9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 6566

Fatmir Limaj paraqitet në prokurori

0

Fatmir Limaj, ka hyrë në sallën ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, për vrasjen e dy shqiptarëve.

Limaj, aty do të përgjigjet për një rast të ri të krimeve të luftës. Po dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në rajonin e Malishevës.

Fatmir Limaj, i njohur si komandant Çeliku, dyshohet se ka dorë në ekzekutimin pa gjyq të Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja. Aso kohe Limaj ishte komandant i zonës.

Në këtë cilësi është ftuar që të enjten të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren, dhanë shfaqje në Malishevë

0

Nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren, sot kanë dhënë një shfaqje kulturore dhe artistike në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Para fillimit të shfaqjes, u mbajtën edhe fjalime, ndërsa në këtë shfaqje, ishin të pranishëm edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga Xhevat Kryeziu, ata të Prizrenit të prirë nga Ali Vezaj-kryeimam dhe Besim Berisha, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Morina, menaxhmenti i medresesë dhe qytetarë të shumtë.

Duke e përshëndetur këtë shfaqje të organizuar nga medreseja, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se “populli shqiptar gjithmonë është përpjekur dhe falë kësaj përpjekje dhe sakrificës së dëshmorëve, ne sot japim dhe shikojmë këto shfaqje, por këtë e bëjmë falë besimit që kemi. Ne gjithmonë kemi besuar dhe besimi na solli lirinë”.

Ndërsa sekretari i medresesë “Alauddin”, Fetah Bekolli, pasi i falënderoi të gjithë të pranishmit, foli edhe për përpjekjet e popullit shqiptar dhe kontributin e prijësve fetar në luftën çlirimtare. “Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë rënë dëshmorë edhe 33 hoxhallarë”, tha Bekolli, i cili më pas foli edhe për rëndësinë e mësimit në medresenë “Alauddin”.

Fjalime të rastit kanë mbajtur edhe krerët e bashkësive islame të Malishevës dhe Prizrenit Xhevat Kryeziu dhe Besim Berisha, si dhe kryemami i Prizrenit Ali Vezaj.

Aktiviteti është hapur me antonimin e himnit kombëtar të interpretuar nga nxënësit e medresesë, ndërsa programi artistik u fillua me këngën për dëshmorin e kombit Tahir Sinani, e më pas u vazhdua me ilahi dhe recitale të përgatitur nga nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren.

Malisheva mobilizohet për protestë

0

Dy subjektet opozitare AAK-ja dhe Nisma për Kosovën, janë duke i vazhduar aktivitetet e tyre për organizimin e protestës së 14 majit.
Nisma për Kosovën ka mbajtur të enjten një takim mobilizues me kryetarët e nëndegëve dhe me anëtarët e kryesisë së Degës në Malishevë. Qëllimi i këtij takimi ishte mobilizimi për protestën e së shtunës.

Në këtë takim, kryetari Ragip Begaj dhe deputeti Enver Hoti, kanë theksuar se protesta që është thirrur për të shtunën do të jetë e qetë. Ata kanë lutur qytetarët që të mos bien pre e ndonjë provokimi të mundur. Të gjithë të pranishmit në këtë takim i kanë dhenë mbështetje protestës dhe janë zotuar se do të angazhohen edhe gjatë ditëve në vijim për organizimin sa më madhështor të kësaj proteste. (malishevapress)

Opozita në Prizren fton qytetarët për protestë (Video)

0

Partitë opozitare (AAK, BD dhe Nisma) në Prizren kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 14 majit në Prishtinë.

Në konferencën e sotme për medie, janë paraqitur deputeti i Nisma për Kosovën dhe njëkohësisht kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, kryetari i degës së Nismës në Prizren, Sinan Alijaj dhe zyrtari i AAK-së, Sejdi Bellanica.

Deputeti Zafir Berisha ka thënë se opozita në forma të ndryshme po angazhohet për të kundërshtuar keqqeverisjen me vendin.

“Ftoj qytetarët që t’i bashkohen kauzës sonë, për të protestuar kundër kësaj keqqeverisje, për të mundësuar zgjedhje të parakohshme, që qytetarët me votën e tyre të ndëshkojnë fajtoret e kësaj gjendje, dhe për të sjellur ndryshimet e kërkuara”, theksoi Berisha.

Ai shprehu besimin se përkundër faktit se në këto protesta do të mungojë LVV-ja, simptizantët e saj, do t’i bashkohen kësaj proteste, “sepse kauza mbetet e përbashkët”

Sipas zyrtarëve të Opozitës së Bashkuar në Prizren, nisja e organizuar për në Prishtinë ditën e shtunë, do të bëhet nga stacioni i autobusëve në ora 11:00. /TV Prizreni/

AAK, BD DHE NISMA NË PRIZREN FTOJNË BASHKËQYTETARËT NË PROTESTËN E OPOZITËS QË MBAHET TË SHTUNËNOpozita e bashkuar në Prizren, pa Lëvizjen Vetëvendosje, ka ftuar bashkëqytetarët për ta përkrahur protestën e paralajmëruar të së shtunës në Prishtinë. Në konferencën e sotme për medie, janë paraqitur deputeti i Nisma për Kosovën dhe njëkohësisht kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, kryetari i degës së Nismës në Prizren, Sinan Alijaj,dhe zyrtari i AAK-së, Sejdi Bellanica. Me këtë rast , deputeti Zafir Berisha, ka thënë se opozita në forma të ndryshme po angazhohet për të kundërshtuar keqqeverisjen me vendin, si pasojë e e politikave të dëmshme shtetërore nga qeveria duke shkelur edhe Kushtetutën, dhe më këtë rast fton qytetarët që t’i bashkohen kauzës sonë, për të protestuar kundër kësaj keqqverisje, për të mundësuar zgjedhje të parakohshme, që qytetarët me votën e tyre të ndëshkojnë fajtoret e kësaj gjendje, dhe për të sjellur ndryshimet e kërkuara, theksoi deputeti Berisha. Deputeti Berisha, shprehu besimin se përkundër faktit se në këto protesta do të mungojë LVV-ja, simptizantët e saj do t’i bashkohen kësaj proteste, sepse kauza mbetet e përbashkët, theksoi ai. Sipas zyrtarëve të Opozitës së Bashkuar në Prizren, nisja e organizuar për në Prishtinë ditën e shtunë, do të bëhet nga stacioni i autobusëve në ora 11:00.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Donnerstag, 12. Mai 2016

Në Spitalin e Prizrenit shënohet Dita e Infermierisë

0

Me një bashkëbisedim të përbashkët të drejtorit ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj dhe drejtorit të Infermirisë, Shyqri Hasani me infermierë dhe infermeriere, si dhe ndarjen e mirënjohjeve për më të dalluarit, të enjten në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.

“Infermieria është një segment shumë i rëndësishëm i shëndetësisë. Ajo ka ndikim bazik në mjekësinë në tërësi, ndërsa falë punës, angazhimit dhe përkushtimit tuaj kjo ndjehet nga pacientët në të gjitha fazat e trajtimit dhe mjekimit. Për më tepër, nuk mund të ketë një mjekësi përmbajtësore dhe substanciale pa një infermieri bazike, të begatë dhe të përkushtuar për ofrimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientë”, tha drejtori ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj, duke falënderuar dhe ofruar përkrahjen për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve.

“Më lejoni që në këtë ditë të shënuar të ju falënderoj për punën, angazhimin dhe kryerjen e të gjitha detyrave dhe obligimeve të përbashkëta, me qëllim të ofrimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve për pacientë, që janë rrugëtimi më i mirë për avancimin e infermierisë, si një nga shtylla e mjekësisë”, – pohoi drejtori i infermierisë, Shqyri Hasani, duke falënderuar drejtorin ekzekutiv për mbështjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe avancimin e infermierisë.

