5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6589

Panairi i Librit, në nderim të emrave të mëdhenjë

0

Prej datës 7 – 12 qershor të këtij viti, në Prishtinë, do të mbahet edicioni i 18-të i Panairit të Librit.

Në edicionin e 18-të të Panairit të Librit, i cili do të mbahet prej 7 – 12 qershor, do të marrin pjesë rreth njëqind shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi. Në këtë panair pritet të prezantohen rreth 1.200 tituj të rinj librash dhe rreth 4.500 tituj të viteve të fundit.

Ashtu si çdo vit, Panairi do të shoqërohet me aktivitete kushtuar personazheve apo periudhave të caktuara në letrat shqipe siç është 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit, 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit, 400-vjetori i vdekjes së Servantesit, 150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës, 150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit, 100-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Gjeraldinë, 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit, 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit, 90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës, 80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë, 80-vjetori i lindjes së Rexhep Qoses apo 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit.

Të gjitha personalitetet do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera përgjatë panairit.

Në ditën e fundit të panairit do të ndahen çmimet speciale për librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë, përkthim letrar si dhe do të shpallet “Shkrimtari i vitit” nga letërsia shqipe dhe “Shkrimtari i vitit” nga letërsia e huaj, si dhe “Stenda më e vizituar e panairit”./Gazeta Express/

Reali apo City në finale?

0

Reali i Madridit apo Manchester City, cili do të jetë finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.

Përgjigjen do ta japë fusha e “Santiago Bernabeut” ku “Los Blancos” nisen më të favorizuar për shkak të barazimit të ndeshjes së parë në Angli.

Zidane kërkon finalen e parë si trajner për të udhëhequr madrilenët drejt trofeut të 11-të në këtë kompeticion teksa përballë do të ketë “Citizens” që drejtohen nga një njohje e vjetër e Realit, Manuel Pellegrini që ishte në drejtimin e ekipit në sezonin 2009/2010.

City shpreson që të rikthejë në finale një skuadër angleze për herë të parë që prej vitit 2012, por për këtë i nevojitet minimalisht një barazim me gola.

Reali ka mundur të rikuperojë Cristiano Ronaldon që do të jetë i gatshëm për këtë sfidë dhe ka qenë i pranishëm dhe në stërvitjen e fundit të Realit, ndërsa do të mungojnë Karim Benzema dhe Casemiro. Portugezi është shumë pranë thyerjes së rekordit që mban po ai në Ligës së Kampionëve, me 17 gola të shënuar gjatë një sezoni të këtij kompeticioni por për këtë duhet të shënojë ndaj Cityt.

Zidane e ka cilësuar një katastrofë një eliminim të mundshëm të formacionit të tij dhe statistikat e favorizojnë, pasi vetëm 31 përqind e skuadrave që kanë barazuar ndeshjen e parë në transfertë në gjysmëfinale nuk kanë mundur të kalojnë më tej për në finale.

Reali për më tepër nuk ka pësuar asnjë gol në ndeshjet që ka luajtur në shtëpi këtë sezon në këtë kompeticion dhe për Cityn realizimi nuk do të jetë një detyrë e thjeshtë, pavarësisht se anglezët kanë numrin më të madh të lojtarëve që ka mundur të realizojë jashtë fushe këtë sezon, plot tetë.

Hiqen vizat

0

Komisioni Europian ka propozuar në Këshillin e Bashkimit Europian dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e transferuar Kosovën në listën pa viza për të hyrë në Zonën Shengen.

Komisioni ka ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj.

“E di sa e rëndësishme është udhëtimi pa viza për qytetarët e Kosovës dhe jam i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj që Parlamenti Europian dhe Këshilli ta miratojnë propozimin tonë”, ka thënë Komisioneri Dimitris Avramopoulos.

Higuain ka një klub të ri

0

Menaxheri i ri i Chelseas, Antonio Conte është i sigurt se mund ta transferojë sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain.

Tabloidi britanik “Mirror” ka bërë të ditur se Conte beson se mund ta blejë reprezentuesin argjentinas me një ofertë me vlerë prej 45 milionë euro, gjatë afatit kalimtar të verës.

Conte e ka shndërruar Higuainin si objektivin kryesor për transferim në Chelsea pas marrjes së detyrës në Stamford Bridge, gjatë verës. Dhe, ai beson se Higuain është i gatshëm të nënshkruajë me “Blues”.

Higuain, 28-vjeç, ishte afër transferimit në Premierligë tek skuadra e Arsenalit, tri vjet më parë. Por, ai nënshkroi me Napolin dhe shkëlqeu gjatë këtij sezoni duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në Serie A.

Ai spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United.

Sonte përmbyllet “Hasi Jehon”

0

Në hapje të programeve të natës së dytë të Festivalit “Hasi Jehon” të pranishmit në sallën e mbushur të shtëpisë së kulturës në Gjonaj, i përshëndeti deputetja shqiptare e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila i falënderoi hasjanët për votën që ia dhanë që ajo të jetë pjesë e Parlamentit të Kroacisë, ndërsa iu premtoi mbështetje për problemet e mërgimtarëve në këtë shtet.

“Erdha këtu të ju mbështes dhe të ju falënderoj për besimin që ma dhatë të jem në Parlamentin e Kroacisë si Deputetja e parë shqiptare. Së pari e përgëzoj ShKA “Malësori” që po e organizon këtë festival për ruajtjen e traditës shqiptare. Si deputete në Parlamentin kroat i kam dyert e hapura për të gjithë gurbetçarët tanë, kështu që ju lus pa hezitim ti adresoni problemet që i keni dhe ju premtoj që do të jem zëri juaj në Parlamentin kroat. Nuk do ta harrojmë as Kosovën dhe as Hasin dhe si diasporë do të punojmë për Kosovën dhe për Hasin kështu që do ta keni mbështetjen tonë gjithmonë”, iu tha hasjanëve deputetja Eremina Laskaj Prljaskaj.

Kompozitori Sami Piraj, anëtar i jurisë, në edicionin e 27-të të Festivalit “Hasi Jehon” thotë se Festivali “Hasi Jehon” tashmë ka një traditë të gjatë të kultivimit të zhanrit të kësaj natyre të folklorit. Vlerat që prezantohen këtu janë autentike, ato që janë ruajtur brez pas brezi.

“Konsideroj që “Hasi Jehon” është një nga festivalet që i ngjason festivalit të folklorit në Gjirokastër, por natyrisht në një format pak më të vogël. Pavarësisht nga kjo konsideroj se prezenca e madhe e Ansambleve jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria nga Maqedonia, dhe nga trevat shqiptare të Malit të zi e bëjnë që festivali “Hasi jehon” të jetë gjithëkombëtarë. Prezenca e Ansambleve që kultivojnë traditën e kësaj natyre të folklorit e bënë që festivali “Hasi Jehon” të ketë primatin e festivaleve jashtëzakonisht të qëlluara dhe të cilat tashmë kanë krijuar traditën e kultivimit të kësaj natyre të muzikës. Nuk është vetëm muzika që prezantohet, janë edhe veshjet karakteristike të Hasit, veshjet karakteristike të të gjitha trevave, ritet etj. Është një festival që ka një kredibilitet të vlerave të folklorit të muzikës të gjithë asaj që e bënë jashtëzakonisht të bukur këtë natyrë të festivalit”. tha Piraj.

Ai më tej thotë se folklori burimor gjithnjë e më të vështirë e ka mbijetesën.

“Unë konsideroj që trysnia e jashtëzakonshme mbi folklorin është duke ndodh me dekada, përmes formave të ndryshme të prezencës së antivlerës në muzikën tonë, të imitimeve të ndryshme dhe kjo në një mënyrë sinqerisht e rrezikon traditën tonë të lashtë. Në këtë trysni konsideroj që në këtë drejtim folklori e ka vështirë të mbijetojë por falë këtyre festivaleve dhe njerëzve entuziastë që ende e kultivojnë mendojë që kemi arrit dhe po vazhdojmë ta ruajmë”.

I pyetur për festivalet që organizohen në Kosovë, Piraj thotë se “është një mendim që vërtetë ka festivale gati në secilën komunë por konsideroj se ka edhe heterogjenitet në kultivimin e vlerave por e bukura është se secila mëton të organizoj një festival me forcat e veta dhe e mira e së mirës është se të gjitha janë në shërbim të vlerave, dikush pak më shumë e dikush më pak, por esenca mbetet që të kultivohen vlerat e traditës sonë të muzikës dhe veshjeve tradicionale”.

Mysafirë të natës së dytë të festivalit “Hasi Jehon”, ishin nxënësit e shkollës së baletit “Allegri” të cilët u paraqitën me një program shumë simpatikë, prandaj edhe morën duartrokitje të gjatë të të pranishmëve.

ShKA “Katarina Josipi” nga Zymi e hapi natën e dytë të Festivalit “Hasi Jehon”. Në konkurencën për çmimet e festivalit. “Halla Gergoce”, “Njoftimi në krua” dhe vallja tradicionale e vajzave, grave dhe burrave të trevës së Hasit ishin programi i paraqitur nga kjo shoqëri kulturore artistike.

Qendra Kulturore “Kamza” nga Kamza e Shqipërisë, u paraqit me vallen tropojane, vallen dyshe, vallen devollicë. Anëtarët e Qendrës Kulturoe nga Kamza u parqqitën edhe ke këngën e Mahmut Dacit të cilën e këndoi Osman Hasa, Këngën e Qanakalsë të cilën e këndoi Gjin Pepkolaj dhe këngën “MOlla e kuqe” që e kënduar Refjan Maksuti dhe Mira Qatipi.

ShKA “Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë u paraqitë me një valle instrumentale, me vallen nga treva e Karadakut dhe me këngët: “Një Yll i mëngjesit” e këndoi dueti Haziri Ibishi, këngën “Pyet Kosova” e kënduan motrat Ismaili dhe këngën “Diell e hanë shndërrit këtë dhe” që e këndoi Elbasan Idrizi.

Ansambli “Drenica” u paraqit me ritin “Lindja e djalit”, me “Ninullën”, Vallen e Malësisë dhe me këngët “Maje krahu, zakon burri e ka pas” dhe këngën “Erdha nga Tirana” të cilën e kënduan , Bajram Jakupi, Naim Buzhala, Haki Buzhala dhe Isa Veliu.

ShKA “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi, u paraqitën me vallen e Librazhdit, vallen me motive të Peshkopisë, dhe këngët: kushtuar Besim Ndrecës, kënduar nga Ilmi Gashi dhe Nijazi Durmishi dhe këngën Kosova dardane kënduar nga Besim Haliti.

ShKA “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe u paraqitë me vallen orkestrale, vallen festive dhe këngët: “Moj Shqipëri”, kënduar nga Blerim Shala dhe “Vendit tim” kënduar nga Vlora Duraku

Ansambli Kulturor Artisrik “Bajram Curri” nga Prishtina, u paraqitë me vallen suitë kosovare, vallen e PËrdrinit dhe këngët: Malli i gurbetçarit, kënduar nga Gentrit Sfishta dhe “Jam Kosova” kënduar nga Avdyl Babatinca

Juria e Festivalit “Hasi Jehon” Sami Piraj, Hysen Dida dhe Shaqir Hasi, pas përmbylljes së natës së tretë nga ShKA “Malësori” që paraqitet jashtë konkurrencës për shpërblime do të vendos për ndarjen e çmimeve tradicionale. Krahas tri shoqërive që vlerësohen me çmimet tradicionale: Malësori, Malësorja, Lahuta janë edhe çmimet individuale që i marrin këngëtarët, valltarët, ritet etj. /PrizrenPress.com/

NISMA në Prizren formon nëndegë në Krushë të Vogël

0

NISMA në Prizren ka formuar nëndegën e radhës në fshatin Krushë e Vogël. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Ismail Krasniqi, nënkryetar Valmir Avdyli, ndërsa sekretar i kësaj nëndege është zgjedhur Besnik Avdyli.

Në zyrtarizmin e kësaj nëndege kamarrë pjesë kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, Sinan Aliaj. Ai tha se bashkërisht mund të lëvizim gjërat në të mirën e përgjithshme.

“Kjo duhet kuptuar si domosdoshmëri e kohës, në mënyrë që të mund të kontribuojmë në zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenies në përgjithësi”, tha Aliaj.

NISMA për Kosovën dita ditës po merr përmasat e një subjekti politik madhështor. Që ky subjekt, në të ardhmen e afërt do të jetë faktor me peshë politike në vend, kjo tashmë nuk do koment. Në kontekst të rritjes dhe zgjerimit të NISMA-s, edhe dega në Prizren është duke u konsoliduar qëndrueshëm. Dhe kjo po fuqizohet çdo ditë e më shumë, me formimin e nëndegëve të sa, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com/

Prince kishte frikë të vdiste i vetëm

0

Pas dy javëve pas vdekjes tragjike së Prince, një shok i mirë i tij ka treguar se frika më e madhe e legjendës së muzikës ishte që ai të vdiste i vetëm.

“Është një gjë që e di sigurt se di për Prince. Në një miqësi për më shumë se 31 vjet me të e di se frika e tij më e madhe dhe e vetme është që të vdiste vetëm” ka thënë miku i tij Neal Karlen.

Karlen ka shkruar një artikull prekës për vdekjen e këngëtarit.

Këngëtari nuk ka lënë një testament andaj është përfolur shumë se kujt do t’i takojë pasuria e tij derisa është raportuar se ai ka lënë pas vetes një pasuri 200 milionë dollarëshe.

Rita Ora ‘selfie’ me Beyonce

0

Rita Ora ka shuar thashethemet sa i përket dyshimeve për një marrëdhënie të mundshme mes saj dhe Jay Z.

Këtë gjë 24 -vjeçarja ka vendosur ta bëjë duke postuar në rrjetet sociale një selfie me Beyonce, foto e cila shoqërohet me diçiturën “family” dhe një zemër.

Kjo fotografi është bërë gjatë mbrëmjes në “Met Gala”, në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Rita Ora ka vërtetuar edhe njëherë se ajo nuk është “Becky”.

Pas publikimit të albumit të Beyonce “Lemonade”, fansat e saj kanë reaguar ndaj një kënge ku ajo këndon për “Becky me flokë të mira” e cila “ka një takim me mashkullin e saj”, duke supozuar që vajza për të cilën këndon Beyonce është Rita Ora. Para Ritës, Rachel Roy ka qenë e përfolur që është vajza misterioze të cilës i këndon Beyonce.

Por Rita Ora këtyre thashethemeve u ka dhënë fund duke thënë:

“Unë nuk kam asgjë me Beyonce përveç respektit maksimal për të. Le të shijojmë Lemonade” – ka shkruar ajo në Twitter.

Filmohen aferat korruptive në Prokurorinë e Prizrenit

0

Në një hulumtim 5 mujor, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka siguruar prova të cilat flasim për dyshime serioze të korrupsionit në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Emisioni i cili transmetohet të premten, më 6 maj, në RTK në terminin e rregullt në orën 21:20, sjell detaje për akuzat për korrupsion ndaj prokurorit të krimeve të rënda në Prizren, Bajram Hamitaga.

Dëshmitarë flasin për kërkesat e sekserëve dhe prokurorit për dhënie të mitos për të mbyllur një rast të vrasjes në tentativë.

Emisioni sjell pamjet e filmuara gjatë takimeve të sekserëve dhe ndërmjetësve të prokurorit me familjen Paçarizi, takime në të cilat flitet për paratë dhe ofertën për tërheqje të akuzave.

Në detaje të tjera përfshihen edhe dyshimet se prokurori Hamitaga kishte kontaktuar me familjarë të personave të dyshuar e po ashtu kishte servisuar makinën e barit dhe kishte marrë një çadër oborri pa e paguar.

Bisedat ekskluzive me dëshmitarë të rastit, sekserë dhe prokurorin e dyshuar për mitë-marrje mund t’i ndiqni të premten në RTK.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 21:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë. /Kallxo.com/

Legjendat e rokut në Desert Trip

0

Paul McCarteny, The Rolling Stones dhe Bob Dylan janë konfirmuar në listën e këngëtarëve të një festivali të madh amerikan, që do të mbahet në tetor të këtij viti.

BBC shkruan se festivali i quajtur “The Desert Trip” (Udhëtimi në Shkretëtirë) do të mbahet në fushën e klubit “Empire Polo” në Indio, Kaliforni, një zonë e festivalit të muzikës “Coachella”.

Biletat për koncert do të kushtojnë nga 173 euro në ditë, dhe do të rriten deri në 1389 euro për një kalim tre ditor në zonën afër skenës.

The Who, Roger Waters dhe Neil Young janë po ashtu në listë.

Thashethemet për festivalin filluan të qarkullojnë muajin e kaluar, pas fundjavës së parë të “Coachella”.

Roger Daltrey nga The Who konfirmoi për the BBC 6 Music se festivali më shumë mundësi do të ndodhë, duke e quajtur atë si një mundësi që vjen një herë në jetë.

“Duhet ta pranojmë se jemi në fund të një epoke,” tha ai për BBC 6 Music.

“Jemi të fundit të gjeneratës sonë,” përfundoi ai.