11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6575

Dokumentar për Esad Mekulin

0

Në Ulqin u shfaq premiera e filmit dokumentar të prodhimit malazez kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar në hapësirat e ish-jugosllavisë, Esad Mekulit.

Siç bën të ditur “Zëri i Amerikës”, filmin e punoi Televizioni Publik i Malit të Zi në gjuhën malazeze dhe në të u ringjallen kujtimet e një personaliteti të letrave shqipe, i cili ndikoi fuqishëm në afirmimin e kulturave shumetnike në rajon.

Sivjet është 100 vjetori i lindjes së Esat Mekulit.

Autor i këtij dokumentari është shkrimtari Zuvdija Hoxhiq. Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993.

Jep dorëheqje Erdogan Celina

0

Erdogan Celina ka dhënë dorëheqje nga Liria. Ai ofroi dorëheqje pas humbjes së thellë me Trepçën ’89.

Celinën do të zëvendësojë deri në përfundim të kampionatit, trajneri Skender Kapra.

“Është përgjegjësi e madhe në këtë moment. Por, për hir të dashurisë që kam ndaj klubit, e pranoj këtë sfidë’,ka thënë Kapra.

Ai, ka kërkuar mbështetjen e të gjithë anëtarëve në daljen nga situata.

Kryesia, ka falënderuar për bashkëpunim Erdogan Celinën, dhe njëkohësisht falënderon Skender Kaprën që pranoi në këto moment të marrë drejtimin e klubit./PrizrenPress.com/

Vjedhin pije alkoolike, kapen në flagrancë dy persona në Suharekë

0

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy te dyshuar në Suharekë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë nga sigurimi i Qendrës Tregtare, duke vjedhur pije alkoolike.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje./PrizrenPress.com/

Arrestohet dhe ndalet në burg një person nga fshati Nashec

0

Policia ka arrestuar një person në fshatin Nashec të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Limaj, Thaçit e Veselit: U bë boll më me fushatën tuaj të lig kundër meje

0

Lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj është “lodhur” nga fjalët e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar: “Hashim e Kadri boll më! Mos tentoni që në këso forma ti zhvendosni temat të cilat kanë të bëjnë me ju dhe për ju, e të tentoni që me maskarallaqe të juaja ti ktheni ato tema në kurriz e në dëm të të tjerëve”.

Limaj po ashtu ka thënë se Thaçi dhe Veseli po i shtyjnë njerëzit kundër tij, ai ka mohuar të ketë pasur kontakte me Nazim Bllacën.

Postimi i plotë:

Hashim e Kadri boll më!

Mos tentoni që në këso forma ti zhvendosni temat të cilat kanë të bëjnë me ju dhe për ju, e të tentoni që me maskarallaqe të juaja ti ktheni ato tema në kurriz e në dëm të të tjerëve.

Hashim e Kadri, tashmë të gjithë e kanë kuptuar që kur ju keni nevojë t’i zhvendosni e ndërroni ato apo këto tema, apo kur ju jeni në siklet  sikur shumë herë me parë, e edhe tash kohën e fundit) i drejtoni dhe i gjuani shigjetat kundër të tjerëve, e posaqërisht ndaj meje, sikurse që keni bërë që një kohë të gjatë vazhdimisht!

Hashim e Kadri, e keni keqkuptuar qëndrimin tim duke mos ua kthyer, duke heshtur!

Unë do të ju përgjigjem juve tani e tutje, s’ka më që JU të hedhni gurë e të fshihni dorën!

Hashim e Kadri, U bë boll më, adresa e orkestrimit dhe e shtytësve të kësaj fushate dhe të tjerave më herët, tashmë është e njohur për të gjithë, të gjithë më po e dinë që JU jeni.

Lerni më njerëzit në halle të tyre, e mos i gënjeni, mos i joshni kundër njerëzve (kundër meje) për qëllimet e juaja të ulëta dhe të liga.

