4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6588

Korçë, ndalohen 16 sirianë, mes tyre 9 fëmijë

0

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka ndaluar 16 shtetas sirianë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se mesditën e sotme, në orën 13.00, në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nga patrulla e shërbimit pranë fshatit Vërnik, rrethi Devoll, në drejtim të piramidave I – 24 dhe I – 25,u kapen 16 sirianët.

Nga këta 4 meshkuj, 3 femra, dhe 9 fëmijë midis tyre dhe një foshnjë 2-muajshe. Gjatë intervistimit paraprak të tyre rezultoi se shtetasit e mësipërm,duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Serbi dhe më pas për në Gjermani.

Gazetarët, çfarë janë ata?!

0

Leonora Aliu

“Fol, mos u tut”, është slogani i fundit i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që organizon protesta në baza diskriminuese për anëtarët e saj, që formën më të mirë të luftimit të padrejtësive ndaj gazetarëve e ka reagimin publik, a që “tutet” të merret me problemet reale të gazetarëve. E ato nisin në vendin e tyre të punës, me shkeljet që i bëhen nga menaxherët e pronarët e mediave, që dorën në zemër, po qe se do të inspektoheshin më shumë nga Inspektorati i Punës, fare pak do të dalloheshin nga politikanët e kriminelët, të cilët i kritikojnë në baza ditore. Hajde po vendosim të flasim pra, por pyetja ime është: kujt t’i drejtohemi?

Kur fëmijët nisin të shfaqin vështirësi në mësime, adresa e parë e pedagogëve për të gjetur shkaktarët është institucioni i parë – familja. Ndryshe ndodh me gazetarët, sepse kur ata kanë vështirësi me punën, adresa kryesore për të gjetur shkaktarët duhet të jetë institucioni ku punojnë – mediumet.

Prej vitit ‘93 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara 3 Maji është caktuar si ditë e lirisë së medies në nderim dhe zbatim të plotë të deklaratës së Windehock-ut të nënshkruar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 3 maj të vitit 1991 e që në thelb promovon medie të lira dhe pluraliste. Në të vërtetë në Kosovë nuk ka vend për shënim të 3 Majit.

Deklarata e Windehock-ut ishte rezultat i një vështrimi të gjatë dhe të sinqertë në problemet e medias së shkruar të Afrikës në vitet e 90-ta. Dokumenti rendit raste të kërcënimeve, burgimit dhe censurës ndaj gazetarëve në të gjithë Afrikën. Me qëllim të krijimit të një shtypi tërësisht të pavarur dokumenti bën thirrje për medie të lira, të pavarura dhe pluraliste në të gjithë botën duke pohuar se shtypi i lirë është thelbësor për demokracinë dhe një e drejtë themelore e njeriut. Sepse vetë informimi është e drejtë themelore e njeriut. Në vitin 1993 Asambleja e Përgjithshme e UNECSO-s e kishte miratuar këtë deklaratë duke bërë si dokument bazë për lirinë e medies dhe për shumë dokumente tjera që rregullojnë lirinë e shprehjes.

Të kthehemi në Kosovë. Mediet presupozohet të jenë gardiane të lirisë së shprehjes, shtyllë e demokracisë. Por, pikërisht kur mendoj për mediet, pjesën dërrmuese që kemi, e dorën në zemër janë bërë shumë, në vend se të uroj sot kolegët e mi gazetarë për 3 maj, pas gjashtë viteve si gazetare në Kosovë, vendosa të bëj atë që gazetarët mendohet se dinë të bëjnë më së miri – disa pyetje. Vetëm se kësaj radhe, për dallim prej gjashtë viteve paraprake, pyetjet e mia nuk do t’i adresohen as politikanëve e as kriminelëve, por kolegëve të mi – gazetarëve.

“Fol, mos u tut”, është slogani i fundit i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, organizatës së vetme e kinse më të fuqishme në Kosovë që do të duhej të avokonte që Deklarata e Windehock-ut të gjejë zbatim të plotë edhe në Kosovë. Por, që në vend të kësaj, organizon protesta në baza diskriminuese për anëtarët e saj, që formën më të mirë të luftimit të padrejtësive ndaj gazetarëve e ka reagimin publik, a që “tutet” të merret me problemet reale të gazetarëve. E ato nisin në vendin e tyre të punës.

Me shkeljet që u bëhen gazetarëve nga menaxherët e pronarë të mediave, e që dorën në zemër po që se do të inspektoheshin më shumë nga Inspektorati i Punës, fare pak do të dalloheshin nga politikanët e kriminelët, të cilët i kritikojnë në baza ditore. Hajde po e zëmë gazetarët po vendosin të flasin, pyetja ime është: kujt? Kujt t’i flasin? Kush do t’i dëgjojë? Kujt duhet t’i besojnë? Kush do t’i mbrojë?.

Kolegët e mi gazetarë e dinë se viteve të fundit kemi parë një trend në rritje të injorimit të lajmeve që botohen në media nga pushteti. Pikërisht para një viti në një tryezë të organizuar për ditën e lirisë së medies nga OSBE-ja në Kosovë, redaktorë e kryeredaktorë mediumesh, pronarë e gazetarë ishin dëshmitarë të asaj që thuhej se “liria e shprehjes në Kosovë shkelet”, se “pushteti duke mos reaguar ndaj lajmeve që gazetarët po publikojnë, pra duke i injoruar qëllimshëm lajmet dhe gazetarët, po i baraspeshojnë me shkelësit e ligjit për të cilët po raportohet”.

Dhe këto janë pohime të sakta, sepse liria e shprehjes po shkelet, madje edhe në ato institucione ku do të duhej të promovohej, vetë mediet, ashtu siç është fakt se gazetarët po injorohen, jo vetëm nga politikanët, por edhe vetë gazetarët dhe menaxherët e pronarët e medieve. Prej të parëve sepse po “tuten” të flasin publikisht për vështirësitë që kanë duke mos pasur guxim as përkrahje për t’i denoncuar padrejtësitë që iu bëhen, nga droja e pasojave që mund të bartin (e humbja e vendit të punës është minimumi). E prej palës së dytë, menaxherëve e pronarëve të mediave, që po i fshehin shkeljet që i bëjnë deri në atë masë saqë fare pak dallojnë nga ata “bosët” e paprekshëm të shoqërisë kosovare.

Deri më tani Asociacioni nuk ka adresuar thellësisht raste të tilla. Prandaj, slogani i fundit “Fol, mos u tut” i AGK-së kam frikë se i shkon për shtati vetë AGK-së, e cila deri më tani është fokusuar vetëm në çështje sipërfaqësore.

Pse nuk raportojmë për shkelje të bëra nga vetë mediumet? Si duket ende është në fuqi një “marrëveshje xhentëlmenësh” ndonëse e padiskutuar dhe e panënshkruar asnjëherë, por e aprovuar në heshtje nga të gjithë drejtuesit e medieve, sipas së cilës asnjëri nuk raporton kundër njëri-tjetrit. Me përjashtime të vogla.

Gazetarët hasin në vështirësi të shumta, duke filluar nga vendi i tyre i punës. Mungesa e kontratave të punës, oraret e stërzgjatura dhe moskompensimi i tyre, mungesa e infrastrukturës për punë, pagat e ulëta janë vetëm disa nga shkeljet ligjore me të cilat përballen gazetarët në Kosovë. Tutje, denigrimi profesional që u bëhet gazetarëve nga vetë redaksitë dhe kampanjat shpifëse që ndërmerren kundër gazetarëve që guxojnë të ngrehin zërin kundër padrejtësive, tashmë është bërë “kulturë e punës”. “Nuk ka ditë kurrë me shkru”, është vetëm një prej muhabeteve që i ngjiten pas çdo gazetari që vendos të mos bëhet pjesë e këtyre padrejtësive, por të ndajë rrugët me “bosët” e tillë.

