9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 6565

Ja çka deklaroi Limaj pas intervistimit në Prokurorinë Speciale

0

Kreu i Nismës Fatmir Limaj, që sot është intervistuar në lidhje me një rast që ka ndodhur në vitin 1998, për vrasjen e dy personave në rajonin e Malishevës, thotë se shpreson që deklarata e tij dhënë në Prokurorinë Speciale do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti.

Pas intervistimit Limaj ka thënë se për këtë rast ishte deklaruar edhe në Hagë dhe beson që deklarata e tij do të ndihmojë që të gjenden dhe të shpallen fajtorët.

“Ne sot kemi qenë të ftuar nga prokuroria për ta sqaruar një rast nga lufta dhe me deklarimin tim besoj se do t’i ndihmoj prokurorisë të zbardhet rasti dhe fajtorët të shpallen fajtorë. Unë edhe në Hagë kam deklaruar në lidhje me këtë rast dhe shpresoj që të zbardhet e vërteta”, ka thënë ai, raporton KTV.

Limaj u intervistua për rastin që dyshohet se ndodhi në nënzonën Operative të Pashtrikut dhe ku të vrarë ishin Remzi Hoxha e Selman Binishi.

Rrëfimet për krime lufte përkthehen anglisht

0

Dy vëllime të historianit Jusuf Osmani ku të mbijetuarit flasin për krimet e luftës në Kosovë janë përkthyer në gjuhën angleze.

Promovimi i dy vëllimeve të përkthyera të librit “Krimet e Shtetit Serb në Kosovë 1998-1999” u bë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ndërsa libri pritet t’u dorëzohet institucioneve ndërkombëtare në Kosovë si dokumentim i krimeve.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ramë Manaj duke folur për rëndësinë e këtyre vëllimeve në gjuhën angleze, tha se libri që përurohet sot paraqet një thesar shumë të çmuar me fakte krejtësisht të qëndrueshme që flasin dhe rrëfejnë shumë.

“Ne ketë përkthim tani e tutje të dhënat trishtuese po të vërteta të luftës në Kosovë mund t’i ofrohen edhe lexuesit anglofon në mënyrë që tabloja e plotë të paraqitet edhe përtej Atlantikut edhe me tej. Kur faktet flasin, komentet sikur janë të panevojshëm. Rrëfimet janë origjinale, tregohen nga goja e të shpëtuarve për fatin e keq të më të dashurve të tyre,” tha Manaj.

Ismet Salihu, drejtor i Institutit për Hulumtime të Krimeve Serbe në Kosovë tha se disa nga krimet e përshkruara në këto vëllime njihen si vepra të pastra gjenocidi.

“Siç tregon edhe Osmani në këto vëllime, këto krime kanë qenë të planifikuara nga instancat me të larta shtetërore dhe ushtarake të Serbisë. Duke realizuar këto plane në mënyre sistematike, forcat ushtarake e policore vranë rreth 13000 civilë dhe dëbuan gati 1 milion shqiptarë nga vendi, po ashtu dhunuan shume gra dhe vajza,” tha Salihu.

Autori i vëllimeve, historiani Jusuf Osmani, tha se nuk guxojmë t’i harrojmë krimet që janë bërë.

“Mos të heshtim, se heshtja çon drejt harresës, e harresa drejt pushimit të ekzistimit. Vdekja nuk është përfundim i jetesës së viktimës, po harresa e saj. Viktima është e vdekur vetëm kur ajo harrohet. Të vrarët nuk janë numra, por kanë emra, kanë familje dhe kujtohen nga shoqëria, ndërsa fati tyre duhet të ndriçohet,” tha Osmani.

Autori i vëllimeve të përkthyera kritikoi edhe misionet ndërkombëtare të pasluftës në Kosovë që sipas tij bënë shumë pak për zbulimin e kryerësve të këtyre krimeve. /Kallxo.com/

Everton shkarkon Martinezin

0

Klubi i njohur anglez, Everton ka shkarkuar Roberto Martinez nga posti i trajnerit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga qyteti i Liverpoolit.

Spanjolli largohet pas një krize rezultatesh të skuadrës nga Goodison Park, e cila në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore.

Guardiola mund t’i hakmerret Barcelonës

0

Sergi Guardiola mund t’i hakmerret në mënyrë të jashtëzakonshme Barcelonës.

Ai nuk do ta harrojë kurrë atë që përjetoi nga Barcelona, pasi iu ndërpre kontrata vetëm disa orë pas nënshkrimit me katalunasit, për shkak të ofendimeve ndaj klubit katalunas në Twitter që i kishte bërë disa vite më parë.

Pas kësaj, Guardiola kaloi te Granada, me të cilën skuadër Barcelona përballet të shtunën dhe mund të shpallet kampionë i La Ligës vetëm me fitore.

E në mesin e tyre është edhe Guardiola, i cili nëse futet në fushë, e ka rastin jetësor t’i hakmerret klubit të cilin tashmë e urren edhe më shumë.

Arsenal nis negociatat për Moratan

0

Arsenali ka vendosur ta transferojë Alvaro Moratan nga Juventus.

Skuadra londineze është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij direkt nga Juventus, ndaj ka nisur negociatat, megjithëse Real Madrid ka mundësinë e riblerjes së tij.

Drejtuesit e Gunners janë lodhur duke pritur kthimin e tij në Madrid, për të negociuar më pas një blerje të mundshme, ndaj janë duke i shqyrtuar të gjitha alternativat.

Victoria Beckham me këmbë përpjetë

0

Victoria Beckham, tregoi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm kur ngriti një këmbë në ajër dhe foton e postoi në Instagram disa muaj më parë. Tashmë, bashkëshortja e David Beckham e ripërsëriti pozën.

Ish-pjesëtarja e Spice Girls, aktualisht po qëndron në Kanë për festivalin e filmit, së bashku me shoqen e saj Eva Longoria.

42 dhe 41-vjeçarja postuan foto nga mbrëmja që kaluan në hotel. Victoria ka ngritur këmbën lart, ndërsa Eva shihet duke mbajtur ekuilibrin, e shtrirë në divanin e hotelit.

Rahoveci shënoi Ditën e Dëshmorëve

0

Dita e Dëshmorëve është shënuar sot në Rahovec.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, tha se dëshmorët hoqën dorë nga shqetësimet personale për të çliruar vendin.

“ Ishte një kohë e vuajtjeve njerëzore në vendin tonë dhe bijtë tanë ishin të detyruar të bëjnë një zgjidhje: të pranojnë robërinë, ose të marrin armët dhe të luftojnë duke mos e menduar çmimin që mund ta paguanin”, tha ai.

“Dëshmorët që po i kujtojmë sot, janë njerëz që hoqën dore nga shqetësimet e tyre personale. I harruan ambiciet e tyre personale individuale, kurë u gjetën para kësaj zgjidhje, e ku zgjodhën ta bëjnë sakrificën e fundit”.

“Tash, është koha që ne të bëhemi heronjtë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke ndjekur gjurmët vetëmohuese të atyre që dhanë jetën në mënyrë që brezat e ardhshëm të jetojnë me nder dhe pa frikë”.

Vajdin Berisha kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec në fjalën e tij u shpreh se, “sot kujtojmë rëniet heroike të shumë dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, të cilët dhanë jetën për lirin të cilën ne sot po e gëzojmë”./PrizrenPress.com/

Meshkujt e Lawrence

0

Ajo më parë ka qenë e lidhur me dy personazhe të famshme angleze, Nicholas Hoult dhe Chris Martin, kështu që nuk është aspak surprizë që Jennifer Lawrence është ende një fanse e britanikëve kur bëhet fjalë për të krijuar një lidhje.

Aktorja 25-vjeçare ka shprehur hapur pëlqimin për meshkujt anglezë, teksa ka qenë e pranishme në promovimin e filmit “X-Men: Apocalypse”.

Ajo ka konfirmuar edhe një herë për fansat se është fatkeqësisht “single” që nga ndarja e saj me vokalistin e Coldplay, Chris Martin.

Sherifi: Akuzat ndaj Limajt i ka hedhur poshtë Haga

0

Sekretari  i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se akuzat për të cilat është ftuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës janë hedhur poshtë, si pjesë e një gjykimi paraprak, njofton Klan Kosova.

“Fatmir Limaj edhe mbrëmë e ka thënë që nga 17 vjet liri të Kosovës ai vetëm tre vjet ka qenë i liri. Tërë historia e Limajt në përballje me drejtësinë është e tillë”.

