11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Malisheva përgatitet për shënimin e festave të qershorit

Sot është mbajtur takimi i parë konstituiv i Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Këshilli Organizativ për shënimin e16 Qershorit, është formuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës.

Takimi i parë, është drejtuar nga nënkryetari Rexhep Mazreku, ndërsa anëtarë të këshillit janë: Kryetari i Komunës, Kryesuesi i KK-së, nga një përfaqësues i subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës (IQM (NISMA), PKD, LDK, LVV, AAK dhe AKR) dhe përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë.

Pas konstituimit të Këshillit Organizativ, anëtarët e këtij këshilli, kanë biseduar edhe për fillimin e përgatitjeve për shënimin e datës më të rëndësishme për Komunën e Malishevës, ku të gjithë folësit, u shprehën për bashkëpunim dhe angazhim, në mënyrë që 16 Qershori, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur edhe është rëndësia e kësaj date, ku në të njëjtën ditë shënohet çlirimi i Malishevës dhe shënohet Dita e dëshmorëve, që përkon me datën e rënies së dëshmorit të parë të Komunës së Malishevës, Imer Krasniqi, më 16 Qershor 1998 dhe rënies dëshmorit fundit, Mentor Gashit, më 16 qershor 1999. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit