Suspendohet gjykatësi në Prizren, akuzohet për vjedhje të rrymës

Propozimi për suspendimin e Qemajl Sukës është bërë vitin e kaluar por KGJK vetëm tani ka marrë masa. Megjithatë, gjykatësi Suka është liruar ndërkohë nga akuza.

Qemajl Suka, gjykatës i Gjykatës Themelore në Prizren, dega Suharekë, është suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për shkak se ndaj tij ka qenë duke u zhvilluar procedurë penale.

Zef Prendrecaj, nga Zyra e Prokurori Disiplinor, tha për KALLXO.com se propozimi për suspendim nga Komisioni Disiplinor ndaj gjykatësit Qemajl Suka ka ardhur pasi që ndaj tij ka qenë duke u zhvilluar procedurë penale për veprën penale të vjedhjes së rrymës.

Sipas tij propozim është bërë më herët por vetëm tani KGJK-ja ka marrë masa duke e suspenduar gjykatësin Suka.

“Ne kemi propozuar vitin e kaluar suspendimin e të njëjtit deri sa të përfundon procedura penale, por vetëm tani është marrë masa ndaj tij. Ndërsa tani kemi informacione se i njëjti është liruar nga akuza, por kjo nuk do të thotë se e liron nga përgjegjësia disiplinore”, tha Zef Prendrecaj.

Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, tha për KALLXO.com, se deri te ky suspendim ka ardhur edhe nga neglizhenca e gjyqtarit të tij.

“Ndaj gjyqtarit ka qenë duke u zhvilluar një procedurë penale për vjedhjen e energjisë elektrike, por i njëjti është liruar nga akuza dhe është shpallur i pafajshëm dhe aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm. Por, nuk e ka njoftuar KGJK dhe Komisionin Disiplinor”, theksoi Hoxha.

Gjykatësi Qemajl Suka ka qenë i akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike nga Prokuroria Themelore.

KALLXO.com ka bërë përpjekje ta kontaktojë edhe gjykatësin Suka, por ai nuk u përgjigj në telefon.

Sipas Zef Prendrecajt, shumë shpejt pritet të vendoset lidhur me rastin e tij.

Kallxo.com kontaktoi përmes emailit edhe KGJK-në, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje deri më tani./kallxo.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit