3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6607

Pushteti në Kosovë- nënshtrues ndaj Serbisë, fyes ndaj qytetarëve

0

Agron Halitaj

Nuk është hera e parë që Serbia i organizon zgjedhjet në Kosovë dhe që autoritetet shtetërore vendëse përpiqen t’i bëjnë makijazh agresionit sistematik nga shteti fqinj.

Është e qartë se nuk ka shembull tjetër në botë kur një shtet i mban zgjedhjet e brendshme parlamentare dhe i hap qendrat e votimit në shtetin tjetër.

Padyshim, në Serbi nga ky prizëm nuk shihet mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, për faktin se këtë vend me Kushtetutë e konsideron si pjesë integrale të saj. Por, në Kosovë nuk mund të shihet me të njëjtën optikë ky proces, pasi janë bërë më shumë se tetë vjet qëkur është shpallur pavarësia.

Nga këto pozicione, zgjedhjet serbenë një formë përcaktojnë fuqinë mes palëve. Më konkretisht: dominimin e palës serbe kundrejt asaj kosovare.

Të pafuqishëm për t’i ndaluar zgjedhjet e huaja brenda shtetit, udhëheqësit kosovarë vazhdimisht e shfrytëzojnë kartën e dyshtetësisë si arsyetimin e vetëm për njohjen e së drejtës së qytetarëve serbë për t’i votuar përfaqësuesit në Parlamentin e Serbisë.

S’do të kishte asgjë të keqe sikur kjo kartë të përdorej siç e përdorin të gjitha shtetet tjera, përfshirë vet Serbinë.

Por, kjo nuk po ndodh!.

Autoritetet në Kosovë do duhej të merrnin përgjigje nga Serbia, pse ajo nuk lejon që të hapen qendrat e votimit kur mbahen zgjedhjet në Kosovë, qoftë për serbët e qoftë për shqiptarët që jetojnë atje e që kanë dokumente të Kosovës?

Jemi dëshmitarë se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, të vitit 2014, Serbia e ka lejuar vetëm votimin elektronik për serbët që kanë jetuar jashtë Kosovës, për sa kohë që për të tjerët që kanë qenë rezidentë në vendin ku janë organizuar zgjedhjet, i ka këshilluar të mos i mbushin fletëvotimet nëse stema e Republikës së Kosovës nuk është mbuluar me letër-ngjitës.

Serbia duhet pyetur se pse nuk e lejon as Hungarinë që t’i hap kutit e votimit në Vojvodinë, aty ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i banorëve me përkatësi hungareze?

Dhe, për t’i përmbledhur praktikat e mundshme, autoritetet vendëse duhet t’i bëjnë pyetje vetes: Pse nuk e lejojmë Shqipërinë që t’i hap kutitë e votimit në Kosovë kur i mban zgjedhjet e saj.

Përgjigja në të gjitha rastet është e nënkuptueshme: secili shtet i organizon zgjedhjet brenda territorit të vet.

Në rastin e Kosovës, pala vendëse le që është treguar e pafuqishme që ta ruajë rendin e saj kushtetues, por nuk ka qenë në gjendje që ta bind as Brukselin për t’i bërë trysni Serbisë që të heq dorë nga ndërhyrja në shtetin tjetër.

Mjafton t’i hidhet një sy faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi dhe aty shihet qartë harta e Serbisë së Madhe, me Kosovën brenda, të papërkufizuar fare as me kufij administrativë e as shtetëror.

Është e papranueshme, për të mos thënë ofenduese, të shpërfillet tërësisht një zhvillim i tillë e të mos dilet me ndonjë qëndrim, siç po bënë presidenti i ri, Hashim Thaçi.

Një president nuk mund të sillet sikur nuk po ndodhë asgjë, derisa vendit të tij i cenohet sovraniteti.

Ndryshe prej tij, gjithnjë nga pozita e të nënshtruarve kundrejt Serbisë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me ose pavetëdije e fyeu popullin e tij. Tha se në Kosovë nuk ka zgjedhje klasike të Serbisë, porse ka vetëm grumbullim të votave.

E çka tjetër na qenkan qendrat e votimit, pos grumbullim votash!?

Secila pikë votimi, brenda një qendre votimi, në esencë është pikë e grumbullimit të votave. Secili e di këtë!.

Dallimi i vetëm është se këto vota që grumbullohen për Parlamentin e Serbisë dërgohen për t’u numëruarnë Vranjë e Rashkë, ndërsa ato që grumbullohen kur mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë – dërgohen për t’u numëruar në Fushë Kosovë.