Në këtë ditë të shënuar janë ndarë mirënjohje për infermierë dhe infermerieret e dalluara të gjitha reparteve të Spitalit Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Në emër të shpërblyerve ka falënderuar, Leonora Hoxha, kryeinfermiere në repartin e Gjinekologjisë./PrizrenPress.com/

Rrahje në Dragash, përdoren edhe thikat

0

Pesë persona janë përleshur në mes vete në Dragash pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh të mëhershëm

Policia njofton se në rrahje janë përdorur shkopinj druri si dhe një mjet i mprehtë –thikë, me të cilin është sulmuar njëri nga të dyshuarit.

I njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt,

Trump zbut retorikën ndaj myslimanëve

0

Kandidati presidencial republikan Donald Trump duket se po e zbut qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Në përgjigje të vërejtjeve të kryebashkiakut të porsazgjedhur të Londrës, Sadiq Khan, manjati njujorkez tha se deklarata për t’iu ndaluar atyre përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara ishte thjesht një “sugjerim”.

Propozimi polemizues i Trump erdhi pas sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 130 vetë. Për Khan, i shqetësuar se nuk do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të besimit të tij, Trump u ofrua të bënte një përjashtim, të cilin kryebashkiaku mysliman i Londrës e refuzoi shumë shpejt.

“Nuk do jem përjashtimi mysliman i Donald Trump”, ishin fjalët e Khan, që këndvështrimin e biznesmenit nga Nju Jorku e konsideron “injorant” dhe thotë se mund ta bëjë si Amerikën ashtu dhe Britaninë e Madhe më të pasigurt.

Pretendimet e Trump u kritikuan ashpër në Shtetet e Bashkuara e përtej tyre dhe ai vetë deri tani i ka qëndruar propozimit me argumentin se është i nevojshëm për sigurinë e vendit.

Të mërkurën megjithatë, Trump tha për Fox News se, bëhet fjalë për një ndalim të përkohshëm, një sugjerim, siç u shpreh ai, derisa të mësojmë se çfarë po ndodh realisht.

Politikani kontrovers ka marrë pozicione të ashpra edhe në të kaluarën për çështje të caktuara vetëm për t’i ndryshuar pastaj pak ditë me vonë.

Vetura godet një fëmijë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë i komunitetit shkali në rrugën “Beteja e Pashtrikut” në Prizren është goditur nga vetura.

“Raportohet se i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën Audi nga pakujdesia e godet këmbësoren –viktimën femër K-Ashkalike (fëmijë), me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor lirohet.

Fajdexhiut të Prizrenit 30 ditë paraburgim

0

Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale Xh.B. nga Prizreni, të caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajdeja nga neni 343 par.2. lidhur me parag.1 të KP-së, dhe të detyrimitnga neni 340 par.2 lidhur me parag 1 të KP-së, vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30/tridhjetë ditëve prej datës 10.05.2016 ora 17:00 dhe do të zgjasë deri me datën 09.06.2016.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse prej muajit Janar të vitit 2015, e deri me 2 Maj, 2016, i pandehuri me të dëmtuarin ka kontraktuar huazimin e shumave të ndryshme financiare me kamata dukshëm jo proporcionale, ashtu që prej tij ka kërkuar dhe ka pranuar pasurinë materiale ose shuma të shumëfishta të hollave në këmbim me shumën e huazuar dhe sipas nevojës kanë përdorur edhe forcën ose kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin të kryejnë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij.

Pse po injorohet Bekim Fehmiu

0

Fahri Musli

Pse aktori më i madh shqiptar (i filmit) i shekullit të kaluar e deri më sot me përmasa ndërkombëtare, që arriti majat e kinematografisë botërore në Holivud, Bekim Fehmiu, vazhdon të injorohet nga institucionet shtetërore (të nivelit lokal e qendror) të Kosovës edhe në 80-vjetorin e lindjes së tij.

