27.2 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 6600

Limaj nderon dëshmorët e 121-shit

0

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë sot vizitë në Kleçkë, te varrezat e dëshmorëve.

“Sot në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleçkë, për të bërë nderime me rastin e ditës së dëshmorëve të Brigadës 121, Ismet Jashari – Kumanova. Në Kleçkë, aty ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë”, ka thënë Limaj.

Për tenderin që Isa Mustafa ia dha djalit shkruan edhe Reuters

0

Agjencia e lajmeve Reuters e ka shpërndarë nëpër botë lajmin e publikuar dje se kompania e djalit të Kryeministrit Mustafa, Besnikut, është përzgjedhur për t’ia bërë servisin veturës zyrtare qeveritare.

Reuters njofton se si Mustafa kishte ardhur në pushtet vitin e kaluar duke premtuar c’rrënjosjen e korrupsionit që po e mbytë vendin që nga viti 1999 kur Kosova u shkëput nga Serbia.

Mustafa ka reaguar me nervozë pas publikimit të lajmit në media me një fjalor që nuk i ka hije një kryeministri duke thënë se raportimi për diçka të tillë është “budallallëk”.

Ekskluzive: Hetime masive për punësimet e mësimdhënësve në Prizren

0

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, bashkë me drejtorët e shkollave, është bërë cak i një hetimi masiv nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Ata dyshohen se në mënyrë të koordinuar dhe të parregullt kanë punësuar mësimdhënës nga viti 2011.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se për të zbradhë punësimet e dyshimta të mësimdhënësve , policia ka intervistuar edhe disa drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Gjatë hetimeve, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave, janë pyetur për punësimet e mësimdhënësve që janë bërë nga viti 2011.
“Në një shkollë janë gjetur se tre mësimdhënës janë punësuar në mënyrë të parregullt”,tregon burimi për “PrizrenPress”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj nuk ka preferuar të flasë rreth zhvillimeve të këtyre hetimeve.

Policia e Kosovës,ndërkaq konfirmon se janë duke zhvilluar hetime për punësimet në arsimin e Prizrenit.

“Një nga detyrat dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosovës është edhe parandalimi, hetimi, zbulimi i veprave penale dhe kryesve të tyre, prandaj PK, është në funksion të zbatimit të ligjit dhe secili që bie ndesh me ligjin do përballet me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

“Ne mund të konfirmojmë që edhe lidhur me çështjen që ju i jeni referuar, Policia po kryen hetime sipas procedurave të parapara me ligj”,përfundon përgjigja e PK-së.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, në dy mandatet e Qeverisë së Mujës, është akuzuar për skandale të ndryshme. Prokuroria deri më tash ka ngritur aktakuza për disa nga skandalet e kësaj drejtorie./PrizrenPress.com/

Ramadan Muja, sonte nis debatet me qytetarë

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja sonte do të fillojë debatet publike me qytetarë për buxhetin komunal të vitit 2016-të.

Debatin e parë do të mbajë sonte në Gjonaj të Hasit, për të vazhduar me fshatrat dhe lagjet e tjera të Prizrenit.

Orari i debateve

Komuna e Prizrenit organizon debate publike me qytetar për planifikimin e kornizës buxhetore komunale për vitin 2016 dhe për dy vitet e ardhëshme ( 2017-2018),

Orari i debateve publike do të jetë si në vijim :

• Më dt.25.8.2015 (e martë) në ora 18:00, do të mbahet debat publik me banorët e fshatrave të Has-it, në shtëpin e Kulturës ’’ Reshat Çoçaj’’ në Gjonaj.

• Me dt. 25.8.2015 ( e martë) në ora 19:30, do të organizohet debat publik me banorët e fshatrave të përdrinisë, tubimi mbahet në shkollën e fshatit Piranë.

• Më dt.26.8.2015 ( e mërkurë), në ora 18:00, do të organizohet debat publik me banorët e fshatrave të grykës së lum-bardhit, në ’’ Shtëpin e Kulturës’’ në fshatin Reqan,

• Më dt.26..8.2015, ( e mërkurë) , në ora 20:00, do të organizohet debat publikë me banorët e fshatrave të bashkësisë lokale në fshatin Korishë, tubimi mbahet në shkollën e fshatit.

• Më dt.27.8.2015 ( e ejte) në ora 18:00, do të organizohet debat publik e banorët e fshatit Zhur, dhe fshatrave për rreth, debati mbahet në shkollën e fshatit Zhur.

• Me dt.27.8.2015 ( e ejte) në ora 19:30, do të organizohet debat publik me banorët e fshatrave të Vrrinit, debati mbahet në shkollën e fshatit Hoqë e Qytetit.

• Me 28.8.2015 ( e premte) në ora 10:30 do të organizohet debati përmbyllës me qytetar, në sallën e Kuvendit të Komunës ( Shtëpia e Bardh).

Përmes këtij njoftimi publikë i ftojmë gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit dhe OJQ-të që veprojnë në teritorin e komunës së Prizrenit, që të japin kontributin e tyre rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2016 si dhe të kornizës 2017 – 2018.

Zhvarrosen eshtrat e tre vëllezërve Hajdari nga Krusha e Vogël

0

Në fshatin Krushë e Vogël është bërë zhvarrimi i eshtrave të vëllezërve Nazim, Rasim dhe Salajdin Hajdarit. Ata janë vrarë nga forcat serbe, para 16 vitesh.

Rivarrimi i tyre është bërë pas analizave të ADN-së.

Por, pas kaq kohësh, eshtrat e tyre janë zhvarrosur me arsyetimin se është bërë një gabim dhe eshtrat e vëllezërve janë zëvendësuar me mbetje tjera mortore, që sipas ekspertëve të IML-së pikërisht janë eshtrat e këtyre vëllezërve.

Këtë e thotë vëllai i viktimave, Flurim Hajdari. Ai thotë se dje në orët e pasdites është informuar nga IML-ja se në varrezat e fshatit do të rivarrosen disa mbetje mortore, pa dhënë ndonjë hollësi se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, thekson ai.

Ai thotë se në vitin 2007 dhe 2009 i ka besuar ekspertëve të IML-së për analizat e bëra në identifikimin e vëllezërve të tij, por ai tashmë ka humbur besim në këtë institucion të rëndësishëm. Ai ka edhe një vëlla të zhdukur me emrin Vesel, dhe pas ardhjes së zyrtarëve të IML-së, atij i është thënë se dyshimet kryesore janë se njëri nga të rivarrosurit më parë mund të jetë ai, thekson Flurim Hajdari.

Ngjarja e sotme ka indinjuar banorët e Krushës së Vogël të cilët thanë se ky veprim i IML-së dhe zyrës së Euleksit po i kthen ata shumë vite prapa, kur në kohën e luftës kishin humbur më të dashurit e tyre.

Familjarët e viktimave thanë se për këtë çështje do të ankohen në institucionet relevante, edhe pse nuk kanë besim se do të qetësojnë mendjen dhe shpirtin e tyre pas ngjarjes së sotme. Lidhur me ngjarjen e sotme ne kemi kërkuar që të marrim prononcim edhe nga ekspertët e pranishëm të IML-së që ishin sot në varrezat e Krushës së Vogël, por ata na thanë se për këtë çështje së shpejti do të ketë një njoftim nga Zyra Ligjore e Euleksit../TV Prizreni/

Fanfara Tirana dhe Robert Bisha në “Calitri Sponz Fest”

0

Grupi Fanfara Tirana dhe Robert Bisha vazhdojnë radhën e koncerteve të verës në festivale të rëndësishme evropiane. Kësaj here ata do të jenë pjesëmarrës në festivalin “Calitri Sponz Fest”.

Motivi i këtij festivali është shkëmbimi i kulturave mes vendeve të ndryshme të Mesdheut.

Trashëgimia muzikore shqiptare do të dëgjohet në fuqinë e instrumentistëve të së Fanfaras, por gjithashtu në ditën shqiptare të festivalit do të marrë pjesë edhe mjeshtri i kuzhinës shqiptare Bledar Koka dhe do të prezantohen kostume tradicionale shqiptare të trevave të ndryshme.

Kim Kardashian, mbretëresha e re e Instagramit

0

Instagrami ka një mbretëreshë të re. Kim Kardashian më në fund ka arritur të tejkalojë Beyoncen, si personi me më së shumti ndjekës në aplikacionin më popullor për foto.

34-vjeçarja tani ka rreth 70 mijë ndjekës më shumë se pop-starja. Kardashian tani numëron mbi 44 milionë ndjekës, ndërsa Byeonce ka 43.935.648 ndjekës.

Por, në “Top 10” gjenden edhe tre motrat e tjera të Kim, Kendall që është në vendin e shtatë, Kylie në të tetin dhe Khloe në të dhjetin.

Vendi i tretë i takon Taylor Swift, ndërsa në të katërtën Slena Gomez. Vendi i pestë është për Ariana Granden, ndërsa në të gjashtin Justin Bieber. Ndërkohë, Nicki Minal është në vendin e nëntë.

TOP 10 llogaritë më të ndjekura në Instagram

1. Kim Kardashian — 44,005,604
2. Beyoncé — 43,935,648
3. Taylor Swift — 43,533,226
4. Selena Gomez — 41,843,095
5. Ariana Grande — 41,696,873
6. Justin Bieber — 36,994,254
7. Kendall Jenner — 35,388,483
8. Kylie Jenner — 33,703,166
9. Nicki Minaj — 32,278,123
10. Khloé Kardashian — 30,522,261

Drake lidhet me Serena Williams

0

Reperi i fasmshëm, Drake është lidhur me kampionen e botës në tenis, Serena Williams.

Drake 28– vjeç dhe Williams 33– vjeç u fotografuan mbrëmjen e kaluar në një restorant duke u puthur.

Lajmi u dha nga një fans i cili i arriti t’u rrëmbente foto ekskluzive.

Cilësia e fotove nuk është e lartë, por asnjëri prej tyre nuk e ka mohuar romancën pas publikimit të lajmit nga portali amerikan, TMZ.

Burri i Celine Dion dëshiron të vdese në krahet e saj

0

Diva kanadeze e muzikës, Cleine Dion ka deklaruar se bashkëshorti i saj është në momentet e fundit të jetës. 73– vjeçari, Rene Angelil i cili e bëri ta famshme në të gjithë botën nuk po arrin ta fitojë dot luftën më sëmundjen e kancerit dhe dëshiron që të mbyllë sytë në krahët e këngëtares së madhe.

Rene Angelil është i njohur jo vetëm si bashkëshorti i këngëtares kanadeze, Dion por edhe si manaxher shumë i zoti në fushën e muzikës.

Ai e zbuloi Celine Dion shumë vite më parë dhe e shndërroi në një yll në skenat botërore. Shumë pak e dinë që ai që fshihet pas suksesit të divës kanadeze është pikërisht manaxheri dhe bashkëshorti i saj, Angelil.

Celine Dion dhe Rene Angelil kanë disa vite diference në moshe me njëri – tjetrin. Ata u martuan në vitin 1994 dhe kanë tre fëmijë.

Të rinjtë e AAK-së: O gjarpër i zi, me kufi mos bon tregti (Foto)

0

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në kundërshtim të procesit të demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, të martën kanë vënë grafite në rrethojat e objektit të Qeverisë së Kosovës me mbishkrimet “O gjarpër i zi me kufi mos bon tregti”, “O minak toka jonë është larë me gjak” dhe “Oj Dudi a ki kufi”.

Ata përmes këtij aksioni kanë shprehur mospajtimin e tyre për procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, proces ky të cilin e quajtën të dëmshëm për Kosovën.

Të rinjtë e AAK-së kanë thënë se kjo është një iniciativë e qëlluar e cila duhet të vazhdoj deri në ndaljen e procesit, që sipas tyre, është jo i drejtë për Kosovën sepse po tentohet që një territor shumë i madh t’i merret nga Mali i Zi.

Sipas tyre, qeveritarët duhet ta kuptojnë që nuk po veprojnë mirë dhe duhet sa ma shpejt ta ndalin këtë proces me të cilin po i bëjnë keq Kosovës.

“Ne kërkojmë që të merren parasysh kërkesat tona, për arsye se çështja e demarkacionit për të mirën e Malit të Zi dhe Asociacioni i komunave serbe përbëjnë një problem të madh për ne. Kërkojmë nga kryeministri dhe presidentja që të na marrin parasysh sepse kjo është një çështje nacionale e cila na prek të gjithëve dhe ne jemi të ofenduar që nuk po merremi parasysh”, ka thënë Diellza Hoti, përfaqësuese e të rinjve të AAK-së.

Ajo ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, ata do të vazhdojnë të ngrisin zërin në kundërshtim të këtij procesi.

Rikujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili që nga fillimi po kundërshton zëshëm procesin e demarkacionit me Malin e Zi, të hënën ka vizituar disa fshatra të Rugovës ku ka zhvilluar takime me banorët e kësaj ane, tokat e të cilëve po rrezikohen nga ky proces.

Haradinaj tha gjatë takimit se nuk e njeh këtë kufi të vendosur nga ana malazeze, duke apeluar që marrëveshja për demarkacionin të mos nënshkruhet. /KosovaLive/

O gjarper i zi me kufi mos bon tregti1