19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 6588

Ulet niveli i gatishmërisë për ethet hemorragjike në Malishevë

0

Për shkak të uljes së numrit të rasteve të thumbimit nga rriqrat, si dhe asnjë rast i infektuar me ethe hemorragjike krime kongo, ka bërë që institucionet shëndetësore të fillojnë të ulin nivelin e gatishmërisë në raport me EHKK, përkatësisht është shkurtuar orari i punës së laboratorit, i cili deri më tani ka punuar deri në ora 22:00, kurse tani punon deri në ora 15:00. Ndërsa gatishmëria në shërbimin emergjencës, për trajtimin e rasteve eventuale të thumbimeve, vazhdon të jetë në nivel të njëjtë.

Kështu ka deklaruar sot, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

Përndryshe, grejtori Berisha deklaroi se në QKMF të Malishevës, është shënuar një numër rekord i numrit të pacientëve, gjatë muajit gusht, ku sipas tij, “për shkaqe të ndryshme, duke filluar nga temperaturat, numri i madh i ahengjeve familjare dhe të tjera, në QKMF janë trajtuar mbi 24 mijë pacient gjatë muajit gusht”. /PrizrenPress.com/

Sot protestë kundër vrasjeve dhe bandave kriminale në Prizren

0

Qytetarët e Prizrenit do të organizojnë sot një protestë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç thonë ata, mosfunksionimin e organeve të drejtësisë për t’i ndalur bandat kriminale dhe vrasjet në këtë qytet

Protesta do të mbahet sot, para Gjykatës Themelore në Prizren, në orën 14:00.

Protesta ka ardhur pas një sërë incidentesh kriminale në qytetin e Prizrenit. Së fundmi, atje është vrarë Hekuran Morina dhe është plagosur vëllai i tij, ndërsa autori gjendet ende në arrati. /PrizrenPress.com/

Zafir Berisha propozon grup të miqësisë me Serbinë

0

Anëtari i Komisionit parlamentar për punë të jashtme nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha ka propozuar që të formohet një grup i miqësisë me Serbinë pasi siç ka thënë ai “me shtetin serb dhe me politikanët e saj po pihet kafe çdo ditë”, njofton Klan Kosova.

Ai këtë propozim e bëri në mbledhjen e sotme të komisionit për punë të jashtme e cila sot po e mban edhe takimin e saj të parë qëkur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga ky komision.

Top-dështimet e kryeministrit Mustafa

0

Mosthemelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, kompetencat ekzekutive të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, vazhdimi i izolimit të kosovarëve, vlerësohen tri top-dështimet në vitin e parë të qeverisjes së kryeministrit, Isa Mustafa.

Koalicioni i madh (PDK+LDK) po e përmbyll njëvjetorin e qeverisjes me dështime jo të vogla. Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka koalicion me partinë e zëvendëskryeminitrit Hashim Thaçi, e ka pranuar vështirësinë në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), për shkak të kundërshtimeve të deputetëve të listës “Srpska”.

Edhe pohimet se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të jetë me kompetenca të OJQ-së kanë filluar të ndryshojnë, duke pranuar se kompetencat do të jenë më të mëdha.

Përderisa, lëvizja e kosovarëve pa viza në BE në fillim të vitit 2016, ashtu siç ishte premtuar, ka filluar të vihet në pikëpyetje.

Ky është të paktën vlerësimi i analistëve politikë në vend, të cilët konsiderojnë se Qeverisja e Isa Mustafës, sikurse ajo nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, nuk po arrijnë t’i tejkalojnë problemet jetike të shtetit, dhe t’i realizojnë kërkesat e qytetarëve. Madje sipas tyre, pakënaqësitë vetëm sa janë shtuar gjatë këtyre 10 muajve të qeverisjes së Mustafës dhe situata është para shpërthimit.

Analisti politik, Haki Abazi, ka thënë për “Zërin” se kryeministri Mustafa po vazhdon qeverisjen e njëjtë, sikurse paraardhësi i tij, Thaçi.

Sipas tij, qeverisjen e Isa Mustafës e karakterizojnë shumë dështime.

“Në rend të parë ka moszbatim të planit zhvillimor ekonomik, ndërsa ‘goditjen’ më të madhe që e ka marrë kjo Qeveri është largimi i mbi 70 mijë qytetarëve që kanë braktisur vendin në kërkim të një jete më të mirë. E gjithë ky eksod masiv ka për pasojë mungesën e liberalizimit të vizave dhe getoizimin të Kosovës”, ka thënë Abazi.

Ndërkaq, njohësi tjetër i zhvillimeve politike ën vend, Behlul Beqaj, konsideron se pushteti i kryeministrit Mustafa nuk është sajuar me qëllim të realizimit ët premtimeve, në të kundërtën sikur të ishte bazuar në premtime, ai thotë se Mustafa nuk do të ishte kryeministër në koalicionin me PDK-në e Thaçit.

“Vetë Mustafa pati premtuar se kurrë s’do të bëjë koalicion mm PDK-në. Prandaj, pushteti i Mustafës ka vetëm një qëllim, se si të mbijetojë, duke hapur sa më shumë çështje pa i mbyllur ato, me shpresë se çështjet e reja problematike do t’i mbulojë harresa”, ka thënë ai.

Gjykata Speciale do të na çlirojë!!!

0

Adrian Çollaku

Shpresat e kësaj shoqërie se Gjykata Speciale do ta shpëtoj këtë vend, janë vetëm ëndrra me sy çelë.

Të gjithë ata qytetarë, intelektualë, profesorë, prokurorë e gjyqtarë, që kafeve pëshpëritin dhe ndjehen të “lumtur” se me largimin e Komandantëve do të shpëtoj ky vend, e kanë gabim dhe vazhdojnë ta përjetojnë në “pafundësi” ëndrrën e tyre.

Ky vend kurrë nuk do te ndryshoj derisa kemi këtë nivel të arsimit, këtë nivel të zhvillimit ekonomik e social, këtë nivel të dijes…

Harrojeni ndryshimin, harroni gjithçka derisa nga shkollat tona dalin njerëz që s’dinë as shkrim e lexim, derisa nga fakultet tona dalin njerëz me diplomë, por të paditur dhe të paaftë për t’u bërë konkurrencë kolegëve të tyre nga vendet e rajonit dhe me gjerë…

Derisa nxjerrim me mijëra juristë çdo vjet e nuk e kemi asnjë prokurorë që lufton krimin e korrupsionin, që arreston hajnat në krye të shtetit, derisa nxjerrim mijëra mjekë, e na shtohet numri i atyre që kërkojnë shërim në Shkup, Beograd e Stamboll…, për çfarë shprese mund të flasim.

Asgjë s’po na bënë kjo klasë politike, sa kanë mundësi të bëjnë, për që do të ketë reagim normal e të duhur nga kjo shoqëri.

Duhet të lutemi çdo ditë dhe të shpresojmë që të mos u shkojë mendja të na bëjnë edhe më keq, se as atëherë nuk do të reagojmë. Nuk do ta hapim gojën. Thjesht, zgjidhjen do ta shohim, ose për të ikur diku në Evropë a Amerikë, ose për t’u bërë servilë të tyre.

Mos e bo Zot, me i kundërshtu apo me na shku mendja me i largu prej pushtetit. Në asnjë mënyrë!!!

Duket se edhe shpresat e kësaj shoqërie se “do të bëhet mirë”, janë vetëm ëndrra. Sikur ajo me Gjykatën Speciale.

Sepse, gjithçka në këtë vend është vetëm improvizim dhe falso…

Opozita e pret verdiktin e Kushtetueses për të nisur protestat

0

Përkundër paralajmërimeve për protesta masive nga ana e opozitës, këto protesta nuk do të fillojnë pa e dhënë verdiktin Gjykata Kushtetuese lidhur më Asociacionin e komunave më shumicë serbe.

Deri atëherë opozitarët kundërshtimin e Asociacionit do ta bëjnë më aksione simbolike si dhe organizimin e tribunave më qytetarë.

Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, shefi i shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Ky i fundit ka thënë se më anë të këtyre protestave, kjo lëvizje synon jo vetëm pamundësimin e marrëveshjes për Asociacionin, por edhe rrëzimin e Qeverisë.

Protestat e mëdha, sipas tij, do të fillojnë pasi deklarimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 25 gushtit dhe përfundimit të peticionit i cili do të fillojë të nënshkruhet ditëve në vijim.

Shkrimtaret që pinin një gotë verë në orë

0

Lista e gjatë e shkrimtarëve alkoolikë është e mirënjohur, por çfarë dimë rreth motrave të tyre letrare? Një vështrim mbi shkrimtaret e shquara që gjetën strehë në shishe dhe shpëtim në letra

Olivia Laing

Dorothy Parker

Nëse shkruan një libër rreth alkoolit dhe shkrimtarëve burra, siç kam bërë unë, e vetmja pyetje që do të të bëhet më shumë se çdo tjetër është: po gratë? A ka shkrimtare gra të alkoolizuara? A janë historitë e tyre të njëjta apo të ndryshme? Përgjigjja për pyetjen e parë është e thjeshtë. Po, patjetër që ka, mes tyre figura brilante dhe të trazuara, si: Jean Rhys, Jean Stafford, Marguerite Duras, Patricia Highsmith, Elizabeth Bishop, Jane Bowles, Anne Sexton, Carson McCullers, Dorothy Parker apo Shirley Jackson. Alkoolizmi është më dominues te burrat sesa te gratë (sipas një studimi të vitit 2013 kryer nga NHS, janë llogaritur se 9% e burrave dhe 4% e grave ishin të varur nga alkooli).

Megjithatë nuk është se ka mungesë të pijedashëseve gra; gratë shkrimtare nuk kanë qenë imune ndaj joshjes së një shisheje apo zhytjes në të tilla telashe – zënkat dhe arrestimet, arratitë turpëruese, helmimi i ngadaltë i miqësive dhe marrëdhënieve familjare – që kanë sunduar kolegët burra. Jean Rhys qe për pak kohë në burg për kanosje; Elizabeth Bishop më shumë se njëherë piu eau de cologne, pasi i mbaroi mundësitë e bufesë së pijeve. Por a janë të ndryshme arsyet e të pirit të tyre? Dhe ç’mund të themi për reagimin e shoqërisë, veçanërisht në shekullin e lubrifikuar dhe të paqëndrueshëm 20; epoka e artë, nëse mund ta quajmë kështu, e alkoolit dhe shkrimtarit?

Marguerite Duras
Marguerite Duras

Në librin e saj të 1987-s “Prakticitete”, romancierja dhe kineastja franceze, Marguerite Duras, thotë shumë gjëra tronditëse se ç’do të thotë të jesh një grua dhe një shkrimtare. Një prej deklaratave të saj më të mrekullueshme është rreth ndryshimit mes të pirit të burrave dhe të grave ose më saktë, diferenca qëndron në mënyrën sesi të dyja gjinitë perceptohen “kur një grua pi”, shkruan ajo. “Është si një kafshë të kishte pirë ose një fëmijë. Alkoolizmi është skandaloz te një grua dhe alkoolizmi femëror është rrallë një çështje serioze. Është një njollë në hyjnoren e natyrës sonë”. Me trishtim ajo shton një pasazh personal: “Kuptova skandalin që po krijoja rreth vetes”.

Ajo ka qenë e alkoolizuar, e kuptoi që në momentin e pijes së parë. Ndonjëherë mundohej ta linte për vite radhë, por gjatë periudhave të qejfit ajo dilte jashtë; e niste sapo zgjohej, bënte pushim për të vjellë dy gotat e para dhe pastaj lëmonte ndonja tetë litra Bordeaux përpara se të kalonte në trullosje. “Pija, sepse isha e alkoolizuar”, ka thënë ajo për “New York Times” më 1991. “Jam një shkrimtare prej vërteti, isha një pijanece e vërtetë. Pija verë të kuqe që të më zinte gjumi. Më pas, konjak gjatë natës. Çdo një orë nga një gotë verë dhe në mëngjes konjak pas kafesë dhe pas kësaj shkruaja. Është e mahnitshme kur shoh pas sesi ia dilja të shkruaja.”

Ajo çka është edhe më e mahnitshme ishte se sa shumë ia dilte të shkruante dhe sa fine ishte pjesa më e madhe e saj, shpërfillëse ndaj kushteve të produksionit. Duras shkroi me dhjetëra romane, mes tyre “Muri i detit” “Moderato Cantabile dhe “Magjepsja e Lol Stain”. Puna e saj është elegante, eksperimentale, plot pasion, magjepsëse dhe goditëse vizualisht, thuajse haluçinante në joshjen e saj të shqisave, në forcën ritmike. Paraprijëse e nouveau roman, ajo shpërndau mes bindjes e karakterit dhe subjektit, mobiliet e rënda të romanit realist dhe në të njëjtën kohë, duke ruajtur thuajse një rreptësi klasike, një qartësi stili që vinte prej riformulimit obsesiv.

