4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6586

Moggi merr drejtimin e skuadrës shqiptare

0

Luciano Moggi, ish­ drejtuesi e Juventus, pritet t’i rikthehet botës së futbollit, duke marrë nën administrim Dinamon.

Pas fjalëve të dala se Dinamon mund ta merrte ish­ presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër, por që vjen nga Italia.

Bëhet fjalë për Luciano Moggi, ish­ drejtuesin e Juventus i cili pritet t’i rikthehet botës së futbollit duke marrë nën administrim dinamovitët.

Ka qenë i pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” duke ndjekur blutë në humbjen 1–0 që pësuan ndaj Elbasanit, ndërkohë që është shoqëruar nga ana e presidentit Besnik Sulaj, i cili ka thënë fjalët e para për “Top Channel”: “Do të sjellë stafin e tij për të menaxhuar klubin”.

Pellegrini trajner i ri i Milanit?

0

Manuel Pellegrini në fund të sezonit do të mbetet pa punë, pasi Manchester City deyren e trajnerit do t’ia besoj Pep Guardiolas.

Por, trajneri kilian nuk pritet të mbetet gjatë pa punë. Sipas La Gazzetta dello Sport, Rossonerët dëshirojnë që Pellegrinin ta emërojnë trajner të ri.

Milani nuk pritet që ta mbajë Cristian Brocchiin, pasardhësin e Sinisa Mihajlovicit, më shumë se deri në fund të këtij sezoni.

Rafet Gashi shpallet “Ushtari i vitit”

0

Tetar Rafet Gashi është shpallur “Ushtari i vitit” në një ceremoni të mbajtur në kazermën “Adem Jashari”.

Në vendin e dytë është renditur tetar Binak Podrimaqku, ndërsa vendi i tretë i ka takuar tetar Migjen Shala, njofton Klan Kosova.

Gara ka filluar në nivel njësish, me një numër të madh garuesisht, për t’u zgjedhur më pastaj 22 më të mirët. Këtë vit ka garuar edhe një femër – duke qenë rivale dinjitoze për të gjithë pjesëmarrësit.

Për pjesëmarrjen e tyre në garë janë nderuar me mirënjohje ata që treguan rezultatet më të mira sipas rankimit.

Gratë që luftojnë ISIS

0

24-vjeçarja Haseba Nauzad jetonte me bashkëshortin në Turqi kur Shteti Islamik pushtoi qytetin verior irakian të Sinjarit në vitin 2014, duke shpallur kalifatin e tij në zonat me maxhorancë kurde.

 “I pashë ata teksa përdhunonin motrat e mia kurde dhe nuk mund ta pranoja këtë padrejtësi”, shprehet ajo.

Bashkëshorti i saj synonte të udhëtonte drejt Europës përmes trafikueseve të qenieve njerëzore, por 24-vjeçarja këmbënguli të kthehej në vendlindje për të luftuar ekstremistët. Ajo i humbi kontaktet me bashkëshortin që prej mbërritjes së tij në Gjermani.

Në një shoqëri konservatore ku gratë supozohet të qëndrojnë në shtëpi, pohimi i Nauzad, se gjinia nuk i pengon të përfshihen në beteja, tingëllon disi çuditshëm.

“Nëse një burrë mund të mbajë armë, edhe gruaja mund ta bëjë”, thotë ajo. Gratë në uniformë janë të bindura se Shteti Islamik është i frikësuar prej tyre për shkak të besimit se nëse vrasin femra nuk shkojnë në parajsë.

Asema Dahir, 21-vjeçe, është gjithashtu pjesë e njësisë së luftëtareve Peshmerga, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sprapsjen e militantëve. Ajo tha se nuk mund të qëndronte duarkryq ndërsa gratë e tjera luftonin kundër Shtetit Islamik.

“Kur erdha fillimisht këtu nuk mund të merrja frymë, ndihesha vërtet shumë keq për faktin se shumë vajza mbaheshin peng nga ISIS. Nuk mund ta pranoja idenë e të qëndruarit në shtëpi, kur të tjerat gjendeshin në fushën e betejës”, deklaroi ajo.

Shteti Islamik i konsideron jazidët si ithtarë të djallit dhe thotë se ata duhet të konvertohen në myslimanë ose të vdesin. Ky komunitet, që numëronte me qindra mijëra pjesëtarë në Irak para ofensivës së ISIS, përbëhet kryesisht nga kurdëfolës, besimi antik i të cilëve ka elemente zoroastrianizmit, islamizmit dhe krishtërimit.

Kanoset një polic në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në rrugën e “Dëshmorëve” në Suharekë.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se ka kanosur verbalisht një zyrtar policor, raporton PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht zyrtarin policor-viktimën mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja. /PrizrenPress.com/

Suharekë: I hapin Facebook në emrin e tij, e raporton rastin në Polici

0

Një person nga Suhareka ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Facebook në emër të tij, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, ata kanë bërë disa postime pa autorizimin e tij.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Facebook në emër të tij dhe kanë bërë disa postime pa autorizimin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti është dërguar në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Protestojnë të burgosurit në Maqedoni

0

Sot fillon protesta e paralajmëruar nga të burgosurit në Maqedoni.

Arsyeja e protestës është refuzimi i kërkesës për faljen e tyre nga presidenti George Ivanov, i cili pak janë më parë fali në grup 56 figura politike që ishin nën hetime për korrupsion dhe manipulime.

Të burgosurit kërkojnë që atyre t’u zvogëlohet dënimi i burgut për 30 %, ndërkaq ata që janë me burg të përjetshëm t’i mbajnë nga 15 vjet, raporton Alsat-M.

Protestës do t’i bashkëngjiten edhe familjarët e tyre dhe OJQ-të.

Garë e hapur mes Veselit, Mustafës, Kurtit, Haradinajt&Limajt

0

Zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen, pritet të sjellin zhvillime interesante në garën për pushtet mes partive kosovare.

Analistët politikë vlerësojnë se me disa ndryshime tranzicionale, që po ndodhin në lidershipin e subjekteve politike, ashpërsia e rivalitetit politik mund të jetë shumë e theksuar, sidomos pas largimit të Hashim Thaçit nga pozita partiake dhe garës së hapur tashmë mes Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt në koalicion të përbashkët, derisa pas zgjedhjeve në ‘Vetëvendosje’ pritet edhe rikthimi i Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik, shkruan gazeta Kosova Sot.

Politologu Faik Krasniqi thotë PDK-ja pa Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin në krye të partisë nuk do të jetë as më e fortë, por as më e dobët.

“Kjo parti e ka një elektorat të qëndrueshëm dhe ndërrimi i liderit nuk çon peshë të madhe, siç mund të ketë ndikim të madh te partitë e tjera. Edhe pse njerëzit e kësaj partie, por edhe familjarë të tyre, janë alfa dhe omega e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, në LDK ka pasur trauma të vazhdueshme politike, kur pas vdekjes së presidentit Rugova kjo parti mori teposhtën, e ndarë në shumë klane e grupe interesi.

LDK-ja rrezikon vendin e dytë

Krasniqi ka pohuar se e fuqishme do të jetë edhe ‘Vetëvendosje’, edhe pse kjo parti identifikohet me Albin Kurtin për shkak të karizmit të tij, derisa tërheqja taktike e tij nga posti i liderit nuk do të ndikojë tek zmbrapsja e elektoratit të tyre. Ndërsa për Haradinajn ai thotë se është vendimtar për AAK-në.

“AAK-ja ka krijuar fuqi përmes liderit të tyre, Ramush Haradinaj, për shkak të së kaluarës së tij heroike në kohën e luftës, por edhe në kohën sa është pjesë e politikës, e sidomos 100-ditëshin e famshëm si kryeministër”. /Kosova Sot/

Lirindë Kafexholli nga Malisheva, e bronztë në olimpiadën I-SWEEP në ShBA

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot në një takim, Lirindë Kafexhollin nga Bellanica, e cila është fituese e medaljes së bronztë në olimpiadën për kërkime shkencore I-SWEEP, të mbajtur në Teksas të SHBA-ve.

Begaj e ka uruar nxënësen Kafexholli, për suksesin e treguar në këtë olimpiadë dhe u shpreh i gatshëm të përkrahë të gjithë nxënësit dhe studentët malishevas, në këso lloj garash ndërkombëtare.

“I gëzohem suksesit që ke treguar në këtë olimpiadë, sikur i gëzohem edhe sukseseve tjera që të rinjtë tanë po tregojnë, sidomos në shkencë. Prandaj, ju uroj suksese edhe mëtutjeshme në garat tjera të diturisë dhe të dëshiroj sukses në studimet tuaja shkencore”, i ka thënë Begaj, Lirindës.

Begaj shprehi gatishmërinë për të mbështetur të gjithë ata të rinj të Komunës së Malishevës, të cilët çdo ditë e më tepër po tregojnë rezultate në garat e njohurive, në të gjitha fushat, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, Lirindë Kafexholli, ka falënderuar kryetarin Begaj, për përkrahjen e dhënë, për pjesëmarrje në këtë olimpiadë, si dhe pritjen që sot ja ka bërë. /PrizrenPress.com/

‘Besiana’, fituese e festivalit ‘Hasi Jehon’

0

Mbrëmë, me ndarje çmimesh, ka përfunduar festivali i folklorit “Hasi Jehon 2016”.

Për tri net me radhë, në sallën e shtëpisë së kulturës në fshatin Gjonaj, përmes programeve të 18 Shoqërive kulturore artistike parakaloi folklori i trevave shqiptare me veshjet karakteristike të shumë trevave, ritet, zakonet e doket. Në natën e tretë me programet e tyre u paraqitën ShKA “Shotë Galica” nga Drenasi, ShKA “Josip Rela” nga Podujeva, ShKA “Besiana” nga Bresana, ShKA “Ilirida” nga Shkupi, Ansambli ” Mitrovica” nga Mitrovica dhe përmbylljen në ndërkohë që juria po e merrte vendimin, e bëri ShKA “Malësori”, organizator i festivalit.

Kryetari i jurisë, kompozitori Sami Piraj, duke e shpalosur vendimin e marr, tha se festivali “Hasi Jehon” tashmë ka bërë emër dhe traditë të një festivali mbarëkombëtarë. Ai tha se në edicionin e 27 të festivalit “Hasi Jehon” pati paraqitje të shkëlqyeshme të Shoqërive Kulturore Artistike, të cilat u prezantuan me program të pasur të traditës sonë dhe e prezantuan gjithë gjeografinë shqiptare, ndërsa shtoi se juria vendos sipas rregullores së festivalit.

Për paraqitjen më komplete të riteve, dokeve, pjesës së folklorit burimor nga treva prej nga vjen me “Malësorin”, çmimin kryesor të festivalit u nderua ShKA “Besiana” nga Bresana e Opojës. Me çmimin “Malësorja” u nderua ShKA “Ilirida” nga Shkupi, ndërsa me “Lauhtën” e festivalit “Hasi Jehon 2016” u nderuan Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Ansambli Autokton “Rugova” nga Peja. Me çmimin që e mban emrin e këngëtares hasjane Nazmije Hoxha, u nderua Ganimete Asllani nga Mitrovica, ndërsa juria ndau edhe çmimet tjera tradicionale të festivalit.

Me mirënjohje për vepër jetësore u nderua artistja hasjane Safete Rugova, të cilën drejtori i Festivalit “Hasi Jehon” Haziz Hodaj e quajti monument të kulturës hasjane.

“Para veprës së saj, përkulemi me respekt”, tha Hodaj, ndërsa i uroi shëndet e jetë të gjatë. Hodaj iu kërkoi mirëkuptim, udhëheqësve dhe anëtarëve të ShKA-ve që kanë defilua në skenën e festivalit, sepse tha ai koha na sfidoi.

“Ne u përgatitëm që festivalin ta mbajmë në ambient të hapur, ku këtë vit kemi investuar, që të jetë edhe më i përshtatshëm për paraqitjen e Shoqërive kulturo artistike, por koha na detyroi ta mbajmë festivalin në sallë. Kërkoj falje nga gjithë ata njerëz që mbetën jashtë në interesimin e jashtëzakonshëm për festivalin. Sot sinqerisht ndihem shumë krenar që e udhëhoqi festivalin “Hasi Jehon”, dhe tashmë edhe festivali është monument u kulturës jo vetëm hasjane”, tha Hodaj.

Ae në fund pohoi se festës hajsane iu shtua edhe gëzimi për pranimin e futbollit në UEFA dhe gëzimi për rekomandimin për vizat.

“Prandaj kemi më shumë arsye që të jemi të lumtur”, përfundoi Hodaj.

Edicioni i 27-të i festivalit “Hasi Jehon”, e zgjoi kureshtjen e një numri ta madh të të interesuarve për ta përcjell festivalin, por në pamundësi që të gjithë të hynin në sallë, një pjesë e madhe e tyre mbeti jashtë ambienteve ku u shfaq programi i ShKA-ve. /PrizrenPress.com/