorin e tij

0

Drejtori i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Besim Baraliu ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij, Izet Aliun. Sulmi fizik ka ndodhur në vendin e punës.

Baraliu dhe Aliu janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.

Izet Aliu ka konfirmuar për “PrizrenPress”, konfliktin fizik që ka ndodhur me drejtorin Baraliu.

“Kam qenë në korridor, kur m’u ka ofruar dhe grushtuar drejtori”, tregon ai.

Izet Aliu në ndërmarrjen e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, dega në Dragash ka punuar si inxhinier. Ai thotë se para një muaj i është ndërruar vendi i punës nga Baraliu.

“Prej Dragashit më ka sjellë në Prizren, duke më ndërruar edhe sektorin e punës”, shprehet ai.

“Pas këtij veprimi më ka dërguar edhe në Komisionin Disiplinor”.

“Unë jam ankuar në Bordin e Drejtorëve”.

“Ai është revoltuar me ankesën time dhe si më ka parë më ka goditur me grusht”.

Përkundër përpjekjeve “PrizrenPress” nuk ka mundur të marrë versionin e drejtorit Besim Baraliut.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha se ende nuk ka marrë raportin për këtë incident.

“Deri në këto momente nuk kam marrë asnjë raport për këtë incident”, tha Berisha./PrizrenPress.com/