Sisteme të këqija qeverisëse dhe padrejtësi ka çdo kund. Fatkeqësi ndërkaq është kur sistemet e këqija qeverisëse dhe padrejtësie përqafohen në atë masë nga shoqëria sa bëhen të zakonshme, nuk ngrenë habinë tek askush dhe për më tepër adaptohen në metoda fitimprurëse.

Fatkeqësi akoma më e madhe se kjo, ndërkaq, është kur viktimat e sistemeve të këqija qeverisëse apo padrejtësive, në mënyrë represive i adaptojnë metodat e “keqbërësve” të tyre ndaj të tjerëve.

Hiç më larg se një javë para se të shënohet Dita e Lirisë së Medies, dy gazetarë të rinj, të një mediumi po ashtu të ri, e që menaxhohet nga gazetarë të njohur, dolën publikisht për të folur rreth mungesës së kontratave të punës, pagesave nën pagën minimale të standardit të Kosovës e madje ndalesa për trust pensional, moskompensimin për punët shtesë që kanë bërë jashtë atyre që janë marrë vesh me pronarët, ngacmimeve në vend të punës etj. Ky rast nuk është befasues dhe në fakt pasqyra reale e shumicës së medieve në Kosovë.

Pa dashur të etiketoj ndokënd personalisht dhe pa dashur të jap përfundim për epilogun në organet kompetente për këtë çështje, ajo që doli në shesh, e për çka pajtohen pjesa dërrmuese e gazetarëve “jo të pasur”, me të cilët kam pasur rast të diskutoj për këtë rast, është në fakt pasqyra reale e shumicës së medieve në Kosovë.

Por çka ndodhi? Ajo që është akoma më shqetësuese se fakti se dy gazetarë të rinj, të cilët sapo kanë nisur shtegun edhe ashtu të gjatë të gazetarisë, u detyruan që të flasin publikisht për padrejtësitë ndaj tyre, është fakti se asnjë nga mediumet e ashtuquajtura “mainstream” të Kosovës, nuk i publikuan shqetësimet e tyre.

Përveç disa portaleve më pak të lexueshme askush nuk e mori guximin për të trajtuar problematikën që i prek të gjithë gazetarët në Kosovë. A nuk është lajm që një medium po akuzohet për shkelje ligjore, a nuk ka interes publik të kuptojmë se si menaxhohen mediat? Po të bëhej fjalë për një institucion shtetëror, kjo do të përbënte “ekskluzivitet”.

Me heshtjen ndaj këtyre fenomeneve shqetësuese, e për të cilat i kritikojmë të tjerët, po e mbysim lirinë e shprehjes dhe profesionin e gazetarisë në Kosovë. Po e hapim shtegun për joprofesionalizëm, për humbje të besimit, për propagandë të pushtetit, për shpifje, e denigrimin e një prej profesioneve më të rëndësishme në zhvillimin e një demokracie.

E këtu, patjetër që na lindin pyetjet e reja, për gazetarët. Pse? A nuk është lajm, kur dikush prej juve (gazetarëve) ka vendosur të flasë për padrejtësitë që ju i përjetoni çdo ditë?; A duhet patjetër që të bëhemi ‘gazetar rrahagjoksë’ (siç i quan Agron Halitaj gazetarët që punojnë për famë e pasuri), që të dëgjohet zëri ynë?; A përnjëmend po ‘tuteni’ a?

Përgjigjet në pyetjet e mia, unë i kam, siç i kanë sigurisht të gjithë kolegët e mi gazetarë, të cilët patjetër që do të gëzojnë respektin tim përherë për punën që bëjnë.