Prandaj, ofendim nuk është vetëm ta krahasosh dikë me kafshët, por edhe kur ia fyen inteligjencën.

Kryeministri së paku është dashur ta qartësojë pozicionin e anëtarëve të kabinetit të tij, të cilët haptas i kanë shoqëruar zyrtarët e Serbisë nëpër Kosovë, e të cilët s’kanë reshtur së thirruri se “Kosova është Serbi”.

Vetëm në një Qeveri si kjo e jona mund të ndodh që një ministër merr një vendim e atë e shpërfillin ministrat e tjerë. Rasti konkret ishte kur u.d i ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, ia ndaloi hyrjen në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e zëvendëskryeministri, BranimirStojanoviq, e shoqëroi “të ndaluarin” gjatë fushatës që ai bënte në Kosovë. Dhe, për t’i dhënë “të ndaluarit” mbështetje edhe më të madhe, Stojanoviqi e mori me vete edhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, LjubomirMariq. Të dy këta – Stojanoviqi dhe Mariqi- i treguan si kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës se vendimet e tyre nuk vlejnë për ta. Se, të dy bashkë, edhe pse janë në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, lobojnë për fitoren e kryeministrit të Serbisë.

Heshtja, në të tilla raste, s’është tjetër pos konfirmim i pafuqisë për të vënë rregull – jo vetëm në nivel vendi, por edhe brenda kabinetit të vet.

Me këtë qasje defansive e nënshtruese, s’mund të pretendohet që Serbia një ditë do të heq dorë nga ambiciet për Kosovën dhe do të pranojë normalizim marrëdhëniesh mes shteteve të pavarura. Me këtë qasje nuk mund të pritet as integrim i qytetarëve serbë në jetën politike e shoqërore në Kosovë, sikundër që nuk mund të pritet që Kushtetuta e Kosovës të gjejë zbatim në tërë hapësirën shtetërore.

E, nëse vazhdon qasja nënshtruese ndaj Serbisë, të paktën duhet të mënjanohen fyerjet ndaj qytetarëve të Kosovës!

VV akuza të rënda ndaj Isa Mustafës

0

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media,ka reaguar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë.

Sipas Vetëvendosjes, Serbia me këto zgjedhje po rikonfirmon praninë e saj në Kosovë, dhe njëkohësisht në praktikë po jetëson qëndrimin e saj se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.”

“Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta shtetërore, derisa ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë

Artan Abrashi dërgohet në Lipjan

0

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është dërguar në paraburgim prej 48 orësh në Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar Arër Rexhaj i VV-së në Prizren.

“Artan A. Abrashi është në Lipjan në paraburgim prej 48 orësh”, ka konfirmuar Rexhaj,shkruan PrizrenPress.

“Më pastaj për të do të vendos ky regjim”.

“Faji i vetëm i Artanit është pse është aktivist politik dhe se cdo ditë në konsistencë punon për të mirën publike”.

“Prandaj, ky regjim e ka futur në burg tash e sa herë vetëm se paska marrë pjesë në një protestë”, ka thënë Rexhaj.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është arrestuar dje në pikën kufitare në Vërmicë./PrizrenPress.com/

Kremtja

0

Shkruan: Skender Berisha
Nuk duket jo,mos u mundoni!
Këtu përbrenda e kam.
Tash sa kohë e përgatitur,
Ëndrra ime e goditur.
Aty thellë përthehet si rrezja,
Si e Rrezinës sime të blertë,o të blertë!
Po flet në mua, po këndon!
Krejt kuq tash po përfton.
Diçka si kushtrim,si këngë,më vjen.
Oshëtimë hapash të vendosur,
Dëgjoj,dëgjoj e dehem.
Sa mirë që kështu dua të prehem.
Erë lulesh të ardhura fundprillit,
Më josh me vend rrahut të pyllit.
Atje ku kuqëlon gjaku dhe qielli.
Një vetëtimë pastaj, afër më erdhi.

ISIS mbetet pa para

0

“Paga” e një luftëtari të Isis sillët rreth 50 dollarëve në muaj.

Pagë e cila, në rastin më të mirë mund të shkojë deri në 360 dollarë, kur je i martuar ose kur ke “skllave seksi”.

Një gjë e tilla ka dalë nga një studim i kërkuesit britanik Aymenn Jawad al Tamini.

Kështu që raporti duket se konfirmon problemet financiare të Shtetit Islamik, aq sa është rritur numri i atyre që shtiren si të sëmurë për të shmangur që të shkojnë në frontin e luftës.

Zbulohet pylli me kanabis në Dragash

0

Në një fshat të Dragashit, Policia e Kosovës, dje në orët e hershme të mëngjesit ka zbuluar në pyllin e fshatit mbi 200 bimë kanabisi të mbjella në tokë e në gota plastike.

Siç bëhet e ditur në raportin e PK-së, 12 bimë ishin të mbjella në tokë, ndërsa 207 copë bimë tjera ishin të mbjella në gota plastike e të cilat dyshohet se janë të llojit kanabis sativa.

“Në konsultim me prokuronin në cilësi të provave materiale janë marrë disa mostra, ndërsa bimët tjera janë asgjësuar”.

Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Kallashi nuk i lë rehat jo vetëm meshkujt

0

Kallashi tashmë ka bërë emër dhe është e njohur.

Jo vetëm për vallëzimin e saj të veçantë , por edhe për fotot e saj nudo , shkruan Kosovarja , për femrën seksi dhe të famshme , por edhe të guximshme kur vjen puna te pozat sensuale.

Ajo asnjë ditë thuajse nuk lejon që publiku ta harrojë se sa seksi është duke postuar foto ku shfaqet nudo dhe duke provokuar njëherit edhe ndjekësit e shumtë që i ka.

Kallashi , sa i përket karrierës,ka premtuar se ky do të jetë viti i saj, ku do të shënojë edhe boom-in si këngëtare, anipse ajo deri tash i ka tri klipe mjaft të pëlqyera dhe me të cilat ka krijuar fansa të shumtë edhe si këngëtare.

E ndërkohë që presim këngën e radhës, ne vijojmë të shijojmë këto pamje të Kallashit, duke i lënë pak vend imagjinatës , sidomos mashkullore

Si u përhap lajmi i vdekjes së Adelinës?

0

Për Adelina Ismailin përherë kanë qarkulluar thashetheme, bile edhe nga ato më të shëmtuarat.

Një herë thanë se vdiq Adelina. Asaj kohe lajmi i tronditi të gjithë, posaçërisht fansat e zjarrtë të Adelinës, shkruan “Kosovarja”.

Ja se çfarë ka thënë këngëtarja për këtë gjë: “Isha e brengosur kur më treguan që fansat ishin tmerruar dhe me të zbritur në New York nga Parisi kontaktuam njerëzit kompetent dhe zëdhënësen time. Fatkeqësisht, ende ka këngëtarë që mendojnë se karriera ndërtohet duke iu futur nën pantallona kriminelëve, apo duke tentuar të njollosin punën e tjetrit, por le të marrin vesh njëherë e përgjithmonë që ato gjëra kanë marrur fund.
Fatmirësisht, lajmi ishte një gënjeshtër e madhe. Adelina edhe sot e kësaj dite është gjallë e shëndosh, shkruan “Kosovarja”

Skënder Susuri shpallet i pafajshëm, Prokuroria ankohet në Apel

0

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm kuvendarin e Bashkimit Demokratik (BD), Skënder Susurin. Prokuroria, ndërkaq, ndaj këtij vendimi ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit me iniciale S.S. për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/1-2 të KP-së”, tha zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj .

“Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, i cili aktgjykim nga gjykata e Prizrenit është përcjellë me datën 21.03.2016”.

“Aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm”.

Prokuroria Themelore në Prizren,pat ngritë aktakuzë kundër kuvendarit të Bashkimit Demokratik (BD), Skënder Susurit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, pat thënë për PrizrenPress se Susuri dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Skënder Susuri ka qenë drejtor i shkollës fillore ‘Mustafa Bakiu” në Prizren. Ai është dyshuar se në këtë shkollë ka keqpërdorë detyrën zyrtare./PrizrenPress.com/

NISMA formon nëndegën e dytë në “Arbanë” të Prizrenit

0

Nisma ka formuar nëndegën e dytë në lagjen “Arbana” në Prizren.Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Samir Suka, nënkryetar Muhamet Krasniqi, ndërsa sekretar Taulant Kelmendi.

Nënkryetarja e Degës së Nismës në Prizren, Albulena Balaj – Halimaj , pasi ka uruar Kryesinë dhe të zgjedhurit e kësaj nëndege, theksoi se “qëllimi i Nismës është identifikimi i njerëzve që kanë për qëllim ndryshimin si koncept, në mënyrë që bashkërisht të mund të kontribuojmë në zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenës së qytetarëve”.

“Ky disponim vërehet në masë të madhe, veçanërisht tek të rinjtë, që dita ditës po rreshtohen krah Nismës”./PrizrenPress.com/