11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6574

Fetahaj kërkon falje publike

0

Pas humbjes së thellë me Trepçën ’89 në Mitrovicë, Liridon Fetahaj ka një mesazh për adhuruesit e Lirisë.

Liria, të dielën ka pësuar debakël në Mitrovicë, 6:0 duke qen humbja më e rëndë nw vitet e fundit.

‘Së pari dëshiroj që të kërkoj falje publikisht për atë që na ndodhi në Mitrovicë. Këtë ia kërkoj gjithë publikut dhe drejtuesve të klubit. Shpresoj të fitojmë të mërkurën me Besën’, ka thënë kapiteni Fetahaj, që ka komentuar edhe ndërrimin në pankinë.

’Trajneri i ri është i njohur. Ne, futbollistët i urojmë suksese, dhe shpresojmë që ti gëzohemi fitores së parë bashkarishtë, qysh të mërkurën’, ka thënë ai.

Liria, të mërkurën pret Besën

Jep dorëheqje kancelari austriak

0

Kancelari i Austrisë, Werner Faymanni, ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë si udhëheqës i koalicionit qeverisës të partive të qendrës, por edhe nga drejtimi i Partisë Social-Demokratike (SPO).

Faymanni ka qenë nën presion nga sindikatat tregtare dhe krahu i të rinjve të SPO-së, për shkak të qëndrimit të tij të ashpër mbi ligjet e azilit, si dhe për shkak të performancës së dobët në zgjedhjet presidenciale të dy javëve më parë.

“Të kesh shumicën në parti nuk mjafton”, ka thënë zëdhënësja e SPO-së duke cituar Faymann, gjatë një konference për mediet të zhvilluar me urgjencë.

Faymanni ka ardhur në pushtet në vitin 2008, por nisi të përballej me kritika të ashpra brenda partisë së tij, që kur ekstremi i djathtë fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.

Sipas tij, Austria ka nevojë për një kancelar që të ketë mbështetjen e plotë të partisë së tij. Ndaj dhe i bëri thirrje qeverisë ta nisë nga e para.

Axl Rose i AC/DC

0

Për herë të parë, bendi legjendar australian i rock’ut AC/DC ka perfomuar me një vokalist tjetër. Ai është Axl Rose, ikona e grupit Guns N’Roses që prej vitit 1985.

Si rrallë herë në debutimin e Lisbonës, ai zëvendësoi vokalistin Brian Johnson, i cili për aryse shëndetësore është tërhequr nga turi botëror. Mjekët e kanë këshilluar atë se mund të humbasë dëgjimin nëse vijon të këndojë.

Johnson, i cili ka drejtuar grupin që nga viti 1980 pas vdekjes se Bon Scott, është shprehur emocionalisht i mërzitur se nuk do të marrë pjesë në tur, por u zotua se nuk do të heqë dorë nga muzika.

Fansa nga e gjithë bota udhëtuan drejt Lisbonës për të shijuar nga afër performancen e AC/DC.

“Nuk kishte thuajse asnjë dallim në vokalin e Brian Johnson dhe Axl Rose. Dashuria për bandën na bëri që ta shijonim koncertin”, u shpreh një fanse e këtij grupi.

Koncerti i Lisbonës do të pasohet nga të tjerë show nëpër Europë, ku AC/DC ka publikuar datat e performancave duke ftuar fansat të jenë pjesë e magjisë së muzikës së tyre.

Ranieri shpallet trajneri i vitit në Itali

0

Trajneri italian, Claudio Ranieri është votuar si trajneri më i mirë i vitit në Itali, pas suksesit që arriti me Leicester Cityn, me të cilën skuadër e fitoi titullin e Premierligës.

Ranieri ka marrë çmimin ‘Enzo Bearzot’, i cili i jepet trajnerit më të mirë të vitit.

“Ende nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi bërë. Ne kemi synuar që t’i shmangemi rënies në Championship dhe ju mund të shihni se çfarë ka ndodhur”, tha Ranieri pas mori çmimin.

Bearzot ka qenë trajner i Italisë kampione të vitit 1982, i cili vdiq në vitin 2010 dhe një vit më vonë filloi të jepet ky çmim në nder të tij.

Mourinho e do Ozilin te United

0

Jose Mourinho është duke u përgatitur për të nisur një jetë të re në Manchester United.

Për këtë ai është duke u përgatitur që të sjell lojtarët më të mirë. Në këtë mes bën pjesë mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil që nën urdhrat e portugezit ishte kur të dy ishin pjesë e Real Madrid.

Arsenal thuhet se do të rezistojë përball një oferte të tillë, por edhe çfarëdo tjetër për playmaker-in, shkruan tuttomercatoëeb.com.

E dashura e deputetit kosovar publikon foto nudo (18+)

0

Iva Aliko deklaroi disa ditë më parë se është lidhur me një deputet shqiptar nga Kosova dhe mendon të martohet me të.

Ajo shtoi se politikani i parapëlqyer i saj është Lulzim Basha.

Këngëtarja e cila njihet më shumë për aventurat se për muzikën, ka publikuar disa foto ku shihet nudo.

Iva Aliko-nudo1

Juve pas Sanchez

0

Juventusi është duke shfaqur interesim për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sipas Fichajes, bardhezinjtë e kanë shndërruar në objektiv kryesor transferimin e kilianit në afatin kalimtar të verës.

Përkundër formës jo shumë të lartë në këtë sezon, sulmuesi i londinezëve vazhdon të përflitet për një largim të mundshëm nga Emirates Stadium.

Hasani: Veseli duhet ta prishë koalicionin me LDK-në dhe të shkojmë në zgjedhje

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, duhet ta prishë koalicionin me LDK-në dhe të shkojmë në zgjedhje.

“Në rrethanat politike unë mendoj që zoti Veseli duhet ta prishë koalicionin dhe të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Hasani.

“Duhet t’u jepet mundësia qytetarëve ta shprehin vullnetin, nëse nuk shkojmë në zgjedhje atëherë zoti Veseli do ta ketë vështirë”.

“Në zgjedhje duhet të shkohet, ka një amulli në Kuvend, ka një amulli në jetën politike”, ka thënë Hasani.

“Përpos dy vendimeve pozitive për UEFA dhe vizat asgjë tjetër shpresëdhënëse nuk ka”.

Hasni ka folur edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin.

“Për sa i takon bashkëpunimit me NISMA-s, për aq sa i njoh drejtuesit e saj nuk do të ketë një shkrirje në PDK, por një bashkëpunim pas zgjedhjeve është më se i mundshëm”.

Vajza e vogël e Kim Kardashian i ka “këputur kokën” nënës së saj

0

Në ditën e nënave që u shënua të dielën, shumë të famshëm publikuan fotografi me nënat e tyre, duke e lënë kështu mundësinë të shihet se sa shumë ngjajnë ata me njëri-tjetrin.

Edhe Kim Kardashian ka publikuar një të tillë kur ishte e vogël, ndonëse jo me nënën por me gjyshen.

Ajo që vërehet në fotografinë e vjetër të yllit të shfaqjes televizive “Keep Up With the Kardashians”, është se, vajza e saj 2-vjeçare North, “ia ka këputur kokën” nënës së saj.

Trishtimi i Moravisë

0

Recension mbi veprën “Konformisti” të Alberto Moravia

Agon SINANAJ

Kur vepra “Konformisti” e shkrimtarit italian Alberto Moravia e pa dritën e botimit në shekullin e kaluar, në pushtet ende mrizonin fashistët. Nga kritika letrare e asaj kohe, “Konformisti” u lexua në mënyrë ambigue: në njërën anë ata që mbronin tezën se me këtë vepër Moravia po mbronte sistemin dhe, në anën tjetër, ishin ata që te “Konformisti” shihnin veçse një alegori kundër diktaturave të shekullit XX. Pas Luftës së Dytë Botërore e drejta doli të jetë në anën e këtyre të dytëve.

“Konformisti” i Moravia-s, më shumë sesa një roman, është një vepër psikologjike, e cila qëmton në rrafshin individual origjinën e fashizmit. Qytetar normal në Italinë fashiste konsiderohej secili që bindej ndaj ideologjisë në pushtet. Kjo prirje për normalitet e ndjek gjatë gjithë veprës edhe Marçelon, protagonistin e romanit.

Marçelo, pasi kalon një rini të vështirë me prindërit abuzivë, ngushëllim gjen fillimisht në vrasjen e insekteve. Por sa herë që kryen ‘gjenocid’ mbi insektet, pas çdo akti të vrasjes, ai ndihet gjithnjë e më i vetmuar. Që ta tejkalojë vetminë kërkon bashkëpjesëmarrës në krim. Kërkon nga miku i tij më i mirë që të bëhet dëshmitar në vrasjen e insekteve dhe, për më tepër, më vonë edhe vetë ai të marrë pjesë në këto vrasje. Në adoleshencë konformisti i Moravia-s, nga vrasja e insekteve kalon në vrasjen e njerëzve. Por, si edhe në rastin e insekteve, sërish pas aktit të vrasjes, ndihet i zbrazët. Sërish kërkon bashkëpjesëmarrës në krimin e tij të radhës, në mënyrë që ta tejkaloj ndjenjën e fajit. Mirëpo, tanimë, meqë nuk është në pyetje vrasja e insekteve, por vrasja e një njeriu, Marçelo përfundon si nëpunës shtetëror në qeverinë fashiste. Si pjesë e sistemit, ai, veç ngushëllimit për vrasjet që kishte kryer në të kaluarën, tashmë fiton sigurinë se mund të vritet në masë pa ndier kurrfarë faji: më nuk është i vetmuar në krim. Çdo vrasje e tij pretendohej se po bëhej në shërbim të sistemit dhe që pastaj dekorohet dhe merr duartrokitjet e njerëzve. Me “Konformistin”, Moravia përpiqet që ta demaskojë pikërisht hipokrizinë e të gjithë atyre që në shekullin XX thirreshin në ide të mëdha, në emër të të cilave u duhej edhe të vrisnin. Jeta njerëzore konsiderohej hiçgjë para ideologjisë dhe pushtetit, mbase ajo vendosej tërësisht në mirëmbajtjen e tij.

Siç do të kishte thënë shkrimtari francez Albert Camus: “Krimi në shekullin XX u bë logjik”. Po të gjykojmë me fjalorin e shkrimtarit tjetër francez Patrick Modiano: “… në këtë botë, ku pandehja se isha një i mbijetuar, u prisnin kokën edhe pemëve …”.

Në shekullin XVIII dhe XIX, ata që konsideroheshin si “qytetarë normalë” ishin pikërisht ata që pësonin katarsis para një shfaqjeje teatrale publike, ku të “çmendurve/anormalëve” u hiqej koka në gijotinë. Në shekullin XX, “normalët” e shoqërisë ngarendnin në masë pas ideologjive çmendurake, që rezultoi me dhjetëra miliona njerëz të vrarë. Në të dyja rastet, vrasja e tjetrit duartrokitej, kurse vrasësi dekorohej me medalje. I pari konsiderohej i çmendur dhe kjo ishte alibia që pastaj vritej, kurse i dyti konsiderohej normal, sepse gijotina ishte një mjet vrasës i domosdoshëm, i legalizuar nga pushteti.

Përmes “Konformistit”, Moravia ngre edhe një dilemë tjetër: se kush, në fakt, janë “normalët” e shoqërisë: ata që binden ndaj sistemit dhe vrasin për hir të tij apo anormalët (të shpallur nga pushteti që përkrahet nga shoqëria), të cilët janë kundër çdo vrasjeje në emër të qëllimeve të mëdha. Për Moravia-n, rreziku më i madh në kohëra të errëta nuk vjen nga ata që shumica i konsideron të çmendur, por nga normalët (e që janë shumica), të cilët çmendurisht binden ndaj çdo sistemi, qoftë edhe kur ai shndërrohet në një makinë vrasëse. Ai shkruan: “Njerëzit normalë s’janë të mirë, se normaliteti paguhet gjithnjë, me vetëdije apo jo, me çmim të lartë, me bashkëfajësi të ndryshme, po të tëra negative, me pandjeshmëri, budallallëk, poshtërsi, në mos kriminalitet”.

Vepra e Moravias përfundon në mënyrë tragjike, siç përfundojnë edhe vetë pushtetet totalitare. Marçeloja, vetëm pas rënies së fashizmit, i kupton motivet e vërteta që e kishin shtyrë të bëhej pjesë e një sistemi që i duartrokiste, edhe vrasjes në emër të tij. Ai kupton që ka vrarë dhe është bërë pjesë e një “makine vrasëse”, për shkaqe ekzistenciale: në pamundësi të realizimit të vetvetes, përballjes me vetminë, pamundësinë që të jetojë i lirë në një shoqëri, e cila nuk e cenon lirinë e tjetrit.