Por do të doja shumë që t’i dëgjoja ato përgjigje prej secilit gazetar publikisht e pa drojë. Do të doja shumë që, ne gazetarët, të ishim shembull për të rinjtë, motivues për të gjithë ata që e duan po aq sa ne gazetarinë. Se po të mos donim këtë punë, nuk do të humbnim asnjë sekondë të kohës, dhuratës më të vlefshme të jetës për të, e as për t’i adresuar pyetjet që unë besoj i kemi gjithë sot.

Përgjigje nuk pres në fakt, megjithatë i shtrova këto pyetje sot sepse me heshtjen ndaj këtyre fenomeneve shqetësuese, e për të cilat jemi mësuar t’i i kritikojmë të tjerët, po e mbysim gazetarinë në Kosovë, dhe po e hapni shtegun për joprofesionalizëm, për humbje të besimit, për propagandë të pushtetit, për shpifje, e denigrimin e një prej profesioneve më humane sepse Gazetaria presupozohet të jetë gardiane e një prej të drejtave elementare të njerëzimit – të drejtën për t’u informuar.

Pyetjet e mia sot, kanë dozë dëshpërimi, por nuk mund të quhet ndryshe veç së dëshpërim, ndjenja që kam teksa shoh çdo ditë ata të cilët vihen përballë një miliardë (pa ekzagjerim) rreziqeve në luftën ndaj padrejtësive nuk e kanë akoma guximin që të luftojnë padrejtësitë ndaj tyre.

Shumë urime e mesazhe lexova sot për Ditën e Lirisë së Medies. Por, po e spikas një mesazh të preferuar timin, të një kolegut gazetar. “Në një vend si ky i yni, ku gënjeshtra dhe mashtrimi kanë pushtet absolut, muhalife është të flasësh për lirinë e shtypit!”, ka shkruar në “Facebook”, në Ditën e Lirisë së Shtypit, kolegu Bardh Frangu.

Krejt kjo në kohën kur Asociacioni i ashtuquajtur i Gazetarëve të Kosovës bën thirrje me “fol pa u tut”. E unë, megjithatë, vazhdoj të kërkoj përgjigje në pyetjen time. Edhe po që se vendosim të flasim, nëse ne jemi njëlloj si politikanët e shkelësit e ligjit të cilët i kritikojmë, kujt t’i drejtohemi? E, nëse NE, s’kemi kujt t’i drejtohemi, çfarë do të bëjnë qytetarët kur të kenë nevojë?! (Autorja është gazetare. Ky shkrim reflekton mendimet e saj personale)

Zafir Berisha: Liberalizmi, nuk është shkop magjik

0

Deputeti i NISMA-s në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha mirëpret liberalizimin e vizave, por ai shpreh shqetësimin e tij se më ketë proces nuk zgjidhen problemet e brendshme në Kosovë, aq me pak me një president dhe një kryeministër aktual.

Berisha kështu e ka komentuar këtë proces që nis në Bruksel e përfundon në Kosovë.

Postimi i tij i plotë në Facebook

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një veprim strategjik dhe politik i Bashkimit Evropian qe megjithatë ka qenë dhe është shumë domethënës për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Mirëpo liberalizimi i vizave nuk nënkupton zgjidhjen e shumë problemeve siç janë ato ekonomike, politike e sociale, kjo nuk nënkupton që koto probleme të zgjidhen me “shkopin magjik”.

Kosova edhe pas liberalizimit të vizave do të ketë një president hajdut I cili në pozicionin që është ka ardhur me vota të kontrabanduara dhe metoda makiavelist.

Kosova do të ketë një kryeministër me 70 dosje në organet e drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupsion, një kryeministër I cili ka bërë marrëveshje antikushtetuese dhe tepër të dëmshme me Serbinë në disfavor të vendit.

Kosova do të vazhdoj të lëngoj nga korrupsioni nga keqpërdorimi I parasë publike, nga tjetërsimi I pronës shoqërore, me shërbime shëndetësore jashtë standardeve, me arsim të përdhosur dhe me shërbime tjera publike të cilat janë privatizuar nga parapolitika e partive në pushtet dhe janë vënë në shërbim të individëve dhe grupeve të caktuara.

