12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6586

Aktoret porno: Ja pozicionet që ju çojnë në ekstazë

0

Përgjigjet e këtyre aktoreve do t’ju ndihmojnë të kuptoni esencën e seksit të vërtetë, e jo atë që e keni mësuar nëpër filma pornografik.

Amarna Miller

Amarna thotë se, i pëlqen seksi i thjeshtë dhe pozicion të preferuar ka atë të misionarit, për shkak se i pëlqen ta shikoj partnerin e saj gjatë kohës që bëjnë seks.

“Pozicioni i misionarit të bën t’i kesh ato ndjenjat e thella…”,- thotë ajo.

Allie Haze

Edhe Haze e dashuron pozitën e misionarit. “Unë dua që të ndihem e lidhur me të dashurit. Prandaj, më pëlqen kontakti me sy, prekja, ndjenjat dhe afërsia”,- thotë ajo.

Veruca James

Ndryshe nga Haze dhe Miller, James preferon misionarin për një arsye të çuditshme. “Unë jam shumë përtace dhe përtoj t’i ndërroj pozicionet, prandaj më pëlqen pozicioni i misionarit për shkak se e kam atë kontaktin me partnerin”.

Annika Albrite

Annika Albrite preferon pozicionet si në kohërat e vjetra…

“Pozicioni i kaubojsit më bën më së shumti të përjetoj orgazëm, megjithatë më pëlqen edhe ai i misionarit”.

United teposhtë

0

Manchester United është mposhtur nga West Ham United, duke shuar kështu gjasat për të siguruar kualifikimin për Champions League.

West Ham ka fituar me rezultat 3: 2.

Sakho realizoi golin e parë për West Hamin në minutën e 10 ndërsa Unitedi barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë. Ishte Anthony Martial i cili në minutën e 51-të realizoi golin e barazimit. I riu francez i dha shpresë Unitedit kur në minutën e 72-të realizoi për rezultatin e avantazhit, por “Çekanët” u kthyen shumë shpejtë në lojë.

Mikel Antonio me një goditje me kokë barazoi rezultatin në minutën e 76-të. Ndërsa golin e fitores West Hamit ia siguroi Reid në minutën e 81-të.

Me këtë humbje Unitedi mbetet në pozitën e pestë me 63 pikë, dy më pak se City që pozicionohet në pozitën e katërt.

Suspendohet gjykatësi në Prizren, akuzohet për vjedhje të rrymës

0

Propozimi për suspendimin e Qemajl Sukës është bërë vitin e kaluar por KGJK vetëm tani ka marrë masa. Megjithatë, gjykatësi Suka është liruar ndërkohë nga akuza.

Qemajl Suka, gjykatës i Gjykatës Themelore në Prizren, dega Suharekë, është suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për shkak se ndaj tij ka qenë duke u zhvilluar procedurë penale.

Zef Prendrecaj, nga Zyra e Prokurori Disiplinor, tha për KALLXO.com se propozimi për suspendim nga Komisioni Disiplinor ndaj gjykatësit Qemajl Suka ka ardhur pasi që ndaj tij ka qenë duke u zhvilluar procedurë penale për veprën penale të vjedhjes së rrymës.

Sipas tij propozim është bërë më herët por vetëm tani KGJK-ja ka marrë masa duke e suspenduar gjykatësin Suka.

“Ne kemi propozuar vitin e kaluar suspendimin e të njëjtit deri sa të përfundon procedura penale, por vetëm tani është marrë masa ndaj tij. Ndërsa tani kemi informacione se i njëjti është liruar nga akuza, por kjo nuk do të thotë se e liron nga përgjegjësia disiplinore”, tha Zef Prendrecaj.

Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, tha për KALLXO.com, se deri te ky suspendim ka ardhur edhe nga neglizhenca e gjyqtarit të tij.

“Ndaj gjyqtarit ka qenë duke u zhvilluar një procedurë penale për vjedhjen e energjisë elektrike, por i njëjti është liruar nga akuza dhe është shpallur i pafajshëm dhe aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm. Por, nuk e ka njoftuar KGJK dhe Komisionin Disiplinor”, theksoi Hoxha.

Gjykatësi Qemajl Suka ka qenë i akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike nga Prokuroria Themelore.

KALLXO.com ka bërë përpjekje ta kontaktojë edhe gjykatësin Suka, por ai nuk u përgjigj në telefon.

Sipas Zef Prendrecajt, shumë shpejt pritet të vendoset lidhur me rastin e tij.

Kallxo.com kontaktoi përmes emailit edhe KGJK-në, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje deri më tani./kallxo.com/

Ramadan Muja ankohet se ia “vodhën” idenë

0

Kryetari Ramadan Muja, është zemëruar në Bashkësinë Islame të Prizrenit. Ai ka akuzuar këtë institucion fetar se ia ka “vjedhë” idenë dhe propozimin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të qytetarëve.

“Që disa vite, Komuna është duke i mbuluar në shumë prej 50 mijë euro , shpenzimet e varrimit të kategorive sociale dhe atyre skamnore”, ka thënë Muja, raporton TV Prizreni.

“Nuk është korrekte që dikush po pretendon se nuk kemi bërë asgjë në këtë drejtim”, transmeton PrizrenPress.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja,premton se këtë çështje do t’ia rekomandojë Komitetit për Politikë dhe Financa që ta shqyrtojë mundësinë që në rishikimin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit, Kuvendi të miratojë propozimin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

“Nëse nuk ndodh një gjë e tillë për pjesën e mbetur të vitit, për vitin në vijim do të kemi vendim të plotë për mbulimin e këtyre shpenzimeve, të cilat sipas parashikimeve tona kapin shumën e 200 mijë eurove që pritet të ndahen nga buxheti i komunës”, theksoi ai./PrizrenPress.com/

Kush kë po e padit në muzikë

0

Duke pasë parasysh faktin e shpërndarjes së këngëve online, e formën e pagesave për “streaming”, nuk është dhe aq e lehtë për artistët e kohës së sotme të bëjnë para.

Siç duket një numër në rritje i artistëve kanë gjetur një formë tjetër për të gjeneruar të ardhura. E kjo është padi ndaj njëri tjetrit.

Përgjatë viteve të kaluara, janë ngritur një numër relativisht i madh i padive nga yjet botërore, sa i përket të drejtave autoriale. Ndër këta artistë janë Kendrick Lamar, Sam Smith, Robin Thicke etj… .

Kësaj liste i bashkëngjiten edhe shumë të tjerë, ndërkaq në vazhdim mund të lexoni për dhjetë paditë më të “nxehta”, në lidhje me çështjet e lartpërmendura.

“Stairway To Heaven”- Led Zeppelin

Një nga paditë e kohëve të fundit e më të përfolura është ajo që ka vënë anëtarin e rok bendit Spirit përballë autorëve Robert Plant dhe Jimmy Page. Në padi thuhet se një pjesë e instrumentalit është marrë nga “Taurus” e Spirit, dhe është përdorur tek “Stairway To Heaven”.

“I Do This” – Kendrick Lamar

Zotëruesit e publikimit “Don’t You Want to Stay” nga Bill Withers, kanë thënë reperi ka marrë këngën komplete, vetëm ka bashkangjitur tekstin e tij.

“Love Is a Wonderful Thing” – Michael Bolton

Në vitin 1994, Bolton ka paguar shumën më të larte për të drejtën autoriale (me përjashtimë “Blurred Lines”) mbi 5 milion dollarë. Padia ndaj tij ishte për përdorimin e pjesëve të këngës me titullin e njëjtë nga Isley Brothers.

“Babe I’m Gonna Leave You” – Led Zeppelin

Anne Breden ka ngritur padi mbi bazën që kjo vepër ka qenë e shkruar nga ajo, gjë që rezultoi që emri i saj të shtohej tek kopjet e mëvonshme “Zep classic”. Ky ishte kompozimi më i mirë i saj.

“Anybody Seen My Baby” – The Rolling Stones

Bendi më i mirë, rock’n’roll, i të gjitha kohërave është dashur të luftoj për të marrë meritat e pjesshme për shkak të ngjashmërinë e këngës me “Constant Craving” të 1997-tës.

“Creep” – Radiohead

Për shkak të ngjashmërisë me “The Air That I Breathe” , për meritat e shkrimit janë shtuar edhe dy emra; Albert Hammond dhe Mike Hazlewood.

“I Keep Forgetting” – Michael McDonald

Doobie Brother janë detyruar të fusin emrat e Leiber dhe Stoller, për shkak të një lidhje me këngën me emër të njëjtë të incizuar nga Chuck Jackson në vitet e 60ta.

“Ice Ice Baby” – Vanilla Ice

Reperi është paditur për shkak të ngjashmërisë së notave të kësaj kënge me atë të David Bowie “Under Pressure”. Ice është pajtuar të ndajë një pjesë të fitimeve me autorët origjinal.

“My Sweet Lord” – George Harrison

Një nga rastet e plagjiaturës më të përfolura deri në ditët e sotme. Harrison është dashur të paguaj shuma të mëdha shkrimtarit Ronnie Mack, i cili shkroi “He’s So Fine’ për Chiffons. Kënga e Beatles kishte ngjashmëri melodike me të.

“The Old Man Down the Road” – John Fogerty

Është një nga rastet më absurde në histori të muzikës. Padia ndaj Fogetry ka qenë që ky kishte vjedhur këngën e tij. Kompania “Fantasy recors” ka paditur Fogerty për ripërdorimin e hitit të tij të mëparshëm “Run Through the Jungle”. Si përfundim gjykata ka vendosur në favor të Fogetry.

Xhesika Ndoji vjen me një tjetër nudo seksi

0

Edhe pse Iva Aliko vetëm pak ditë më parë ka deklaruar se ato janë shoqe, duket se mes këngëtareve ka filluar një rivalitet se kush e kush po zhvishet më shumë.

Ishte pikërisht Iva ajo, që publikoi së fundmi një fotografi komplet nudo, të cilën mund ta shihni më poshtë, por gjërat nuk kanë mbetur me kaq.

Menjëherë më pas, sot Xhesika Ndoj, ajo e cila ka publikuar një fotografi nudo të vetën, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Arrestohen tre persona për atentatin ndaj gazetarit turk

0

Lajmi konfirmohet nga burime brenda policisë. Numri i të arrestuarve lidhur me ngjarjen ka shkuar në tetë persona

Tre persona janë arrestuar në lidhje me tentativën e së martës për të vrarë gazetarin turk Can Dundar, raporton Anadolu Agency.

Arrestimet e fundit kanë ardhur si pasojë të një hetimi të mëhershëm mbi bisedat telefonike të të akuzuarit kryesor Murat S.

Gjatë hetimeve, policia po kryen kontroll të llogarisë së tij bankare, tha burimi i lartërmendur në kushte anonime, ndërkohë që asnjëri nga të dyshuarit nuk ka dalur para gjykatësit hetues.

Kryeredaktaori i gazetës Cumhuriyet, Can Dundar, u sulmua të premten jashtë ndërtesës së gjykatës Caglayan të Stambollit, para se të dënohej me heqje lirie në kohëzgjatje prej pesë vitesh e dhjetë muaj nën akuzën se ka zbuluar sekret shtetëror

Romaja i Hasit, fshati i furrtarëve të shumtë

0

Romaja është fshat që ka një histori të lashtë. Në këtë fshat ende ruhen me fanatizëm traditat e kanagjeqeve, dasmave e mbi të gjitha bujaria dhe mikpritja. Romaja dallohet si fshat që ka shtruar bukë në të gjithë rrethanat atdhetare,shkruan gazeta Kosova Sot.

Gëzim Duraj, përfaqësues i fshatit, shprehet për “Kosova Sot” se arkeologët në afërsi të këtij fshati kanë zbuluar një tumë Ilire, artefakte të shumta, që sot ruhen në Muzeun Arkeologjik të Prishtinës.”Përpos tyre, ekzistojnë edhe themelet e një kishe që nuk dihet saktë se cilës kohë i takon, por supozohet që është e vitit 1760″, shprehet ai. Ky fshat ka një pozitë mjaft të mirë gjeografike, ku shtrihet në drejtim lindje-perëndim, në pjesën perëndimore dhe në pjesën lindore gjenden malet e Pashtrikut, ndërsa në veri ka një tokë të pëlleshme bujqë- sore. Duraj thotë se banorët e Romajës së Hasit njihen si furrtarë dhe shton se nuk ka cep ndoshta të Evropës që të mos ketë furrtarë të këtij fshati

Zhvillimi i bujqësisë ndal punësimin

Romaja ndër vite njihet për banorë të vyeshëm. Shkolla fillore ka filluar në vitin 1947, në fillim në xhaminë e fshatit, ndërsa më vonë është ndërtuar një objekt shkollor me katër klasë. Në vitin 1972 është ndërtuar objekti ri shkollor me tetë klasë mësimi. Në vitin 1996 ka filluar të punojë edhe shkolla e mesme si paralele e ndarë e shkollës së mesme të Mjekësisë në Prizren. Para luftës së vitit 98-99 infrastruktura rrugore ka qenë katastrofale dhe falë banorëve të këtij fshati me vetëkontribut e kanë mbajtur në mënyrë që të qarkullojë autobusi Romajë-Prizren. Pas luftës së Kosovës me donacione të ndryshme dhe me participim në vlerë prej 600.000 euro është ndërtuar rruga GjonajBishtazhin, që lidh fshatrat e Hasit të Prizrenit me fshatrat e Hasit të Gjakovës. Janë ndërtuar rrjeti ujësjellësit dhe kanalizimit falë donacioneve të shoqatave të huaja dhe participimit nga banorët e fshatit. Me vonë me participim nga mërgimtarët tanë në Kroaci, në vlerë prej 52.000 euro dhe Ministrisë së Arsimit, është ndërtuar objekti i shkollës së mesme me nëntë dhoma mësimi që është pjesë e gjimnazit” Gjon Buzuku” në Prizren, që sot numëron rreth 235 nxënës.

Në vitin 2010 është ndërtuar falë një donacioni nga Bashkimi Evropian rruga 5 km që lidh Romajën dhe fshatrat e tjera të Hasit me fshatin Rogovë. Nga buxheti komunal i Prizrenit nga viti 2010 është ndërtuar Zyra e gjendjes civile, objekti i shkollës fillore me 12 dhoma mësimi, në vlerë 450.000 euro, Qendra kulturore sportive në vlerë prej 100.000 euro, rreth 90 për qind të rrugicave të fshatit, rrugë fushore nga Drejtoria e Bujqësisë, është investuar edhe në rehabilitim e rrjetit të ujësjellësit dhe sot fshati Romajë e ka të kompletuar infrastrukturën,që banorëve u ofron një jetë normale. Prej vitit 1982 në fshat funksionon edhe QMF-ja në të cilën punon një mjek i përditshëm i mjekë- sisë familjare dhe një stomatolog. Në të ardhmen ky fshat ka nevojë për ndriçim publik dhe një përkrahje më e fuqishme për fermerët e këtij fshati, pasi që e kanë tokë të rregulluar me komasacion, nënsistemi të ujitjes nga Radoniqi, në mënyrë që nga një bujqësi estenzive të organizohet një bujqësi intensive. Kjo do të ndikonte në zbutjen e papunësisë dhe ndaljen e migrimit të popullsisë të këtij fshati që është brengë dhe plagë e rëndë për këtë fshat dhe të gjitha fshatrat e Hasit.

Banorët janë shpërndarë gjithandej në Evropë

Duraj thotë se Romaja me regjistrimin e fundit ka rreth 2800 banorë dhe po aq edhe banorë të këtij fshati që jetojnë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës”. Me një punë dhe angazhim të Qeverisë lokale dhe Qeverisë qendrore mund të ndikojnë me ndaljen e migrimit të mëtutjeshëm të kësaj popullate”, pohon Duraj. Këta banorë vazhdojnë të besojnë ende në të ardhmen e këtij fshati. Për banorët e fshatit Romajë tani e disa dekada funksion Shoqata autoktone e folklorit burimor “Xhevat e Muharrem Qenaj”, pasi që këta artistë ishin nga ky fshat. Rasim Beqaj, udhëheqës i kësaj shoqërie, tregon se kjo shoqëri ka pasur suksese të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë. Ai thotë se Romaja është fshati më karakteristik i Hasit. Pleqtë e këtij fshati flasin me admirim për luftërat dhe heroizmat e këtyre banorëve nëpër histori, duke përmendur trimat si Bajram Curri e shumë trima kombëtarë.”Me këtë rast ajo që duhet dalluar është fakti se Romaja është ndër vendet më të njohura sa i përket tumave ilire”, tregon Duraj, teksa shton se duhet të analizohen dhe mbi të gjitha ato duhet të ruhen.

(Kosova Sot)

Nxënësit e Kërvasarisë kërkojnë fushë futbolli

0

Në garat komunale në futboll, kategoria e vajzave, nxënëset e shkollës fillore dhe të mesme të ulët nga Kërvasaria, sot kanë kërkuar ndërtimin e fushës së futbollit, pasi kësaj shkolle i mungon. Por pavarësisht kësaj, këto vajza, e kanë zënë vendin e parë dhe për këtë, sot janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët i kanë uruar, si dhe ju kanë premtuar, se fusha e futbollit për këtë shkollë, është prioritet për vitin e ardhshëm.

Fillimisht kryetari Begaj, i ka uruar nxënësit, për këtë sukses, kur dihen edhe kushtet në të cilën e zhvillojnë lëndën e edukatës fizike. “Unë ju dëshiroj sukses dhe uroj që të mos ndaleni vetëm me këtë sukses”, i ka uruar kryetari Begaj.

Më pas, nxënëset e kësaj shkolle, janë pritur nga drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ku nga ky i fundit, kanë kërkuar ndërtimin e një fushe sporti, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Drejtori Morina, me këtë rast, ju ka premtuar se për vitin e ardhshëm, fusha e sportit për këtë shkollë, është në prioritet.

Fshehja e faktit

0

Revistasaras.al/ Në fakt, nuk do ta tepronim po të thoshim se historitë më të mira të Heminguejt, janë plot heshtje domethënëse, plot lodra shpejtësie për fshehje faktesh nga ana e një rrënimtari dinak. Por ai i rregullon gjërat në atë mënyrë, që edhe heshtjet të jenë llafazane dhe ta nxitin imagjinatën…

MARIO VARGAS LLOSA*
(Nobelist)

Diku Heminguej tregon se në fillimet e veta letrare, kur ishte duke shkruar një histori, aty për aty, i kishte lindur ideja ta linte jashtë faktin kryesor: ku protagonisti i tij varte veten. Dhe thotë se, në këtë mënyrë, zbuloi një mjet narrativ që do ta përdorte aq shpesh në tregimet dhe romanet e veta në të ardhmen. Në fakt, nuk do ta tepronim po të thoshim se historitë më të mira të Heminguejt janë plot heshtje domethënëse, plot lodra shpejtësie për fshehje faktesh nga ana e një rrëfimtari dinak. Por ai i rregullon gjërat në atë mënyrë, që edhe heshtjet të jenë llafazane dhe ta nxitin imagjinatën e lexuesit aq shumë, sa ai vetë i mbush ato mungesa historie me pandehma dhe supozime nga xhepi i tij. Le ta quajmë këtë sjellje krijuese “fshehje fakti”. Ama, menjëherë, duhet thënë se, megjithëse Heminguej na dha një stil të vetin e të larmishëm (shpesh, mjeshtëror), prapë nuk është ai shpikësi, sepse ajo është një teknikë e vjetër sa dhe proza letrare dhe se është e pranishme tek të gjithë klasikët.

Por, e vërteta është se pak autorë modernë e përdorën atë me zotësinë, me të cilën e përdori autori i veprës Plaku dhe deti. A ju kujtohet juve ai tregimi tjetër i mrekullueshëm, pothuaj më i miri i Heminguejt, i titulluar Vrasësit? Gjëja më e rëndësishme në atë histori është pikëpyetja e madhe: pse duan ta vrasin suedezin Ole Anderson ata dy të arratisurit që hyjnë me pushkë grykë shkurtra në restorantin e vogël Henry’s në atë lokalitet të panjohur? Dhe pse ky Ole Andersoni misterioz, kur i riu Nik Adams e paralajmëron se po e kërkonin nja dy vetë për ta vrarë, nuk pranon të njoftojë policinë dhe i nënshtrohet fatit të vet? Kurrë nuk do ta marrim vesh. Nëse duam një përgjigje për këto dy pyetje që janë vendimtare për këtë histori, duhet ta gjejmë vetë ne lexuesit bazuar tek faktet e kursyera që tregimtari i shumëdijshëm dhe përgjithësues na jep: se suedezi Ole Anderson, para se të vinte në atë vend, dukej se paskësh qenë boksier në Çikago ku çoç kishte bërë (ndonjë prapësi, thotë ai) që vulosi fatin e tij.

“Fshehja e faktit”, apo të rrëfyerit me heshtje, nuk duhet të jetë i kotë dhe arbitrar. Nevojitet që heshtja e rrëfimtarit të jetë domethënëse, që të ushtrojë një ndikim të pagabueshëm mbi pjesën në fjalë të historisë, të bëjë që ajo mangësi të ndjehet dhe të nxisë kureshtjen, shpresën dhe fantazinë e lexuesit.
Heminguej qe një mjeshtër i shkëlqyer në përdorimin e kësaj teknike të të rrëfyerit, siç shihet tek «Vrasësit», një shembull i ekonomisë në rrëfim, ku teksti është si maja e ajsbergut, pjesa e vogël e dukshme që, me vezullimin e vet rrëzëllues, e lejon lexuesin ta marrë me mend tërë masën komplekse anekdotike; masë që ka dashur ta mashtrojë lexuesin dhe mbi të cilën fle ajo majë. Të rrëfesh duke heshtur, përmes aluzioneve që e shndërrojnë fshehjen në pritje të diçkaje dhe e detyrojnë lexuesin të marrë pjesë aktivisht në përpunimin e ngjarjes me hamendje dhe supozime, ky është një nga marifetet më të shpeshtë që përdorin shkrimtarët duke pasuruar kështu përvojat në rrëfimet e tyre dhe duke u dhënë atyre forcë bindëse.
Nuk e di nëse ju kujtohet më e madhja “fshehje fakti” tek romani më i mirë i Heminguejt, sipas meje, «The sun also rises». Po. Ja kush është: impotenca e Xhek Barnesit, rrëfyesit të romanit. Kurrë nuk shprehet qartë; ajo vjen e shfaqet – gati do të guxoja të thosha se lexuesi i nxitur prej asaj që lexon, vetvetiu, do t’ia veshë atë personazhit – nëpërmjet një heshtjeje kumtuese, ajo distancë e çuditshme fizike, ajo sojë marrëdhënieje trupore që e bashkon me Bretën e bukur, grua të cilën ndershmërisht e do dhe që, pa dyshim, edhe ajo do ta kishte dashur, po të mos kishte qenë ndonjë pengesë apo barrierë midis tyre, për të cilën nuk kemi asnjë të dhënë të saktë. Paaftësia fizike e Xhek Barnesit është shprehur mjaft qartë me heshtje, është një mangësi e madhe që sa vjen e bëhet më e dukshme. Lexuesi habitet me sjelljen e pazakonshme dhe kontradiktore të Jake Barnesit ndaj Bretës dhe ai do ta shpjegojë këtë gjë me një mënyrë vetme: duke zbuluar (apo sajuar?) impotencën e tij.
Edhe pse heshtazi apo, ndoshta, pikërisht nga mënyra se si është dhënë, kjo “fshehje fakti” hedh një dritë tepër të veçantë mbi historinë e romanit «The sun also rises».
«Xhelozia» e Robbe-Grillet («La Jalousie», në frëngjisht) është një tjetër roman ku një përbërës themelor i historisë – jo më pak se personazhi qëndror – është i mërguar prej rrëfimit, veçse kjo mungesë reflektohet në të në mënyrë të tillë që bën të ndihet në çdo çast. Pothuaj, si në të gjithë romanet e Robbe-Grilletit, edhe tek «La Jalousie» nuk ka tamam një histori, të paktën, jo siç kuptohet tradicionalisht – një argument me fillim, vazhdim dhe përfundim, – por, më shumë, shenjat apo simptomat e një historie, të cilën nuk e marrim vesh dhe që jemi të detyruar ta rindërtojmë, ashtu si arkeologët rindërtojnë pallatet babilonike nisur nga një grusht gurësh të varrosur gjatë shekujve; ose zoologët ribëjnë dinozaurët dhe pterodaktilët prehistorikë duke u bazuar nga një klavikulë apo një metakarp. Kështu, mund të themi se romanet e Robbe-Grilletit janë të gjithë të ngjizur nisur nga “fshehje faktesh”.

Pra, tek «La Jalousie» kjo mënyrë procedimi është shumë funksionale, sepse, për të pasur kuptim çdo gjë aty, është e domosdoshme që ajo mungesë, ajo qenie e hequr, të bëhet e pranishme, të marrë formë në vetëdijen e lexuesit. Po, kush është ajo qenie e padukshme? Një burrë xheloz, siç e sugjeron edhe titulli i librit me kuptimin e vet të dyfishtë (jalousie do të thotë grilë, një dritare e mbyllur me hekura, por edhe xhelozi), dikush që, i pushtuar nga demoni i mosbesimit, përgjon me kujdes gjithë lëvizjet e gruas së vet, pa u diktuar prej saj. Këtë nuk e ka të qartë lexuesi; ama, arrin në përfundimin logjik apo e trillon i bindur nga vetë natyra e përshkrimit: nga një vështrim i ankthshëm për të kontrolluar imtësisht e marrëzisht lëvizjet, gjestet dhe ndërmarrjet më të vogla të së shoqes. Kush është ky vëzhgues i përpiktë? Pse ia nxin jetën asaj gruaje, duke mos ia hequr sytë? “Fshehjet e fakteve” nuk japin asnjë përgjigje brenda ligjërimit romanesk dhe vetë lexuesi duhet t’i ndriçojë e t’u përgjigjet, mbështetur në ato pak pista që i ofron romani. Ato “fshehje faktesh” që janë të plota, që janë shmangie të përhershme në roman, mund t’i quajmë eliptike, për t’i dalluar nga ato të përkohshmet që i bëhen lexuesit, nga zhvendosjet kronologjike romaneske që bëhen për të krijuar gjendjen e të priturit, për ta mbajtur varur lexuesin, siç ndodh në romanet policeske, ku vetëm në fund zbulohet vrasësi. “Fshehjet e fakteve” të çastit, të zhvendosura, mund t’i quajmë “fshehje faktesh hiperbaton”. Hiperbaton (zhvendosje) është një figurë poetike që, siç do t’ju kujtohet, konsiston në zhvendosjen e një fjale në varg për arsye eufonie apo rime («Ishte e vitit stina e lulëzuar…» në vend të renditjes së rregullt: «Ishte stina e lulëzuar e vitit…»).

Ndoshta “fshehja e faktit” më e spikatur në një roman është ajo që gjendet tek «Faltorja» e frikshme (Sanctuary) e Folknerit, ku krateri i historisë – zhvirgjërimi me një kalli misri, i adoleshentes së pafajshme Temple Drake, nga Popeye, një gangster i fuqishëm dhe psikopat – është zhvendosur dhe shpërndarë në thërrime të dhënash, sa lexuesi, në mënyrë prapavepruese dhe pak nga pak, bëhet i vetëdijshëm për ngjarjen e tmerrshme. Prej kësaj heshtjeje, ku ndihet neveri dhe urrejtje, krijohet atmosfera që përshkon «Faltoren»: një atmosferë egërsie, përndjekjeje seksuale, frike, paragjykimi dhe primitivizmi që Xhefersoni, Memfisi dhe skenaristë të tjerë të kësaj historie, i japin një karakter simbolik për botën e së keqes, për rrënimin dhe rënien e njeriut, në kuptimin biblik të termit. Përpara tmerreve të këtij romani – përdhunimi i Temples është një nga ato; veç kësaj, ka një varje në litar, një linçim me zjarr, disa vrasje dhe një varg të shumëllojshëm poshtërimesh morale – më shumë se ndjenja ndaj një dhunimi të të drejtave njerëzore, na pushton ligështimi që do të pësonim përpara një fitoreje të forcave të skëterrës, përpara një shpartallimi të së mirës prej shpirtit të së keqes, i cili paska arritur të bëhet zot i kësaj toke. E tërë «Faltorja» është pajisur me “fshehje faktesh”.

Veç përdhunimit të Temple Drakes, fakte aq të rëndësishme si vrasja e Tomit dhe e Redit ose impotenca e Popeyes janë, së pari, të heshtura, kapërcime që lexuesi do t’i zbulojë vetëm në mënyrë prapavepruese. Kështu, lexuesi, falë atyre “fshehje faktesh hiperbaton” do të kuptojë mirë ndodhinë dhe do të vendos kronologjinë e saktë të ngjarjeve. Jo vetëm aty, por në gjithë historitë e veta, Folkneri ka qenë mjeshtër i përdorimit të “fshehjes së faktit”.

Tani, për ta mbaruar me shembullin e fundit të “fshehjes së faktit”, do të doja të kthehesha pesëqind vjet pas, tek një nga romanet më të mirë të kalorësisë mesjetare, «Tirant lo Blanc» i Joanot Martorelit, një nga romanet kryevepër për mua. Aty “fshehja e faktit” – në të dy modalitetet e veta: si hiperbaton apo si eliptike – është përdorur me zhdërvjelltësinë e romancierëve modernë më të mirë. Le të shohim si është gatuar lënda rrëfyese e njërit prej kraterëve aktivë të romanit: martesat e fshehta që bëjnë dy çiftet, Tiranti me Karmesinën dhe Diafebusi me Stefaninë (episod që fillon në mes të kapitullit CLXII dhe mbaron në mes të kapitullit CLXIII). Përmbajtja e episodit është kjo: Karmesina dhe Stefania i futin Tirantin dhe Diafebusin në një dhomë të pallatit. Atje, pa ditur se Plaerdemavida i përgjon nga vrima e një brave, të dy çiftet e kalojnë natën të zhytur në lojra dashurie; të buta midis Tirantit dhe Karmesinës, ekstreme midis Diafebusit dhe Stefanisë. Dashnorët ndahen në agim dhe, disa orë më vonë, Plaerdemavida i tregon Stefanisë dhe Karmesinës se ka qenë dëshmitare okulare e martesave të fshehta. Në roman kjo sekuencë nuk shfaqet në radhën kronologjike “reale”, por në mënyrë të ndërprerë, përmes “ndryshimit të përkohshëm” dhe një “fshehje fakti” hiperbaton, falë të cilit episodi bëhet një pasuri e madhe përvojash. Tregimi bën fjalë për marrëveshje paraprake, vendimi i Karmesinës dhe Stefanisë për të futur Tirantin dhe Diafebusin në dhomë dhe kuptohet si Karmesina, duke e ditur se do të kishte një “festë martesash të fshehta”, djallëzisht, bën sikur e ka zënë gjumi. Rrëfimtari përgjithësues dhe i shumëdijshëm, brenda rrjedhës “reale” të kronologjisë, vazhdon të tregojë habinë e madhe të Tirantit kur shikon princeshën e bukur, se si bie në gjunjë dhe si i puth duart asaj. Këtu ndodh i pari “ndryshim i përkohshëm” ose prishje e kronologjisë: «Dhe shkëmbyen shumë fjalë dashurie. Kur gjykuan se ishte koha për të ikur, u ndanë nga njëri-tjetri dhe u kthyen në dhomat e tyre». Tregimi bën një kapërcim në të kaluarën, duke lënë në atë ndarje, në atë greminë heshtjeje, një pyetje të mençur: «Qoftë prej dashurisë, qoftë prej dhimbjes, kush mund të flinte atë natë?» Pastaj, rrëfimi e çon lexuesin tek dita e nesërme.
Plaerdemavida ngrihet, hyn në dhomën e princeshës Karmesina dhe gjen Stefaninë «e gjitha plot me lermë të qetë». Ç’kishte ndodhur? Pse ajo shthurje epshore e Stefanisë? Në të vërtetë, shpotitë, pyetjet, talljet dhe fjalët fyese të Plaerdemavidës së këndshme do ta orientojnë lexuesin dhe do t’ia ndezin kureshtjen e mprehtësinë. Dhe, në fund, pas kësaj hyrjeje të gjatë e dinake, Plaerdemavida e bukur tregon se natën e kaluar paskej parë një ëndërr, në të cilën pa Stefaninë duke futur Tirantin dhe Diafebusin në dhomë. Këtu vjen “ndryshimi i përkohshëm” i dytë ose kapërcimi kronologjik në episod. Episodi kthehet tek nata e kaluar dhe, përmes ëndrrës së supozuar të Plaerdemavidës, lexuesi zbulon çfarë kishte ndodhur gjatë martesave të padeklaruara. Fakti i fshehur del në dritë, duke e restauruar tërësinë e episodit.
I gjithë episodi? Jo i gjithë. Sepse, veç atij “ndryshimi të përkohshëm” që ju patë, ka ndodhur edhe një “ndryshim i rrallë”, një ndryshim i veçantë këndvështrimi, sepse ai që rrëfen çfarë ndodh në martesat e fshehta, tashmë, nuk është rrëfyesi përgjithësues dhe i jashtëzakonshëm i fillimit, por Plaerdemavida, një rrëfyes-personazh, që nuk synon të japë një dëshmi objektive, por me ngarkesë subjektiviteti (komentet e tij gazmore, të lirshme, jo vetëm e bëjnë subjektiv episodin, po, mbi të gjitha, e shkarkojnë nga egërsia me të cilën mund të ishte treguar, ndryshe, zhvirgjërimi i Stefanisë prej Diafebusit). Ky ndryshim i dyfishtë – i përkohshëm dhe i veçantë – fut kështu një “kuti kineze” në episodin e martesave të fshehta, domethënë një rrëfim të pavarur (ai i Plaerdemavidës) të përfshirë brenda rrëfimit të përgjithshëm të të shumëditurit-rrëfyes. (Brenda parantezave, do të them se, po ashtu, tek «Tirant lo Blanc» përdoret shumë herë metoda e “kutive kineze” apo e “kukullave ruse”. Bëmat e Tirantit gjatë një viti dhe një dite, kohë sa zgjasin festat në oborrin e Anglisë, nuk i tregohen lexuesit nga i shumëdituri-rrëfyes, veç nëpërmjet raportimit që i bën Diafebusi Kontit de Varonik; marrja e Rodosit prej gjenovezëve tejduket përmes një relacioni që i bëjnë Tirantit dhe Dukës së Bretanjës dy kalorës të oborrit francez; po ashtu, aventura e tregtarit Gobedi është burim i një historie që Tiranti i tregon Vejushës Reposada.) Pra, në këtë mënyrë, me shembullin e një episodi të këtij libri klasik, provuam se pasuritë e procedurave që shpesh duken si shpikje moderne të shkrimtarëve bashkëkohor, në të vërtetë bëjnë pjesë në malin e madh të përvojës së artit letrar, pra janë përdorur me shkathtësi që nga shkrimtarët klasikë. Ajo çfarë kanë bërë shkrimtarët modernë, në shumicën e rasteve, është se i kanë pastruar e stërholluar, duke eksperimentuar me mundësi të reja të heshtura në disa sisteme të rrëfyeri, të cilat shpesh e kanë zanafillën tek shfaqjet më të vjetra të fiksionit të shkruar.

Ndoshta do t’ia vlente barra qiranë që, para se t’i jepet fund këtij shkrimi, për të dhënë një gjykim të përgjithshëm, të vlefshëm për të gjithë romanet, lidhur me një karakteristikë të natyrshme të pjesës së shkruar, nga e cila buron teknika e “fshehjes së faktit”. Pjesa e shkruar e gjithë romanit është vetëm një seksion ose fragment i historisë që tregon: kjo, e zhvilluar saktësisht, me akumulimin e tërë përbërësve pa përjashtim – mendimet, gjestet, objektet, koordinatat kulturore, materialet historike, psikologjike, ideologjike e të tjera, që presupozon dhe përmban historia komplet – përfshin një material shumë më të bollshëm se ai i shprehur në tekst dhe që asnjë romancier, as ai më i kamuri, më i thelli dhe më pak i kursyeri në ekonominë rrëfyese, nuk do të ishte në gjendje të shtrihej në tërë tekstin e vet.

Për të nënvizuar këtë veçori pashmangshmërisht të pjesshme të të gjithë ligjërimit rrëfyes, romancieri Klod Simon – i cili në këtë mënyrë donte të tallej me pretendimet e letërsisë “realiste” për të riprodhuar realitetin – nisej nga një shembull: përshkrimi i një pakete cigaresh «Ciganët». Ç’elementë duhet të kishte ai përshkrim për të qenë “realist”?, shtronte pyetjen. Pa dyshim: madhësinë, ngjyrën, përmbajtjen, shkronjat, materialet me të cilat ai ambalazh përbëhet. Po, do të mjaftonte me kaq? Në një kuptim përmbledhës, në asnjë mënyrë. Edhe sikur të mos linim asnjë të dhënë të rëndësishme pa thënë, përshkrimi do të ishte i mangët. Edhe sikur përshkrimi të përfshinte një informacion të hollësishëm mbi proceset industriale që ndodhen nga ana e pasme e veshjes së kësaj pakete, e pse jo, edhe të sistemeve shpërndarëse e tregtare që e çojnë atë mall nga prodhuesi deri tek konsumatori, prapë do të kishte mungesa. Do të kishte marrë fund kështu përshkrimi i gjithanshëm i paketës «Ciganët»? Sigurisht, jo. Konsumi i cigareve nuk është një fakt i izoluar, përfundim i evolucionit të zakoneve dhe përhapjes së modës. Ai është i lidhur plotësisht me historinë shoqërore, mitologjitë, politikat, mënyrat e jetës të shoqërisë; dhe, nga ana tjetër, bëhet fjalë për një praktikë – zakon ose ves – mbi të cilin publiciteti dhe jeta ekonomike ushtrojnë një ndikim vendimtar, dhe që ka efekte përcaktuese mbi shëndetin e konsumatorit.
Asnjëherë nuk është e vështirë të konkludosh, me atë rrugë demonstrimi të çuar deri në ekstreme absurde, se përshkrimi i çdo objekti, deri edhe më i parëndësishmi, i zgjatur për të thënë gjithçka, përçon thjesht atë pretendim utopik: përshkrimin e universit.

Edhe për fiksionet mund të thuhet, pa dyshim, një gjë e ngjashme. Se, në qoftë se një romancier, kur tregon një histori, nuk u përmbahet disa limiteve (domethënë, nëse nuk merr përsipër të fshehë disa fakte), historia që do të na tregonte nuk do të kishte as fillim, as fund, në një farë mënyre do të ishte një përzierje me gjithfarë historish, një gjithtërësi e fantazuar, një univers imagjinar e i pambarimtë, në të cilin bashkëjetojnë, të kokolepsur me krushqira, të gjitha fiksionet.
Atëherë, në qoftë se pranojmë këtë hipotezë, që një roman, ose, më mirë, një fiksion i shkruar është vetëm një segment i tërë historisë, prej nga romancieri është i detyruar të eliminojë një numër të madh faktesh që për të janë të tepërta, të panevojshme, duhet që ai vetë të na i bëjë të qarta duke na ndezur imagjinatën për to. Ka gjithfarë mënyrash për të dalluar ato fakte të lëna jashtë si të qarta apo të panevojshme, nga ato që i quajtëm “fakte të fshehura”, për të cilët u fol në këtë shkrim. Kështu që “faktet e mia të fshehura” nuk janë as të qarta, as të kota. Përkundrazi, kanë funksion të plotë, kanë një rol të madh në thurjen e tregimit dhe, pikërisht për këtë, heqja apo zhvendosja e tyre bën efekte në historinë që rrëfehet duke u dhënë shkëlqim detajeve të rastit apo këndvështrimit.
Së fundi, do të më pëlqente t’ju përsërisja një krahasim që kam bërë njëherë duke komentuar «Faltoren» e Folknerit. Le të themi se tërë historia e një romani (ajo e shkruar me fakte të thëna dhe të pathëna) është një kub. Të themi, gjithashtu se, në një roman të veçantë, kemi pastruar prej tij faktet e panevojshme dhe ato të nënkuptuara me qëllim që të arrihet një efekt i caktuar. Në këtë rast kubi, domethënë tërë historia e romanit, ka marrë një formë të caktuar: është një objekt, një skulpturë, ku reflektohet origjinaliteti i novelistit. Forma e kësaj skulpture është skalitur falë ndihmës së instrumenteve të ndryshme. Por nuk ka dyshim se një mjet nga më të çmuarit që përdoret për eliminimin e atyre përbërësve që thamë, derisa të ravijëzohet figura bindëse dhe e bukur që ne duam, është ajo e “fshehjes së faktit” (nëse ju nuk keni një emër më të mirë për t’ia vënë kësaj procedure).

Përktheu B. Karabolli

Marrë nga libri «Sfida e krijimit»

—————————————————–

* Mario Vargas Josa (1936) – Shkrimtar peruan me rezidencë dhe shtetësi spanjolle. Është një ndër shkrimtarët bashkëkohorë latinoamerikanë me famë botërore. Është ndër më të mëdhenjtë prozatorë të Amerikës Latine i kalibrit: Borhes, Markez, apo Fuentes.
Fillon të shkruajë e të publikojë artikuj e tregime qysh në shkollën e mesme. Më 1953 fillon studimet për Letërsi e Drejtësi në Universitetin e San Markos në Lima. U vendos në Paris më 1959, ku ndenji gjashtë vjet dhe ku pati një aktivitet të shquar intelektual e sidomos letrar. Ka jetuar në Evropë në qytete të ndryshme (Paris, Londër e Barcelonë) deri më 1974, vit kur kthehet sërish në Peru. Ikën përsëri në Evropë dhe vendoset në Spanjë, ku merr edhe shtetësinë spanjolle.
Mario Josa ka shkruar tregime, romane, drama, esé, etj. Disa nga veprat e tij më të përmendura janë: “Qyteti dhe qentë” 1962, roman që u përkthye pas një viti në anglisht, “Shtëpia e gjelbër” 1966, “Këlyshët” 1967, “Lufta e fundit të botës” 1981, “Kush e vrau Palomino Moleron” 1984, “Lëvdatë për njerkën” (1988) “Fletoret e Rigoberos” 1997, “Festa e cjapit” (2000) “Parajsa në qoshen tjetër” 2003, “Vajza e prapë” 2006, “Ëndërr kelte” (2010), etj.
Është përkthyer në mbi dyzet gjuhë të botës, nga të cilat gjashtë ballkanike. Shtëpia Botuese “Skanderbeg Books” ka botuar nga ky autor romanet “Festa e cjapit”, “Vajza e prapë” dhe “Lëvdatë për njerkën”, të sjellë në shqip prej përkthyesit të kësaj eseje.
Çmimin e parë, Leopoldo Alas, e mori më 1959, me “Shefat” (Tregime). Ka marrë dhjetëra çmime të tjera, kombëtare e ndërkombëtare.
Është nobelist i letërsisë për vitin 2010.