14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

‘Besiana’, fituese e festivalit ‘Hasi Jehon’

Mbrëmë, me ndarje çmimesh, ka përfunduar festivali i folklorit “Hasi Jehon 2016”.

Për tri net me radhë, në sallën e shtëpisë së kulturës në fshatin Gjonaj, përmes programeve të 18 Shoqërive kulturore artistike parakaloi folklori i trevave shqiptare me veshjet karakteristike të shumë trevave, ritet, zakonet e doket. Në natën e tretë me programet e tyre u paraqitën ShKA “Shotë Galica” nga Drenasi, ShKA “Josip Rela” nga Podujeva, ShKA “Besiana” nga Bresana, ShKA “Ilirida” nga Shkupi, Ansambli ” Mitrovica” nga Mitrovica dhe përmbylljen në ndërkohë që juria po e merrte vendimin, e bëri ShKA “Malësori”, organizator i festivalit.

Kryetari i jurisë, kompozitori Sami Piraj, duke e shpalosur vendimin e marr, tha se festivali “Hasi Jehon” tashmë ka bërë emër dhe traditë të një festivali mbarëkombëtarë. Ai tha se në edicionin e 27 të festivalit “Hasi Jehon” pati paraqitje të shkëlqyeshme të Shoqërive Kulturore Artistike, të cilat u prezantuan me program të pasur të traditës sonë dhe e prezantuan gjithë gjeografinë shqiptare, ndërsa shtoi se juria vendos sipas rregullores së festivalit.

Për paraqitjen më komplete të riteve, dokeve, pjesës së folklorit burimor nga treva prej nga vjen me “Malësorin”, çmimin kryesor të festivalit u nderua ShKA “Besiana” nga Bresana e Opojës. Me çmimin “Malësorja” u nderua ShKA “Ilirida” nga Shkupi, ndërsa me “Lauhtën” e festivalit “Hasi Jehon 2016” u nderuan Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Ansambli Autokton “Rugova” nga Peja. Me çmimin që e mban emrin e këngëtares hasjane Nazmije Hoxha, u nderua Ganimete Asllani nga Mitrovica, ndërsa juria ndau edhe çmimet tjera tradicionale të festivalit.

Me mirënjohje për vepër jetësore u nderua artistja hasjane Safete Rugova, të cilën drejtori i Festivalit “Hasi Jehon” Haziz Hodaj e quajti monument të kulturës hasjane.

“Para veprës së saj, përkulemi me respekt”, tha Hodaj, ndërsa i uroi shëndet e jetë të gjatë. Hodaj iu kërkoi mirëkuptim, udhëheqësve dhe anëtarëve të ShKA-ve që kanë defilua në skenën e festivalit, sepse tha ai koha na sfidoi.

“Ne u përgatitëm që festivalin ta mbajmë në ambient të hapur, ku këtë vit kemi investuar, që të jetë edhe më i përshtatshëm për paraqitjen e Shoqërive kulturo artistike, por koha na detyroi ta mbajmë festivalin në sallë. Kërkoj falje nga gjithë ata njerëz që mbetën jashtë në interesimin e jashtëzakonshëm për festivalin. Sot sinqerisht ndihem shumë krenar që e udhëhoqi festivalin “Hasi Jehon”, dhe tashmë edhe festivali është monument u kulturës jo vetëm hasjane”, tha Hodaj.

Ae në fund pohoi se festës hajsane iu shtua edhe gëzimi për pranimin e futbollit në UEFA dhe gëzimi për rekomandimin për vizat.

“Prandaj kemi më shumë arsye që të jemi të lumtur”, përfundoi Hodaj.

Edicioni i 27-të i festivalit “Hasi Jehon”, e zgjoi kureshtjen e një numri ta madh të të interesuarve për ta përcjell festivalin, por në pamundësi që të gjithë të hynin në sallë, një pjesë e madhe e tyre mbeti jashtë ambienteve ku u shfaq programi i ShKA-ve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit