5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6608

Hanoveri, Obama dhe protestat

0

Në prag të samitit në Hanover ?do gjë ?sht? bllokuar: Barack Obama vjen në vizitën e fundit në Gjermani. SHBA është partner në panairin më të madh të industrisë në botë. Qyteti do të jetë i paralizuar deri të hënën.

Hanoveri është në parim një qytet i qetë: gjysmë milioni banorë të metropolit të Saksonisë së Poshtme duhet të përshtaten me tollovi vetëm në kohën e hapjes së panairit më të madh të industrisë në botë, kur mesatarisht këtë qytet e vizitojnë edhe 200.000 vizitorë. Por këtë vit do të ketë tollovi edhe më të madhe dhe kufizime në trafik. Për herë të parë partner i panairit në këtë qytet janë SHBA-të. Në hapje të tij vjen madje edhe vet presidenti i SHBA, Barack Obama. Nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar, do të jetë kjo vizita e fundit e Obamës në Gjermani, si president i SHBA.

Mysafiri nga Uashingtoni është ftuar nga kancelarja Angela Merkel, e cila Obamën dhe një delegacion të madh amerikan do t’i prese ditën e diel. Deri në mbrëmje, kur mbahet edhe hapja e panairit, nuk do të bisedohet vetëm për çështje ekonomike por edhe për politikë. Hanoveri është shndërruar në një kështjellë sigurie, pasi këtu janë ftuar edhe disa liderë të tjerë perëndimorë – presidenti i Francës Hollande, kryeministri britanik Cameron dhe ai italian Renzi.

Por para takimit Obama, Hollande, Cameron dhe Renzi të hënën (25.04) në kështjellën Herrenhausen, ku do të flasin edhe për krizën e refugjatëve dhe tema të tjera ekonomike, të shtunën ka pasur protesta. Ndërsa tema kryesore e takimit të liderëve megjithatë do të jetë Marrëveshja Transatlantike dhe Investimet( TTIP). Kjo marrëveshje ka shkaktuar protesta të shumta në vende të ndryshme të Evropës.

Rezistenca është gjithnjë e më e madhe. Në Hanover janë mbledhur dhjetra mijëra kundërshtarë. Shefi i sindikatës Verdi Frank Bsirske, një ndër organizatorët e protestave, mendon se Hanoveri është vendi më i përshtatshëm që kancelares Merkel dhe Obamës t’u thuhet qartë se ata janë kundër TTIP Analistët vlerësojnë se pas largimit të Obamës nga Shtëpia e Bardhë, edhe negociatat për TTIP do të ngadalësohen.

Por qyteti është paralizuar. Në lagjen ku do të vendoset Obama dhe në rrugët ku kalon ai me makinë nuk do të ketë lëvizje. Madje as fëmijët nuk guxojnë të luajnë në rrugë. Kontrollet janë të jashtëzakonshme. Qyteti do të jetë i paralizuar deri të hënën pasdite, kur liderët të largohen nga Hanoveri. Më pas Hanoveri mund t’i kthehet jetës së përditshme.

Drejtësia e dështuar, pa llogaridhënie

0

“Derisa nuk krijohen mekanizmat detyrues që të nisë spastrimi në drejtësi, nga ai në KGJK dhe në KPK, por edhe në institucionet e tjera, të mos shpresojmë se këtë do ta bëjnë Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, pasi udhëheqësit kryesorë të shtetit akuzohen se kanë përgjegjësi të mëdha dhe se vetë ata janë ajka e krimit politik, krimit ekonomik dhe fajtorët kryesorë edhe për dështimin e drejtësisë”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Të gjitha partitë politike, të cilat kanë udhëhequr me dikasterin e drejtësisë, që nga LDK-ja tek PDK-ja, por edhe AAK-ja kanë dështuar që ta sjellin një Gjyqësor e Prokurori të pavarur, efikas e funksional, me etikë e integritet profesional. Këto parti në pushtet, që kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, nuk kanë menduar si ta fuqizojnë dhe ndërtojnë një sistem të drejtësisë të mirëfilltë e të mirëqenë dhe sa më funksional, por e kanë stërkequr se tepërmi këtë dikaster të drejtësisë në vend. Kësisoj, deri më sot nuk kemi parë që ndokush të ketë marrë përgjegjësinë për dështimet, madje edhe me dashje të këtij sistemi për gjithë këto vite të (mos)funksionimit të tij që nga paslufta, por përgjegjësi nuk ka marrë askush as për dëmet që i janë shkaktuar atij në vazhdimësi. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se a duhet të fillohet që të adresohen fajësitë e tilla, duke filluar nga ish-udhëheqja e KGJK-së, pastaj e KPK-së, por njëkohësisht edhe nga vetë Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, të cilët po ashtu janë fajtorë për këtë dështim, duke dhënë kontributin e vet për ta dëmtuar këtë sistem?

Drejtësia u shfrytëzua për qëllime personale nga politika

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se pushteti gjyqësor, ani pse është degë e shtyllë e pavarur me Kushtetutë, është ndërtuar me ndërhyrjet politike që nga periudha e UNMIK-ut dhe të cilat kanë vazhduar edhe pas pavarësisë së shtetit. Ai më tej shton se tani juridikisht ky sistem është i pavarur, por që në vazhdimësi ai është shfrytëzuar për qëllime personale nga politika.“Nëse përmendet sistemi i drejtësisë, politikanët ‘kriminalë’ menjëherë thonë se ai është i pavarur, e që në fakt është e kundërta. Ideja e tërë kësaj këtu është që të humbë përgjegjësia, pasi askush në këtë vend nuk dëshiron të mbetet përgjegjës për dështimet, as KGJK-ja, por as KPK-ja, por as institucionet e tjera, pasi qëllimi i tyre është që faji të mbetet jetim”, shprehet Burjani për “Kosova Sot”.

Sipas tij, politikanët përfitojnë nga puna e organeve të drejtësisë. Tutje, ai ka nënvizuar se ky sistem ka nevojë të madhe për një reformim të plotë dhe kadrovik, në mënyrë që të rishikohet se kush realisht është i përgatitur profesionalisht për ta ushtruar funksionin e tij, pasi, siç thotë ai, edhe aty ka mjaft njerëz, të cilët janë të papërgatitur sa duhet. “Në këtë aspekt, mendoj se duhet të largohen njerëzit, të cilët kanë ardhur aty përmes ndikimit nga strukturat e larta. Po ashtu, gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të jenë mësimdhënës e as të angazhohen me kontrata dytësore, pasi ky paraqet konflikt interesi dhe ndërhyn në neutralitetin e tyre”, është shprehur Burjani. Sa i përket asaj se a duhet të marrë dikush përgjegjësi për dështimin e qëllimshëm të sistemit të drejtësisë, analisti Shefqet Dibrani thotë se këtu do të duhej të ishte një ‘PO’ e madhe si përgjigje ndaj kësaj në mënyrën indikative. Sipas tij, ajo që po shihet tregon se oligarkët politikë i paskan rrënjët thellë për ta pushtuar shtetin në të gjitha planet dhe për të mos marrë askush përgjegjësinë e merituar për gjithë këtë dështim.

Prandaj, në këtë drejtim, Dibrani thotë se mosbesimi i qytetarëve është i arsyeshëm, pasi deri më sot drejtësia në Kosovë nuk ka dhënë shembuj, përmes të cilëve do të rritej besimi për këtë sektor të domosdoshëm, e që do ta bënte të funksiononte, siç duhet shteti ligjor. Ndërsa, për këtë dështim të shtetit në të gjitha planet, Dibrani thotë se fajësinë e kanë të gjitha partitë, që kanë udhëhequr me drejtësinë se kush më shumë e kush më pak. “Këtu për fat të keq nuk ka ndodhur e kundërta, që të kishte dallime për të mirë në kohën kur ka udhëhequr LDK-ja apo AAK-ja në raport me PDK-në ose anasjelltas”, shprehet ai../kosova sot/

Kryeministri merr pjesë në hapjen e Konsullatës turke në Prizren

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në hapjen e Konsullatës së Turqisë në Prizren.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus, ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues diplomatik dhe personalitete nga Prizreni.

Gjatë ceremonisë u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe u shpreh përkushtimi i dyanshëm për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, oficeri i FKS-së, Hiser Muja

0

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë oficeri i FSK-së, kapter Hiser Muja, i cili aktualisht po kryente punën e zëvendëskomandantit të togut të mbështetjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Kapter Hiser Muja ka lindur me 04.02.1970 në Prizren, ku edhe ka qenë me vendbanim në lagjen “Alajdin Xhezairi”.

Muja ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut, pjesëtar i Brigadës 125. Pas transformimit të UÇK-së në TMK, kapter Hiser Muja ka shërbyer në Zonën e Dytë Mbrojtëse në Brigadën 321.

Muja ka qenë i martuar dhe ka lënë prapa bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

FSK nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes së tashmë pjesëtarit të saj të ndjerë, Hiser Muja.

Berisha: Nga Qeveria e korruptuar s’mund të pritet ndonjë mrekulli në luftimin e krimit

0

Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën, ka pohuar për gazetën “Kosova Sot”, se pengesa kryesore që hasin, institucionet e drejtësisë në përgjithësi për t’i luftuar dukuritë negative, e veçanërisht korrupsionin, sipas tij, mbetet krimi i organizuar, që është institucionalizuar në Qeveri dhe që koka e krimit të organizuar është vetë kjo e fundit.

Por ai thotë se pengesë janë edhe bartësit e dikastereve qeveritare që vijnë nga shkolla politike që ka për mision pasurimin e individëve të caktuar.

“Vetë fakti që këta njerëz janë në krye të Qeverisë nuk mund të pritet ndonjë mrekulli në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe nuk jam optimist se mund të bëhet ndonjë kthesë pozitive për qytetarët në këtë drejtim”, ka thënë Berisha.

Dy tragjedi në SHBA – 13 të vdekur

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur pas vrasjeve masive të ndodhura në vend. Pas tragjedisë me 8 viktima të ndodhur në Ohio, 5 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave të armëve në Appling të Georgias në dy raste të ndara.

Tre perona humbën jetën në të shtënat e para dhe dy në ngjarjen e dytë, gjithmonë në të njëjtin qytet me një distancë rreth 1 kilometër nga njëra-tjetra. Sipas policisë, ngjarjet kanë autor një person, 50 vjeçarin Wayne Anthony Hawes, i cili pas tragjedisë ka vrarë veten.
Autoritet mjekësore të qytetit deklarojnë se nga tre viktimat e ngjarjes së parë, një burrë dhe dy gra, dy kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe një në spital, kurse në të dytën kanë mbetur të vrarë një burrë dhe një grua.

Sipas hetimeve paraprake, tragjedia ka ardhur pas një grindje familjare, ku bashkëshortja e Wayne ka kërkuar divorcin. Në mesin e viktimave nuk ndodhet gruaja e tij, por të afërm të tjerë të autorit, duke komplikuar më shumë punën e hetuesve.

Ngjarja vjen disa orë pasi 8 persona u vranë me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë anëtarë në të njëjtën familje, në tre vendndodhje të ndryshme pranë banesës, në Ohio ndërsa i dyshuari kryesor është në arrati. Sipas policisë, 7 janë të rritur dhe një fëmijë.

Të gjithë viktimat, sipas autoriteteve dhe mediave lokale, janë qëlluar me të njëjtin stil nga vrasësi, me nga një plumb në kokë. Në shtëpi kanë qenë edhe 3 fëmijë të tjerë të mitur, një i sapolindur vetëm 1 javësh, një fëmijë 6 muajsh dhe një trevjeçar që fatmirësisht i kanë mbijetuar plumbave.
Për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë, është angazhuar edhe FBI-ja, ndërsa në mbarë komunitetin janë mbyllur shkollat, për shkak të rrezikut.

Veton Surroi nderohet me çmimin “Ardian Klosi”

0

Veton Surroi, një nga emrat më të njohur në fushën e mendimit në hapësirat shqiptare, është vlerësuar dje me çmimin “Ardian Klosi”, për veprën “Ambasadori i Melkizedekut” (botimet “Saras”). Çmimi që mban emrin e një prej personazheve të njohura të publicistikës shqiptare, që u nda nga jeta pak vite më parë, ndahet çdo vit, në kujtim të veprës së Ardian Klosit dhe mbështetet nga rrjeti Traduki. “Për mprehtësinë e vëzhgimit dhe të gjykimit, këndvështrimin gjithnjë të freskët, njohjen e shkëlqyer të kontekstit historik dhe social, erudicionin, humorin e hollë, distancën filozofike dhe guximin moral të pashembullt në trajtimin e një teme të vështirë dhe delikate si ajo e institucioneve dhe identitetit të Kosovës sot”, thuhej në motivacionin që juria e përbërë nga Ardian Vehbiu, Pirro Misha, Alda Bardhyli, Besnik Mustafaj dhe Beti Njuma kishte përkufizuar për këtë vlerësim.

Veton-Surroi-Abasadori-i-Melkizedekut-SARASÇdo vit, veprat më të mira në fushën e publicistikës konkurrojnë për këtë çmim, i cili synon të ngrejë standardin në fushën e mendimit dhe publicistikës. Në dy edicionet e para me këtë çmim janë vlerësuar autorët Ardian Vehbiu me librin “Sende që nxirrte deti” dhe Mustafa Nano me “Pax Albanica”. Ceremonia e djeshme e këtij çmimi u shoqërua me një mbrëmje homazh në nderim të kujtimit të Ardian Klosit. Personalitete të larta të kulturës e politikës, si dhe Kryeministri Edi Rama, ishin të pranishëm në aktivitetin e organizuar në COD. I shkruar nën stilin e një simbolike, “Ambasadori i Melkizedekut” mbart të gjithë filozofinë e ndryshimeve historike e politike në hapësirat shqiptare. Me thellësinë e një shkrimtari që sheh thellë, Surroi ngre akuza ndaj zërit të heshtur të intelektualëve dhe thekson rrezikun që kanë vende si Kosova apo Shqipëria nga islamizmi. Nëse nuk kemi pasur deri më sot një këndvështrim mbi raportin mes shqiptarëve dhe fesë, Surroi na sjell në këtë libër fakte dhe detaje, siç është rasti i Al Albanit, shqiptarit që trazoi islamin. Surroi ka aftësinë jo thjesht të analizojë, por edhe të ndërtojë historinë që, për shkak të komunizmit në Shqipëri dhe situatës gjithnjë të trazuar në Kosovë, asnjëherë nuk është shkruar siç duhet. Identiteti i rrezikuar i shqiptarëve është një tjetër shtyllë e këtij libri, i cili është skaneri më i mirë që i është bërë shoqërisë e politikës në hapësirat shqiptare.

Po dje, në mbrëmjen kushtuar Ardian Klosit, u promovua dhe libri “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria” nga Oliver Jens Schmitt botuar nga “Fjala publishing”. Libri është një përmbledhje e shkrimeve të autorëve: Lindita Arapi, Enver Robelli, Konrad Clewing, Joachim Matziger, Eva Anne Frantz, Christian Zindel, Michael Schmidt Neke, Hans Hoachim Lanksch, Monica Genesin, Krisztian Csaplar Degovics, Robert Pichler, Irida Vorpsi, Idrit Idrizi, Lumnije Jusufi dhe Visar Nonaj. “Në historinë e kulturës shqiptare të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, Ardian Klosi do të radhitet ndër emrat e mëdhenj dhe të paharrueshëm, si një mbrojtës i angazhuar i shoqërisë civile shqiptare, si eseist, shkrimtar, gazetar dhe si një ndër ndërlidhësit më të rëndësishëm mes botës shqipfolëse dhe asaj gjermanishtfolëse. Ardian Klosi i përkiste një grupi të vogël intelektualësh shqiptarë me format europian”, tha Oliver Schmitt. Sipas Schmitt, “qëndrimi i tij i vendosur, lufta e tij për një Shqipëri ku qytetarët jetojnë me dëshirë dhe të sigurt, betejat e tij për të drejtat e njeriut dhe qytetarit për mbrojtjen e mjedisit, kundër elitave politike të korruptuara dhe shpeshherë të lidhura me krimin, i sollën shumë kundërshtarë, sidomos në rrethanat e një jete mediatike dhe publike”.

Shkrimtarja Lindita Arapi i kushton Klosit dy shkrime, titujt e të cilit “Tirana pa miq” dhe “I huaji” mund të lexohen edhe nën prizmin e jetës së Ardianit. Nga fusha e gjuhësisë në këtë libër vijnë artikujt e Lumnije Jusufit, Monica Genesini-t dhe Joachim Matzinger-it, të cilët dëshmojnë se sa qendrore është kjo disiplinë për hulumtimin e historisë dhe kulturës shqiptare. Lumnije Jusufi rrok një temë që e ka preokupuar vazhdimisht Ardian Klosin: standardizimi i shqipes, çështja kulturore se si mund të përshtatet shqipja standarde e hartuar më 1972-shin me realitetin gjuhësor të krijuar me hapjen e kufijve dhe rikrijimin e lidhjeve të ngushta –tashmë 25-vjeçare midis shqiptarëve të Ballkanit dhe sesi mund të përfshihen më shumë tradita të gegënishtes. Me këtë temë merret edhe artikulli shkencor i Hans Joachim Lanksch-it, i cili i afrohet këtij pikëtakimi mes dy kulturave nga ana gjermane dhe që sikurse edhe Ardian Klosi, është përkthyes, por e ndien veten të lidhur me trashëgiminë e gegënishtes.

Babai i aktorit tek “I vetëm në shtëpi”: Nuk e konsideroj më djalin tim

0

Babai i sëmurë i aktorit Macaulay Culkin, i famshëm për rolin e tij kryesor në seritë “I vetëm në shtëpi”, tha se nuk ka ndërmend të pajtohet me të birin.

71-vjeçari, që ka pësuar së fundmi një goditje në tru, e sulmoi ashpër të birin, i cili u vendos në krah të mamasë, Patrica Brentrup në një betejë ligjore për kujdestarinë e tij në vitin 1995.

“Nuk e konsideroj më si djalin tim,” tha Kit Culkin për Daily Mail.

Edhe Kit ka qenë aktor.

Ndërkohë i biri, Macaulay mendohej se do ishte një yll i madh i kinamasë.

Por pas shkëlqimit në fëmijëri, karriera e tij nuk njohu rritje.

Ai ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën.

Amber Rose ekspozon format e saj superseksi

0

Fundjava ka nisur tashmë dhe Amber Rose ka menduar një urim për fansat e saj.

Ajo ka postuar një foto të nxehtë për ta në rrjetet sociale.

Kadri Veselit i përgatitet terreni në Prizren, për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së

0

Ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veselit, po i përgatitet terreni nga degët e rajonit të Prizrenit, për t’u zgjedhur kryetar i kësaj partie, në konventën e jashtëzakonshme, që do të mbahet me 7 maj.

Strukturat e drejtuese të degëve të PDK-së në Prizren, Zhur dhe Has, janë takuar sot për të diskutuar për përgatitjen zgjedhore, që do të mbahet për kryetar të PDK-së.

Sekretari i PDK-së në Prizren Nijazi Kryeziu tha se të hënën Kadri Veseli, do të marrë pjesë në takimin që do të mbahet me strukturat e dëgeve regjionale të partisë në “Nafron”.

“Me takimin e Prizrenit, fillojnë takimet e u.d. të kryetarit Kadri Veseli, nëpër të gjitha degët në Kosovë”, tha Kryeziu për PrizrenPress.

PDK, më 7 maj do të mbaj konventën e jashtëzakonshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit i cili u zgjodh në postin e presidentit të Kosovës./PrizrenPress.com/