Kosova do të vazhdoj të jetë shtet jo funksional ku institucionet e Kosovës nuk kanë qasje në një pjesë të territorit të vendit, ku strukturat paralele serbe po e sfidojnë edhe më tej shtetin e Kosovës.

Prandaj mendoj se Kosova edhe përkundër këtij lajmi të gëzuar ka nevojë që shtetin dhe institucionet e saj të kapura të ia rikthej qytetarëve dhe funksionimit demokratik të saj.

Vehapi: Liberalizimi të shfrytëzohet për zhvillim dhe integrim

0

Në vazhdën e urimeve të personaliteteve politike për çështjen e vizave, reagoi edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

“KE e tha fjalën e shumëpritur nga Kosovaret! Rekomandim pozitiv për lëvizje te lire në zonën Shengen për qytetaret e Republikës se Kosovës!

Padyshim se kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe qytetaret e saj. Me këtë rast, uroj që këtë mundësi qytetaret e Kosovës ta shfrytëzojnë për qëllime te zhvillimit dhe integrimit te mëtejme ne BE, sidomos ne fushat e ekonomisë dhe arsimit! Urime Kosove!”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Pesë muaj burg për të arrestuarin në Prizren

0

Një person është arrestuar në rrugën “De Rada” në Prizren.  Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej pesë muajve. /PrizrenPress.com/

Blake dhe Gwen në duet!

0

Blake Shelton ka bërë të ditur se ai dhe e dashura e tij Gwen Stefani do të performojnë së bashku gjatë episodit të javës së ardhshme në The Voice – dhe ky do të jetë dueti i tyre i parë!

“Unë do të performoj së bashku me Gwen në The Voice, me një këngë nga albumi im tesktin e së cilës e kemi bërë së bashku”, ka shkruar ylli 39 vjeçar në llogarinë e tij në Twitter.

Lucy ekspozon të pasmet e saj seksi

0

Ajo është gati për verën.

Madje pushimet kanë nisur për Lucy Mecklenburgh.

24-vjeçarja, që ka ngritur një perandori fitness-i, mode dhe bukurie, ekspozoi rezultatet e punës në palestër.

Havana ‘pushtohet’ nga ‘Chanel’

0

Supermodele e yje të “showbizz”-it zbarkuan në Havanë për një spektakël mode të veshur me magji, që “Chanel”-i i ofron ishullit të Karaibeve.

Ndër të parët që vunë këmbë në kryeqytetin kuban për shfaqjen ekstravagante ishin Gisele Bundchen e aktorët hollivudianë Vin Diesel dhe Tilda Swinton. “Chanel”-i është e para shtëpi e rëndësishme mode në botë, që zbret modelet e saj në një pasarelë në Kubë, duke nxjerrë kështu edhe një herë në pah ngrohjen e marrëdhënieve të vendit komunist me Perëndimin.

“Jam e lumtur. Jam shumë e lumtur, që Kuba më në fund po merr frymë, po thith ajër të freskët e po ndryshon, duke u hapur ndaj botës”, tha Zenia Aguero, qytetare kubane.

Spektakli debutues i Karl Lagerfeldit në Kubë u zhvillua në “Paseo del Prado”, një shëtitore në breg të detit me stola mermeri dhe e mbuluar nga gjelbërimi. Me prezantimin e “Resort 2017” në Kubë, “Chanel” sqaroi se kishte kërkuar të rikthehej në rrënjët e linjës së krijuar fillimisht për pushuesit e pasur amerikanë, të cilët sa me jahte, sa me “kroçiera”, gjejnë Karaibet si rrugë për t’i shpëtuar grisë së dimrit në vendin e tyre.

Ja si do të udhëtojnë kosovarët pa viza

0

Qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në vendet anëtare të BE-së.

Sipas një njoftimi të dërguar nga Komisioni Evropian, zyra në Bruksel, informohemi se në momentin që propozimi për heqjen e vizave për kosovarët miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në vendet anëtare të BE-së.

Përjashtim nga kjo listë bëjnë Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe në katër vendet jo-anëtare të BE-së të përfshira në Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicrra).

KE njofton kosovarët se përjashtimi i vizave parasheh vetëm udhëtim të shkurtër deri në 90 ditë për çfarëdo periudhe 180 ditore për qëllime biznesi, turistike ose familjare. Ndërkohë edhe qytetarët e BE-së tashmë mund të udhëtojnë pa viza për në Kosovë.

Kushtet tjera për hyrje në zonën Shengen do të vazhdojnë të aplikohen, duke përfshirë nevojën për të dëshmuar mjete të mjaftueshme financiare dhe arsyen e udhëtimit. Përjashtimi i vizave nuk ofron të drejtën për punë në BE.

Përndryshe, ju kujtojmë se Komisioni Evropian e nisi dialogun për liberalizim të vizave me Kosovën më 19 janar 2012. Në qershor 2012, Komisioni i dorëzoi autoriteteve të Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, i cili identifikoi masat legjislative dhe institucionale që Kosova do duhej t’i miratojë dhe zbatojë për të përparuar drejt liberalizimit të vizave.

Udhërrëfyesi paraqet një listë gjithëpërfshirëse të reformave që Kosovës i kërkohej t’i zbatojë, me qëllim që të përparojë drejt liberalizimit të vizave, duke përfshirë riintegrimin dhe riatdhesimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimin, azilin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat themelore që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.

Komisioni paraprakisht ka miratuar tri raporte për progresin në Kosovë në kuadër të dialogut për viza: i pari më 8 shkurt 2013; i dyti më 24 korrik 2014; i treti më 18 dhjetor 2015 dhe i katërti më 4 maj 2016. Këto raporte përmbanin vlerësimin e progresit të bërë nga Kosova, rekomandimet për autoritetet e Kosovës dhe të dhënat për ndikimin e migrimit dhe sigurisë në regjimin pa viza. Raporti i tretë konkludoi se vetëm tetë kritere mbetën të papërfunduara dhe se sapo Kosova t’i përmbushë këto kritere të mbetura dhe të dëshmojë se masat e ndërmarra për të parandaluar një fazë të re migrimi në BE janë efektive, Komisioni do të propozojë heqjen e obligimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Këshill, vendimi për propozimin e Komisionit do të merret me shumicë të kualifikuar.

Mbyllet laboratori i barnave të rrezikshme natyrale në Prizren

0

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, sot në orët e mëngjesit është bastisur laboratori i Ajtene Krasniqit.

Operacioni i Policisë së Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës, kanë hyrë në ambientet e këtij laboratori duke regjistruar gjithçka që kishte të bënte me prodhimin e të ashtuquajturave “barna natyrale”.

Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, ky lokal është bastisur edhe herëve tjera, por e dyshuara në këtë rast, zonja Krasniqi, ka vazhduar aktivitetin e saj pa leje dhe pa licencë adekuate.

“Përveçse nuk i plotëson kushtet sanitare ku mund të prodhohet një ilaç medicinal, krimet ekonomike dhe prokuroria janë duke zhvilluar hetimet mbi një vit për përdorimin e një produkti ED -41 që është produkt ilegal dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut”, thotë kryeprokurori Hoxha për televizionin publik.

Megjithëse Krasniqi këmbëngul se duhet të vazhdojë aktivitetin e saj, institucionet e drejtësisë thonë se lokali do të mbyllet.

Në fillim të aktivitetit të saj vite më parë produkti i Ajtene Krasniqit bëri bujë, sidomos në luftimin e sëmundjes së helikobakterit. Bile në zgjedhjet e vitit 2013-të ajo u vizitua dhe u përgëzua edhe nga figura të larta politike.