12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Reali apo City në finale?

Reali i Madridit apo Manchester City, cili do të jetë finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.

Përgjigjen do ta japë fusha e “Santiago Bernabeut” ku “Los Blancos” nisen më të favorizuar për shkak të barazimit të ndeshjes së parë në Angli.

Zidane kërkon finalen e parë si trajner për të udhëhequr madrilenët drejt trofeut të 11-të në këtë kompeticion teksa përballë do të ketë “Citizens” që drejtohen nga një njohje e vjetër e Realit, Manuel Pellegrini që ishte në drejtimin e ekipit në sezonin 2009/2010.

City shpreson që të rikthejë në finale një skuadër angleze për herë të parë që prej vitit 2012, por për këtë i nevojitet minimalisht një barazim me gola.

Reali ka mundur të rikuperojë Cristiano Ronaldon që do të jetë i gatshëm për këtë sfidë dhe ka qenë i pranishëm dhe në stërvitjen e fundit të Realit, ndërsa do të mungojnë Karim Benzema dhe Casemiro. Portugezi është shumë pranë thyerjes së rekordit që mban po ai në Ligës së Kampionëve, me 17 gola të shënuar gjatë një sezoni të këtij kompeticioni por për këtë duhet të shënojë ndaj Cityt.

Zidane e ka cilësuar një katastrofë një eliminim të mundshëm të formacionit të tij dhe statistikat e favorizojnë, pasi vetëm 31 përqind e skuadrave që kanë barazuar ndeshjen e parë në transfertë në gjysmëfinale nuk kanë mundur të kalojnë më tej për në finale.

Reali për më tepër nuk ka pësuar asnjë gol në ndeshjet që ka luajtur në shtëpi këtë sezon në këtë kompeticion dhe për Cityn realizimi nuk do të jetë një detyrë e thjeshtë, pavarësisht se anglezët kanë numrin më të madh të lojtarëve që ka mundur të realizojë jashtë fushe këtë sezon, plot tetë.

Më Shumë

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit