14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 658

Dështon seanca gjyqësore për rastin e kanosjes së disa pjesëtarëve të KFOR-it në Prizren më 2024

0

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Izjet Halilaj dhe mbrojtësit të tij Fis Alishanit ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, më 04.02.2025, në rastin e kanosjes së pjesëtarëve të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR, në Prizren, më 2024.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Halilaj në një kafiteri në fshatin Lubiqevë, Komuna e Prizrenit, ka ofenduar fillimisht dhe pastaj ka kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it italian.

Gjyqtari Kujtim Krasniqi me të hapur seancën konstatoi se nuk prezanton i akuzuari, ndonëse kishte lëshuar Urdhëresë për Stacionin Policor në Prizren që Halilaj të sillet me shoqërim në Gjykatë.

I njëjti nuk ishte sjellur sipas gjyqtarit nga ana e Policisë, duke shtuar tutje se do të kërkojë arsyetim se pse nuk është zbatuar urdhri.

Ndërsa avokati i tij Fis Alishani kishte njoftuar Gjykatën se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur në një rrugë, i njëtji mund të vonohet deri në 30 minuta për të arritur në Gjykatë.

“Gjykata ka urdhëruar sjelljen me shoqërim të të akuzuarit Izjet Halilaj, përmes Policisë, me Urdhëresën e datës 18.12.2024, Stacioni Policor në Prizren deri më tani nuk e ka realizuar Urdhëresën, nuk e ka njoftuar Gjykatën për mosrealizimin e kësaj Urdhërese.” – tha Krasniqi.

Në këto rrethana seanca u shty në kohë të pacaktuar dhe u tha se Gjykata do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për të siguruar të pandehurin në procedurë penale.

Çfarë thotë Aktakuza?

Sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të datës 15.05.2024, i pandehuri Izjet Halilaj po akuzohet se më datë 26.02.2024 rreth orës 09:10 min, në një kafiteri në fshatin Lubiqevë, Komuna e Prizrenit, ka ofenduar fillimisht dhe pastaj ka kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it italian, të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së, me fjalët: “Ju jeni me të vërtetë mafioz. Unë kam mbajtë 4 vjet burg në Itali pa qenë fajtorë, shkoni nga këtu përndryshe shkova në shtëpi ta marrë kallashin.”

Tutje sipas Aktakuzës, i pandehuri Halilaj së bashku me Amet Krasniqin, me automjetin e markës “Mercedes 190”, largohen në drejtim të Prizrenit dhe se me intervenimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prizren i njëjti arrestohet.

Me çka i pandehuri Izjet Halilaj kishte për të kryer veprën penale: “rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marëdhënie me të”.

Nderohet jeta dhe vepra e mjekut Bajram Kryeziu

0

Sot, u  nderua jeta dhe vepra e Dr. Bajram Kryeziu, i cili ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF “Nexhip Berisha” nw Prizren, Fadil Bajraktari, e  kujtoi të ndjerin si një profesionist të fushës së tij, i cili deri në momentin e fundit i shërbeu pacientëve me përkushtim.

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, u shpreh se Dr. Bajrami gjithmonë ka qenë në ballë të betejave për përmirësimin e kushteve të punës për një sistem shëndetësor më të drejtë për kolegët e tij.

Kolegu i të ndjerit, Bektesh Kryeziu, theksoi se të gjithë kanë humbur një koleg shembullor dhe një mjek të suksesshëm.

Ndërkaq, vajza e të ndjerit, Drilona Kryeziu, mes lotësh kujtoi babanë e saj si një humanist, profesionist dhe prind shembullor për të dhe dy vëllezërit e saj.

Dr. Bajram Kryeziu, përveç kontributit shumëvjeçar në kujdesin parësor shëndetësor, ishte edhe nënkryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Ai ndërroi jetë papritmas më 30 janar 2025, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e tij, i njohur për profesionalizmin dhe butësinë në ofrimin e shërbimeve për pacientët./TV Prizreni

Marketing

Florian Tufallari sapo ka lansuar një super bashkepunim me Ilir Tironsi x Sheiku Durresit,kënga titullohet “Dubai”

0
Pas hiteve te një pas njëshme Florian Tufallari vjen edhe me një tjetër hit te titulluar ‘’Dubai”, ku bashkëpunëtorët janë: Music: Sardi Mneri Lyrics: Deyzoh Prod. by: Monkey Music Video: THEDIRECTOREXH Publisher: ?@AlmusMusic?? Specail Guest:  Sheiku Durresit
Kënga është shumë virale neper rrjetet sociale ku për dy dite ka grumbulluar 500K klikime. Floriani në boten e muzikës ka hy fuqishëm gjatë viteve të fundit ,i cili me muzikë ka filluar të merret qe nga fëmijëria dhe është çun nga Dibra dhe jeton ne Tiran.
Gjatë karrierës dhjetëvjeçare ka sjell shumë bashkëpunime me këngëtar te skenës muzikore si: Ramadan Krasniqi ,Bardhi,Aida Doçi Landi Roko etj, me këngë ritmike dhe balada të bukura.
Florian Tufallari është i angazhuar nëpër mbrëmje rinore dhe ahengje të shumta familjare. Ai premton se do të sjellë edhe shumë këngë te reja dhe bashkëpunime.
Me poshtë mund te dëgjoni këngën e re .

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj viziton kompaninë “Fe Plast”

0

Kandidati për deputet i LDK-së, me numër 97, Xhavit Ukaj, ka vizituar sot kompaninë “Fe Plast”.

“Patëm kënaqësinë të vizitojmë Fe Plast, një biznes shembull i punës dhe suksesit. Diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillim, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ndërmarrjet vendore. Faleminderit për pritjen dhe bisedën e frytshme!” shkruan ai në Facebook.

Marketing

Krijimi

0

Enver Sulaj

Le të bëhet dritë
Mal
Ujë
-tha, Ati ynë!

Le të bëhet edhe njeriu – njeri…

Pas çdo fjale
Një pjesë trupi mori jetë.

Ti
A ishe baltë në sy
Apo shkrepëtimë qielli
për t’i mbushur pellgjet me ujë?

Shiu rridhte lumë mbi flokët e përcëlluara nga dielli.

Edhe ti je pjesë e kri(j)mit
Që (s’)e preku fryma e shenjtërimit!

Le të bëhet ç’të bëhet…

Shkurt, 2025

Haxhi Shala dënohet me tri vite burg nga Gjykata Speciale

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzim dhe Ismet Bahtijarim, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë. Kështu trupi gjykues pranoi marrëveshjen e fajësisë që të akuzuarit arritën më herët me Prokurorinë e Specializuar.

Shala u dënua me tre vjet burgim, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi me dy vjet burgim. Koha e qëndruar në paraburgim, sipas trupit gjykues, do t’iu llogaritet në dënim.

“Sa i takon kohës së llogaritur në paraburgim, trupi gjykues vëren se zoti Januzi dhe Bahtijari janë arrestuar më 5 tetor 2023 dhe të dy janë ndaluar në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 6 tetor 2023. Trupi gjykues e zbret kohën e paraburgimit që prej 5 tetorit 2023. Sa i takon zotit Shala, trupi gjykues vëren se ai është arrestuar më 11 dhjetor 2023 dhe ka qenë i ndaluar në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara që nga 12 dhjetori i vitit 2023. Për rrjedhojë e zbret kohën e paraburgimit që prej 11 dhjetorit 2023”, tha gjykatësja teksa lexoi vendimin e trupit gjykues.

Në nisje të seancës, tre të akuzuarit u deklaruan se janë pajtuar që të paguajnë në total 500 euro për zhdëmtimin e viktimës në këtë rast, të identifikuar vetëm si “viktima 01”. Sipas marrëveshjes, 400 euro do t’i paguajë Shala, 100 Januzi, ndërkaq Bahtijari nuk do të paguajë për zhdëmtim. Kjo shumë duhet t’i paguhet viktimës deri më 19 shkurt.

Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

Në marrëveshjen e tyre me Prokurorinë lidhur me pranimin e fajësisë, Shala u pajtua me një dënim deri në tri vjet burgim, Januzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari u pajtua se, në rast se gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë të drejtë apeli ndaj vendimit.

Që të tre akuzoheshin se kishin bashkëpunuar për ta nxitur një dëshmitar të mos dëshmonte para Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, që njihen edhe si Gjykata Speciale.

Nuk është bërë e ditur se për cilin dëshmitar bëhej fjalë, e as në cilin rast parashihej të dëshmonte ai.

Çfarë thotë aktakuza për Shalën, Januzin e Bahtijarin?

Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.

Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.

Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.

Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë.

Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani.

Marketing

Xheneta thyen heshtjen: Gjesti s’mund të ketë më kontakt me mua!

0
Ish finalistja e edicionit të tretë të BBVK, Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen.
Në një intervistë me gazetarët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku, Xheneta ka folur për lidhjen që e krijoi në BBVK

Ajo e ka kritikuar Gjestin për shkëndijat me Eglin.

“Jom e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me të. Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu”, tha ajo.

“Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur une. Qekjo më bën të lëndume, edhe kur vendosa mos mi dhan shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin mem dhan siguri brenda meje. I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend u kry çdo sen nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”, shtoi Xheneta.

Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas

0

Një grua nga Malisheva ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, duke rrëfyer se ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike për një periudhë të gjatë, e cila i ka shkaktuar shqetësim dhe frikë të thellë.

Në dëshminë e saj para hetuesve, ajo ka deklaruar se dhuna e ushtruar ndaj saj ishte vazhduar në mënyrë të përsëritur, duke e detyruar të kërkojë një urdhër mbrojtës për të siguruar sigurinë e saj.

“Pasi e denoncoi rastin, policia ka mundur të sigurojë prezencën e të dyshuarit, i cili e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij”, njofton policia.

Në lidhje me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe ka nisur procedurat për veprën penale “Dhunë në familje”.

Marketing

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

0

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), ka kërkuar opinion ligjor nga Administrata Tatimore e Kosovës lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave.

OFK ka mirëpritur opinionin ligjor të ATK-së, që sipas tyre konfirmohet se çmimi i produkteve farmaceutike duhet të jetë vlera e hapur e tregut, por jo më pak se çmimi i kostos së prodhimit dhe shpërndarjes.

Në një njoftim OFK theksoi se ky opinion i ATK-së është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të transparencës dhe mbrojtjes së interesave të barnatoreve dhe industrisë farmaceutike në Kosovë.

Po ashtu, Oda kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet përkatëse të saj të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve për shkak të stokut të tepruar dhe vendimeve të kundërligjshme që ndodhin në këtë proces.

“Oda e Farmacistëve të Kosovës, mirëpret opinion ligjor të ATK-së  me të cilin konfirmohet se çmimi i produktit duhet të jetë vlera e hapur e tregut por jo me pak se çmimi i kostos.

OFK fton edhe njëherë Ministrinë e Shëndetësisë dhe organet vartëse të saj nga ndërmarrja e veprimeve për stokun me të cilat dëmtohen barnatoret në implementimin e vendimeve të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

OFK shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera të rëndësishme, për të siguruar implementimin e ligjshmërisë së këtij vendimi në teren.

Ndryshe edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (SHDPFMK) ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për përcaktimin e çmimeve të barnave, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që ky vendim mund të ketë në tregun farmaceutik dhe furnizimin me barna në Kosovë.

Mërgim Vojvoda është lojtar i ri i Comos

0

Pasi që Torino vendosi për të bërë transferin e Cristiano Biraghit nga Fiorentina, u hap dera që Mërgim Vojvoda të shkojë drejt Comos që drejtohet nga Cesc Fabregas.

Como ka zyrtarizuar mbrëmë ardhjen e mbrojtësit të krahut të Kosovës, Mërgim Vojvoda, si lojtar të ri të saj, ndërsa ekipi italian ka bërë të ditur se nënshkruar kontratë me kosovarin deri në vitin 2028.

Vetë Fabregas në faqen zyrtare të Comos ka thënë: “Mërgimi do të sjellë përvojën, këmbëngulësinë dhe forcën në mbrojtjen e ekipit tonë. Aftësia e tij për të manovruar në disa pozita të mbrojtjes bashkë me përvojën, do të sjellin vazhdimësi në ngritjen e kësaj faze të ekipit”.

Ndërkaq, Vojvoda ka shprehur kënaqësinë e tij që është bërë pjesë e skuadrës së Comos, duke theksuar për ekipin cilësor që zotëron Como në Serie A, ndërsa pas bisedës me Fabregasin mezi pret që të punojë në projektin e tij.

Como aktualisht është i 15-ti në Serie A me 22 pikë pas 23 ndeshjeve dhe po lufton për të siguruar qëndrimin në elitë.

Marketing