11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6573

Konfiskohen dy armë, arrestohen tre persona në Caparc të Prizrenit

0

Tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar në fshatin Caparc të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha njoftoi se të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Rreth orës 22:15 minuta, një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, përderisa po patrullonte në kuadër të planit operativ “Ngritja e vigjilencës policore”, kishte në prioritet një veturë të dyshuar, e cila, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shpesh shihej në fshatin Caparc të Prizrenit”, tregoi Berisha.

“Gjatë patrullimit nëpër rrugët e fshatit, është gjetur e parkuar vetura e llojit WV ‘Tauran’ me tre persona brenda dhe gjatë kontrollit janë gjetur dy armë zjarri, pistoleta me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm”.

“ Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit për 48 orë”./PrizrenPress.com/

Prizren: U rrahën se e shikuan shtrembër njëri-tjetrin

0

Policia në Prizren ka njoftuar se në Lagjen Rome ka ndodhur një përleshje mes djemve të xhaxhallarëve pasi kanë shikuar njëri-tjetrin shtrembër.

“Patrullat policore kanë nisur me hetimin e rastit dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar; tre meshkuj dhe një femër”, thuhet në njoftimin e policisë së Prizrenit.

“Nga zemërimi është dëmtuar edhe një automjet. Pas intervistave është kuptuar se motivi i zënkës ishte banal “pse po m’ këqyr shtrembët”

Policia njofton se dy prej dyshuarve kanë kërkuar ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal për shkak të lëndimeve trupore, një i lehtë dhe tjetri i rëndë.

Katër të dyshuarit me konsultim të prokurorit janë ndalur nën masën e arrestit policor për 48 orë. /PrizrenPress.com/

Fraksion + bëhet pjesë e PDK-së

0

Ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të njohur si Fraksion+ i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Pas largimit të tyre nga ky subjekt politik, pjesëtarët e Fraksion+ kishin negociuar me disa subjekte politike, por përfundimisht ata sot janë bërë pjesë e PDK-së.

Ky është qëndrimi i plotë i Fraksion +

Organizata politike Fraksion +, pas përmbylljes së veprimtarisë së vet mbi njëvjeçare, njofton opinionin se tek Partia Demokratike e Kosovës ka gjetur ambientin më të përshtatshëm dhe hapësirën më të madhe për të dhënë kontributin dhe për të zhvilluar vizionin e vet politik dhe profesional, ku edhe e sheh mundësinë për t’i zbatuar aspiratat e veta programore të cilat i ka përfaqësuar gjatë gjithë kohës së veprimtarisë, që nga dalja në skenë e deri më sot. Me këtë, sipas marrëveshjes së arrirë me kreun e PDK, z. Kadri Veseli, Fraksion +, si Vizionin edhe Platformën e vet e inkorporon në Programin Reformues të PDK, dhe shpreh vullnetin dhe besimin se me kryetarin Veseli, me veprimtarë dhe anëtarë të devotshëm të kësaj partie, do të arrijë sukses në zbatimin e reformave të planifikuara në interes të Kosovës, për një shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane. Bashkimi i Fraksion + me PDK nuk do të jetë një akt ad hoc artificial, por një proces gradual sa më përmbajtësor, për të inkuadruar sa më shumë potencialin e vet në dispozicion, si politik edhe profesional, meqë ka shumë individë kompetentë dhe simpatizantë gjithandej, që presin të ristrukturohen dhe kontribuojnë politikisht e profesionalisht, e që do të mund të vijnë në shprehje në hapësirën që do të krijohet, për të mirën e reformave pozitive për vendin dhe qytetarët, për një jetë dhe të ardhme më të sigurtë dhe të dinjitetshme në Republikën e Kosovës.

Pjesë e këtij Fraksion + është Ajnishahe Halimi, Arbër Gecaj si dhe vëllai Liburn Aliut.

Trump do të takohet me kongresistët republikanë

0

Donald Trump, kandidati presidencial i supozuar i Partisë Republikane në SHBA, do të takohet më 12 maj me liderët kongresistë të partisë së tij në Uashington.

Përderisa lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka orfuar mbështetje për miliarderin republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, e ka distancuar veten nga Trumpi dhe ka refuzuar ta përkrahë atë.

Ryan u tha dje gazetarëve të gazetës “Journal Times”, në shtetin e tij Uinskonsin, se nuk ka arsye që të shtiren për “unitet” të partisë, përderisa një gjë e tillë nuk ekziston.

“Nëse ne vazhdojmë të pretendojmë se jemi të bashkuar, atëherë do të jemi të përgjysmuar këtë vjeshtë”, ka thënë Trump.

Në përpjekje për ta shmangur një konflikt të hapur me Trumpin, Ryan i ka thënë gazetës se ai është i gatshëm të tërhiqet nga roli tradicional i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, që është kryesues i Konventës Kombëtare të Republikanëve, që mbahet në korrik, nëse Trumpi e kërkon një gjë të tillë.

“Do të bëj çkado që do ai, për ta respektuar Konventën”, ka thënë Ryan.

Të mërkurën nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”

0

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, të mërkurën me 11 maj në ora 19:00, nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të. Sipas komisionit të formuar nga ana e kryetarit për organizimin e festivalit , në festival pritet që të marrin pjesë rreth 18 grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me rreth 600 artistë nga mbarë trevat shqiptare, për tri net sa do të zgjasë festivali. Gjatë tri netëve të festivalit, do të shpalosin programin e tyre garues në përpjekje për t’u stolisur me ndonjërin nga 18 çmimet e festivalit “Anadrinia Jehon 2016”.

Xhafer Bytyqi, drejtor i festivalit thotë se përveç grupeve artistike, në përfundim të secilës mbrëmje garuese, enkas për kënaqësinë e publikut të mrekullueshëm të festivalit “Anadrinia Jehon 2016” do të këndojnë emra të njohur të estradës shqiptare.

Komisioni i cili është formua për të organizuar festivalin “Anadrinia Jehon 2016” , ka përgatitur agjendën e festivalit:

NATA E PARË

1. SHKA “ANADRINI”, DEJNË / RAHOVEC
2. SHKA “RAHOVECI”, RAHOVEC
3. SHKA “SHQIPONJA”, SARAJË / SHKUP
4. SHKA “ARDHMËRIA”, GJAKOVË
5. SHKA “SEZAI SUROI”, BELLOBRAD / DRAGASH

NATA E DYTË
1. SHKA “JOSIP RELA”, PODUJEVË
2. SHKA “SHOTË GALICA”, DRENAS
3. GRUPI I RAPSODËVE, SKENDERAJ
4. GRUPI I RAPSODËVE, MALISHEVË
5. RAPSODI GANI DEMOLLI, PRISHTINË
6. SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA”, ROMAJË
7. ANSAMBLI “ISA BOLETINI”, ROGOVË / GJAKOVË

NATA E TRETË
1. SHKA “BAJRAM CURRI”, KRUSHË E MADHE / RAHOVEC
2. ANSAMBLI “XHAVIT HAZIRI”, OBILIQ
3. ANSAMBLI “MITROVICA”, MITROVICË
4. RAPSODI XHAVIT MAKSHANA, DRENOC / RAHOVEC
5. SHKA “JAHI HASANI”, ÇEGRAN / GOSTIVAR
6. SHKA “SCAMPA”, ELBASAN
7. SHKA “BRESANA”, DRAGASH.

Rita Kastrati artistja e re me vlera të veçanta

0

Rita Kastrati është artistja e re e skenës sonë.

Për talentin e Ritës duhet të kemi pak më tepër konsideratë, sepse këngën e këndon më shpirt e në mënyrë brilante. Ajo sapo ka publikuar dy këngët e saj të para “Kush po hyn në vallë” dhe “Kanagjegji”, ku qartë dallohen cilësitë e saj artistike.

Artiste e këtillë një kohë të gjatë i ka munguar skenës shqiptare, ndaj Rita Kastrati na rikthen shpresën se kënga e mirëfilltë shqipe do rilind edhe nga brezi i ri./Kosovarja/

Iva Aliko aferë me deputetin e PDK-së apo AAK-së ?

0

A janë këngëtare këto që po bëjnë famë në kurriz të deputetë e politikanëve? Këtë e dini ju.

Xhesika e Iva i prijnë valles së trillimeve. Xhesika Ndoji dhe Iva Aliko po bëjnë zhurmë, duke pretenduar për lidhje me politikan të fuqishëm, shkruan “Kosovarja”.

Në të vërtet, kjo formulë ka funksionuar për të ashtuquajturat këngëtare, pasi ato u vunë në qendër të vëmendjes së medias. Dyshja në fjalë edhe mund të kenë pasur afera me politikan, por lidhje…

Këto dy simbole të medias rozë, e kanë ndarë mendjen që tu fusin ankth familjarëve të politikanëve, ti njollosin disa prej tyre, emrat e të cilëve po qarkullojnë në media. Po ashtu të lartpërmendurat po bëjnë emër dhe po e ngrisin çmimin.

“Kosovarja” merr vesh se Iva nuk ka pasur aferë me asnjë deputet të PDK-së, por me një të “AAK”-së.

Pasi është nga Tirana, vajza është manipuluar e hutuar pak./Kosovarja/

Kadri Veseli vazhdon me qeverisjen e të dështuarve

0

Ndërrimi i lidershipit që ndodhi në PDK me zyrtarizimin e kryetarit të ri, Kadri Veselit në konventën zgjedhore të javës së kaluar, me premtimet e tij se po e nis një mision të ri për zhvillimin e vendit dhe forcimin e mirëqenies së qytetarëve, me ndryshime pozitive në procesin e shtetndërtimit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për analistët politikë shihet nga këndvështrime të ndryshme. Optimisti më i madh, i cili pret mbajtjen e fjalës së dhënë para strukturave partiake dhe qytetarëve të vendit për ndryshime pozitive, është analisti politik Nexhmedin Spahiu. Sipas tij, nëse vendi nuk shkon shpejt në zgjedhje të reja, kreu i ri i PDK-së do të fillojë që gradualisht të imponojë ndryshime kualitative në kabinetin qeveritar, madje duke ndikuar dhe te partneri tjetër politik, LDK-ja.

“Problemi i Qeverisë së Kosovës nuk është te ministrat po te vetë kryeministri. Kadri Veseli nuk është tip i hapave bravurozë e radikalë, ai më tepër punon nëndheshëm e në mënyrë shumë të matur. Sigurisht që do të bëjë ndryshime, por ato nuk do të duken se po i bën ai, porse po ndodhin vetvetiu,” tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Spahiu: Veseli përtej Thaçit

Analisti Spahiu konsideron se maturia Kadri Veselit në veprime dhe fryma e gatishmërisë për të bashkëpunuar me çdo figurë publike dhe politike për interesin e vendit e bën atë një politikan shumë karizmatik, të respektueshëm për anëtarësinë e partisë, por edhe të pranueshëm për t’u afruar me subjektet e tjera politike, qoftë edhe më rivalët më të fortë, dhe kjo shkon vetëm në llogari të forcimit dhe të reformimit të PDK-së.

“Ka dy arsye që PDK-ja të jetë më e fortë me Kadri Veselin kryetar të saj. Së pari, tani e ka në dorë institucionin e Presidentit, që nuk e kishte kurrë më parë dhe së dyti, tani në krye të partisë e ka themeluesin faktik të saj, i cili ndoshta nuk mund të matet me paraqitjen vizive të Hashim Thaçit, por e tejkalon atë me seriozitet e maturi”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Mirëpo, për analistin Blerim Burjani, zotimi dhe premtimi i Veselit për ndryshime të thella në qeverisjen e mirë të vendit, duke përfshirë ristrukturimin e partisë dhe ndryshimin e politikave të dështuara qeveritare, është një mision i pamundur, pasi në këtë subjekt politik- PDK, me vite të tëra është shtresuar një klientelë joprofesionale, e cila kontrollon pjesën dër- ngjitet lart deri në kupolën qeveritare, prandaj edhe një ballafaqim i hapur i Veselit me këtë strukture është një luftë frontale që zor se mund të fitohet. Burjani: Kryetarit të ri i mungon vizioni Sipas Burjanit, asnjëherë deri më tani nga radhët e PDK-së nuk ka pasur dhe nuk pritet të ketë së shpejti qeverisje dhe njerëz me ndikim që kanë ndikuar pozitivisht në politikëbërje të brendshme dhe në qeverisje të vendit. “Klasa intelektuale politike brenda këtij subjekti politik, PDK, nuk ka pasur poste udhëheqëse dhe ndikim në të mirë të qeverisjes për interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Për këtë pasojë, edhe numri i intelektualëve në mënyrë rapide ka rënë.

