17.8 C
Prizren
E martë, 14 Maj, 2024

Zhvarrosen eshtrat e tre vëllezërve Hajdari nga Krusha e Vogël

Në fshatin Krushë e Vogël është bërë zhvarrimi i eshtrave të vëllezërve Nazim, Rasim dhe Salajdin Hajdarit. Ata janë vrarë nga forcat serbe, para 16 vitesh.

Rivarrimi i tyre është bërë pas analizave të ADN-së.

Por, pas kaq kohësh, eshtrat e tyre janë zhvarrosur me arsyetimin se është bërë një gabim dhe eshtrat e vëllezërve janë zëvendësuar me mbetje tjera mortore, që sipas ekspertëve të IML-së pikërisht janë eshtrat e këtyre vëllezërve.

Këtë e thotë vëllai i viktimave, Flurim Hajdari. Ai thotë se dje në orët e pasdites është informuar nga IML-ja se në varrezat e fshatit do të rivarrosen disa mbetje mortore, pa dhënë ndonjë hollësi se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, thekson ai.

Ai thotë se në vitin 2007 dhe 2009 i ka besuar ekspertëve të IML-së për analizat e bëra në identifikimin e vëllezërve të tij, por ai tashmë ka humbur besim në këtë institucion të rëndësishëm. Ai ka edhe një vëlla të zhdukur me emrin Vesel, dhe pas ardhjes së zyrtarëve të IML-së, atij i është thënë se dyshimet kryesore janë se njëri nga të rivarrosurit më parë mund të jetë ai, thekson Flurim Hajdari.

Ngjarja e sotme ka indinjuar banorët e Krushës së Vogël të cilët thanë se ky veprim i IML-së dhe zyrës së Euleksit po i kthen ata shumë vite prapa, kur në kohën e luftës kishin humbur më të dashurit e tyre.

Familjarët e viktimave thanë se për këtë çështje do të ankohen në institucionet relevante, edhe pse nuk kanë besim se do të qetësojnë mendjen dhe shpirtin e tyre pas ngjarjes së sotme. Lidhur me ngjarjen e sotme ne kemi kërkuar që të marrim prononcim edhe nga ekspertët e pranishëm të IML-së që ishin sot në varrezat e Krushës së Vogël, por ata na thanë se për këtë çështje së shpejti do të ketë një njoftim nga Zyra Ligjore e Euleksit../TV Prizreni/

Më Shumë

Kanosi dhe fyu policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Në...

Tre të lënduar në një aksident në Suharekë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi...

Lajmet e Fundit