Më 1 qershor të këtij viti Bekim Fehmiu, aktori me nam ndërkombëtar i filmit, i mbush 80 vjet të lindjes, kurse më 15 qershor 6 vjet të shkuarjes në amshim. Bekimi e ka shënuar gjysmën e dytë në shekullin e kaluar si njëri ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë, jo vetëm në hapësirën e ish- Jugosllavisë, Ballkanit dhe të Evropës Lindore, por 20 vjet rresht ishte edhe aktori më i njohur dhe më i kërkuar nga regjisorët dhe producentët më të njohur të kinematografisë evropiane dhe asaj amerikane, dhe aktori i parë i cili në vitin 1968 e shpërtheu perden e hekurt të sistemit komunist të Evropës Lindore dhe xhiroi për produksionet e shteteve të Perëndimit, duke arritur deri në Holivud.

Me këtë ai e përmbushi dëshirën e vet si i ri dhe besën që ia kishte dhënë vetes qysh në vitin e parë të studimeve në Beograd se do të arrinte majat e kinematografisë botërore.

Pse s’u mbështet manifestimi “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës”?

Por me gjithë këtë famë dhe sukses të madh që në kinematografinë botërore ta shënojë edhe emrin e shqiptarit me shkronja të arta, me emrin dhe rolet e të cilit identifikoheshin e mburreshin gjeneratat e asaj kohe, Bekimi kurrë nuk u trajtua si i tillë, por u injorua në vendin e vet, në Kosovë, por edhe në Shqipëri nga pushtetet e kohëve të ndryshme deri më sot, por edhe nga institucionet e kulturës të nivelit lokal e atij qendror, për së gjalli dhe pas vdekjes.

Shtrohet pyetja; përse kjo ndodh kështu me një figurë të tillë më të madhen nga figurat e mëdha kombëtare të fushave të ndryshme, me përmasa ndërkombëtare, si asnjë tjetër? Përgjigjet dhe shkaqet sigurisht se janë të ndryshme, por nëse përdoren faktet dhe forca e argumenteve ato nuk qëndrojnë. Duke u nisur nga obligimi im profesional, moral, njerëzor, intelektual e miqësor, qysh në shtator të vitit 2010 (tre muaj pas vdekjes) e nisa punën në përgatitjen e monografisë kushtuar këtij kolosi shqiptar të aktrimit me titull “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës”, dhe vitin e kaluar librin ia dorëzova publikut për lexim, me të cilin edhe e përjetësova këtë yll të filmit ndërkombëtar. Ishte kjo një ndërmarrje akademike që do të duhej ta bënin ekipet e institucioneve, e jo një individ, por me angazhim dhe vullnet ia dola pa ndihmën e askujt (pos gocave të mia, Halil Matoshit, Sadik Kryeziut dhe Tahir Hoxhës).

Megjithatë, e prisja të paktën mbështetjen financiare nga institucionet përkatëse të shtetit e të kulturës (e kisha nga ish-ministri Memli Krasniqi), por edhe kjo ishte e zbehtë: thjesht hasa në murin e injorancës, për çka m’u desh që koston e botimit ta mbuloja me një kredi prej 3.000 eurosh. Edhe përkundër përvojës së tillë të hidhur, megjithatë vendosa të marr iniciativën për shënimin e 80-vjetorit të lindjes së Bekim Fehmiut, më 1 qershor të këtij viti, me një manifestim përkatës, ndonëse edhe këtë do të duhej ta bënin institucionet shtetërore, duke marrë parasysh faktin se Prishtina zyrtare këtë vit e shpalli “Vit të jubileut të 80-të të lindjes së Adem Demaçit”, kurse Tirana “Vit të Ismail Kadaresë”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në emër të fondacionit kulturor “Bekim Fehmiu” dhe në marrëveshje për bashkëpunim me Teatrin profesional të Prizrenit hartova Propozim-projektin dhe programin e detajuar të kremtimit të këtij jubileu, me moton BEKIMI ËSHTË GJALLË, duke propozuar që ky manifestim të mbahej nën përkujdesjen e Qeverive së Kosovës e asaj të Shqipërisë, dhe të mbahej në Prizren prej 31 maj deri më 3 qershor të vitit 2016.

Manifestimi do të kishte karakter gjithëkombëtar e ndërkombëtar dhe do të ishte ngjarja më e rëndësishme kulturore, diplomatike e politike e vitit në Kosovë, meqë në të do të merrnin pjesë personalitete të njohura të kulturës, artit, teatrit, filmit, letërsisë dhe ministrat e kulturës e drejtues të teatrove kombëtare nga shtetet e Ballkanit, diplomatë të huaj të akredituar në Kosovë, si dhe aktorë, regjisorë, producentë nga Evropa e bota, të cilët kanë bashkëpunuar me Bekimin, dhe personalitete të tjera të shquara të jetës publike e të shoqërisë civile.

Si mysafirë të veçantë ishte planifikuar të ftoheshin aktorë, regjisorë e producentë nga Evropa dhe SHBA-ja me të cilët ka bashkëpunuar Bekimi si: Irena Papas, Klaudia Kardinale, Ornela Muti, Li Tejlor Yung, Kendis Bergen, etj. Si dhe aktorët shqiptarë: Jim Bellushi, Eliza Dushku, Arta Dobroshi, Blerim Destani, Alban Uka, përfaqësuesit e Televizionit RAI UNO të Italisë dhe ata të shtëpisë më të madhe të produksionit të filmit në botë “Paramount” të SHBA-së. Numri i përgjithshëm i mysafirëve do të jetë rreth 250 veta. Manifestimi do të ishte edhe në funksion të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve euroatlantike të Kosovës, dhe do ta shndërronte Prizrenin në një qendër të kulturës, diplomacisë dhe politikës.

E propozuam edhe agjendën e programit të manifestimit: Më 1 qershor do të vendoseshin lule tek vendi ku është hedhur hiri i trupit të Bekimit, do të mbahej një akademi solemne, do të hapej ekspozita me posterët nga filmat dhe fotografitë e Bekimit, në shesh, në mbrëmje do të shfaqej një pjesë teatrale për mysafirët, kurse në dy kinematë e qytetit do të shfaqeshin tri net radhazi nga dy filma më të njohur të Bekimit, prej të cilëve njëri do të ishte “La Voce” (Zëri) kushtuar jetës së familjes së Nënës Terezë, i cili do të shfaqej për here të parë para publikut të Kosovës. Ditën e dytë, më 2 qershor, tërë ditën në dy panele do të debatohej për figurën dhe veprimtarinë e Bekimit, ku do të flisnin personalitete të njohura të teatrit e filmit, kurse në mbrëmje do të jepej një koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë.

Ditën e tretë mysafirët do t’i vizitonin monumentet e njohura historike të qytetit, kurse në mbrëmje, në Sheshin Shatërvan, për publikun do të organizohej një koncert me muzikë argëtuese me këngëtarë e grupe të ndryshme. Propozimprogramin me agjendën dhe letrën shoqëruese ua nisa shefit të kabinetit të kryeministrit Mustafa, z. Havolli, dhe këshilltarit të tij politik, z. Myrtezi, zv.ministrit të Jashtëm, z. Selimi, kabinetit të ministrit të Kulturës, z. Shala, sekretarit të kësaj ministrie, z Firzi, dhe këshilltarit, z. Myftari, si dhe kabinetit të ministrit për Integrime Evropiane, z. Çollaku. Mirëpo që nga janari nuk mora kurrfarë përgjigjeje prej askujt. Edhe ndaj kërkesave të mia që të takohem me kryeministrin dhe ministrin e Kulturës për t’ua elaboruar propozim-programin dhe për të marrë mbështetjen e tyre politike, por edhe financiare, bashkëpunëtorët e tyre u sollën me heshtje, respektivisht injorancë.

Bekimi iu kthye Prizrenit, por pushtetarët s’e pritën siç e meritonte

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, (i cili është i dënuar nga Gjykata e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës) edhe para katër vjetësh e refuzoi propozimin tim që Shtëpia e Shaip Pashës, ku familja Fehmiu ka jetuar dhjetë vjet, të shndërrohej në muze të Bekim Fehmiut, meqë familja e tij më premtuan se do t’i jepnin të gjitha gjësendet personale të Bekimit, përfshirë edhe të gjithë filmat e tij, si dhe idenë për ngritjen e përmendores për Bekimin përballë kompleksit të Lidhjes së Prizrenit. Komuna e Prizrenit ende nuk e ka gjetur të arsyeshme që një rrugë ta emërtojë me emrin e Bekimit, e nuk është miratuar as kërkesa e Teatrit profesional të qytetit që ai të marrë emrin Bekim Fehmiu, e të mos flasim për idenë që atë ta nderojnë me mirënjohjen duke e shpallur Qytetar Nderi.

Sepse Prizreni ia ka borxh këtë Bekimit edhe për faktin se ai në vëllimin e parë të librit autobiografik “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme” ka shkruar një ODË për Prizrenit çfarë nuk e ka bërë askush deri më sot. Por edhe për faktin se ai në Prizren e ka nisur karrierën e aktrimit. Nga këtu u nis drejt majave të kinematografisë botërore dhe sërish iu kthye tokës, ujit dhe qiellit të Prizrenit me hirin e trupit të tij. Bekimi iu kthye Prizrenit, qytetin të cilin e donte aq shumë, por pushtetarët vendorë nuk e pritën ashtu siç e meritonte dhe nuk ditën ta shfrytëzonin këtë trashëgimi me përmasa ndërkombëtare.

Nuk di nëse ndonjë qytet i Kosovës apo i Shqipërisë ia ka dhënë emrin e Bekimit ndonjë rruge apo institucioni kulturor, apo të është ngritur ndonjë përmendore… Ashtu siç nuk u kujtuan as shumë qytete të tjera të Kosovës apo të Shqipërisë, të cilat për çdo ditë shpallin njerëz me e pa merita “Qytetar nderi” e madje u ngritin edhe përmendore. Përjashtim bën qyteti i Shkodrës (ku familja Fehmiu ka jetuar prej vitit 1939-41), i cili para tre vjetësh e shpalli Bekimin “Qytetar nderi” dhe mirënjohjen ia solli familjes në Beograd. E për habi, Beogradi e ka emërtuar një rrugë me emrin e tij, iniciativa është marrë edhe në Sarajevë, ndërsa në Novi-Vinodolski të Dalmacisë, vendlindja e bashkëshortes së tij, Branka Petriq, ku Bekimi i ka kaluar pushimet verore, është marrë vendimi për t’i ngritur përmendore. Pra, Bekimi si aktor i parë shqiptar me akademi, i cili një vit luajti në Teatrin Popullor të Kosovës në Prishtinë, (1955/56) dhe në moshën 32- vjeçare u bë yll i kinematografisë botërore, kurrë nuk është respektuar e vlerësuar nga pushtetet e Kosovës.

Vetëm më 1972 e ka marrë një mirënjohje nga Kryesia e Rinisë së atëhershme të Kosovës dhe është pritur nga kryetari i Lidhjes Komuniste, Mahmut Bakalli. Ka pasur një pritje edhe nga Ibrahim Rugova, në qershor të vitit 1995. Bekimi na bëri të ndihemi krenarë edhe atje ku s’na njihnin ose ku s’na donin Vdekja e tij u shënua me tubime mortore në Prishtinë, Prizren, Tetovë… e u shënua edhe viti i parë i vdekjes dhe pastaj u harrua në tërësi. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndan çmimin “Bekim Fehmiu” për vepër jetësore aktorëve, regjisorëve… të filmit e teatrit, dhe ndodhi që vitin e kaluar ky çmim të ndahej jo në qershor në përvjetorin lindjes (1.06) a vdekjes (15.06), por në shtator. Kinematë e Kosovës nuk kanë shfaqur filmat e Bekimit me dekada (vitin e kaluar u mbajt në Prishtinë e Prizren ‘Java e filmave të Bekimit’, por në Prizren dështoi tërësisht).

Televizioni publik me dekada nuk ka shfaqur ndonjë film të Bekimit e madje as në ditën e vdekjes, kur për personalitetet e tilla organizohen emisione speciale dhe me ditë të tëra shfaqen filmat më të mirë të tyre. Vetëm KTV-ja e shfaqi ditën e dytë të vdekjes së Bekimit filmin e përkthyer në shqip “Mbledhësit e puplave”. Seriali më i njohur televiziv italian i të gjitha kohëve, “Odiseu”, ku Bekimi e luan rolin kryesor,e kur edhe u bë yll i filmit botëror, nuk është shfaqur në televizion që nga viti 1970. Televizioni publik RTK e ka obligim ligjor që t’i kultivojë vlerat dhe trashëgiminë kulturore, që do të thotë edhe të shfaqë serialin “Odiseu” dhe filmat më të njohur të Bekimit, e pastaj ata të shfaqen edhe nëpër kinematë e qyteteve të Kosovës,

Shqipërisë e Maqedonisë. Këtë për hir të gjeneratave të vjetra, të cilat janë mburrur me emrin e Bekimit si shqiptar dhe janë ndier pjesë e botës së civilizuar, dhe të gjeneratave të reja të cilat as që e dinë se kush ka qenë Bekim Fehmiu. Sepse siç thotë poeti i madh, i ndjeri Ali Podrimja: Në vitet ’60, kur nuk dihej asgjë për Kosovën (ndoshta pak gjë për Shqipërinë, më tepër si toponim gjeografik – ylli i Kadaresë nuk ishte shfaqur ende), në qiellin e filmit botëror kishte filluar të piptinte një yll që ngrihej nga Ballkani i errët. Ai quhej Bekim Fehmiu, i cili nuk u shua as pas filmit “Mbledhësit e puplave” (1966) e profecive nga më të ndryshmet, që kishin bërë rreth karrierës së tij. Para tij hapeshin portat e producentëve botërorë.

Prizreni ta dha djalërinë, ti po ia jep emrin: Bekim

Pra, Bekimi është më i madhi nga të mëdhenjtë e kombit në suazat ndërkombëtare, dhe i njohur për qindra miliona njerëz në të gjitha kontinentet, duam apo jo ne ta pranojmë këtë. Sepse emri dhe vepra e tij janë aq të mëdha, saqë kurrë nuk do të zbehen, madje me kalimin e kohës do të bëhen edhe më të mëdha e më të çmuara.

Prandaj edhe ky shkrim mund t’u shërbejë pushtetarëve aktualë në Prishtinë e Tiranë, qendrave kinematografike, teatrove kombëtare, akademive të teatrit e filmit, mediumeve, OJQ-ve, organizatave e klubeve kulturore në vend dhe jashtë, intelektualëve, afaristëve të ndryshëm, shoqatave e shqiptarëve në përgjithësi që të mendojnë dhe deklarohen nëse ky vit duhet shpallur edhe Viti i Bekim Fehmiut, dhe ai të shënohet me dinjitet, pavarësisht nga data e lindjes (shtator apo tetor), ndonëse vetë Bekimi kurrë nuk e ka kremtuar ditëlindjen e vet dhe i ka urryer ceremonitë dhe ritualet e tilla. Por ky është një borxhi i të gjithë shqiptarëve ndaj Bekimit aktor, njeri euridit e poliedrik me kode tejet të ashpra njerëzore e profesionale, intelektual, atdhetar/Koha Ditore/