Ekskluzive: Hetime masive për punësimet e mësimdhënësve në Prizren

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, bashkë me drejtorët e shkollave, është bërë cak i një hetimi masiv nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Ata dyshohen se në mënyrë të koordinuar dhe të parregullt kanë punësuar mësimdhënës nga viti 2011.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se për të zbradhë punësimet e dyshimta të mësimdhënësve , policia ka intervistuar edhe disa drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Gjatë hetimeve, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave, janë pyetur për punësimet e mësimdhënësve që janë bërë nga viti 2011.
“Në një shkollë janë gjetur se tre mësimdhënës janë punësuar në mënyrë të parregullt”,tregon burimi për “PrizrenPress”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj nuk ka preferuar të flasë rreth zhvillimeve të këtyre hetimeve.

Policia e Kosovës,ndërkaq konfirmon se janë duke zhvilluar hetime për punësimet në arsimin e Prizrenit.

“Një nga detyrat dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosovës është edhe parandalimi, hetimi, zbulimi i veprave penale dhe kryesve të tyre, prandaj PK, është në funksion të zbatimit të ligjit dhe secili që bie ndesh me ligjin do përballet me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

“Ne mund të konfirmojmë që edhe lidhur me çështjen që ju i jeni referuar, Policia po kryen hetime sipas procedurave të parapara me ligj”,përfundon përgjigja e PK-së.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, në dy mandatet e Qeverisë së Mujës, është akuzuar për skandale të ndryshme. Prokuroria deri më tash ka ngritur aktakuza për disa nga skandalet e kësaj drejtorie./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit