8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6562

Prizren: E rrah vëllain, arrestohet nga Policia

0

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një person të komunitetit rom në Prizren, pasi që i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe kanosur vëllain e tij, raporton PrizrenPress.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Malisheva përgatitet për shënimin e festave të qershorit

0

Sot është mbajtur takimi i parë konstituiv i Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Këshilli Organizativ për shënimin e16 Qershorit, është formuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës.

Takimi i parë, është drejtuar nga nënkryetari Rexhep Mazreku, ndërsa anëtarë të këshillit janë: Kryetari i Komunës, Kryesuesi i KK-së, nga një përfaqësues i subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës (IQM (NISMA), PKD, LDK, LVV, AAK dhe AKR) dhe përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë.

Pas konstituimit të Këshillit Organizativ, anëtarët e këtij këshilli, kanë biseduar edhe për fillimin e përgatitjeve për shënimin e datës më të rëndësishme për Komunën e Malishevës, ku të gjithë folësit, u shprehën për bashkëpunim dhe angazhim, në mënyrë që 16 Qershori, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur edhe është rëndësia e kësaj date, ku në të njëjtën ditë shënohet çlirimi i Malishevës dhe shënohet Dita e dëshmorëve, që përkon me datën e rënies së dëshmorit të parë të Komunës së Malishevës, Imer Krasniqi, më 16 Qershor 1998 dhe rënies dëshmorit fundit, Mentor Gashit, më 16 qershor 1999. /PrizrenPress.com/

Në Universitetin e Prizrenit nis votimi për zgjedhjet studentore

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot në orën 08:00 ka filluar pa probleme votimi për zgjedhje studentore, në të gjitha vendvotimiet.

“Komisioni Zgjedhor po kujdeset që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë. Njëkohësisht i falënderojmë të gjitha organizatat studentore për konstruktivitet që kanë treguar deri tani. Është me rëndësi që gjatë ditës secili të kontribuoj që të shkon gjithçka në rregull në mënyrë që në fund të procesit të festojmë të gjithë”, thuhet ne njoftimin e UPZ-se. /PrizrenPress.com/

UPZ-zgjedhjet studentore1

‘Ranieri’ seks me 26 gra!

0

E  quajnë Alan Ashcroft dhe është një elektricist 56-vjeçar në pension dhe sipas “Sunday Sport” ka përfituar nga ngjashmëria me trajnerin roman, por jo në aspektin financiar.

Sipas tabloidit britanik, Ashcroft në këto ditë feste të titullit të Leicesterit rezulton se ka fjetur me 26 femra.

Skocezi ishte i akomoduar në një nga dhomat e hotelit Travelodge në qendër të Leicesterit dhe që nga ai moment ka pasur takime intime me 26 femra, të cilat mendonin se ai ishte Ranieri.

“Ndihem sikur kam fituar lotarinë. Sa herë që dal për të blerë diçka, rrethohem nga femrat. Sigurisht, unë asnjëherë nuk u them se jam Ranieri, por ato nuk duan t’ia dinë dhe unë nuk e zgjas më shumë”, shpjegon Ashcroft.

Megjithatë, ai thotë se pjesërisht ndjehet edhe ne faj, pasi tani anglezet do te mendojnë keq për Ranieri-n, i cili është 64 vjeçar dhe i martuar.

Alan Ashcroft

Geti uron Marinën për ditëlindje

0

Marina Vjollca ka sot ditëlindjen dhe sigurisht që urimi parë do ti vinte nga i dashuri Getoar Selimi.

Ai ka pritur orën 00:00 për ti shprehur gjithë dashurinë në ditën më të veçantë të jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime dhe gjithçka e imja”, shkruan Geti në foton e postuar me Marinën në ambientet e shtëpisë ku jetojnë së bashku në Tiranë.

‘Jam larg për të qenë lider i Juventusit’

0

Paulo Dybala ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Juventusit këtë edicion, ku ka shkëlqyer me golat deh asistimet e tij.

Por, pavarësisht kësaj, ai nuk mendon se është lider i Juventusit, madje e sheh vetën shumë larg kësaj.

“Unë jam larg për të qenë lider i një skuadre si Juventus. Ka lojtarë këtu që kanë fituar gjithçka dhe vazhdojnë të përmirësohen çdo ditë”, tha Dybala për El Pais.

“Buffon është lider. Ai është 38 vjeçar dhe po bëhet më i mirë çdo ditë. Ai më ka ndihmuar shumë që prej kur jam në Juventus”.

Dybala këtë edicion me Juventusin ka luajtur në 45 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.

De Gea kërcënon Unitedin

0

Portieri spanjoll, David De Gea pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes edhe gjatë këtij afati kalimtar.

Spanjolli është i zhgënjyer me jetën nën menaxherin e Louis Van Gaalit, derisa është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, pavarësisht pse ka vazhduar kontratën.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, David De Gea do të largohet nga Unitedi nëse Louis Van Gaal nuk largohet nga Old Trafford

De Gea ishte shumë pran kalimit te Reali, gjatë verës së kaluar, por në çastet e fundit transferimi dështoi.

Dialogu të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

0

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti-Kasumi, ka kërkuar që bisedimet Kosovë – Serbi në Bruksel të kushtëzohen me zbardhjen e fatit të vëllait të saj.

Në 17-vjetorin e zhdukjes së profesorit të shquar, ajo ka thënë se pala serbe edhe më herët zbardhjen e fatit të tij ka tentuar ta kushtëzojë. Në një intervistë për “Epokën e re”, Kasumi ka deklaruar se ka mundur të bëhet më tepër në zbardhjen e kësaj çështje.

“Bisedimet duhet të kushtëzohen. Më vjen keq prej familjareve të tjerë mirëpo, meqenëse më herët këtë çështje serbët kanë dashur ta kushtëzojnë, tani mendoj se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel duhet të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit”, ka thënë Kasumi.

Ajo është shprehur shumë e zhgënjyer me punën e institucioneve në zbardhjen e fatit të të pagjeturave, në këtë rast edhe të Ukshin Hotit.

“Thellësisht jam e prekur dhe e zhgënjyer në institucionet tona, të cilat nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të këtij personaliteti. Kurrë nuk e kam menduar se pas luftës do të kalojnë 17 vjet dhe Ukshini do të konsiderohet i zhdukur”, është shprehur Kasumi.

Duke treguar për përpjekjet që ka bërë gjatë këtyre 17 vjetëve për ta zbardhur fatin e vëllait të saj, Myrvete Hoti-Kasumi ka thënë se derisa të vërtetohet e kundërta, ajo beson se Ukshin Hoti është gjallë. Sipas saj, deri më tani askush nuk i ka ofruar argumente se profesor Hoti ka vdekur apo është vrarë. Përkundrazi, Kasumi ka bërë me dije se shumë burime të informacionit i kanë thënë asaj se Hoti është gjallë.

“Derisa nuk është vërtetuar e kundërta, pra që ai ka vdekur apo është vrarë, unë shpresoj dhe besoj se ai është gjallë. Prandaj, po them se shteti serb duhet të japë përgjegjësi për këtë çështje, sepse ka qenë në duar të tij”, ka thënë ajo.

Më tutje, motra e Ukshin Hotit ka treguar se shpeshherë i është bërë me dije se fatin e vëllait nuk mund ta zbardhë në mënyrë individuale.

“Prej Serbisë nëpërmjet shqiptarëve më ka ardhur edhe një lajm, me të cilin më bëjnë me dije që mos të vrapoj kot, sepse nuk do të mund ta gjej kurrë atë individualisht, sepse ky është problem ndërqeveritar ndërmjet dy vendeve”, është shprehur Kasumi. /Epoka e Re/

Xhaka lojtar i Arsenalit

0

Arsenal raportohet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka.

Marrëveshja pritet që shpejt të zyrtarizohet, para se të fillojë Kampionati Evropian, Franca 2016.

Xhaka ka qenë cak i Wenger, tash e disa muaj, por edhe i Manchetser City. Vet Xhaka raporton Goal.com se ka parapëlqyer një kalim në Emirates Stadium.

Vlera e marrëveshjes sillet të jetë afro 43 milionë euro.

Një libër emblemë e dëshmive të kohës

0

Nehat Islami “Një adresë në Bukuresht”, botues “Faik Konica”, Prishtinë – 2016

Pas librit “Hotel Bejruti”, botim i Grupit Koha, me shkrime mjaft atraktive nga përvoja e kaluar në cilësinë e korrespodentit të “Rilindjes” në Bejrut, njëri nga doajenët e gazetarisë në Kosovë, Nehat Islami, këto ditë u prezantohet lexuesve me një tjetër libër, “Një adresë në Bukuresht”, botim i “Faik Konicës” në Prishtinë

“Një adresë në Bukuresht” është vepër me vlerë të rrallë në fushën e publicistikës, një dëshmi për kohën dhe përkushtimin e Nehat Islamit me kontributet shkrimore të përzgjedhura në të, nga periudhat kohore prej pesëdhjetë vjetëve.

Si një letërnjoftim për ngjarje dhe figura autoritetesh, libri “Një adresë në Bukuresht” ka rëndësi të veçantë pikërisht për shkak se është sajuar me përmbajtje të tilla që shënojnë kohët, ecjet dhe ngecjet e atyre kohëve, të barasvlershme me dëshmitë që sot, vërtet, i atribuohen faqeve të historisë. Të tillat shkrime, gjithnjë me emblemat e konotacionit kombëtar, janë shembujt tipikë që bëjnë me dije përkushtimin e gazetarëve shqiptarë (në ato kohë plot sfida e shqetësime) për zbardhjen e realiteteve edhe kur ato ishin të hidhura, përmes gazetarisë hulumtuese si qasje, dhe përmes reportazheve dhe intervistave, si lloje shkrimesh.

Që në fillim autori u drejtohet lexuesve me idenë, përkatësisht qëllimin e publikimit të librit, se “me këtë libër u përpoqa të nxjerr nga hija e harresës disa nga shkrimet e mia të botuara në kohë të ndryshme.”

Në ato kohë gazetarit Nehat Islami i ka ndodhur të ndeshet me anomali të burokracisë së kohës ndaj të cilave nuk ka mundur të jetë indiferent, ka përshkruar ngjarje dhe kundërthënie. Kësisoj na dalin shkrimet “A na jepni nxënës hua”, “Shkëlqimi trishtues i një ore dore të artë”, mbi tretjen e fitimeve të “Trepçës” në llogaritë jashtë Kosovës, “Variola vera, diversion apo rastësi”, e të tjera të ngjashme. Në këtë vazhdë janë temat e tjera, të politikës ndërkombëtare me fokusim mbi realitetin represiv në Kosovë, siç janë shkrimet: “Faji dhe kujtesa, OKB-ja dhe Kosova”, “Libri i bardhë me faqe të zezë”, me dokumente të falsifikuara antishqiptare, “Faktori rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së” dhe shkrime të tjera në formën e intervistash me personalitetet më të njohura të kohës, nga fusha e politikës (ndërkombëtare), po ashtu edhe nga fusha e artit. Është intervista me Sir Reginald Hibbert-in, me mendimet e tij mbi shqiptarët, mbi Kosovën, Shqipërinë… mandej intervista me Prof. dr. Bogdan Deniq, i cili që në atë kohë të intervistimit (më 1991) shprehej se Republika e Kosovës do të ishte gati një zgjidhje optimale; intervista me Eva Brendlin, që ishte njëra nga ekspertet më të shquara botërore për të drejtat e njeriut dhe anëtare e shumë forumeve ndërkombëtare të kësaj fushe.

E kësaj natyre, domethënë të politikës ndërkombëtare, është edhe intervista me liderin kurd Xhalal Tallabanin të zhvilluar më 1974, nga i cili mësojmë për fatin e kurdëve, për shkatërrimin e 5000 fshatrave të tyre nga ana e ushtrisë irakiane të Sadam Hyseinit. Në mesin e intervistave, të personaliteteve me famë botërore, është edhe ajo e zhvilluar me ndjekësin më të madh të nazistëve, Simon Wiesenthal.

Libri “Një adresë në Bukuresht” shquhet edhe për faktin se në të Nehat Islami sjell portretet përmes intervistave të shkrimtarëve dhe intelektualëve më të njohur të kohës, të krijuesve me përmasa ndërkombëtare, siç janë Zhak Prever (Jacques Prevert), Naguib Mahfouz, nobelist egjiptian. Ky i fundit shfaq përshtypjet e tij për shqiptarët, duke madhëruar emrin e themeluesit të Egjiptit, të shqiptarit Mehmet Ali Pashës, të cilin e cilëson si vizionar e mendjendritur.

Nga dy takimet me Mirosllav Kërlezhën, Nehat Islami sjell të dhëna interesante përmes të cilave dëshmohet interesimi i Mirosllav Kërlezhës për shqiptarët, takimi i tij me aktorët (dhe shfaqjen e tyre) në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Shkrimi tjetër portretues është dhënë përmes përshtypjeve që Nehat Islami i kishte nga qëndrimi në Bukuresht, ku ishte takuar dhe kishte bërë intervistë të gjatë me Viktor Eftimiun, që llogaritet si shkrimtari më i madh rumun, me prejardhje shqiptare. Ai ishte nga Boboshtica e Korçës, autor i mbi 125 veprave – drama, romane dhe kishte mbi 60 mijë vargje.

Nga shkrimet e tjera në këtë libër, me vlerë e domethënie të veçantë, janë intervistat me këngëtaren e famshme Marije Kraja dhe ajo me ilirologun Aleksander Stipçeviqin, e sidomos intervista me piktorin e madh Ibrahim Kodrën. Kjo intervistë ishte e para (më 1966) që një gazetar shqiptar kishte zhvilluar me piktorin shqiptar, i cili ishte bashkëkohës i Ernest Koliqit, Pikasos dhe shumë emrave të tjerë të famshëm të artit e të letërsisë, të cilët edhe i kishte miq.

“Një adresë në Bukuresht”, me këto shkrime që përjetësojnë ngjarje e njerëz nga një kohë tashmë e largët, ia vlen të jetë në fondin e librave të secilit dashamir të fjalës së shkruar, sidomos literaturë për shkollat e gazetarisë.