Kurse një përgjigje të shkurt për ju zotëri Shaban Syla, pas asaj që pash në medie lidhur me një letër publike tuajën drejtuar mua, duke lexuar aty se keni qenë edhe i shtyer, duke tentuar madje edhe të ju paguajnë që të dëshmoni të pavërteta kundër meje. Unë ju përgëzoj që nuk keni dëshmuar rrejshëm, që nuk keni rënë pre e këtyre intrigave kundër meje, sepse e vërteta vonon por gjithnjë triumfon.

Ndërsa vetëm për hirë të së vërtetës po ju them, unë asnjëherë nuk kam biseduar me Nazim Bllacën, kushdo që ua ka thënë këtë, ju ka gënjyer.

Jam i sigurt që në rrethanat që jeni ju z. Syla, nuk ju ndihmojnë duke ju gënjyer, por besoj se juve ju ndihmon e vërteta.

Edhe njëherë: Kushdo që ju ka thenë për atë takim apo bisedë, ju ka gënjyer, ajo gjë s’ka ndodhur asnjëherë.

Kujdes, nga ata që po ju shpifin, nuk ju ndihmojnë.

Matoshi: Të zbardhet e vërteta për Kadri Veselin!

0

Partia Demokratike e Kosovës, pas zyrtarizimit të Kadri Veselit në krye të saj, vështirë se mund të dërgohet në opozitë. Analisti për çështje politike, Halil Matoshi ka folur disa fjalë për të parin e PDK-së. Ai thotë se ish-shefi i SHIK-ut rrethohet me shumë enigma të cilat, sipas Matoshit, duhet të zbardhen dhe të tregohet biografia reale.

“Duke e pasur parasysh se Partia Demokratike e Kosovës tash e tre mandate është në pushtet (me koalicione) pas pavarësimit të vendit dhe një mandat para, shihet që është shndërruar në Parti-Shtet dhe është e vështirë të qohet në opozitë. Kadri Veseli vjen në krye të PDK-së si njeri i avanskenës, nga spiunazhi kështu që është pak i njohur si politikan dhe njeri, pra atë e rrethojnë shumë enigma. E për t’u ngjitur në majat e pushtetit shtetëror, ai duhet ta zbardhë së pari jetëshkrimin e tij”, thotë ai.

Më tej, Matoshit shprehet se kryetari i ri i PDK-së do të bëjë reforma në partinë, pasi që shumë zyrtarë të saj kanë hyrë nën “kontrollin” e ndërkombëtarëve.
“Natyrisht që Veseli do të mësyjë rimendimin dhe renovimin e PDK-së sepse kjo parti ka nisë të jetë nën llupën e hetuesve vendor e ndërkombëtar dhe se është në fazën kur po i humb njerëzit e vet kryesor, të cilët dyshohen për vepra kriminale. Mendoj se PDK është në teposhtën e saj të madhe dhe është nisur drejt kalimit në opozitë”, ka thënë ai. /Indeksonline/

LDK-ja shumë shpejt do të dalë humbëse nga koalicioni me PDK-në

0

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë vlerësuar se Lidhja Demokratike do të dalë humbëse nga koalicioni qeverisës me PDK-në, raporton GazetaBlic. Sipas tyre, një gjë e tillë mund të ndodhë para fillimit të 2017-ës.

Pas akuzave të fundit ndërmjet deputetëve e ministrave të dy partive në pushtet, ata mendojnë se LDK-ja tanimë është në një gjendje aspak të mirë. Ndërsa, siç janë shprehur ata, ka qenë e ditur se prishja e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së herëdokur do të ndodhë.

Analisti politik Haki Abazi, ka thënë se në këtë periudhë LDK-ja është në gjendje krize, si dhe lidershipi i kësaj partie akoma pa përfunduar viti, do të jetë në një shkallë mjaft të rëndë.

“Lidershipi i LDK-së është në krizë totale. Është një fazë prej së cilës jo LDK-ja, por lidershipi i saj do të dalë i hematosur dhe besoj kjo do të ndodhë para fundit të vitit, për shkak të Gjykatës Speciale”, ka thënë ai në një prononcim për Gazetën Blic.

Abazi ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës po luan me LDK-në, sikurse me një “mi”, përderisa sipas tij, vetë LDK-ja do të duhej që të kërkonte hetim ndaj strukturave të SHIK-ut.

“Ata janë duke e parë se si PDK-ja po luan me ta si me një mi të ngordhur. LDK-ja duhet të kërkojë hetim për SHIK-un, por meqë e ka bishtin nën derë, nuk do ta bëjë një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

E sa i takon kryetarit të ri të PDK-së Kadri Veseli, Abazi ka thënë se ai ka ardhur deri këtu, duke manipuluar dhe duke tentuar të jetë më ndryshe se ish-shefi i tij, Hashim Thaçi.

“Veseli ka hyrë tanimë në fushatë me manipulimin e fëmijëve dhe foshnjeve në inagurimin e çerdheve dhe duke tentuar të jetë ndryshe prej Hashimit, duke kritikuar marrëdhënien me Turqinë”, ka përfunduar ai.

Nga ana tjetër, analisti politik Faik Krasniqi, ka thënë se që moti është ditur se koalicioni PDK-LDK do të shpërbëhet. Sipas tij, akuzat e fundit midis deputetëve e ministrave të dy partive, janë sinjalet e para të prishtjes së koalicionit qeverisës.
“Këto akuza ndërmjet përfaqësuesve të PDK-së dhe LDK-së, janë shenjat e para të krisjes së koalicionit mes këtyre dy partive. Kjo ka qenë e ditur që nga fillimi, që nga lidhja e koalicionit mes këtyre dy partive, se prishja e këtij koalicioni do të ndodhë”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se alarmi i parë i kësaj përçarjeje erdhi në seancat e fundit. Ndërsa, ka vlerësuar se së shpejti, Lidhja Demokratike e Kosovës do të hudhet si një “leckë” nga partia me të cilën tanimë është në koalicionin qeverisës.

“Shkëndijat e para të përplasjeve politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës filluan në dy seancat e fundit të kuvendit pa prezencën e opozitës. LDK-së “Zanzibari 2” po i troket te dera. Prandaj, pritet shumë shpejt që “Zanzibari 2” t’i japë fund koalicionit PDK-LDK, për ta hedhur LDK-në si leckë të përdorur”, ka shtuar ai.

Krasniqi tutje, ka thënë se shumë shpejt do të shkohet në zgjedhje, pasi që qëllimi i PDK-së ka qenë bërja e Hashim Thaçit president dhe e Kadri Veselit kryetar të partisë.

Ditët e fundit pati disa akuza nga deputetë e ministra të dy partive në pushtet. Deputeti i LDK-së Arben Gashi, qe ai i cili para katër ditësh e akuzoi Kadri Veselin se po merr vendime të njëanshme, duke thënë se kjo formë po e rrezikon koalicionin qeverisës.

Po ashtu, para tri ditësh, pati edhe disa replika midis ministrit Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së dhe ish-ministrit Besim Beqaj nga radhët e PDK-së.

Ndërkaq, deklaratat e tilla kanë qenë të pranishme edhe më herët. Para disa javësh, deputeti i PDK-së Nait Hasani, në një intervistë për Gazetën Blic, pati thënë se PDK-ja nuk do të bëjë më koalicion me LDK-në. Po ashtu, ai e pati akuzuar këtë parti për majtizëm. Si rrjedhojë e kësaj, pati reagime nga ana e LDK-së, ku shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Ismet Beqiri, pati thënë se Hasani nuk pyetet për koalicione. /GazetaBlic/

Lindon emocionohet për babain në emision (Video)

0

Lindon, i cili sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri, të parin solo, ishte në emisionin n’Za për të folur rreth këtij projekti.

Mes shpalosjes së aktiviteteve të tij rreth muzikës ai ka folur edhe për fëmijërinë dhe për babain e tij të ndjerë, yllin e muzikës Agron Berisha.

Artistit të ri në ekran iu shfaqën disa fotografi fëmijërie si dhe disa video nga performancat e Agronit dhe nënës së tij, Naxhije Berisha, të cilat e emocionuan atë.

Agron Berisha, megjithëse ka 13 vite që është ndarë nga jeta, hitet e tij “Vetëm pesë minuta”, “Endërr” e shumë të tjera vazhdojnë të ndëgjohen dhe këndohen akoma nga gjeneratat e reja./Telegrafi/

Bisedën me Lindonin mund ta ndiqni nga minuta 6:30:

https://youtu.be/Kcw-LMpfYa8

Këngëtarja serbe provokohet në Eurovizion: Kostumi juaj kuq e zi, a përfaqëson flamurin shqiptar?

0

Sanja Vuciq, përfaqësuese e Serbisë në Eurovizion, u gjet para një situate të vështirë gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

Këngëtarja serbe Sanja Vuciq dhe ekipi i saj në skenë janë veshur me kostume kuq e zi, dhe kjo ka bërë që një gazetar t’i bëjë pyetje që nëse ato kostume përfaqësojnë flamurin kuq e zi të Shqipërisë.

Një gazetar i “ESCBubble”, në pyetjen e tij tha se, shumica e vendeve këtë vit me kostumet e tyre përfaqësojnë ngjyrat e flamurit prej nga vijnë, por kjo nuk po ndodhë me Serbinë”. “Kostumet tuaja në një farë mënyre përfaqësojnë Shqipërinë, dhe pyetja ime është nëse kjo është për shkak të afrimit të Serbisë dhe Shqipërisë?”, pyeti gazetari.

Këngëtarja serbe nuk preferoi t’i përgjigjet kësaj pyetje, duke thënë se për këtë mund të flas drejtori i koreografisë, Marko Novakoviq.

“Mendoj se ngjyra e kuqe nuk përfaqëson Shqipërinë, por kjo është ngjyra që përfaqëson dashuri, pasion dhe çdo gjë tjetër që ju mund të shihni te e kuqja, përveç simbolit që ju keni parë”, tha Novakoviq.

Tutje ai shtoi duke thënë se kënga serbe ka të bëjë me rritjen e dhunës ndaj grave, dhe ideja e tyre është që femrat të bashkohen kundër këtij fenomeni për ta mundur atë.

Ndërsa për pyetjen e gazetarit, Novakoviq tha se është i brengosur se si ai i sheh ato simbole në atë formë, të cilat tha se mund të jenë vetëm në kokën e tij. /lajmi.net

(Kjo situatë mund të shikohet nga minuta 5.20 e videos).

Mustafa shpall publikisht betejën e radhës

0

Kryeministri Isa Mustafa, në Ditën e Europës, ka deklaruar se pas rekoamndimit për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në UEFA, shpall publikisht betejën e radhës: atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se Qeveria e koalicionit që ai drejton është e gatshme për të prirë në këtë rrugëtim.

Ky është postimi i plotë i Kryeminstrit:

Të dashur miq,

66 vjet më parë, Evropa u ngrit mbi të kaluarën e saj dhe filloi një rrugëtim të ri, të ndërtuar mbi parimin e bashkimit të vlerave.

Kosova, ka vlerat e saj për t’ia bashkuar këtij bashkimi shtetesh e kombesh të lira.

Për t’i rivendosur vlerat e shteteve dhe kombit tonë aty ku e kanë vendin, ne duhet të dëshmojmë se kemi vullnet e fuqi për ta vendosur ligjin mbi të gjithë. Ne duhet të dëshmojmë me vendosmërinë tonë për ta luftuar e çrrënjosur korrupsionin e krimin e organizuar dhe të zbatojmë standardet e demokracisë.

Tash që kemi nënshkruar dhe kemi filluar të zbatojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe, pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, kemi marrë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave e presim të marrim datën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen, aspiratat tona shkojnë duke u rritur.

Këtë Ditë të Evropës, ne e shënojmë me disa rezultate të prekshme. Përveç MSA-së dhe liberalizimit të vizave, edhe në fushën e sportit kemi mbërritur të thyejmë barriera të mëdha. Tashmë talentët e shumtë në sporte të ndryshme, kanë fituar mundësinë për të garuar me konkurentët e tyre evropianë, duke përfaqësuar me dinjitet simbolet e shtetit të tyre, Republikës së Kosovës. Kosova është tashmë pjesë e UEFA dhe shpejt edhe e FIFA.

Unë e shpallë sot publikisht betejën e radhës, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Qeveria e koalicionit që unë drejtoj është e gatshme t’u prijë në këtë rrugëtim. Është rruga e ndërtuar edhe nga paraardhësit tanë. Procesi i integrimit evropian të Kosovës është agjenda më unike, e cila i bashkon të gjitha partitë politike, komunitetet e ndryshme etnike dhe shoqërinë në përgjithësi.

Qeveria ka një agjendë të qartë zhvillimore, me parametra të matshëm dhe një agjendë evropiane që synon bashkëpunimin me fqinjët, përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe zbatimin e reformave rrënjësore që afrojnë vendin me Bashkimin Evropian (BE).

Kosova po prodhon stabilitet në rajon, ka marrëdhënie të mira me fqinjët. Ne e kemi të qartë se BE-ja nuk pranon në gjirin e saj vende me probleme fqinjësore, prandaj për të ecur përpara, Kosova dhe Serbia kanë zgjedhur rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit. Marrëveshjet me Serbinë dhe fqinjësia e mirë, si parakusht për integrim në BE, përkrahet nga shumica e qytetarëve të Kosovës dhe më tepër se 2/3 e Kuvendit, i cili në vitin 2013 ka vendosur kornizat e këtij dialogu.

Nëpërmes dialogut, ne kemi arritur integrimin e komunitetit serb në Kosovë, edhe në veri të vendit, dhe tani po punojmë së bashku që agjenda jonë politike të jetë ekonomia dhe integrimi Euro-Atlantik.

Kjo gatishmëri dhe përkushtim i Kosovës për të ecur përkrah vlerave evropiane, jam i bindur se do të ndikojnë tek 5 shtetet hezituese ta njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Rezultatet e reformave të Qeverisë dhe këtij përkushtimi janë të dukshme dhe të matshme. Institucionet financiare ndërkombëtare kanë konstatuar një rritje ekonomike gjatë vitit 2015, rreth 3.6%, por ne jemi fort të përkushtuar që kjo rritje të jetë më e madhe.

Duke u bazuar në luftën tonë kundër evazionit fiskal, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kundër keqmenaxhimit, por edhe duke kursyer mjete, ne kemi arritur që ta rrisim asistencën sociale për 25%, ndërsa janë rritur edhe pensionet, pa i prekur parametrat buxhetor, për të cilët jemi dakorduar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Për të inkurajuar investimet e jashtme dhe për të forcuar sektorin e brendshëm privat, ne kemi ndërmarrë një reformë rrënjësore fiskale, që e bën më të favorshme klimën e të bërit biznes.

Kosova ka resurse të mëdha njerëzore, energjetike, minerare dhe turistike. Jemi duke negociuar me kompani nga BE dhe SHBA që këto resurse t’i aktivizojmë në shërbim të zhvillimit të vendit.

Ne kemi popullatën më të re në Evropë, prandaj jemi duke ndërmarrë reforma që sektorin e arsimit ta ndërlidhim me tregun e punës. Zhvillimi ekonomik i Kosovës, ngritja e standardit jetësor të popullatës dhe integrimi Euro-Atlantik janë synimet tona strategjike, por në këtë rrugëtim kemi nevojë për përkrahje nga miqtë evropianë dhe SHBA.