Fëmijëria e Duras ishte e shënjuar nga frika, dhuna e turpi: një vargëzim mjaft i zakonshëm në jetën e hershme të një njeriu me varësi. U lind Marguerite Donnadieu (Duras është emri i penës më 1914-n në atë çka atëherë quhej Sajgon, nga prindër francezë, të dy mësues. I ati i vdiq kur ajo ishte 7 vjeçe, duke e lënë familjen në mjerim. Mamaja kurseu për vite për të blerë një fermë, por e mashtruan në çmim, duke blerë tokë që fundosej nga deti. Si mamaja ashtu edhe vëllai i madh e rrihnin Marguerite-n. Mbante mend sesi gjuante për zogj në xhungël për t’i gatuar e ngrënë e si notonte në lumin që mbushej me kufomat e gjithfarëlloj krijesave që ishin mbytur në rrjedhë. Në shkollë ajo pati marrëdhënie seksuale, me gjasa e inkurajuar nga familja për arsye financiare, me një burrë kinez shumë më të madh se ajo. Më vonë, në Francë, u martua dhe pati një fëmijë me dikë tjetër, bëri filma dhe jetoi e shkroi me një intensitet të devotshëm. Të pirit u keqësua, ndërsa dekadat kalonin, ndalej dhe niste, fitonte tërheqje, deri në moshën 68–vjeçare kur u diagnostikua me cirrozë dhe u detyrua ta linte, një përvojë tmerruese, në spitalin amerikan në Paris.

Jo shumë shkrimtarë ia dilnin të ishin esëll dhe ata që e bënin shpesh vuanin një rënie në produktivitet: testament jo edhe aq shumë ndaj fuqisë së alkoolit si një stimulues i krijimtarisë sesa për rolin e tij në shkatërrimin e funksionit të trurit, duke fshirë kujtesën dhe duke luajtur shkatërrimin me aftësinë për të formuluar dhe shprehur mendimet në ish të alkoolizuar. Por Duras ka shkruar një nga më të mirat dhe me siguri më të famshmit romanë, dy vjet pasi la pijen. “Dashnori” rrëfen historinë e një vajze franceze 15-vjeçare në Indokinë, e cila kishte një marrëdhënie me një burrë shumë më të moshuar kinez. Pjesa më e madhe e librit udhëhiqet nga dhuna dhe degradimi, nga i cili ia kishte dalë të mbijetonte Duras.

Ashtu si versionet e mëvona të botuara e bëjnë të qartë, ajo ishte e aftë të kthehej sërish e sërish në këtë skenë parësore të fëmijërisë, duke e riformuluar atë në një gamë të pafundme ngjyrash: ndonjëherë erotike dhe romantike, ndonjëherë brutale dhe groteske. Duke ritreguar të njëjtat histori; duke u kthyer pas në mënyrë të përsëritur në substancën që ajo e dinte se po e shkatërronte: ato veprime përsëritëse, disa gjeneruese dhe disa thellësisht shkatërruese, e bënë kritikun Edmund White të pyeste veten nëse Duras nuk ishte në rrokje të asaj çka Frojdi e quan shtrëngimi i përsëritjes. “Jam e njohur me të. Dëshira për t’u vrarë. E di që ekziston”, i tha njëherë një intervistuese dhe është intensiteti, ai vizion absolut dhe i pakompromis që e ndau veprën e saj veçmas. Në të njëjtën kohë, kjo deklaratë tregon si e ka përdorur alkoolin: si një mënyrë për t’iu dorëzuar mazokizmit të saj, ideizimit vetëvrasës, ndërsa në të njëjtën kohë duke i bërë anestezinë vetes nga ashpërsia që pa në punë kudo.

Makthet fëminore të Duras ngrenë pyetjen e origjinës se çfarë e shkakton varësinë ndaj alkoolit dhe nëse është e ndryshme për burrat dhe gratë. Alkoolizimi është 50 për qind i trashëguar, një çështje predispozite gjenetike, që është për t’u thënë se faktorët mjedisorë, si përvojat e hershme të jetës dhe trysnia e shoqërisë luajnë një rol të konsiderueshëm. Duke parë përmes biografive të shkrimtareve gra të alkoolizuara, gjen sërish e sërish të njëjtën histori familjeje të mjerë që është e pranishme edhe te kolegët burra, që prej Ernest Hemingeay te F. Scott Fitzgerald, Tennessee Williams e John Cheever.