Për këtë pasojë tani është vështirë të ngrihet dhe të reformohet, sepse ky subjekt funksionon me njerëz të dëgjueshëm. E, që një numër i madh i tyre kanë përfituar shumë personalisht me grupet e tyre të ngushta të interesit, derisa mirëqenia qytetare nuk ka shënuar ndryshim dhe ngritje pozitive aspak”, tha Blerim Burjani. Ai tha se ka një këshillë për t’i dhënë kreut të ri të PDK-së, nëse ai vërtet synon që t’i përmbushë premtimet që i dha me rastin e zgjedhjes në krye të partisë. ” Kadriu ka nevojë që të adaptohet më shumë në rrethanat aktuale politike. Ai ka nevojë më të madhe për mbështetje, por që në këtë aspekt duket se është akoma me vizion të mangët, edhe pse retorika e tij me fjalor politik është më shumë populiste, ndonëse ka një dozë të dukshme të një njeriu praktik dhe veprues, por ai deri më tani asnjëherë nuk ka shpërfaqur një strategji për zhvillimin ndryshe në PDK. Pra, aktualisht po duket se nuk ka program për ndryshim kadrovik. Ai edhe vetë dëshmoi duke u deklaruar se nuk do të ndërrojë asnjë nga ministrat e PDK-së , e kjo lë të nënkuptohet se deri në fund të këtij mandati te PDK-ja edhe me kreun e ri të posazgjedhur do ta vazhdojë rrugën me përkthyes dhe servilë dhe pa intelektualë të mirë- fillte”,tha Burjani për “Kosova Sot”.

Nga sot fillon “Java e Shkencës 2016”

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë hapjen e Konferencës vjetore kombëtare “Java e Shkencës 2016”, e cila organizohet më 10, 11 dhe 12 maj 2016.

Hapja e punimeve të konferencës bëhet sot, në orën 10, në ndërtesën e Qeverisë, në të cilën do të marrin pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa.

“Seancat tematike ku edhe do të bëhen prezantimet e pjesëmarrësve mbahen në objektin e Fakultetit të Edukimit”, njofton Ministria e Arsimit.

Fonomeni i liderëve të Kosovës

0

Ali Hertica

Në kundërshtim me atë që mësohej tradicionalisht gjatë mësimit të parë të filozofisë,d.th. në kundërshtim me atë që asnjëherë nuk është e mundur të përcaktosh duke u nisur nga një e dhënë empirike ,se ç’është e mira shoqërore,e pikrisht këtu ishte ajo që duhet bërë dhe të mbështetësh fort në kuptimin e të mirës shoqërore mbi të dhanat empirike ,apo më sakësisht më ligjin e shoqëris së moderuar të liderve Kosovar për deri sa ligjshmëria shoqërore sundon ashtu sikurse ligjshmëria e natyrës mbi të gjitha fonomenet përkatëse,atëherë në fund nuk ekziston veçse një përmasë e vetme për të gjithë realitetin pozitiv.Kjo do të thotë që shkencës t’i lihet të gllabërojë ose moralit individual njerzor të një shoqëria siq është e Kosovës.

Megjithatë sipas filozofis kjo është pozitive dhe nuk ekziston akoma tek ne ,sespe tek ne është qudetrisht kur një njeri rritet në pozicione është veshtir ta takosh apo të bisedosh, kur bie nga ajo pozit ai njeri ulet dhe gjenë shoqëri edhe me një bari.

Kjo dukuri është një gjendje e foshnjëris ndaj këtyre njerzve të skenës politike,ndaj ai nuk mund të tregon asgjë veçë disa premisa dhe mundësit e tijë të brendshme të kulturës individuale.Filozofia pozitive duhej të bëhej sintez sistematike e të gjithë dijës njerëzore,si e asaj teorike në kuptimin e filozofit Kant ashtu ëshë e dijs së praktikës në jetën individuale.

Na kujtohet dallimi rrënjsor i bërë nga shum filozof modern ndërmjet arsyjes së kaluares teorike dhe arsyjes praktike, kjo e fundit ekziston duke u kushtuar absulutizmit shoqror,një ndarje e rreptë pa kalime dhe tranzicion,pa asnjë mundësi përveç faktit që arsyja teorike është e udhëhequr nga po i njëjti vullnet për të arritur të vërtetën sa edhe arsyja praktike.

Por tek filozofët ne kemi një ide në fillim është përevoja pastaj duke nisur nga faktet e vezhguara përftyrohën ligjet .Ligjet lejojnë të njihet rrjedhja e jetës reale dhe në asnjë fushë e jetës së njerzëve,dhe të shoqërisë.Shoqëria nuk ka më asnjë funksion ,asnjë objektiv për këta njerz mendje mdhej ku përfundimisht është e tashmë e tejkaluar nga kultura individuale.