“Nuk dua të komentoj për kohën e këtij zhvillimi, por për aq sa kemi biseduar me të, ajo që flitet në medie për temën e hetimeve, ai ka thënë se ka qenë subjekt i hetimeve nga Gjykata e Hagës. Sidoqoftë kjo është përballje e tij me drejtësinë”.

Kush i vrau këta dy fëmijë?

0

Blendi Fevziu

Një nënë 24 vjeçare është kthyer në shtëpi pa dy nga fëmijët e saj! Ata nuk do kthehen më kurrë aty. Zërat dhe lojrat e tyre do t’i mungojnë të gjithëve, ndërsa prindërit do kenë një peng që vështirë se do t’ju shuhet sa të jenë gjallë. Dy jetë janë shkëputur në mes, një 3 dhe një 5 vjeçare. Dy jetë të pafajshme, viktima të papërgjegjshmërisë së shtetit dhe gjithë institucioneve të tij;

viktima të makutërisë së bizneseve për të fituar me çdo mjet;

viktima të filozofisë së pandëshkueshmërisë që ekziston dhe sillet rrotull nëpër këtë vend prej më shumë se 25 vjetësh.

Historia është fare e qartë dhe e thjeshtë. Tv Klan ka disa ditë që po e zbardh hap pas hapi atë. Por nuk është çudi që ajo të përfundojë si çdo histori tjetër. Një nënë me 3 fëmijët e saj po shkonte të vizitonte në burg bashkëshortin. Një moment ka humbur kontrollin e automjetit dhe në vend që të përplasej me kufizimet anësore të autostradës, të ndërtuara dhe të konceptuara për të ndalur daljen e makinave jashtë rrugës, është ngulur në një nga mbajtëset anësore, që çuditërisht dhe në shkelje flagrante të çdo kodi dhe ligji ishte e prerë. Ishte e prerë për t’i dhënë akses një biznesi karburanti, por që një moment u kthye në tragjedi. Nga përplasja humbën jetën dy fëmijët e saj dhe u plagos nëna dhe fëmija më i vogël.

Sipas kodit rrugor dhe çdo ligji në çdo vend të botës, autostrada duhet të jetë e kufizuar me ndarëse. Ambientet e shërbimit, karburantet dhe zonat e tjera të pushimit parashikohen më parë. Për to ndërtohen korsi të dedikuara, që njoftohen në tabela dhe nisin disa qindra metra më herët. Në Qerret rasti nuk ishte ky. Rrethimi anësor i autostradës ishte sharruar me vendim gjykate. Vendimi nuk ka marrë parasysh as Kodin rrugor dhe as masat e sigurisë që ai parashikon. Si pasojë e këtij vendimi ai karburant dhe disa të tjerë mbetën të hapura për shumë kohë. Duke e kthyer një autostradë ku shteti ka investuar miliarda lekë në një rrugë fshati ku hyn e del kushdo.

Kohë më pas, një gjykatë superiore vendosi mbylljen e aksesit dhe kthimin e Rrugës ashtu siç ishte projektuar. Pra e mbyllur nga fillimi në fund. Vendimi i parë, ai për hapjen u zbatua menjëherë. Vendimi i dytë, më i drejti, asnjëherë. Madje edhe sot, kur dy fëmijë humbën jetën aty, autoritetet shtetërore nuk kanë shkuar ende të zbatojnë një vendim që duhej ta kishin bërë me kohë. E kanë lënë zvarrë apo me qëllim kjo s’ka asnjë rëndësi. Kanë lënë një mundësi vdekjeje të përditshme në mes të autostradës dhe në këtë mundësi humbën jetën 2 fëmijë.

Sot asnjë nuk mban përgjegjësi për këtë. As administrative dhe as penale. Dhe paradoksi shkon në ekstrem. Fëmijët që humbën jetën po shkonin të vizitonin babain, që ishte në burg prej mujësh për një ndërtim pa leje në tokën e tij. Të paktën shtypi kështu raporton. Për një ndërtim pa leje ai mbeti në burg, ndërsa ata që shkelën gjithë ligjet, që dëmtuan një autostradë të ndërtuar me paratë publike dhe që e kthyen atë në një pikë vdekjeje, padyshim që janë dhe do qëndrojnë jashtë! Dhe kjo është thjeshtë padrejtësi dhe moszbatim i ligjit!