Elizabeth Bishop
Elizabeth Bishop është një shembull i mirë. Shumë anëtarë të familjes së saj ishin të alkoolizuar, përfshi të atin, i cili vdiq kur ajo ishte foshnjë. Jeta e saj karakterizohet nga humbjet dhe pasiguria shpesh e pranishme në historitë e familjeve të të varurve nga alkooli. Kur ishte pesë vjeçe, mamaja e saj u burgos. Ato nuk e panë kurrë njëra-tjetrën. Ajo u rrit mes tetove. Si një studente në Kolegjin Smith vetëm për gra, në Massachusetts, zbuloi me qejf përdorimin e alkoolit si një lubrifikues social, duke mos kuptuar derisa ishte vonë se ishte gjithashtu një burim i fuqishëm turpi, e izoluar në të drejtën e vet. Në poemën “Pijaneci”, Bishop përdor incidente nga jeta e saj për të krijuar një portret ironik të një të alkoolizuari, e gatshme për të shpjeguar etjen anormale. “Kam nisur të pi dhe pi e nuk ngopem”, narratori rrëfen, një varg që evokon deklaratën e qartë të “Këngës së ëndrrës” të John Berryman “Uria ishte organike me të / verë, cigare, alkool, nevojë, nevojë, nevojë”.

Turpi ishte një nga udhëheqësit kryesorë në të pirë të Bishop-it; fillimisht turpi që mbante nga fëmijëria dhe më pas, turpi që ndoqi qejfet tmerruese. Dhe më vonë, ishte çështje e identitetit seksual. Lesbike në një periudhë ku homoseksualiteti nuk ishte i sanksionuar e as i pranuar, Bishop e gjeti lirinë në Brazil, ku jetoi me partneren e saj grua, arkitekten Lota de Macedo Soares. Ajo i kaloi vitet më të paqshme e më prodhimtare atje, megjithëse shoqëroheshin me dehjen, e ndiqeshin nga zënka të paevitueshme e konfuzione dhe përkeqësimin e shëndetit fizik.

Patricia Highsmith

Turpi ishte gjithashtu faktor në jetën e Patricia Highsmith, e lindur Mary Patricia Plangman më 1921, mbiemri i saj ishte një moment jo i mirëpritur i burrit që mamaja e saj e pat divorcuar nëntë ditë përpara se ajo të lindte. As ajo nuk ishte e mirëpritur. Mamaja kishte pirë terpentinë kur ishte katërmuajshe shtatzënë, me shpresë të abortonte foshnjën. “Është për të qeshur sesi ti e pëlqen aromën e terpentinës, Pat”, i pat thënë më vonë. Kjo shaka e pamëshirshme evokon Cheever-in, prindërit e të cilit gjithashtu e përdorin këtë për ta abortuar. Ashtu si Cheever, Highsmith pati ndjenja komplekse për të ëmën, dhe si Cheever pati një ndjesi depërtuese për të qenë hileqare, e zbrazët, disi e shtirur. Ndryshe nga Cheever, sidoqoftë ajo ishte e guximshme në përballjen me drejtimin e dëshirave të saj seksuale, megjithëse kishte ndonjëherë ndjesi devijimi kënaqësie apo turbullimi, duke i dalë shoqërisë kundër.
Mënyra sesi ndihej dhe sillej, shfaqej në veprën e saj, duke e kaluar rrjedhshëm në personazhin më të famshëm, Tom Ripley nuk është gjithnjë një pijanec i pandreqshëm, por ai ndan në alkoolizimin e lulëzuar paranojën e tij, fajin dhe urrejtjen ndaj vetes. Ai ndahet apo shket në identitete të tjera, më të rehatshme, që në vetvete është e turpshme dhe shpesh shërben si një shtysë për vrasjet e tij rastësore dhe të llahtarshme. Në fakt, e gjithë karriera e Ripley-t si një vrasës imiton alkoolizmin dhe drejtohet nga një nevojë për të përsëritur vazhdimisht një aktivitet në mënyrë që të vështrojë telashin që aktiviteti ka shkaktuar. Edhe aty është atmosfera e lirave, ndjesia përvijuese e ankthit dhe gjëmës, menjëherë e njohur në çdo vepër të alkoolizuari.
Duke e konsideruar këtë pasazh nga “I talentuari z. Ripley”, në të cilin Tom është në Romë, në përpjekje për të bindur veten se nuk do të kapet për vrasjen e Dickie-t.

Jane Bowles
Sesi ishin jetët për gratë në Perëndim për pjesën më të madhe të shekullit XX, është e përmbledhur me inat dhe aftësi nga Elizabeth Young në introduktën e saj në “Kënaqësi të plota”, përmbledhja me tregime e Jane Bowles. “Deri më 1970-n, gratë ishin të pallogaritshme dhe të përbuzura”, shkruan ajo. “Ishin në masë, të klasifikuara me fëmijët në terma të aftësisë, por ndryshe nga fëmijët, ishin poligoni për çdo barsoletë në repertorin e humoristëve. Konsideroheshin të rëndomta, thashethemexhesha, të kota, të ngadalta dhe të padobishme. Gratë e moshuara ishin cofëtina, agresive, vjehrra, lënesha. Gratë ishin të dukshme në botën reale, në botën e burrave, vetëm kur ato ishin të dëshirueshme seksualisht. Paskëtaj ato zhdukeshin krejt, varroseshin të gjalla nga kombinimi krupëngjallës i vetëkënaqësisë, neverisë dhe sentimentalizmave me të cilat vlerësoheshin”.
Nga mënyra e ilustrimit, ajo rrëfen historinë rreth shkrimtares, të cilën Truman Capote, William Burroughs dhe Gore Vidal e konsiderojnë mes më të mëdhave të epokës së saj; një gjigante e modernizmit, pavarësisht produktit të saj të vogël. Pasi pati një krizë të shkaktuar nga alkooli në moshën e mesme, Jane Bowles u dërgua te një neurolog britanik, i cili i tha: “Ti nuk po përballesh me këtë, e dashura znj. Bowles. Kthehu te tenxheret e tiganët dhe përpiqu të përballesh”.
Ky përçmim i thellë për gratë, kjo paaftësi për të kuptuar talentet dhe jetët e tyre të brendshme, ishte tipike. Skenarë të ngjashëm mund të gjenden në jetët e thuajse çdo shkrimtareje grua të shekullit XX.

Jean Rhys
Nuk mund të mendoj për ndonjë shkrimtare tjetër që e shpreh më mirë këto trysni dhe hipokrizi sesa romancierja Jean Rhys, e cila zor mund të përshkruhet si feministe e megjithatë shkroi aq hidhur dhe aq zhveshur rreth shumë grave saqë vepra e saj është shqetësuese edhe tani. Rhys lindi si Gwen Williams në ishullin Dominica më 1890-n, me një baba anglez dhe një mama kreole. Ashtu si edhe F. Scott Fitzgerald, ajo ishte një fëmijë zëvendësues, e ngjizur nëntë muaj pas vdekjes së të motrës. Ashtu si Fitzgerald kishte ndjesinë e përhershme të të qëndruarit jashtë ose të mos qenët e vërtetë apo e ligjshme. Ajo mbërriti në Londër në moshën 16-vjeçare, një vajzë simpatike dhe krejt injorante. Pritshmëritë e saj për një jetë luksoze u përplasën nga zymtësia gri, i ftohti i hidhur dhe njerëzit kompetentë e me raste të pashpirt. I ati i vdiq kur ishte në shkollën e dramës, por në vend të shkonte në shtëpi, iku duke u bërë një vajzë kori dhe e ndryshoi emrin në Ella Gray. Ella Gray, Ella Lenglet, Jean Rhys, znj. Hamer: me çfarëdolloj emri që udhëtonte, ishte gati të zhytej, për të gjetur një burrë, i cili do e çonte drejt botës së sigurt e luksoze që ajo dëshironte. E pamësuar me dashurinë apo ndoshta ishte thjesht e pafat, zgjodhi burra që e lanë apo që në njëfarë mënyre ishin të pazot t’i siguronin atë lloj sigurie financiare apo emocionale që i nevojitej. Pati një abort, lindi një bebe që më pas i vdiq dhe një vajzë, Maryvonne, u martua për herë të dytë e të tretë dhe ishin këto fatkeqësi që e çuan në skajet e mjerimit. Alkooli u bë shpejt një rrugë përballjeje me këto telashe dhe hutim, duke fshirë elementet e errëta, duke mbushur përkohësisht një vrimë të zezë, të padurueshme, nevoje. Siç shkruan biografja e saj, Carole Angier, “e shkuara e përndiqte aq shumë sa i duhej të shkruante rreth saj: i duhej të pinte për të shkruar dhe duhet të pinte për të jetuar”. Por nga gjithë ajo rrëmujë dolën disa romane mrekullisht të kthjellëta; mrekulli të çuditshme dhe të rrëshqitshme modernizmi, rreth grave të tëhuajësuara dhe pa rrënjë, të paankoruara mes gjysmëbotës së Londrës e Parisit. Libra si “Kuartet”, “Pasi lashë z. Mackenzie”, “Udhëtim në errësirë”, “Mirëmëngjes”, “Mesnatë”, e shfaqin botën nga avantazhi i atij që nuk ka asgjë. Janë rreth vetmisë dhe depresionit, po, por flasin edhe rreth parave; para, klas dhe snobizëm, mënyra sesi pranohesh në shoqëri.

Në përshkrimin e saj për Rhys, Athill pyet se cila mund të jetë pyetja qendrore e një shkrimtari të alkoolizuar, që është sesi dikush i pazoti të përballet me telashet dhe të marrë përgjegjësinë mbi rrëmujën e vet, mund të jetë aq i mirë në të shkruar rreth kësaj. Kredoja e saj aq e lehtë për t’u deklaruar, aq e vështirë për t’u ndjekur, ishte se duhej të tregonte të vërtetën; t’i hidhte siç kishin ndodhur … përpjekja e saj e ashpër e aftësoi të shkruante sipas mënyrës së saj, përmes të kuptuarit të natyrës së saj të dëmtuar. Egërsia është kudo në veprën e Rhys-it, duke e kthyer mëshirën për veten në një kritikë të pamëshirshme.
Ajo tregon sesi funksionon pushteti dhe sesi të pamëshirshmit mund të jenë me njerëzit nën veten, duke zbuluar edhe sesi varfëria dhe muret sociale u lidhin duart grave, duke ia kufizuar mundësitë. Nuk është me çdo mjet një lloj triumfues i feminizmit, një siguri drejt pavarësisë dhe barazisë, por një rrëfim i ashpër i letrave të ngecura apo zareve që hidhen, që mund ta bëjnë edhe gruan më të shëndetshme të pijë e të pijë e të pijë …

Rexhaj i përgjigjet Zekës

0

Kuvendari i  VV-së në Prizren, Arbër Rexhaj, ju ka përgjigjur pyetjeve të gazetarit Milaim Zeka. Sipas tij, VV-ja nuk ka qëndruar duarkryq ndaj krimit të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Postimi i plotë në Facebok

Nuk po mundem pa ia thene disa fjale Milaim Zekes, i cili nuk perton te merret me ceshtje enciklopedike qe nga kallashi deri tek kufiri i molles se kuqe. Meqe po flet per Prizrenin, ai nuk mund ta di realitetin me mire se ne qe jetojme e veprojme ketu.

1. Si ka mundesi qe per vite te tera po rrin ne pushtet nje kryetar hajdut?- pyet Zeka.

Kryetarin e Komunes e tiketon si hajdut dhe nuk ben gabim, mirepo VV, qe prej fillimit te ngritjes se aktakuzes,kur te gjithe flinin, madje edhe gazetari Zeka, VV organizoi protesten e pare ne Prizren kunder Mujes, nje proteste dinjitoze dhe masive. Asambleistet tane, ishin promotoret e kritikes ndaj udheheqjes korruptive te Mujes. Kur Muja u shpall fajtor, VV se bashku me shoqerine civile dhe subjektet e atehershme opozitare kerkoi shkarkimin dhe lagimin e tij duke organizuar edhe disa protesta rradhazi. VV ne Prizren ngiriti disa kallezime penale kunder qeverisjes korruptive te Mujes dhe ishte zeri kryesor opozitar ne Prizren mbrenda institucioneve komunale por edhe jashte saj.

2. Si ka mundesi qe Gjykates e Prokuror jane bere pjese e krimit?!- pyet perseri Zeka.

Ne Prizren gjithmone kemi potencuar se nuk besojme ne keto organe te drejtesise, sepse edhe atehere kur kemi ngritur kallezimet penale, te cilat kane pasur argumente te pakontestuara, kjo prokurori dhe gjykate nuk ka denuar ata te cilet kane abuzuar me parane publike por perkundrazi. Asamblistet tane kane deshmuar para drejtesise disa here, por edhe ne te ardhmen do te deshmojne si deshmitare kryesor per abuzimet e parase publike te cilat i kane bere udheheqesit komunal. VV, eshte subjekti i cili ka shfrytezuar edhe rruget ligjore per te denoncuar vjedhjen e parase publike. Ndersa gjithmone kemi potencuar se gjykatat jane te kapura, ashtu sic u deshmua ne rastin e fundit te Mujes por edhe tek te tjeret.

Kuptoje ti z. Zeka, se ceshtjet te cilat t’i i permend pas kohes, te gjitha jane adresuar ne vendin e duhur. Asnjehere nuk i kemi mbyllur syte perballe ketyre fenomeneve negative dhe as qe do t’i mbyllim syte perball krimit dhe korrupsionit. Keto jane perditshmeri e jetes sone ne Prizren, ku atakohemi per cdo dite nga keta kriminel te vegjel. Mirepo ti duhet ta kuptosh se Zajdnica eshte ceshtja e cila e preukupon edhe Prizrenin, fundja Brezovicen e kemi afer. Fundja e fundit edhe Prizreni eshte Kosove dhe jo ishull ne vete. Krejte Kosova pothuajse eshte si Prizreni e cila eshte e zhytur ne korrupsion dhe krim. Ndersa ndalimi i Zajednices, i takon krejt Kosoves, prandaj edhe qytetareve te Prizrenit.

Milaim Zeka e quan hajdut Ramadan Mujën

0

Gazetari Milaim Zeka, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit, të bëra sot në Prizren. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Pse nuk pajtohem rreth Zajednices me Visar Ymerin?!!!

Kryetari i VV, perseri ne Prizren, ashte mundu me ua mbushe mendjen disa qytetareve, se Zajednica, jo vetem qe eshte e demshme per Kosoven, po madje ate do ta njohin shume ma shume shtete se sa e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Sinqerisht, kjo pjesa e dyte nuk ashte fare e vertete, ndersa per pjesen e pare, eshte loja: Luaje mace kryet.

Ja po e marre nje shembull te thjeshte. Po e ftoj komplet kryesine e VV, po shkojme ne Prizren, ju folni per Zajednicen, une po flas per: Kush e ka vjedhe pasurine e qytetareve qe 15 vjet?!

Kush e ka shenderru Prizrenin ne qytet te fajdeve dhe vrasjeve?!

Kush e ka ba Prizrenin arene te rrahjeve, therjeve me thika, te droges e prostitucionit?!

Si ka mundesi qe per vite te tera po rrin ne pushtet nje kryetar hajdut?!

Si ka mundesi qe Gjykates e Prokuror jane bere pjese e krimit?!

Si ka mundesi qe vrases e drogirash ndertojne dhoma speciale neper burgje?!

Keto jane vetem disa pyetje Visar, per te cilat kerkojne jo pergjigje, po zgjidhje, qytetaret e Prizrenit e krejte Kosoves.

Kuptoje Visar, qe do “jarana” tu, anetare te te gjitha partive, nuk e kane hallin e Zajednices, as te kufijeve, as te popullit, po vetem me ba lluge, ne menyre qe te bllokohet zbatimi dhe veprimi i Gjykates Speciale!!!

Ky eshte halli i tyre. Kuptoje ti, Glauku, Liburni, Iliri, Puhia, Shpendi. Kuptojeni ju cka nuk e keni vjedhe pasurine e ketij populli. Leni perrallat patriotike, se jemi lodhur. Tregojuni shqiptareve qysh me ba shtet ligjor.

Kaq per sot…” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Nesër protestë kundër vrasjeve dhe bandave kriminale në Prizren

0

Qytetarët e Prizrenit do të organizojnë nesër një protestë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç thonë ata, mosfunksionimin e organeve të drejtësisë për t’i ndalur bandat kriminale dhe vrasjet në këtë qytet

Protesta do të mbahet nesër, para Gjykatës Themelore në Prizren, në orën 14:00.

Protesta ka ardhur pas një sërë incidentesh kriminale në qytetin e Prizrenit. Së fundmi, atje është vrarë Hekuran Morina dhe është plagosur vëllai i tij, ndërsa autori gjendet ende në arrati.